LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Forcat izraelite kanë shpërndarë disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e shkatërrimit të shtëpisë së njeriut që supozohet se është “personi që drejtoi sulmin më 7 tetor”.

Dhe pamjet vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) kishin thënë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.


Izraeli thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj Hezbollahut në Liban
Lexo po ashtu Izraeli thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj Hezbollahut në Liban

Të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata pretenduan se përveçse “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”, ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paraglajderëve për Hamasin.

Me këtë është vlerësuar se “janë dëmtuar ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”.

Ndryshe, luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë ndërsa u futën në jug të vendit më 7 tetor dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor
Lexo po ashtu Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar furnizimet jetike nga hyrja në rajon.

Dhe numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 8.000 – sipas Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori