LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se nuk ka kthim në “status quo-në” që ishte midis izraelitëve dhe palestinezëve përpara sulmit të Hamasit

Biden thotë se nuk ka kthim në “status quo-në” që ishte midis izraelitëve dhe palestinezëve përpara sulmit të Hamasit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur në një konferencë shtypi, ku ka thënë se “nuk ka kthim në status quo-në siç ishte më 6 tetor” midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Duke folur së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese, Biden tha se Izraeli duhet të bëjë “çdo gjë në fuqinë e tij për të mbrojtur civilët”.

Por Biden tha se ishte i alarmuar nga raportet e “kolonëve ekstremistë” që sulmonin palestinezët në Bregun Perëndimor.

“Ata po sulmojnë palestinezët në vendet ku ata kanë të drejtë të jenë. Kjo duhet të ndalet”, theksoi ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA mbështet Izraelin që të mbrohet kundër Hamasit dhe “do të sigurojë që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër këtyre terroristëve. Kjo është një garanci”.

Rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm të Hamasit - kjo dhe katër arsye të tjera pse Izraeli nuk ka nisur ofensivën tokësore në Gaza
Lexo po ashtu Rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm të Hamasit - kjo dhe katër arsye të tjera pse Izraeli nuk ka nisur ofensivën tokësore në Gaza

Por Biden tha se Hamasi nuk përfaqëson “shumicën dërrmuese të popullit palestinez në Rripin e Gazës apo kudo tjetër”.

Andaj, sipas tij, “izraelitët dhe palestinezët meritojnë të jetojnë krah për krah në siguri, dinjitet dhe paqe”.

“Nuk ka kthim në status quo-në siç ishte më 6 tetor. Kjo do të thotë të sigurohet që Hamasi të mos mund të terrorizojë më Izraelin dhe të përdorë civilët palestinezë si mburoja njerëzore. Do të thotë gjithashtu se kur kjo krizë të përfundojë, duhet të ketë një vizion të asaj që vjen më pas”.

“Sipas mendimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete dhe do të thotë një përpjekje e përqendruar për të gjitha palët, izraelitët, palestinezët, partnerët rajonalë, liderët globalë, për të na vënë në një rrugë drejt paqes”, tha Biden.

Biden tha se ai besonte se një faktor në vendimin e Hamasit për të sulmuar ishin përpjekjet e tij diplomatike drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Unë nuk kam asnjë provë për këtë, por instinkti im më thotë se është për shkak të përparimit që po bëjmë drejt integrimit rajonal për Izraelin dhe integrimit rajonal në përgjithësi, dhe ne nuk mund ta lëmë atë punë pas”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori