LAJMI I FUNDIT:

Pse ‘Kupola e Hekurt’ e Izraelit nuk mundi të ndalonte çdo sulm me raketë nga Hamasi?

Pse ‘Kupola e Hekurt’ e Izraelit nuk mundi të ndalonte çdo sulm me raketë nga Hamasi?

“Iron Dome” e Izraelit – linja e tij e parë e mbrojtjes – u vu në provën përfundimtare të shtunën, kur Hamasi goditi sistemin e mbrojtjes raketore me mijëra raketa në një përpjekje për ta mposhtur atë.

Nën “Kupolën e Hekurt” të tyre, militantët e grupit terrorist filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit, duke vrarë qindra njerëz dhe duke zënë robër qindra civilë dhe personel ushtarak.


Sistemi i automatizuar, i cili gjurmon dhe kap zjarrin e raketave dhe artilerisë, ka qenë një pjesë thelbësore e linjës së parë të mbrojtjes së Izraelit.

Dhe Izraeli pretendon se “Iron Dome” ka qenë rreth 90% efektive në “kapjen” e raketave gjatë 12 viteve të fundit.

Por janë ngritur pyetje se pse nuk ishte në gjendje të ndalonte sulmet e së shtunës, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

"Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës" - thotë gazetari i BBC
Lexo po ashtu "Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës" - thotë gazetari i BBC

Që kur u shfaq për herë të parë në vitin 2011, me mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, “Iron Dome” raportohet të ketë ndalur më shumë se 2000 raketa me një shkallë suksesi prej rreth 90%, thotë operatori i teknologjisë “Rafael Advance Defense System” në faqen e tij të internetit.

Megjithatë, si çdo sistem i mbrojtjes kundër raketave, ai ka kufizimet e veta, ka thënë për Business Insider, John Erath, Drejtor i Lartë i Politikave në ”Center for Arms Control and Non-Proliferation”.

“’Kupola e Hekurt’ ka qenë shumë efektive kundër sulmeve në shkallë të vogël, të cilat janë normë”, tha Erath.

“Në të kaluarën, nuk ka qenë në shkallën që kemi parë javën e kaluar. Ky është një territor i ri”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Hamasi ka pretenduar se ka lëshuar të paktën 5,000 raketa, të gjitha të drejtuara drejt Izraelit jugor dhe qendror, duke përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishin lëshuar 2200 raketa.

Për krahasim, në vitin 2014, rreth 4,000 raketa u hodhën nga të dyja palët gjatë gjithë luftës 50-ditore, sipas CNN.

Izraeli formon “qeverinë e luftës”
Lexo po ashtu Izraeli formon “qeverinë e luftës”

“Kjo është përgjithësisht sfida me sistemet e mbrojtjes raketore. Ju mund ta mposhtni atë duke gjuajtur më shumë raketa në sektorë të ndryshëm”, vlerëson Erath.

“Pra, matematika favorizon anën e sulmuesit”, tha ai.

Ndërsa disa kanë raportuar se Hamasi mund të ketë kaluar në një sistem të ri raketor të njohur si Rajum që mund ta kishte bërë më të vështirë kapjen e raketave, Erath mendon se nuk ka të ngjarë të jetë kështu.

“Nuk ka shumë rëndësi se cili është emri i markës, do të ketë performancë relativisht të njëjtë”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori