LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos, nga to dy të artë (Foto)

Kosova fiton gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos, nga to dy të artë (Foto)

Kosova ka arritur sukses të madh në Kampionatin Ballkanik të xhudos, pasi kanë arritur t’i fitojnë gjashtë medalje, ku nga to dy janë të arta.

Sukseset e Kosovës në sportin e xhudos po vazhdojnë edhe më tutje, pasi nga kampionati i mbajtur në Shkup janë kthyer me gjashtë medalje.


Medaljet e arta shkuan nga Distria Krasniqi për kategorinë 52 kg dhe Loriana Kuka për kategorinë 78 kg.

Ndërsa, tri medaljet e argjendta shkuan për Fjolla Kelmendin, e cila fitoi në 48 kg, Flaka Loxha në kategorinë 57 kg dhe Laura Fazliu në kategorinë 63 kg.

Medalje të bronztë e vetme shkoi për xhudistin Akil Gjakova në kategorinë 73 kg, ndërsa pa medalje mbetën Kushtrim Gashi,Korab Morina dhe Blenard Begu. /Telegrafi/