LAJMI I FUNDIT:

Korenica: Zvicra e fortë, por synojmë pikët maksimale

Korenica: Zvicra e fortë, por synojmë pikët maksimale

Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

26-vjeçari nga Rahoveci ka kaluar nga Ballkani në Turqi te Manisa FK. Ai ka folur për SuperSport para ndeshjes.


“Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë. E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai”, ka thënë fillimisht ai.

Ai ka folur për ndeshje dhe mundësin që të luajë ndonjë minutë në këtë ndeshje.

“Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës”.

“Zvicra? E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin”.

“Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë do e japin maksimumin”, ka thënë Korenica.

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori