LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë

Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë

Ushtria e Izraelit tha se i ka “eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar Qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli.


Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtës të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha të enjten vonë se “trupat e IDF-së e kanë kompletuar rrethimin e Qytetit e Gazës, i cili është vatra kryesore e organizatës terroriste të Hamasit”.

Ushtria izraelite tha se po bën “beteja të ashpra” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, dhe se i ka shkatërruar shumë armë dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.

Avionët luftarakë e ndihmuan ofensivën tokësore dhe i sulmuan disa komando ushtarake dhe qendra të kontrollit të anëtarëve të rangut të lartë të Hamasit. Infrastruktura ushtarake e Hamasit në zonat civile ishte cak i sulmeve, po ashtu, tha ushtria.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha më herët gjatë ditës së enjte se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në 24 orët e fundit.

Sipas OKB-së, katër shkollat e dëmtuara janë strehë e gati 20.000 njerëzve.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gati 50 prej ndërtesave të saj janë prekur nga lufta prej 7 tetorit, kur Hamasi kreu sulme befasuese në Izrael, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 9.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori