LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni beson se ka parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Pentagoni beson se ka parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Një “konflikt më i gjerë rajonal” në Lindjen e Mesme “është shmangur”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Duke folur për BBC-në, gjenerali amerikan, Patrick S. Ryder tha se “tani për tani ne e shohim këtë konflikt si të kufizuar midis Izraelit dhe Hamasit”.


Palestinezi që humbi 21 anëtarë të familjes: Kurrë nuk do t’ia dëshiroja armikut dhimbjen nëpër të cilën po kaloj unë
Lexo po ashtu Palestinezi që humbi 21 anëtarë të familjes: Kurrë nuk do t’ia dëshiroja armikut dhimbjen nëpër të cilën po kaloj unë

Kujtojmë se lideri i grupit islamik shiit libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah ka mbajtur dje fjalimin e parë pas sulmit të 7 tetorit, ku nuk ka bërë thirrje për një luftë të gjithanshme kundër Izraelit.

I pyetur nëse Hezbollahu ishte penguar me sukses nga hyrja në konflikt, Ryder tha se “fokusi kryesor i qeverisë dhe Departamentit tonë të Mbrojtjes ka qenë parandalimi i shndërrimit të këtij konflikti më të gjerë rajonal. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur aftësi shtesë për të angazhuar dy grupe sulmuese të aeroplanmbajtësve amerikanë në rajon për të na ofruar një sërë opsionesh dhe aftësish nëse do të na nevojiten për t’iu përgjigjur një game të plotë të emergjencave”.

Macron bën thirrje për armëpushim në Gaza: Lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifimin e civilëve
Lexo po ashtu Macron bën thirrje për armëpushim në Gaza: Lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifimin e civilëve

“Dhe kështu, ne shohim që, në përgjithësi, një konflikt më i gjerë rajonal është parandaluar. Ne nuk kërkojmë ndonjë konflikt me Iranin. Ne nuk kërkojmë një konflikt në të gjithë rajonin. Fokusi ynë këtu është në frenimin e kësaj dhe kthimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas një sulmi të papritur të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori