LAJMI I FUNDIT:

“Ne nuk do ta lëmë tokën tonë”, thotë presidenti palestinez në samitin e paqes në Kajro

“Ne nuk do ta lëmë tokën tonë”, thotë presidenti palestinez në samitin e paqes në Kajro

Egjipti ka hapur sot një samit paqeje mbi krizën e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një luftë më të gjerë rajonale.

Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe evropianë janë mbledhur në Kajro për samitin, por ka të ngjarë të kenë vështirësi për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.


Gjatë një fjalimi hapës në samit, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha “ne nuk do të largohemi, ne do të qëndrojmë në tokën tonë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më shumë se një milion banorë të Gazës iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës dhe zonat përreth, ndërsa Izraeli do të mund të nisë një sulm tokësor.

Kështu dukej hyrja nga Egjipti në Gaza e kamionëve të parë me ndihma humanitare – vjen reagimi i Hamasit
Lexo po ashtu Kështu dukej hyrja nga Egjipti në Gaza e kamionëve të parë me ndihma humanitare – vjen reagimi i Hamasit

Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi tha se ai i kishte ftuar liderët të arrijnë një marrëveshje për një udhërrëfyes për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza dhe për të negociuar paqen.

Dy diplomatë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk ka gjasa të ketë një deklaratë të përbashkët nga samiti për shkak të ndjeshmërisë rreth çdo thirrjeje për një armëpushim.

Mungesa e SHBA-së dhe disa liderëve të tjerë të mëdhenj perëndimorë ka ftohur gjithashtu pritshmëritë për atë që mund të arrihet aty. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori