LAJMI I FUNDIT:

Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Izraeli po refuzon një thirrje për një armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten, me ministrin e Jashtëm të vendit duke e quajtur atë “të neveritshme” në një postim në mediat sociale.

“Ne e refuzojmë thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në X, platforma e njohur më parë si Twitter.


Sipas tij, “Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjithsej 120 vende votuan pro rezolutës, ndërsa 14 vende, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, votuan kundër. 45 vende të tjera abstenuan nga votimi.

Në një fjalim pas miratimit të rezolutës, ambasadori izraelit në OKB ,Gilad Erdan tha: “… Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se OKB-ja nuk ka më as edhe një legjitimitet apo rëndësi”.

“Shumica e komunitetit ndërkombëtar ka treguar se preferon të mbështesë mbrojtjen e terroristëve nazistë në vend që të mbështesë shtetin ligjor të Izraelit për të mbrojtur civilët e tij”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori