LAJMI I FUNDIT:

Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit

Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit

Paulo Dybala është intervistuar nga Guardia Di Finanza e Italisë për herë të dytë si pjesë e hetimit financiar për Juventusin dhe sulmuesi i Romës rrezikon të dënohet për një muaj.

Sulmuesi argjentinas ishte në mesin e lojtarëve të Juventusit që ranë dakord të hiqnin dorë nga pagat e katër muajve në vitin 2020 gjatë pikut të pandemisë COVID-19, kur ishte ende e paqartë nëse sezoni kishte për të rifilluar.


Megjithatë, ai dhe lojtarët e tjerë dyshohen se morën të paktën tre muaj rrogë nën tavolinër, gjë që bie ndesh me nenin 31 të Kodit të Drejtësisë Sportive, ku thuhet se lojtarët dhe klubet nuk lejohen të bien dakord për kompensimin jashtë rregullave federale.

Juventusi përballet me 50 milionë euro gjobë, lojtarët mund të dënohen për skandalin e pagave
Lexo po ashtu Juventusi përballet me 50 milionë euro gjobë, lojtarët mund të dënohen për skandalin e pagave

Sipas gazetës La Repubblica, Dybala u intervistua nga Guardia Di Finanza në Romë këtë javë. Oficerët udhëtuan nga Torino drejt kryeqytetit italian për të dëgjuar për herë të dytë argjentinasin.

Hetuesit besojnë se Dybala mori tre milionë euro si kompensim pasi Juventusi refuzoi të zgjaste kontratën e tij vitin e kaluar. Juventusi përfshiu të njëjtën shifër në bilancin e tyre në mesin e ‘provizioneve për rreziqe’.

Besohet se Juventusi i kishte borxh lojtarit 3.7 milionë euro pas manovrës së pagave që po hetojnë prokurorët e Torinos.

Nëse Dybala shpallet fajtor për marrjen e pagesave nën tavolinë, ai mund të pezullohet për të paktën një muaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori