LAJMI I FUNDIT:

Macron bën thirrje për armëpushim në Gaza: Lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifimin e civilëve

Macron bën thirrje për armëpushim në Gaza: Lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifimin e civilëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se një konferencë humanitare për luftën midis Izraelit dhe Hamasit do të mbahet në Paris më 9 nëntor.

Ai përsëriti thirrjet për një armëpushim në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës për të mbrojtur civilët.


Hoqi antiplumbin dhe helmetën gjersa fliste për kolegun e ndjerë, gazetari palestinez: Ato nuk po na mbrojnë nga sulmet izraelite
Lexo po ashtu Hoqi antiplumbin dhe helmetën gjersa fliste për kolegun e ndjerë, gazetari palestinez: Ato nuk po na mbrojnë nga sulmet izraelite

“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim sepse lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifikimin e civilëve”, tha lideri francez.

Forcat izraelite bombarduan gjithashtu zyrën e Agence France-Presse në Gaza, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë, por pa viktima në mesin e stafit të AFP, të cilët u evakuuan në jug të Gazës.

Rripi i Gazës i kontrolluar nga Hamasi, shtëpia e 2.3 milionë njerëzve, ka qenë nën një rrethim total nga Izraeli për gati katër javë, duke kufizuar të gjithë qasjen në ushqim, ujë dhe karburant si hakmarrje për sulmet e papritura të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, në të cilin më shumë se 1400 njerëz vdiqën.

Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza
Lexo po ashtu Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza

Sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi në Gaza, më shumë se 9200 palestinezë janë vrarë në ofensivën tokësore dhe ajrore izraelite, e cila ka dërguar në një rrethim të qytetit të Gazës që nga mbrëmja e së enjtes.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot me liderët e disa vendeve arabe për të diskutuar rreth një armëpushimi në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori