LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Izrael-Palestina

Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur – gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Përditesuar 07/10/2023 09:58

Kur kanë kaluar 33 ditë që nga fillimi i sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, atje ka pasur shumë zhvillime të cilat kanë bërë që të mbizotërojë një gjendje e rëndë.

Dhe siç mund të vlerësohet nga zhvillimet atje, ende nuk ka shpresë për ndonjë zhvillim të madh pozitiv.

Si pasojë e zhvillimeve për këto 33 ditë, më shumë se 10,300 njerëz, përfshirë 4,237 fëmijë, janë vrarë në sulmet e Izraelit kundër Gazës që nga 7 tetori, sipas autoriteteve palestineze.

Ndërsa në anën tjetër, të paktën 1,400 njerëz – kryesisht civilë – vdiqën në ditën e sulmit të Hamasit, më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit.

Dhe për 2.4 milionë banorët e Gazës, dëshpërimi është tani shumë më i madh, pas një muaji të bombardimeve të pandërprera izraelite.

“Ndaloni këtë makinë shkatërrimi. Na shpëto”, u përgjërua Hicham Koulab, një palestinez i zhvendosur, i kapur nga bombardimet izraelite në Rafah, në jug të Gazës.

Ndërkohë Hamasi tha se disa varreza në territor “janë plot dhe nuk ka më hapësirë për varrime”.

Të bllokuar në një hapësirë rreth 362 km2, banorët e Gazës i janë nënshtruar një rrethimi total, duke u privuar nga uji, energjia elektrike dhe ushqimi – që nga 9 tetori.

Gjithashtu atje – kohë pas kohe – ka pasur ndërprerje të linjave të internetit dhe telefonit.

Ndryshe, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar – minutë pas minute, për 33 ditë, deri më tani – që nga dita e parë, më 7 tetor. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 23:03:34" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 23:03" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 23:03

IDF: Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore.

IDF ka thënë më parë se forcat e saj tokësore e ndanë Gazën në dy pjesë, duke deklaruar se tani ka Gaza veriore dhe jugore.

Ata urdhëruan civilët në veri të vijës Wadi Gaza që të evakuoheshin në jug të saj.

“Ne pamë 50,000 banorë të Gazës që lëvizën nga Rripi verior i Gazës në jug. Ata po lëvizin sepse e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin në veri”, tha Daniel Hagari.

“Hamasi ka humbur kontrollin dhe po vazhdon të humbasë kontrollin në veri”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 22:17:50" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 22:17" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 22:17

“Nuk ka mbetur asgjë”: Palestinezët që ikin në jug përshkruajnë situatën e rëndë në qytetin e Gazës

Palestinezët që ikën në jug të Gazës përmes një korridori evakuimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të mërkurën përshkruan një realitet të rëndë në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe pa ujë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 20:53:32" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 20:53" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 20:53

IDF pretendon se shkatërroi 130 boshte tunelesh të Hamasit në Gaza ndërsa operacioni tokësor vazhdon

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të mërkurën pretenduan se kanë shkatërruar 130 boshte tunelesh të Hamasit që nga fillimi i luftës, ndërsa Izraeli vazhdon “zgjerimin” e operacionit të tij tokësor në Gaza.

“Inxhinierët luftarakë që luftojnë në Gaza po shkatërrojnë armët e armikut dhe po lokalizojnë, ekspozojnë dhe shpërthejnë boshtet e tunelit. Me zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ushtarët po pengojnë infrastrukturën terroriste të Hamasit”, tha IDF në një deklaratë për shtyp të merkuren.

“Si pjesë e aktivitetit të forcave tokësore në Rripin e Gazës, ushtarët e IDF aktualisht po punojnë për të ekspozuar dhe shkatërruar tunelet e Hamasit”, thuhet në deklaratë. “Që nga fillimi i luftimeve janë shkatërruar 130 boshte tunelesh”.

IDF shtoi se “përgatitja e Hamasit për një qëndrim të zgjatur në tunele mund të shihet bazuar në mjetet e ujit dhe oksigjenit që gjenden në tunele”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 20:27:15" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 20:27" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 20:27

99 punëtorë të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza

Numri i të vdekurve në mesin e punonjësve që punojnë në Gaza për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara “UNRWA” është rritur në 99, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric në një konferencë shtypi të mërkurën.

Numri i fundit i të vdekurve erdhi vetëm disa orë pasi shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini foli për dhjetëra punonjësit e tij të vrarë në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi.

“Nuk do të jemi kurrë të njëjtë pa ta”, shkroi Lazzarini në X, platforma e njohur më parë si Twitter. “Edhe një herë bëj thirrje për një armëpushim për hir të njerëzimit”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 19:39:53" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 19:39" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 19:39

“Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 19:00:18" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 19:00" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 19:00

Babai i jep lamtumirën e fundit djalit të vrarë në sulmet izraelite

Mjeku palestinez i jep lamtumirën djalit të tij të vrarë në bombardimin izraelit.

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1722295476618154214

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 18:31:56" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 18:31" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 18:31

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime të luftës

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së ka vizituar pikën kufitare Rafah në Egjipt – e vetmja dalje për civilët dhe hyrjen e ndihmave për Gazën.

Volker Turk, komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut, tha se krimet e luftës janë kryer nga Izraeli dhe Hamasi.

“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha Turk.

“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë është gjithashtu një krim lufte, siç është evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, shtoi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 17:58:18" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 17:58" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 17:58

Ish-kryeministri izraelit për Netanyahun: Ai është në një krizë nervore, ai është i rrezikshëm për Izraelin

Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, beson se Benjamin Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin dhe se ai është i shkatërruar emocionalisht.

Olmert vuri në dukje se Netanyahu tani po bën një gabim të madh duke u përgatitur për të marrë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pasi të eliminohet Hamasi.

Në një intervistë me Politico, ai vuri në dukje se lideri aktual izraelit është në një gjendje të krizës nervore ndërsa u përpoq të shmangte shkarkimin nga detyra për dështimin në mbrojtjen e sigurisë kombëtare me rastin e sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 17:27:13" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 17:27" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 17:27

New York Post shkruan për “tre udhëheqësit e Hamasit që kanë vlerë 11 miliardë dollarë”

Vetëm tre liderët kryesorë të grupit të Hamasit kanë një vlerë totale marramendëse prej 11 miliardë dollarësh, shkruan New York Post, sipas të cilit medium, Katari ka mirëpritur prej kohësh liderët e grupit dhe i ka vendosur në hotelet dhe vilat e tij luksoze në të njëjtën kohë kur ka një prani të madhe ushtarake amerikane, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 16:42:00" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 16:42" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 16:42

Inxhinierët e ushtrisë izraelite hedhin në erë tunelet e Hamasit, IDF-ja publikon pamjet

Pas futjes së trupave izraelite, përkatësisht këmbësorisë në zemër të qytetit të Gazës, kanë filluar të publikojnë pamje nga aksionet e tyre.

Në postimin e fundit, IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet nëntokësore, që militantët e Hamasit i përdornin për t’u fshehur por edhe për të sulmuar ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka shpërndarë pamjet duke thënë se inxhinierët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar infrastrukturën e Hamasit – duke hedhur në erë me eksplozivë hyrjet e tuneleve…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 15:48:10" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 15:48" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 15:48

Punonjësit e portit në Barcelonë, refuzojnë të ngarkojnë dhe shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin

Punonjësit e portit spanjoll në Barcelonë, kanë njoftuar se do të refuzojnë të ngarkojnë ose shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin.

“Si një kolektiv punëtorësh, është detyra jonë të respektojmë dhe mbrojmë me forcë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, tha OEPB, e vetmja sindikatë që përfaqëson rreth 12 mijë punëtorë në port.

Ata bënë thirrje për armëpushim dhe zgjidhje paqësore të konflikteve të vazhdueshme në mbarë botën, duke përfshirë konfliktin izraelito-palestinez…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 15:32:13" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 15:32" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 15:32

Izraeli merr armë të sofistikuara nga SHBA, bombën e zakonshme e shndërron në një raketë të mençur të drejtuar me saktësi

Shtëpia e Bardhë planifikon të miratojë shitjen e armëve në vlerë prej 320 milionë dollarë për izraelitët, shkruan Wall Street Journal.

Informacionet e të përditshme amerikane i ka transmetuar Times of Israel që thekson se kompania izraelite Rafael që punon për ministrinë e Mbrojtjes, do të sigurojë armë nga kompania amerikane Rafael USA, transmeton Telegrafi.

Thuhet se Kongresi amerikan më 31 tetor është informuar për shtijën e bombave “rrëshqitëse” SPICE (Smart, Precise Impact, Cost-Effective).

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 14:27:15" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 14:27" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 14:27

Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë

Palestinezja Noor Hammad (24) është një nga 50 mijë gratë shtatzëna në Gaza, që përballen me një lindje të pasigurt.

Shtëpia e saj u shkatërrua dhe ajo i kalon ditët me frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së palindur, transmeton Telegrafi.

Ajo shkoi për të punuar në klinikën, e cila ndodhet në pjesën qendrore të Gazës, më 6 tetor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 13:39:41" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 13:39" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 13:39

Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme

Mark Stone, korrespondenti amerikan i Sky News, është një korrespondent e luftës në Sderot, një qytet në jug të Izraelit, nga ku ai analizoi lajmet më të fundit nga fushëbeteja.

Televizioni britanik raporton se Stone ka reaguar ndaj pretendimeve të Izraelit mbrëmë, se trupat e sak kanë rrethuar bunkerin ku ndodhet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, transmeton Telegrafi.

“Është një pretendim i rëndësishëm, nëse është e saktë. Ai (Sinwar) prej vitesh është lider i Hamasit në Rripin e Gazës dhe është e qartë se është koka e gjarprit”, tha Stone.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 12:41:06" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 12:41" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 12:41

Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit

Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër ripushtimit të territorit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, përshkroi qëndrimin e Uashingtonit se cilat kushte nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, transmeton Telegrafi.

“Nuk duhet të përdoret Gaza si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 11:26:26" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 11:26" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 11:26

Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme

Shkrimtari izraelit Etan Nechin e ka krahasuar Benjamin Netanyahun me Sllobodan Millosheviqin për shkak të nxitjes së luftës në Gazë dhe krizës së brendshme politike.

I mbyllur politikisht, Netanyahu mund të ndjekë rrugën që e kishte ndjekur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve të 90-ta. Millosheviqi ishte një nga liderët e ish-Jugosllavisë kur federata komuniste po shpërbëhej, transmeton Telegrafi.

“Netanyahut i pëlqen të krahasohet me Churchillin. Por krahasimi me Sllobodan Millosheviçin e hershëm është më i përshtatshëm”, tha Etan Nechin në Platformën X.

Nechin e krahason politikën e Netanyahut me atë të Millosheviqit, për arsye se ai u dha liri lëvizjeve ekstreme nacionaliste serbe për arsyet e tij cinike, raporton TRT turke.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 10:00:41" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 10:00" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 10:00

A është Wagneri rus përgjegjës për valën e antisemitizmit në Francë?

Prokurorët në Francë po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë të më shumë se 200 grafite të Yllit të Davidit në ndërtesa në të gjithë vendin, gjë që çoi në një rritje të akteve antisemitike, raporton Jerusalem Post.

Shfaqja e Yjeve të Davidit në disa ndërtesa javën e kaluar ngriti shqetësime në Francë, ku tensionet janë rritur pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Franca është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha myslimane dhe hebreje në Evropë, transmeton Telegrafi.

Prokurorët francezë thanë dje se po hetojnë nëse një person që nuk jeton në Francë, mund të jetë përgjegjës për mbishkrimet.

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar
Lexo po ashtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 09:20:09" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 09:20" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 09:20

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar

Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani, transmeton Telegrafi.

Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 08:37:01" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 08:37" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 08:37

IDF-ja pretendon se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit

Ushtria izraelite ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës.

Ata njoftuan përmes një kumtese se kanë vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në të dhënat e inteligjencës dhe IDF-së, aeroplani luftarak ka vrarë Mohsen Abu Zin, kreun e repartit të armëve dhe industrisë të Hamasit”, thuhet ndër tjera.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2023 07:55:06" ["time"]=> string(16) "08/11/2023 07:55" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2023 07:55

Numër rekord i zyrtarëve të vrarë të Kombeve të Bashkuara në Gaza

Dje u raportua se janë vrarë edhe pesë punonjës të ndihmës të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë ditës së sotme u vra edhe një tjetër anëtar i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) në Gaza, duke e ngritur numrin në 89.

“Ky është numri më i madh i punonjësve të ndihmës të Kombeve të Bashkuara të vrarë në një konflikt në historinë e Organizatës”, tha kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

Ndryshe, agjencia ka strehuar rreth 725 mijë njerëz në objektet e saja në Rripin e Gazës.