LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për pengjet po vazhdojnë, thotë Katari – por një gjë mund t’i rrezikojë ato

Negociatat për pengjet po vazhdojnë, thotë Katari – por një gjë mund t’i rrezikojë ato

Negociatat për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza po vazhdojnë, thonë ndërmjetësit e Katarit, por mund të rrezikohen nga një ofensivë tokësore izraelite.

“Nëse ne mund të vazhdojmë diskutimet midis të dyja palëve, ne do të shohim një lloj përparimi, shpresojmë së shpejti”, ka thënë ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani për Sky News në një konferencë në Doha, përcjell Telegrafi.


Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit theksoi më vonë se një përshkallëzim në Gaza, duke përfshirë çdo inkursion tokësor, do të komplikonte negociatat për fatin e pengjeve.

Burime pranë negociatave thonë se logjistika e marrjes së pengjeve nga vendet ku janë drejt lirisë do të vështirësohej shumë nëse Izraeli hyn në terren.

Ministri i Jashtëm i Katarit, i cili është edhe kryeministër i shtetit, dha përditësimin e tij së bashku me homologun e tij turk.

Ndërsa ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha gazetarëve se lufta në Gaza është e një lloji të ndryshëm nga konfliktet e mëparshme atje.

“Kjo krizë është e madhe dhe ka shumë kërcënime dhe dallime me krizat në të kaluarën në Gaza”.

Të dy diplomatët kritikuan Izraelin për atë që ata e quajtën “dënimin kolektiv” të civilëve në Gaza dhe theksuan se duhet të ketë një zgjidhje politike për konfliktin dhe një armëpushim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori