LAJMI I FUNDIT:

Izraeli reagon ndaj deklaratës së Erdoganit se “Hamasi nuk është organizatë terroriste”

Izraeli reagon ndaj deklaratës së Erdoganit se “Hamasi nuk është organizatë terroriste”

Izraeli ka reaguar ndaj pohimit të presidentit turk se Hamasi “nuk është një organizatë terroriste”.

Rexhep Tajip Erdogan e bëri këtë koment sot në një fjalim para partisë së tij në parlament, duke thënë se Hamasi ishte një grup çlirimtar që bënte një betejë për të mbrojtur tokën e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Hamasi është një organizatë e neveritshme terroriste, më e keqe se ISIS, e cila vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, merr peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota dhe faktin e qartë: Hamas = ISIS”, ka thënë Lior Haiat, zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, janë muxhahedinë që po mbrojnë vendin e tyre
Lexo po ashtu Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, janë muxhahedinë që po mbrojnë vendin e tyre

Ndryshe, një reagim ndaj deklaratave të Erdogan ka ardhur edhe nga zëvendëskryeministri i Italisë.

Ai madje i ka cilësuar komentet e liderit turk për Hamasin si “të rënda dhe të neveritshme”.

Presidenti turk Tajip Erdogan tha më herët se grupi militant nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Dhe Matteo Salvini tha se do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori