LAJMI I FUNDIT:

“Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”: Izraeli urdhëron një ‘bllokadë të plotë’ në Rripin e Gazës

“Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”: Izraeli urdhëron një ‘bllokadë të plotë’ në Rripin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “bllokadë të plotë” në Rripin e Gazës: “Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”.

Kujtojmë se Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare, përcjell Telegrafi.

Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën.

Dhe urdhri vjen në kohën kur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sirenat e sulmit ajror po bien tani në Jerusalem dhe në të gjithë Izraelin, ndërsa raketat janë lëshuar nga Gaza.

Ndërkohë bëhet e ditur se të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në Jerusalem.

Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor
Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Nuk është ende e qartë nëse këto janë raketa që kanë goditur caqet apo janë kapur nga mbrojtja izraelite.

Ushtria izraelite ka thënë më herët se ka marrë përsëri kontrollin e komuniteteve pranë Rripit të Gazës që ishin “pushtuar” nga Hamasi, sipas një zëdhënësi të Forcave të Mbrojtjes izraelite.

“Ne kemi kontroll të plotë të komuniteteve” në jug të Izraelit, tha gjenerali Daniel Hagari gjatë një konference për shtyp në televizion, pas tre ditësh luftimesh të ashpra.

Megjithatë, “mund të ketë ende terroristë në zonë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Evropa
Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Botë
Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori