LAJMI I FUNDIT:

Kontratë e re me rritje page, Roma po tenton ta blindojë Dybalan

Kontratë e re me rritje page, Roma po tenton ta blindojë Dybalan

Paulo Dybala është futbollisti kryesor i Romës këtë edicion, me sulmuesin argjentinas që po shkëlqen në vitin e tij të parë në Olimpico.

Sulmuesi argjentinas nënshkroi kontratë me Romën deri në vitin 2025 me një pagë prej 4,5 milionë euro në stinor plus bonuset.


Megjithatë te Roma janë shumë të kënaqur me atë që ka dhënë argjentinasi në fushë dhe duan ta blindojnë me kontratën të re.

29-vjeçari ka pasur disa lëndime, ku ka humbur këtë edicion 10 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Evropës.

Megjithatë në 23 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Dybala ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Roma ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e argjentinasit pasi duan t’i ofrojnë kontratë të re deri në vitin 2026.

Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit
Lexo po ashtu Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit

Me kontratën e re parashihet edhe rritja e pagës nga 4,5 në gjashtë milionë euro në stinor, plus do t’i hiqet klauzola e largimit.

Dybala ndihet mirë te Roma dhe sipas Calciomercato, negociatat po shkojnë mirë dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes për kontratën e re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori