LAJMI I FUNDIT:

Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, reagon Erdogan

Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, reagon Erdogan

Turqia ka kritikuar ashpër urdhrin e izraelitëve që të largohen banorët e Gazës.

Ministria turke e Jashtme e quajti afatin 24-orësh të pamëshirshëm, të papranueshëm dhe tha se ai shkel ligjin ndërkombëtar, raporton skynews.


Tani presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Izraeli duhet të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes pikëkalimit kufitar të Egjiptit, Rafah, pasi aeroplani i parë që transportonte ndihma turke arriti në Egjipt.

Izraeli urdhëron evakuimin e 1.1 milion palestinezëve - numri i viktimave në Gaza shkon në 1,800, ka të vdekur edhe në Bregun Perëndimor
Lexo po ashtu Izraeli urdhëron evakuimin e 1.1 milion palestinezëve - numri i viktimave në Gaza shkon në 1,800, ka të vdekur edhe në Bregun Perëndimor

Rafah është pika e vetme e mundshme e kalimit në Gadishullin Sinai të Egjiptit dhe kalimi i njerëzve dhe mallrave është kontrolluar rreptësisht nën një bllokadë të zbatuar nga Egjipti dhe Izraeli.

Në një fjalim në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma në Gaza në bashkëpunim me Egjiptin.

Ai tha se autoritetet turke po vazhdojnë të përpiqen të lirojnë pengjet dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori