LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk ia del, mposhtet thellë nga Danimarka

Kosova nuk ia del, mposhtet thellë nga Danimarka

Kosova është mundur nga Danimarka me rezultat 63:88 (17:24, 11:23, 17:21, 18:20).

Kjo u ndeshja u zhvillua për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025. Dardanët përkundër se dhanë maksimumin nuk arritën kualifikimin, që në këtë rast e arriti Danimarka me katër fitore në katër ndeshje.


Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me epërsi 7:14 dhe e kontrolluan çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 17:24. Danezët shtuan epërsinë edhe më shumë në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim m rezultat 28:47.

Pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Danimarkës
Lexo po ashtu Pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Danimarkës

Dardanët u munduan të rikthehen në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, megjithatë, kjo pjesë u zhvillua e baraspeshuar, ku shifrat pas 30 minutash ishin 45:68.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm formalisht, pasi rikthimi ishte i pamundur dhe Danimarka triumfoi 63:88.

Muhamedali Janjeva dhe Dominic Artis shënuan nga 11 pikë.

Kosova e përfundon grupin me dy fitore ndaj Zvicrës dhe dy humbje nga Danimarka.

Sidoqoftë, basketbollistët e Kosovës dhanë maksimumin, që nga stërvitje e parë më 1 korrik dhe deri në ndeshjen e sotme.

FBK falënderon edhe gjithë adhuruesit e basketbollit për përkrahjen e dhënë ndaj lojtarëve.