LAJMI I FUNDIT:

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës, thotë zëdhënësi i ushtrisë

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës, thotë zëdhënësi i ushtrisë

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës pasi kanë hyrë aty gjatë natës nga veriu, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari të shtunën në mëngjes.

Forcat izraelite “hynë në Rripin e Gazës dhe zgjeruan operacionin tokësor ku marrin pjesë këmbësoria, forca të blinduara dhe njësitë inxhinierike dhe artileria me zjarr të rëndë”, tha Hagari gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Forcat janë në terren dhe vazhdojnë luftimet”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

Fjalët e zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) konfirmojnë se operacioni ushtarak ka pësuar një zgjerim të konsiderueshëm pas asaj që më parë i kishte përshkruar si dy “sulme të synuara”, të cilat u zhvilluan të mërkurën mbrëma dhe të enjten mbrëma.

Të dyja këto aksione panë që forcat tokësore të tërhiqen pas disa orësh.

Ushtria izraelite publikon disa pamje - thotë se tregojnë tanket e saj në Gaza
Lexo po ashtu Ushtria izraelite publikon disa pamje - thotë se tregojnë tanket e saj në Gaza

Megjithatë, nuk duket sikur ndonjë ofensivë e madhe tokësore që synon marrjen e ndonjë territori është ende duke u zhvilluar, thekson më tej CNN.

Hagari tha se ushtria nuk kishte pësuar viktima në luftimet gjatë natës dhe shtoi, “ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur forcat tona të sigurta”.

Zëdhënësi i IDF tha se banorët e Gazës që ishin zhvendosur në jug, një zonë që ai e quajti “hapësirë e mbrojtur” do të merrnin më shumë ushqim, ujë dhe ilaçe sot, megjithëse ai nuk dha detaje të tjera.

Hagari përsëriti gjithashtu apelin e tij për të shpërfillur zërat për një marrëveshje pengjesh me Hamasin, duke e quajtur atë një lëvizje të grupit që synon të promovojë atë që ai e quajti “terror psikologjik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Azia
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Kalo në kategori