LAJMI I FUNDIT:

Shumë civilë po vdesin në Gaza, Blinken do të diskutojë rreth kësaj me Netanyahun në Izrael

Shumë civilë po vdesin në Gaza, Blinken do të diskutojë rreth kësaj me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të diskutojë me Izraelin rreth hapave që duhet të merren për të minimizuar viktimat civile.

“[Ne] do të flasim për hapa konkretë që mund dhe duhet të ndërmerren për të minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në Gaza, dhe kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara”, tha Blinken para një vizite në Izrael.


Ndërsa sekretari nuk dha detaje të tjera, ai përsëriti se kjo temë është në agjendën e vizitës e zyrtarit amerikan. Blinken pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, sipas Departamentit të Shtetit, raporton cnn.

Pamje shqetësuese nga Izraeli - një raketë fluturon dhe përplaset mes automjeteve, tymi mbulon gjithçka
Lexo po ashtu Pamje shqetësuese nga Izraeli - një raketë fluturon dhe përplaset mes automjeteve, tymi mbulon gjithçka

“Kur shoh një fëmijë palestinez, një djalë apo një vajzë të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, kjo më godet po aq sa kur shoh një fëmijë në Izrael apo kudo tjetër. Pra, kjo është diçka që ne kemi detyrim t’i përgjigjemi dhe do ta bëjmë”, tha ai.

I pyetur nëse Izraeli kishte treguar vetëpërmbajtje në ofensivën në Gaza, Blinken nuk dha një përgjigje po ose jo, dhe në vend të kësaj përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe ka “përgjegjësi për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët”.

Blinken pritet të vizitojë Izraelin, Jordaninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori