LAJMI I FUNDIT:

Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë

Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se realizimi i një shteti palestinez të pavarur dhe të integruar gjeografikisht të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin (Lindor) si kryeqytet, nuk mund të vonohet më.

“Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Siriane Mor Ephrem në Yesilkoy në anën evropiane të Stambollit.

Ajo thuhet se është kisha e parë e ndërtuar në epokën e Republikës Turke.


Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të ndaluar konfliktin izraelito-palestinez dhe për të ulur tensionet që u përshkallëzuan të shtunën.

Hamasi zbulon dy qëllimet e sulmeve të fundit – pretendon se ka kapur "një numër të madh izraelitësh" në Gaza
Lexo po ashtu Hamasi zbulon dy qëllimet e sulmeve të fundit – pretendon se ka kapur "një numër të madh izraelitësh" në Gaza

“Çështja e Palestinës qëndron si shkaku kryesor i problemeve në rajonin tonë. Rajoni ynë do të vazhdojë të kërkojë paqen nëse nuk arrihet një zgjidhje e drejtë”, shtoi presidenti turk.

Erdogan theksoi gjithashtu se çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet në rajon, “do të çojë në më shumë gjakderdhje” dhe se “thellimi i problemeve duhet të shmanget”.

Ndryshe, luftimet midis forcave izraelite dhe grupit palestinez Hamas kanë vazhduar edhe gjatë natës, me të tjerë të vrarë të raportuar.

Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor
Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “bllokadë të plotë” në Rripin e Gazës.

“Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”, ka thënë ai.

Urdhri i tij erdhi në kohën kur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në Jerusalem dhe në të gjithë Izraelin, ndërsa raketat janë lëshuar nga Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori