LAJMI I FUNDIT:

Vendet afrikane tërheqin diplomatët nga Izraeli – bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Vendet afrikane tërheqin diplomatët nga Izraeli – bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Afrika e Jugut dhe Çadi kanë njoftuar se do të tërheqin diplomatët nga Izraeli për “konsultime” në përgjigje të luftës Izrael-Hamas.

“Qeveria e Afrikës së Jugut ka vendosur të tërheqë të gjithë diplomatët e saj në Tel Aviv për konsultim”, ka thënë ministri Khumbudzo Ntshavheni të hënën në një konferencë shtypi për të njoftuar rezultatin e një takimi të kabinetit të mbajtur më 1 nëntor.


Sipas asaj që i ka thënë Qeveria e Afrikës së Jugut mediumit prestigjioz CNN, bëhet fjalë për tërheqjen e tre diplomatëve nga Izraeli.

“Kabineti ka vënë në dukje gjithashtu deklaratat e vazhdueshme përçmuese të ambasadorit izraelit në Afrikën e Jugut për ata që po kundërshtojnë mizoritë dhe gjenocidin e qeverisë izraelite”, tha Ntshavheni, duke shtuar se roli i ambasadorit “po bëhet shumë i paqëndrueshëm”.

“Një gjenocid nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar nuk mund të tolerohet”, ka vlerësuar Ntshavheni gjatë konferencës.

Ndryshe, në mars, parlamenti i Afrikës së Jugut miratoi një rezolutë “për të zvogëluar nivelin” e marrëdhënieve me Izraelin.

Ushtria izraelite thotë se e ka ndarë Gazën në dysh
Lexo po ashtu Ushtria izraelite thotë se e ka ndarë Gazën në dysh

Qeveria e Afrikës së Jugut gjithashtu është shprehur ashpër në dënimin e saj të operacioneve të Izraelit në Gaza.

“Është një krim lufte për Izraelin që të shënjestrojë drejtpërdrejt civilët palestinezë në spitale, ambulanca, shkolla, ndërtesa banimi dhe në makinat e tyre private”, tha ministria e jashtme të shtunën.

Ministria përsëriti thirrjen e Afrikës së Jugut për një “armëpushim të menjëhershëm”.

Ndërkohë, Çadi tërhoqi të ngarkuarin me punë të vendit në Izrael më 4 nëntor si reagim ndaj konfliktit në Gaza, sipas një deklarate të postuar në Facebook nga Ministria e Punëve të Jashtme të Çadit.

Vendimi për të tërhequr diplomatin e lartë për konsultime u mor si “indinjatë” për konfliktin në vazhdim, thuhet në një postim në faqen e internetit të presidencës së Çadit të hënën.

“Çadi dënon humbjen e jetëve njerëzore të shumë civilëve të pafajshëm dhe bën thirrje për një armëpushim që çon në një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes palestineze”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori