LAJMI I FUNDIT:

Diplomati izraelit theret me thikë në Pekin, sulmuesi e shtriu për tokë dhe e goditi vazhdimisht

Diplomati izraelit theret me thikë në Pekin, sulmuesi e shtriu për tokë dhe e goditi vazhdimisht

Një punonjës i misionit diplomatik të Izraelit u sulmua me thikë pranë ambasadës në Kinë, siç u raportua sot gjatë ditës.

Zyrtarët e policisë thanë se sulmi u krye nga një burrë me origjinë jo-kineze, transmeton Telegrafi.

Diplomati thuhet se u dërgua në spital dhe deri më tani gjendja e tij është stabile.

Në rrjetin social X është publikuar një video që besohet të tregojë momentin kur ndodhi sulmi ndaj zyrtarit izraelit.

Siç shihet, sulmuesi e kishte shtrirë diplomatin për tokë dhe në dorë mbante thikën dhe e sulmonte atë vazhdimisht. /Telegrafi/