LAJMI I FUNDIT:

Analiza e CNN: Ku e mori Hamasi sasinë e madhe të armëve që e përdori për të sulmuar Izraelin?

Analiza e CNN: Ku e mori Hamasi sasinë e madhe të armëve që e përdori për të sulmuar Izraelin?

Në sulmin brutal të militantëve të Hamasit mbi Izraelin gjatë fundjavës së kaluar, janë shkrepur mijëra raketa dhe predha të kalibrit të ndryshëm, fluturaket pa pilot hidhnin eksploziv dhe janë përdorur shumë armë dhe municion të kalibrit të vogël, shkruan CNN.

Sulmi filloi nga kibuci i Gazës që është nën kontrollin e Hamasit në Rripin e Gazës prej 360 kilometra katrorë përgjatë vijës bregdetare mesdhetare, të kufizuar nga të dy anët me Izraelin dhe nga njëra anë me Egjiptin, transmeton Telegrafi.


Është një zonë e varfër, me popullsi të dendur me pak burim dhe ishte pothuajse plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e botës për gati 17 vjet, kur Hamasi e mori nën kontroll.

Shtrohet pyetja: si e grumbulloi Hamasi sasinë e madhe të armëve që i mundësoi këtij grupi të kryente sulme të koordinuara që vranë mijëra dhe plagosën mijëra tjera? Përgjigja sipas ekspertëve, është përmes një kombinimi të dinakrisë, improvizimit, këmbëngulje dhe një furnizuesi të rëndësishëm jashtë vendit, shkruan CNN.

Faktori Iran

“Hamasi siguron armët e saj nga kontrabandimi apo prodhimin lokal të tyre, dhe merr mbështetje ushtarake nga Irani”, thuhet në World Factbook të CIA-s.

Derisa qeveria izraelite dhe ajo amerikane duhet të gjejnë çfarëdo roli të drejtpërdrejtë të Iranit në sulmet që ndodhën fundjavën e kaluar, ekspertët thonë se kjo republikë islamike prej kohësh ka qenë mbështetësja kryesore ushtarake e Hamasit, duke kontrabanduar armë në enklavë përmes tuneleve të fshehta apo me barka përmes Mesdheut.

Hamasi publikon pamjet nga stërvitjet për sulmin vdekjeprurës në Izrael, pajisje speciale dhe eksploziv për shkatërrimin e gardhit
Lexo po ashtu Hamasi publikon pamjet nga stërvitjet për sulmin vdekjeprurës në Izrael, pajisje speciale dhe eksploziv për shkatërrimin e gardhit

“Infrastruktura e tuneleve të Hamasit është akoma e madhe, pavarësisht që Izraeli dhe Egjipti vazhdimisht i shkatërrojnë”, tha Bilal Saab, ish-bashkëpunëtor dhe drejtor i programit për mbrojtje dhe siguri në Institutin e Lindjes së Mesme (MEI) në Washington, raporton CNN.

“Hamasi ka marrë armë nga Irani duke i kontrabanduar në Rripin e Gazës përmes tuneleve. Kjo shpesh përfshinte sisteme me rreze të gjatë veprimi”, tha Daniel Biman, ish-bashkëpunëtor i projektit të Kërcënimit Transnacional në Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

“Irani gjithashtu i ka siguruar Hamasit raketat e saj më të avancuara balistike duke ia dërguar përmes detit, që iu dërguar në copëza për t’u montuar më pas në Gazë”, tha Charles Lister, bashkëpunëtor i lartë në MEI.

Por Irani gjithashtu ka qenë një lloj mentori për Hamasin thonë analistët.

“Irani e ka ndihmuar gjithashtu Hamasin në prodhim, duke i mundësuar Hamasit të krijojë arsenalin e saj”, tha Byman nga CSIS.

Një zyrtar i lartë i Hamasit me qëndrim në Liban ka dhënë detaje për prodhimin e armëve të Hamasit në një intervistë dhënë për RTArabic të publikuar të dielën.

Familja e brazilianes së vrarë nga Hamasi kërkoi që të paktën 10 persona të marrin pjesë në varrimin e saj – u shfaqën mijëra izraelitë
Lexo po ashtu Familja e brazilianes së vrarë nga Hamasi kërkoi që të paktën 10 persona të marrin pjesë në varrimin e saj – u shfaqën mijëra izraelitë

“Kemi fabrika l0kale për gjithçka, për raketa me rreze deri në 250 kilometra si dhe ato prej 160, 80 dhe 10 kilometra. Kemi fabrika për minahedhës dhe granata… Kemi fabrika për kallashnikovë (pushkë) dhe plumba. Ne prodhojmë plumba me lejen e rusëve. I prodhojmë në Gazë”, citohet të ketë thënë Ali Baraka, zyrtar i Hamasit.

Riciklimi

Sa i përket gjërave të mëdha, profesori Leister ka thënë se një degë e ushtrisë iraniane është në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnon inxhinierët e Hamasit që të armatosen dhe këtë e bën prej dy dekadash.

“Gjatë këtyre viteve me sisteme të avancuara u kanë mundësuar inxhinierëve të Hamasit që të avancojnë kapacitetet e tyre të prodhimit vendor”, shtoi Leister. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori