Kur kanë kaluar 33 ditë që nga fillimi i sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, atje ka pasur shumë zhvillime të cilat kanë bërë që të mbizotërojë një gjendje e rëndë.

Dhe siç mund të vlerësohet nga zhvillimet atje, ende nuk ka shpresë për ndonjë zhvillim të madh pozitiv.


Si pasojë e zhvillimeve për këto 33 ditë, më shumë se 10,300 njerëz, përfshirë 4,237 fëmijë, janë vrarë në sulmet e Izraelit kundër Gazës që nga 7 tetori, sipas autoriteteve palestineze.

Ndërsa në anën tjetër, të paktën 1,400 njerëz - kryesisht civilë - vdiqën në ditën e sulmit të Hamasit, më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit.

Dhe për 2.4 milionë banorët e Gazës, dëshpërimi është tani shumë më i madh, pas një muaji të bombardimeve të pandërprera izraelite.

“Ndaloni këtë makinë shkatërrimi. Na shpëto”, u përgjërua Hicham Koulab, një palestinez i zhvendosur, i kapur nga bombardimet izraelite në Rafah, në jug të Gazës.

Ndërkohë Hamasi tha se disa varreza në territor "janë plot dhe nuk ka më hapësirë për varrime".

Të bllokuar në një hapësirë rreth 362 km2, banorët e Gazës i janë nënshtruar një rrethimi total, duke u privuar nga uji, energjia elektrike dhe ushqimi - që nga 9 tetori.

Gjithashtu atje – kohë pas kohe – ka pasur ndërprerje të linjave të internetit dhe telefonit.

Ndryshe, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar – minutë pas minute, për 33 ditë, deri më tani – që nga dita e parë, më 7 tetor. /Telegrafi/

08/11/2023 23:03-IDF: Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore.

IDF ka thënë më parë se forcat e saj tokësore e ndanë Gazën në dy pjesë, duke deklaruar se tani ka Gaza veriore dhe jugore.

Ata urdhëruan civilët në veri të vijës Wadi Gaza që të evakuoheshin në jug të saj.

"Ne pamë 50,000 banorë të Gazës që lëvizën nga Rripi verior i Gazës në jug. Ata po lëvizin sepse e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin në veri", tha Daniel Hagari.

“Hamasi ka humbur kontrollin dhe po vazhdon të humbasë kontrollin në veri”. /Telegrafi/

08/11/2023 22:17-“Nuk ka mbetur asgjë”: Palestinezët që ikin në jug përshkruajnë situatën e rëndë në qytetin e Gazës

Palestinezët që ikën në jug të Gazës përmes një korridori evakuimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të mërkurën përshkruan një realitet të rëndë në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe pa ujë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/11/2023 20:53-IDF pretendon se shkatërroi 130 boshte tunelesh të Hamasit në Gaza ndërsa operacioni tokësor vazhdon

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të mërkurën pretenduan se kanë shkatërruar 130 boshte tunelesh të Hamasit që nga fillimi i luftës, ndërsa Izraeli vazhdon "zgjerimin" e operacionit të tij tokësor në Gaza.

"Inxhinierët luftarakë që luftojnë në Gaza po shkatërrojnë armët e armikut dhe po lokalizojnë, ekspozojnë dhe shpërthejnë boshtet e tunelit. Me zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ushtarët po pengojnë infrastrukturën terroriste të Hamasit", tha IDF në një deklaratë për shtyp të merkuren.

“Si pjesë e aktivitetit të forcave tokësore në Rripin e Gazës, ushtarët e IDF aktualisht po punojnë për të ekspozuar dhe shkatërruar tunelet e Hamasit”, thuhet në deklaratë. “Që nga fillimi i luftimeve janë shkatërruar 130 boshte tunelesh”.

IDF shtoi se "përgatitja e Hamasit për një qëndrim të zgjatur në tunele mund të shihet bazuar në mjetet e ujit dhe oksigjenit që gjenden në tunele". /Telegrafi/

08/11/2023 20:27-99 punëtorë të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza

Numri i të vdekurve në mesin e punonjësve që punojnë në Gaza për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara “UNRWA” është rritur në 99, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric në një konferencë shtypi të mërkurën.

Numri i fundit i të vdekurve erdhi vetëm disa orë pasi shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini foli për dhjetëra punonjësit e tij të vrarë në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi.

“Nuk do të jemi kurrë të njëjtë pa ta”, shkroi Lazzarini në X, platforma e njohur më parë si Twitter. “Edhe një herë bëj thirrje për një armëpushim për hir të njerëzimit”. /Telegrafi/

08/11/2023 19:39-“Thithte gishtat e vegjël nga uria, me sytë ende të mbyllur”: Foshnja e porsalindur nxirret nga rrënojat e një xhamie të rrafshuar gjatë sulmeve izraelite në Gaza

08/11/2023 19:00-Babai i jep lamtumirën e fundit djalit të vrarë në sulmet izraelite

Mjeku palestinez i jep lamtumirën djalit të tij të vrarë në bombardimin izraelit.

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1722295476618154214

08/11/2023 18:31-Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime të luftës

lcimg cc2f9da1 2e27 4676 924e d6b2d7d1d260

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së ka vizituar pikën kufitare Rafah në Egjipt - e vetmja dalje për civilët dhe hyrjen e ndihmave për Gazën.

Volker Turk, komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut, tha se krimet e luftës janë kryer nga Izraeli dhe Hamasi.

"Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, ato ishin krime lufte - siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve", tha Turk.

"Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë është gjithashtu një krim lufte, siç është evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve", shtoi ai.

08/11/2023 17:58-Ish-kryeministri izraelit për Netanyahun: Ai është në një krizë nervore, ai është i rrezikshëm për Izraelin

olmert netanyahu

Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, beson se Benjamin Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin dhe se ai është i shkatërruar emocionalisht.

Olmert vuri në dukje se Netanyahu tani po bën një gabim të madh duke u përgatitur për të marrë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pasi të eliminohet Hamasi.

Në një intervistë me Politico, ai vuri në dukje se lideri aktual izraelit është në një gjendje të krizës nervore ndërsa u përpoq të shmangte shkarkimin nga detyra për dështimin në mbrojtjen e sigurisë kombëtare me rastin e sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

08/11/2023 17:27-New York Post shkruan për “tre udhëheqësit e Hamasit që kanë vlerë 11 miliardë dollarë”

Vetëm tre liderët kryesorë të grupit të Hamasit kanë një vlerë totale marramendëse prej 11 miliardë dollarësh, shkruan New York Post, sipas të cilit medium, Katari ka mirëpritur prej kohësh liderët e grupit dhe i ka vendosur në hotelet dhe vilat e tij luksoze në të njëjtën kohë kur ka një prani të madhe ushtarake amerikane, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/11/2023 16:42-Inxhinierët e ushtrisë izraelite hedhin në erë tunelet e Hamasit, IDF-ja publikon pamjet

Screenshot 1 33

Pas futjes së trupave izraelite, përkatësisht këmbësorisë në zemër të qytetit të Gazës, kanë filluar të publikojnë pamje nga aksionet e tyre.

Në postimin e fundit, IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet nëntokësore, që militantët e Hamasit i përdornin për t’u fshehur por edhe për të sulmuar ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka shpërndarë pamjet duke thënë se inxhinierët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar infrastrukturën e Hamasit – duke hedhur në erë me eksplozivë hyrjet e tuneleve...më shumë.

08/11/2023 15:48-Punonjësit e portit në Barcelonë, refuzojnë të ngarkojnë dhe shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin

Punonjësit e portit spanjoll në Barcelonë, kanë njoftuar se do të refuzojnë të ngarkojnë ose shkarkojnë anijet që transportojnë armë për Izraelin.

"Si një kolektiv punëtorësh, është detyra jonë të respektojmë dhe mbrojmë me forcë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut", tha OEPB, e vetmja sindikatë që përfaqëson rreth 12 mijë punëtorë në port.

Ata bënë thirrje për armëpushim dhe zgjidhje paqësore të konflikteve të vazhdueshme në mbarë botën, duke përfshirë konfliktin izraelito-palestinez...më shumë.

08/11/2023 15:32-Izraeli merr armë të sofistikuara nga SHBA, bombën e zakonshme e shndërron në një raketë të mençur të drejtuar me saktësi

Shtëpia e Bardhë planifikon të miratojë shitjen e armëve në vlerë prej 320 milionë dollarë për izraelitët, shkruan Wall Street Journal.

Informacionet e të përditshme amerikane i ka transmetuar Times of Israel që thekson se kompania izraelite Rafael që punon për ministrinë e Mbrojtjes, do të sigurojë armë nga kompania amerikane Rafael USA, transmeton Telegrafi.

Thuhet se Kongresi amerikan më 31 tetor është informuar për shtijën e bombave “rrëshqitëse” SPICE (Smart, Precise Impact, Cost-Effective).

08/11/2023 14:27-Rrëfimi i shtatzënës nga Gaza: Nuk mund ta përshkruaj shkallën e vuajtjes sime, shpresoj se lufta do të përfundojë

Palestinezja Noor Hammad (24) është një nga 50 mijë gratë shtatzëna në Gaza, që përballen me një lindje të pasigurt.

Shtëpia e saj u shkatërrua dhe ajo i kalon ditët me frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së palindur, transmeton Telegrafi.

Ajo shkoi për të punuar në klinikën, e cila ndodhet në pjesën qendrore të Gazës, më 6 tetor.

08/11/2023 13:39-Korrespondenti i Sky News: Nëse pritet koka e gjarprit, do t’i vë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme

Mark Stone, korrespondenti amerikan i Sky News, është një korrespondent e luftës në Sderot, një qytet në jug të Izraelit, nga ku ai analizoi lajmet më të fundit nga fushëbeteja.

Televizioni britanik raporton se Stone ka reaguar ndaj pretendimeve të Izraelit mbrëmë, se trupat e sak kanë rrethuar bunkerin ku ndodhet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, transmeton Telegrafi.

“Është një pretendim i rëndësishëm, nëse është e saktë. Ai (Sinwar) prej vitesh është lider i Hamasit në Rripin e Gazës dhe është e qartë se është koka e gjarprit”, tha Stone.

08/11/2023 12:41-Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit

Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër ripushtimit të territorit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, përshkroi qëndrimin e Uashingtonit se cilat kushte nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, transmeton Telegrafi.

“Nuk duhet të përdoret Gaza si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme”, tha ai.

08/11/2023 11:26-Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme

Shkrimtari izraelit Etan Nechin e ka krahasuar Benjamin Netanyahun me Sllobodan Millosheviqin për shkak të nxitjes së luftës në Gazë dhe krizës së brendshme politike.

I mbyllur politikisht, Netanyahu mund të ndjekë rrugën që e kishte ndjekur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve të 90-ta. Millosheviqi ishte një nga liderët e ish-Jugosllavisë kur federata komuniste po shpërbëhej, transmeton Telegrafi.

“Netanyahut i pëlqen të krahasohet me Churchillin. Por krahasimi me Sllobodan Millosheviçin e hershëm është më i përshtatshëm”, tha Etan Nechin në Platformën X.

Nechin e krahason politikën e Netanyahut me atë të Millosheviqit, për arsye se ai u dha liri lëvizjeve ekstreme nacionaliste serbe për arsyet e tij cinike, raporton TRT turke.

08/11/2023 10:00-A është Wagneri rus përgjegjës për valën e antisemitizmit në Francë?

Prokurorët në Francë po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë të më shumë se 200 grafite të Yllit të Davidit në ndërtesa në të gjithë vendin, gjë që çoi në një rritje të akteve antisemitike, raporton Jerusalem Post.

Shfaqja e Yjeve të Davidit në disa ndërtesa javën e kaluar ngriti shqetësime në Francë, ku tensionet janë rritur pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Franca është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha myslimane dhe hebreje në Evropë, transmeton Telegrafi.

Prokurorët francezë thanë dje se po hetojnë nëse një person që nuk jeton në Francë, mund të jetë përgjegjës për mbishkrimet.

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar
Lexo po ashtu

08/11/2023 09:20-Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar

Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani, transmeton Telegrafi.

Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.

https://twitter.com/PalastineEye/status/1722111444433412579?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722111444433412579%7Ctwgr%5E7a838a40eff61a5c15085243011e1f7f09c33839%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fizraelitet-futen-ne-kampin-e-refugjateve-demolojne-shtepine-e-palestinezit-14-vjec-qe-vrau-nje-polic-kufitar%2F

08/11/2023 08:37-IDF-ja pretendon se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit

Ushtria izraelite ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës.

Ata njoftuan përmes një kumtese se kanë vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në të dhënat e inteligjencës dhe IDF-së, aeroplani luftarak ka vrarë Mohsen Abu Zin, kreun e repartit të armëve dhe industrisë të Hamasit”, thuhet ndër tjera.

08/11/2023 07:55-Numër rekord i zyrtarëve të vrarë të Kombeve të Bashkuara në Gaza

Screenshot 1 32

Dje u raportua se janë vrarë edhe pesë punonjës të ndihmës të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë ditës së sotme u vra edhe një tjetër anëtar i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) në Gaza, duke e ngritur numrin në 89.

“Ky është numri më i madh i punonjësve të ndihmës të Kombeve të Bashkuara të vrarë në një konflikt në historinë e Organizatës”, tha kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

Ndryshe, agjencia ka strehuar rreth 725 mijë njerëz në objektet e saja në Rripin e Gazës.

07/11/2023 23:50-Një muaj nga sulmi i Hamasit dhe fillimi i kundërpërgjigjes izraelite - fati i dy milionë palestinezëve në Gazë mbetet i paqartë

1 69

Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi vdekjeprurës i militantëve të Hamasit në Izrael, e bota akoma është zhytur në një krizë më të thellë sesa që ishte me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, kurse fati i dy milionë palestinezëve në Rripin e Gazës mbetet plotësisht i paqartë.

Sulmi befasues i militantëve të Hamasit i kryer më 7 tetor, shokoi botën, për faktin se kishte përballë një ushtri tejet të fuqishme (Forcat Mbrojtëse të Izraelit – IDF-në), transmeton Telegrafi.

Masat e këtij sulmi ishin katastrofike, ku si rezultat i kësaj janë vrarë mijëra civilë e ushtarë, kurse mbi 230 persona tjerë janë marrë peng.

Një sërë vendesh nga e mbarë bota dënuan sulmin dhe shprehën mbështetjen për Izraelin, e në vizita mbështetëse shkuan presidenti amerikan Joe Biden dhe shumë liderë tjerë. Sulmi është karakterizuar si një prej më të mëdhenjve që nga formimi i shtetit të Izraelit...më shumë.

07/11/2023 23:33-Si u bë faktor kryesor Hezbollahu në luftën Izrael-Hamas

Screenshot 2 23

Kur grupi paraushtarak libanez Hezbollah njoftoi javën e kaluar se udhëheqësi i tij, Hassan Nasrallah, do të mbante fjalimin e tij të parë publik që nga fillimi i luftës Izrael – Hamas, pothuajse i gjithë rajoni mbajti frymën.

A do të vazhdonte Hezbollahu, forca më e madhe paraushtarake e botës arabe dhe që mbështetet nga Irani, të përmbahej nga shkëmbimet e zjarrit me Izraelin, apo do të angazhohej plotësisht në luftë? Në Liban, rrugët u boshatisën dhe njerëzit u ulën përpara ekraneve për të dëgjuar dhe analizuar më pas fjalët e tij. Po kështu vepruan edhe vendimmarrësit në Izrael dhe në mbarë Lindjen e Mesme.

Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite përgjatë kufirit që më 7 tetor kur Hamasi bëri sulmin e befasishëm në jug të Izraelit dhe ndezi kështu luftën në Rripin e Gazës. Të dyja palët kanë pësuar humbje, por frika është se konflikti do të përshkallëzohet dhe do të zgjerohet në një konflikt rajonal. Zoti Nasrallah iu referua këtyre shqetësimeve gjatë fjalimit të tij të premten. “Disa thonë se do të njoftoj se kemi hyrë në betejë”, tha ai. “Ne jemi bërë pjesë e betejës më 8 tetor”...më shumë.

07/11/2023 23:21-Duke gërmuar për jetën e saj 

Pavarësisht se ishte 'varrosur' nën rrënoja, vajza palestineze nxjerrët jashtë rrënojave të një ndërtese në Rripin e Gazës.

07/11/2023 23:00-Biden raportohet se i ka kërkuar Netanyahut tre ditë pauzë në luftën kundër Hamasit

biden netanyahu 1

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar përmes telefonit kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu ta ndal luftën me Hamasin për një periudhë tre ditore.

I pari i shtetit amerikan beson se në këtë formë mund të sigurohet lirimi i disa pengjeve, raporton Axios të martën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe izraelit.

Nën një propozim të diskutuar mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamas do të lironte 10-15 pengje dhe do të përdorte pauzën për të verifikuar identitetet e të gjitha pengjeve dhe do të dorëzonte një listë me emrat e personave që ata mbajnë peng...më shumë.

07/11/2023 22:35-Izraeli bombardon pozicionet e Hezbollahut në Liban

Sulme të mëdha ajrore izraelite kundër pozicioneve të Hezbollahut në jug të Libanit.

07/11/2023 22:27-Hamasi publikon pamjet e reja të luftimeve në veri të Gazës, cak ishin mjetet e blinduara të izraelitëve

1 70

Hamasi ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa mbi mjetet e blinduara izraelite që po marrin pjesë në luftime nëpër lagje të banuara.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam, duke zhvilluar luftimet nëpër rrugë në lagjen Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Telegrafi.

Pjesëtarët e Hamasit kanë përdorur raketa Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës...më shumë.

07/11/2023 21:51-Si do të dukej shteti i ardhshëm i Palestinës, sipas një ministri izraelit

Ron Dermer 1

Një ministër izraelit tërthorazi ka treguar se si do të dukej një shtet palestinez.

Ron Dermer, ministër në kabinetin e luftës së Izraelit, thotë se do të duhet të ketë kufizime në shtetin e ardhshëm palestinez.

I pyetur nëse ai mbështet një Palestinë të pavarur, ministri i Çështjeve Strategjike thotë se duhet të ketë "kufizime të caktuara në sovranitet"...më shumë.

07/11/2023 21:30-Mbi 3000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori

Ron Dermer

Ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, deklaroi në takimin e përditshëm të kabinetit të luftës të Izraelit, i cili përbëhet nga pesë persona, se janë vrarë mbi 3000 luftëtarë të Hamasit.

Dermer gjithashtu pohoi se nuk e di sa civilë janë vrarë në Gaza.

07/11/2023 20:55-Netanyahu pohoi se Gaza do të udhëhiqet për një kohë nga Izraeli, reagon SHBA-ja

us department

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë ri-pushtim të Gazës nga Izraeli, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi Vedant Patel tha gjithashtu se Uashingtoni nuk mbështet asnjë zhvendosje të detyruar të palestinezëve jashtë territorit të Rripit të Gazës.

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, Patel tha se nuk ishte diçka që Uashingtoni po e ndiqte dhe nuk është në tryezat e bisedimeve...më shumë.

07/11/2023 20:28-Iron Done sërish në aksion

Sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit, Iron Done edhe sonte është aktivizuar në eliminimin e raketave të militantëve të Hamasit.

07/11/2023 20:01-Netanyahu: Forcat izraelite shkatërruan selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit

F231028POOLDK03 e1699256229581

Kryeministri i Izraelit ka mbajtur sot një konferencë të re shtypi në Tel Aviv.

Qyteti i Gazës tani është i rrethuar dhe dorcat mbrojtëse izraelite (IDF) po vepron brenda qytetit, thotë Benjamin Netanyahu.

IDF po rrit presionin mbi Hamasin dhe ka vrarë "shumë terroristë", thotë ai...më shumë.

07/11/2023 19:36-Izraelitët e mbushin me eksplozivë shtëpinë e liderit të Hamasit në Bregun Perëndimor, e demolojnë për pak sekonda

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë hedhur në erë shtëpinë e liderit të Hamasit – duke vendosur eksploziv në pronën e tij në Bregun Perëndimor.

Departamenti i inxhinierisë pranë IDF-së izraelite ka njoftuar se në fshatin Aror kanë demoluar shtëpinë e Salah Arori, zëvendësit të kreut të zyrës politike dhe njëherit person përgjegjës për aktivitetet e Hamasit në Judea dhe Samaria, transmeton Telegrafi.

Ata kishin lokalizuar pronën e tij në Bregun Perëndimor dhe kishin dërguar ekipet për vendosjen e eksplozivëve, dhe sapo e mbushën të tërë me lëndë shpërthyese – ata e hodhën në erë.

07/11/2023 19:11-SHBA: Deklarata e ministrit izraelit për hedhjen e bombës bërthamore në Gazë, është e papranueshme

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar propozimin e ministrit izraelit rreth hedhjes së bombës bërthamore në Gazë, si të papranueshme dhe i kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të shmangin “retorikën e urrejtjes”.

“Kryemininstri (Benjamin) Netanyahu dhe qeveria izraelite janë distancuar nga këto komente të ministrit izraelite që ne i cilësojmë si plotësisht të papranueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët në konflikt, të shmangin retorikën e urrejtjes që mund të përkeqësojë më shumë situatën”, shtoi ai.

07/11/2023 19:00-Lideri i Hamasit është rrethuar në bunkerin e tij, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes

Screenshot 4 15

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka konfirmuar se forcat mbrojtëse të Izraelit janë në zemër të qytetit të Gazës.

Ai shtoi se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar është rrethuar në bunkerin e tij.

Por, ministri nuk tha se ku ndodhej ai bunker...më shumë.

07/11/2023 18:35-Parlamenti turk largojë Coca-Cola dhe Nestle nga restorantet e tij

3ce68efc a72c 4606 8fbb 4576eb3649ca

Parlamenti turk sot largoi produktet e Coca-Cola dhe Nestles nga restorantet e tij për shkak se mbështesin Izraelin, sipas një deklarate zyrtare dhe një burimi që citon dy kompanitë.

"Produktet e kompanive që mbështesin Izraelin nuk do të shiten në restorante, kafene dhe çajtore në mjediset e parlamentit", njoftoi Asambleja e Madhe Kombëtare Turke.

Vendimi është marrë nga kryeparlamentari, Numan Kurtulmus për të “ndërgjegjësuar” opinionin në lidhje me bojkotimin e produkteve të kompanive të përmendura që kanë mbështetur hapur, siç pretendon ai, “krimet e luftës izraelite dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza”. Deklarata parlamentare nuk specifikoi saktësisht se si Coca-Cola dhe Nestle mbështesin fushatën e luftës të Izraelit.

07/11/2023 18:06-Gati 600 njerëz ndajnë një tualet në strehimore - 40 për qind e spitaleve janë mbyllur në Gaza

Screenshot 1 31

Të paktën 600 njerëz po ndajnë një tualet në një strehë të mbipopulluar të Kombeve të Bashkuara në jug të Gazës, njofton Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Rreth 22 mijë njerëz janë strehuar në Qendrën e Trajnimit Khan Younis, strukturë e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë - duke lënë vetëm dy metra katrorë për çdo person.

Ata janë në mesin e rreth 717 mijë njerëzve që strehohen në objektet e ofruara nga agjencia, nga gjithsej 1.5 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit, tha OCHA...më shumë.

07/11/2023 17:07-Publikohen pamjet e policit izraelit, ishte ndër të parët që u shfaq në festival pas masakrës së 7 tetorit – aty u vranë mbi 300 persona

Ushtria izraelite ka publikuar videon e filmuar nga kamera e njërit prej policëve të parë, që kishte arritur në vendin ku kishin ndodhur vrasjet masive në festivalin e muzikës elektronike Supernova, që ishin cak i militantëve të Hamasit gjatë 7 tetorit.

Në kamerën që me gjasë ishte e vendosur në uniformën e policit, shihet sesi zyrtari afrohet në vendin që ishte i zbrazët por që disa orë më herët ishte mbajtur festivali.

Fillimisht shihet revolja dhe polici i cili dëgjohet duke pyetur nëse ka të plagosur, por nuk kishte përgjigje, transmeton Telegrafi.

07/11/2023 16:59-Tym shihet mbi Gazën veriore

lcimg 4b99e617 85c1 4062 a864 7d06c8316f97

Tymi është ngritur mbi Gazën veriore ndërsa trupat izraelite luftojnë me Hamasin.

Ushtria izraelite tha në fundjavë se kishte ndarë territorin përgjysmë dhe kishte rrethuar qytetin e Gazës.

Ushqimi, ilaçet, karburantet dhe uji po mbarojnë ndërsa në strehimore janë kthyer shkollat e drejtuara nga Kombet e Bashkuara.

Trupat pritet të hyjnë së shpejti në qytetin e Gazës, raportojnë mediat izraelite.

lcimg 65097514 2a10 4f79 b733 447e3dde4137

07/11/2023 16:06-Izraelitët publikojnë pamjet, pretendojnë se shfaqin xhamitë dhe këndet e lodrave që Hamasi i shfrytëzon për lansim raketash

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë publikuar video nga Gaza, me të cilat duan të tregojnë sesi Hamasi po i mban armët në vendet ku luajnë fëmijët, në xhami dhe objekte tjera civile – ku nga atje lansojnë raketa.

Pas disa ditës dhe nga fillimi i ofensivës tokësore, forcat izraelitë në masë të madhe janë futur në Gazë dhe për këtë janë duke u publikuar video të shumta nga ky rajon, që është bërë pothuajse rrafsh me tokë nga bombardimet, transmeton Telegrafi.

Në një seri të publikuara dje, ata duan të arsyetojnë sulmet kundër Hamasit, për të cilët thonë se po i shfrytëzojnë civilët si mburojë.

07/11/2023 16:04-Zelensky anuloi vizitën e planifikuar në Izrael - mediat tregojnë arsyen se pse kështu veproi lideri ukrainas

zelensky netanyahu

Volodymyr Zelensky anuloi sot vizitën e planifikuar për në shtetin e Izraelit.

E gjithë kjo pasi lajmet për udhëtimin e presidentit ukrainas u publikua në mediat izraelite gjatë fundjavës.

Gazeta “Times of Israel" ka cituar burime diplomatike, të cilat thonë se lideri ukrainas ende është duke planifikuar një vizitë në shtetin izraelit, por nuk dihet data e saktë...më shumë.

07/11/2023 14:55-Izraeli u dha civilëve të qytetit të Gazës katër orë për t'u larguar

Izraeli u dha civilëve ende të bllokuar brenda qytetit të Gazës së sapo rrethuar një periudhë katër-orëshe për t'u larguar të martën (7 nëntor).

Izraeli thotë se forcat e tij kanë rrethuar qytetin e Gazës, ku jetojnë një e treta e 2.3 milionë banorëve të enklavës, dhe janë gati ta sulmojnë atë së shpejti në fushatën e tyre për të asgjësuar militantët e Hamasit që sulmuan qytetet izraelite saktësisht një muaj më parë.

Në disa nga komentet e para të drejtpërdrejta mbi planet e Izraelit për të ardhmen e Gazës pas luftës, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurisë për territorin për një periudhë të pacaktuar pasi të mposhtë militantët që e kanë kontrolluar atë në 16 vitet e fundit.

Lufta e fundit filloi më 7 tetor kur luftëtarët “shpërthyen gardhin” që rrethonte Gazën dhe vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen më shumë se 200 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Që atëherë, Izraeli ka goditur Gazën e drejtuar nga Hamasi me sulme, duke vrarë më shumë se 10,000 njerëz, rreth 40% e tyre fëmijë, sipas të dhënave nga zyrtarët shëndetësorë atje. /Telegrafi/

07/11/2023 14:22-Çfarë mund të ndodhë “një ditë pas përfundimit të luftës Izrael-Hamas”?

“Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu më 30 tetor. “Kjo është një kohë për luftë”.

Por çfarë ndodh kur kjo nuk do të jetë më kështu?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

07/11/2023 13:36-Më shumë se 500 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori

Më shumë se 500 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori, sipas zyrës humanitare të OKB-së.

Të paktën 569 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza që nga 21 tetori, tha zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) në përditësimin e saj të rregullt të hënën.

Rreth 93 kamionë që transportonin kryesisht artikuj ushqimorë, ilaçe, furnizime shëndetësore, ujë në shishe dhe produkte higjienike kaluan nga Egjipti në Gaza të hënën, tha OCHA.

Siç bëhet e ditur, para fillimit të sulmeve të fundit, mesatarisht 500 kamionë hynin në Gaza çdo ditë pune.

OCHA theksoi se hyrja e karburantit është "e nevojshme dëshpërimisht" për të operuar gjeneratorët e energjisë elektrike për të vënë në punë pajisjet e shpëtimit, por mbetet e ndaluar nga autoritetet izraelite.

“Gaza mbetet nën një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike që nga 11 tetori, pas ndalimit të furnizimit me energji dhe karburant nga Izraeli, gjë që shkaktoi mbylljen e termocentralit të vetëm të Gazës”, tha OCHA. /Telegrafi/

07/11/2023 12:39-Netanyahu ‘nuk është zgjidhja, por problemi’ – thotë mediumi i famshëm izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet ta kishte shkarkuar ministrin e tij të Trashëgimisë, Amihai Eliyahu, pasi tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte “një opsion” në luftën kundër Hamasit, ka thënë gazeta Haaretz.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

07/11/2023 12:13-Izraeli thotë se 'mijëra njerëz' po përdorin korridorin e evakuimit

Agjencia e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) thotë se "mijëra" banorë të Gazës po përdorin korridorin e evakuimit që vendi ka hapur përgjatë rrugës Salah al Din.

Izraeli tha se rruga do të ishte e sigurt për të udhëtuar midis orës 10:00-14:00 me orën lokale.

Rruga u lejon atyre në veri të udhëtojnë në jug, ku forcat e IDF nuk po operojnë ende në terren - megjithëse sulmet ajrore ende po ndodhin në të gjithë brezin. /Telegrafi/

07/11/2023 10:55-Netanyahu zbulon se cili është plani i Izraelit për Rripin e Gazës – pas përfundimit të luftës kundër Hamasit

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” mbi Rripin e Gazës “për një periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës kundër Hamasit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

07/11/2023 10:18-Zyrtarët e Hamasit pretendojnë se civilët ishin 'të përjashtuar' nga sulmet e 7 tetorit

Një zyrtar i Hamasit ka pohuar se civilët izraelitë nuk ishin në shënjestër të luftëtarëve më 7 tetor dhe se vetëm personeli ushtarak u sulmua.

Moussa Abu Marzouk tha për BBC se "gratë, fëmijët dhe civilët ishin të përjashtuar" nga sulmet e Hamasit.

Ai pretendoi se Mohamed el Deif, udhëheqësi i krahut të armatosur të Hamasit, kishte urdhëruar njerëzit e tij të kursenin civilët.

“El Deif u tha qartë luftëtarëve të tij ‘mos vrisni gra, mos vrisni fëmijë dhe mos vrisni të moshuar’”, tha ai.

Izraeli pretendon se mbi 1,400 njerëz u vranë më 7 tetor nga Hamasi. /Telegrafi/

07/11/2023 09:03-Të dhëna që thuhet se tregojnë se sa e rëndë është “shkalla e shkatërrimit në Gaza”

Zyra për Media e Qeverisë sapo ka lëshuar një deklaratë për situatën në Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

07/11/2023 08:15-"Izraeli tani synon panelet diellore në Gaza"

Sulmet ajrore izraelite tani kanë në shënjestër panelet diellore të përdorura nga spitalet dhe civilët në Rripin e Gazës, shkruan Al Jazeera.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli e vendosi Gazën nën një "rrethim total", duke bllokuar hyrjen e ushqimit, ujit, energjisë elektrike dhe karburantit.

Atje gjithashtu janë ndërprerë interneti dhe kanalet e komunikimit tri herë në ditët e fundit ndërsa po vazhdojnë sulmet tokësore.

Ndërsa kamionët me ndihma që transportonin ushqime dhe furnizime mjekësore janë lejuar të hyjnë në Gaza, Izraeli ka ndaluar futjen e karburantit në Rrip, duke nxjerrë jashtë funksionit një numër spitalesh dhe qendrash shëndetësore. /Telegrafi/

07/11/2023 07:51-Fotografi: Operacionet tokësore izraelite vazhdojnë brenda Gazës

Operacionet tokësore brenda Rripit të Gazës po vazhdojnë, me trupa nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në terren brenda enklavës.

Operacionet në terren dhe nga ajri janë intensifikuar ditët e fundit, me IDF që pretendon se ka vrarë një numër komandantësh kyç të Hamasit. /Telegrafi/

aa1 1

aa2 1

aa3

aa4

aa5

aa6 Fotografitë: Forcat e Mbrojtjes së Izraelit

07/11/2023 07:46-Infermierja e Mjekëve pa Kufij përshkruan tmerret që ajo ka parë në Gaza

Një infermiere amerikane që u largua nga Gaza javën e kaluar ka përshkruar tmerret që ajo dëshmoi në enklavën e rrethuar nën bombardimet izraelite pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Për të lexuar rrëfimin e saj, klikoni KËTU.

06/11/2023 23:12-Guterres: Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se mbrojtja e civilëve do të duhej të ishte çështja më e rëndësishme në konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, duke paralajmëruar që Gaza është duke u shndërruar në një varrezë për fëmijë.

“Duhet të veprojmë tani dhe të gjejmë një dalje nga kjo rrugë e tmerrshme që deri më tani duket se nuk po ka dalje”, tha Guterres sot para gazetarëve duke bërë thirrje sërish për armëpushim humanitar, transmeton Telegrafi.

Izraeli është zotuar se do ta heqë nga faqja e dheut Hamasit, që qeverisë me Rripin e Gazës, pasi që militantët e Hamasit vranë 1.400 persona dhe morën peng 240 tjerë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.

06/11/2023 21:57-Kryeministri palestinez shpërthen në lot gjatë fjalimit të tij

Derisa luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i viktimave civile vetëm sa po rritet.

Autoritetet e shëndetësisë në Gaza kanë njoftuar se deri më tani janë vrarë mbi 10 mijë persona në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

E kjo e preku tej mase edhe kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë një paraqitje televizive.

https://twitter.com/GlobeEyeNews/status/1721611803120259571?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1721611803120259571%7Ctwgr%5E38efc2c506fd9a37aee60362d62138bb932c6ef5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkryeministri-palestinez-shperthen-ne-lot-gjate-fjalimit-te-tij%2F

06/11/2023 20:04-Ushtarët izraelitë sillen vrazhdë me ekipin e televizioni publik gjerman, i pyetën nëse janë hebrenj

Ushtarët izraelitë kanë ndalur një ekip të televizionit gjerman ARD derisa po ktheheshin nga Bregu Perëndimor, duke i kërcënuar me armë, raportojnë mediat gjermane.

Incidenti ka ndodhur të dielën pasdite, pasi që ekipi i televizionit publik Bayerische Rundfunk (BR), që punon nga Tel Avivi po kthehej nga terreni – ku kishin realizuar një reportazh mbi të zhvendosurit izraelitë që dyshohet se ushtruan dhunë mbi palestinezët.

Korrespondenti Jan-Christoph Kitzler ka thënë se ushtarët izraelitë i kishin ndalur në jug të qytetit Hebron, dhe i kishin mbajtur për një orë.

Gjatë asaj kohe, ushtarët kanë patur sjellje agresive sipas Kitzler, duke i kërcënuar me armë, transmeton Telegrafi.

06/11/2023 19:27-Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave

Ushtria izraelitë gjatë një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar, arrestuan aktivisten palestineze Ahed Tamimi, 22-vjeçare.

“Ahed Tamimi, e dyshuar për nxitje të dhunës dhe aktivitete terroriste, u arrestua në qytetin Nabi Saleg”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite për agjencinë France Press.

Tamimi i është dorëzuar organeve izraelite të sigurisë për t’u marrë në pyetje në detaje.

Ajo u bë e njohur në vitin 2012, kur si fëmijë u filmua duke u konfrontuar me një ushtar izraelit – duke tentuar të parandalojë arrestimin e vëllait të vogël.

2 21

3 12

4 12

5 10

06/11/2023 18:46-Izraelitët pretendojnë se Hamasi po i shfrytëzon spitalet si pozicione ushtarake – publikon dëshmi dhe imazhe satelitore

Izraeli ka publikuar dëshmitë më të reja, me të cilat pretendon se Hamasi po i përdor spitalet e Gazës si pozicione ushtarake.

Admirali Daniel Hagari, zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjithashtu ka akuzuar grupin militant se po i ndalë civilët në veri të Gazës që të largohen drejt jugut, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se militantët e Hamasit me raketa antitank kanë goditur trupat izraelite, që sot tentuan të hapin korridoret humanitare.

06/11/2023 16:32-Militantët e Hamasit pretendojnë se kanë shkatërruar dy tanke izraelite – publikojnë pamjet e sulmit

Brigada Al Kasam, krahu ushtarak i organizatës palestineze Hamas, pretendon se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, kanë arritur të shkatërruar katër automjete dhe një tank të ushtrisë izraelitë.

Sky News raporton se këto pretendime u shfaqën në të njëjtën kohë, kur izraelitët publikuan pamjet kur rrethojnë qytetin e Gazës, transmeton Telegrafi.

06/11/2023 15:27-Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën për Gazën me 25 milionë euro

Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën për Gazën me 25 milionë euro, tha shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, ndërsa katastrofa humanitare brenda atje po thellohet.

Von der Leyen tha se situata aktuale në Gaza është "e tmerrshme", gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Bruksel të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Sot mund të njoftoj se po rrisim edhe më tej ndihmat humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera. Duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian do të shpenzojë gjithsej 100 milionë euro në ndihmë humanitare për civilët në Gaza".

Blloku po punon së bashku me Izraelin, Egjiptin dhe OKB-në për të lehtësuar dërgesat e më shumë ndihmave në Gaza, shtoi Von der Leyen. /Telegrafi/

06/11/2023 15:07-Vendet afrikane tërheqin diplomatët nga Izraeli – bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Afrika e Jugut dhe Çadi kanë njoftuar se do të tërheqin diplomatët nga Izraeli për “konsultime” në përgjigje të luftës Izrael-Hamas.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 13:48-Izraeli thotë se mbërritja e nëndetëses raketore bërthamore amerikane do të jetë 'stabilizuese' për Lindjen e Mesme

Ushtria izraelite ka mirëpritur vendosjen e një nëndetëseje raketore bërthamore amerikane në rajon.

"Është gjithmonë një lajm i mirë të shohësh se amerikanët po lëvizin me më shumë asete", tha më herët zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli Richard Hecht.

"Ne e shohim këtë si një lloj aspekti frenues, stabilizues në rajon".

Washingtoni bëri lëvizjen e pazakontë për të njoftuar se një nëndetëse ishte vendosur në "zonën e përgjegjësisë" të Komandës Qendrore të SHBA-së në rajon. /Telegrafi/

06/11/2023 12:54-Ushtria izraelite thotë se e ka ndarë Gazën në dysh

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i tha CNN se forcat e saj po lëvizin përpara drejt qytetit të Gazës, të cilin ai thotë se ushtria izraelite e ka rrethuar që kur arriti në brigjet e Gazës të dielën.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 11:37-SHBA-ja “do të goditet fort” nëse nuk zbaton armëpushimin në Gaza, paralajmëron Irani

Ministri i Mbrojtjes i Iranit paralajmëroi të dielën se SHBA-ja do të “goditet fort” nëse nuk zbaton një armëpushim në Gaza, raportoi media shtetërore.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 11:11-Britania e Madhe tërheq përkohësisht një pjesë të stafit të ambasadës nga Libani

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha të hënën se po tërheq përkohësisht një pjesë të stafit të ambasadës britanike nga Libani për shkak të situatës së sigurisë në rajon.

“Ambasada vazhdon me punën thelbësore duke përfshirë shërbimet për shtetasit britanikë”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme.

Muajin e kaluar, departamenti ministror këshilloi shtetasit britanikë që të mos udhëtojnë në Liban për shkak të rreziqeve që lidhen me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Tensionet u ndezën përsëri në kufirin verior të Izraelit të dielën, me Izraelin dhe Libanin që të dy njoftuan se kishte viktima civile nga sulmet e vazhdueshme midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. /Telegrafi/

06/11/2023 10:13-“Mjaft është mjaft”: Agjencitë e OKB-së dhe grupet e ndihmës bëjnë thirrje për armëpushim

Krerët e 18 agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të mëdha të ndihmës lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët të dielën duke bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" në Izrael dhe territoret palestineze.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 09:27-Hakan Fidan i Turqisë takon Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Ankara

06/11/2023 09:03-Ndihma jordaneze mbërrin në Gaza

Disa fotografi të publikuara sot në faqen e internetit të Forcave të Armatosura të Jordanisë tregojnë personelin e forcave ajrore që hedh ndihmën urgjente mjekësore në një spital fushor në Gaza.

ee1

ee2

ee3

06/11/2023 08:58-Ka prova që pengjet e mbajtura nga Hamasi janë gjallë – thotë Tajlanda

Qeveria e Tajlandës ka parë prova fotografike se pengjet tajlandeze të mbajtura nga Hamasi në Gaza janë gjallë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 08:26-“Mesazh për Iranin”: Nëndetësja raketore bërthamore amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se një nëndetëse raketore bërthamore mbërriti dje në Lindjen e Mesme.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/11/2023 08:05-Libani thotë se po punon me Hezbollahun për të parandaluar luftën

Ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib i tha CNN të dielën se qeveria po punon me Hezbollahun dhe grupet palestineze në Liban për të parandaluar një luftë.

“Ne po punojmë me Hezbollahun dhe organizata të tjera palestineze këtu për të parandaluar një luftë, dhe ne do të dëshironim që SHBA-ja gjithashtu të bënte presion ndaj Izraelit që të mos fillojë një luftë”, tha ai për CNN.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha të premten se "të gjithë skenarët" janë të mundshëm në kufirin Liban-Izrael, duke paralajmëruar Izraelin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të operacioneve të tij në kufirin libanez, pasi ai përsëriti thirrjet për një armëpushim në Gaza.

Dhe Bou Habib tha se Izraeli provokon Libanin "çdo ditë" dhe tha se beson se Hezbollahu nuk dëshiron një luftë.

"Ne kemi përshtypjen, ata nuk na thanë, por kemi përshtypjen se nuk do të ketë ndonjë luftë të madhe nëse Izraeli nuk sulmon Libanin ose situata në Gaza nuk bëhet shumë e keqe", citohet të ketë thënë më tej ai.

Ai theksoi se beson në Hezbollahun kur thotë se nuk kishte njohuri paraprake për sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, por pranoi se kjo nuk do të thotë që të dy grupet nuk kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

“Një incident i vogël mund të nisë një luftë. Shpresojmë që jo, libanezët nuk duan luftë, nuk mendoj se Hezbollahu dëshiron një luftë ... shpresojmë që izraelitët të mos fillojnë një luftë me ne". /Telegrafi/

06/11/2023 07:53-Blinken mbërrin në Turqi për një tjetër takim të rëndësishëm diplomatik

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Turqi pak pas mesnatës së të hënës me orën lokale - ndalesa e tij e fundit në rajon përpara se të nisej për në Azi.

Blinken pritet të takohet me zyrtarët turq të hënën në mëngjes për të diskutuar rreth luftës Izrael-Hamas.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza, duke i quajtur veprimet "krime kundër njerëzimit" dhe duke thënë këtë fundjavë se po pezullonte komunikimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Turqia gjithashtu ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael për "konsultime".

Blinken ka udhëtuar deri më tani në Izrael, Jordani, Bregun Perëndimor, Qipro dhe Irak si pjesë e një udhëtimi diplomatik. /Telegrafi/

06/11/2023 00:01-Si po i përgjigjen bizneset luftës së Izraelit me Hamasin?

Screenshot 2023 11 05 224305

Ndërsa po rritet numri i të vdekurve shkaku i ofensivës së Izraelit në Gaza, korporatat janë në krizë të komunikimeve me publikun.

Më 7 tetor, grupi i armatosur palestinez Hamas - i shpallur nga Bashkimi Evropian si organizatë terroriste - filloi një sulm ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.

Duke djegur shtëpi dhe qëlluar civilë, Hamasi vrau rreth 1400 izraelitë dhe pretendoi se veprimet e tyre ishin një hakmarrje kundër dhunës së vazhdueshme të izraelitëve ndaj palestinezëve...më shumë.

05/11/2023 23:26-Vriten tre fëmijë dhe gjyshja e tyre në Liban, ushtria izraelite thotë se ka goditur veturën e terroristit

Daniel Hagari, zëdhënësi ushtarak izraelit, ka folur rreth dhunës ndërkufitare me Hezbollahun në Liban.

Mediat libaneze thonë se katër civilë - tre fëmijë dhe gjyshja e tyre - mbetën të vdekur sot në veturë pas një sulmi ajror izraelit .

Hagari nuk e trajtoi atë drejtpërdrejt, por tha se "IDF sulmoi objektivat terroriste të Hezbollahut në Libanin jugor, kjo në përgjigje të gjuajtjes së një rakete antitank që vrau një shtetas izraelit. IDF kreu disa sulme shtesë ndaj infrastrukturës dhe skuadrave terroriste si dhe automjeteve të drejtuara nga skuadrat terroriste".

05/11/2023 22:58-Shtetet arabe refuzojnë kushtin e Izraelit - lirimin e pengjeve për armëpushimin humanitar

us arab leader

"Një bisedë shumë, shumë e detajuar, shumë e hapur, shumë e hapur".

Kështu e përshkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takimet e djeshme në Aman midis ministrave të jashtëm arabë dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku shtetet arabe bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm - në vend të pauzave humanitare që tani përkrahën nga Uashingtoni...më shumë.

05/11/2023 22:30-Ushtarët dhe tanket izraelite zënë pozicion brenda Rripit të Gazës

lcimg 305c7ac8 6839 483d 959d 01d8df6c4c39

Ushtarët dhe tanket izraelite kanë zënë pozicion brenda Rripit të Gazës, sipas Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF).

Shpërthime të forta janë parë në Rripin verior të Gazës ndërsa trupat rrethojnë qytetin e Gazës.

Izraeli ka vazhduar bombardimet në të gjithë Rripin e Gazës ndërsa kritikët thonë se sulmet izraelite janë shpesh joproporcionale, duke marrë parasysh numrin e madh të civilëve të vrarë.

05/11/2023 22:00-Kameramanit të Anadolu Agency iu vranë katër fëmijë në Gaza

Screenshot 2023 11 05 184416

Katër fëmijë dhe tre vëllezër e motra të kameramanit të Anadolu Agency, Muhammed Alaloul u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza.

Gruaja, nëna, babai dhe fëmija i dytë i Alaloul, kameramanit të Anadolyt, u plagosën gjatë sulmit të forcave të Izraelit...më shumë.

05/11/2023 21:20-Një izraelit u vra në kufi me Libanin

Screenshot 2023 11 05 190208

Një izraelit është vrarë në një sulm të grupit libanez Hezbollah në kufi me Izraelin, ka thënë ushtria izraelite për Reuters.

Forcat izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme përtej kufirit që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Dhuna përtej atij kufiri është përshkallëzimi më vdekjeprurës që kur të dy luftuan një luftë të madhe në vitin 2006, gjatë së cilës Hezbollahu lëshoi mijëra raketa drejt Izraelit.

05/11/2023 21:20-Blinken në Irak: SHBA po punon fort për të ndaluar përhapjen e konfliktit

Screenshot 2023 11 05 193602

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi në Bagdad, Irak.

Ai thotë se pati një takim produktiv me kryeministrin irakian, Mohammed Shia' Al Sudani, ku tha qartë se po punohet që konflikti mos të prek edhe vendet e tjera.

"Ne patëm një bisedë të mirë dhe të sinqertë. Ne po punojmë shumë që konflikti në Gaza të mos përshkallëzohet tek vendet e tjera", deklaroi zyrtari amerikan...më shumë.

05/11/2023 20:40-Shërbimet e komunikimit dhe internetit janë ndërprerë sërish në Gaza

Screenshot 2023 11 05 180100

Kompania palestineze e telekomunikacionit, Paltel ka thënë se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe internetit janë ndërprerë sërish brenda Rripit të Gazës.

"Rrugët kryesore që ishin rilidhur më parë (janë) ndërprerë përsëri nga pala izraelite", tha ai.

Paltel është ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Gaza.

Në fillim të kësaj jave, Paltel tha se shërbimet e internetit dhe telefonisë celulare po riktheheshin gradualisht në Gaza pas një "ndërprerjeje të plotë" që zgjati disa orë.

05/11/2023 20:00-Vriten katër persona në një sulm izraelit në Liban

Agjencia Kombëtare e Lajmeve libaneze ka raportuar se një sulm izraelit shënjestroi një veturë në jug të Libanit.

Katër burime sigurie i thanë reuters se katër persona u vranë gjatë sulmit, i cili u zhvillua midis fshatrave Aianata dhe Aitaroun, pranë kufirit me Izraelin.

Forcat izraelite dhe Hezbollahu - i mbështetur nga Irani - kanë shkëmbyer zjarre përtej kufirit që nga 7 tetori.

05/11/2023 19:17-Blinken me vizitë të papritur në Bregun Perëndimor, presidenti palestinez tregon se çka i premtoi zyrtarit amerikan

Screenshot 2023 11 05 175540 e1699203536927

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha në një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Bregun Perëndimor se Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësinë e plotë për Rripin e Gazës si pjesë e një zgjidhjeje politike.

Kjo zgjidhje politike do të përfshinte Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën pas përfundimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, i cili sundon Gazën, raporton apnews.

Abbas theksoi se siguria dhe paqja mund të arrihen duke i dhënë fund kontrollit ushtarak izraelit mbi territorin e "shtetit të Palestinës" dhe duke njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij...më shumë.

05/11/2023 18:40-Mbi 300 amerikanë janë larguar nga Gaza

Screenshot 2023 11 05 172020

Më shumë se 300 amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë larguar nga Gaza, por ka qytetarë që kanë mbetur në enklavën e rrethuar ndërsa po vazhdojnë negociatat e vështira për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Të liruarit përfshinin shtetas amerikanë, banorë të përhershëm të ligjshëm dhe anëtarë të familjes së tyre, Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare.

Finer tha se një numër i amerikanëve që duan të dalin kanë mbetur brenda Gazës, por nuk specifikoi se sa është ky numër.

05/11/2023 18:00-Rreth 1000 pacientë palestinezë me kancer do të dërgohen në Turqi - spitali ku po trajtoheshin nuk i plotëson më kushtet

Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që rreth 1000 pacientë me kancer dhe civilë të tjerë të lënduar që kanë nevojë për kujdes urgjent në Gaza, të dërgohen në Turqi për trajtim

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha të enjten se Ankaraja ishte e përgatitur të sillte pacientë me kancer nga spitali i “Miqësisë Turko-Palestineze” në Gaza, i vetmi spital për trajtimin e kancerit në enklavë, i cili doli jashtë shërbimit pasi i mbaroi karburanti.

Dhe sot, Koca tha se kishte një bisedë telefonike me homologun egjiptian, ku diskutuan për këtë çështje.

05/11/2023 17:20-Izraeli arsyeton sulmet ndaj spitaleve: Hamasi po i shfrytëzon si mburojë

Screenshot 2023 11 05 164637

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e spitaleve si bastione ushtarake.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë akuzuar Hamasin për "shfrytëzim sistematik të spitaleve" si pjesë e makinerisë së luftës, raporton bbc.

Izraeli është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për sulme të supozuara në ose afër infrastrukturës mjekësore të Gazës...më shumë.

05/11/2023 16:40-Kreu i Hamasit ndodhet në Iran, ai u prit nga Ajatollah Khamenei

c7dbf1f9 a1f9 4618 a527 9f4c8b44f7e4

Ajatollah Khamenei i Iranit priti njeriun e parë të organizatës palestineze, Hamas, Ismail Haniyeh.

Nuk është bërë e ditur se çfarë kanë biseduar, por tashmë dihet se Teherani zyrtar e mbështet hapur Hamasin dhe e financon dhe e pajisë me armë.

Kujtojmë se katër javë më parë Hamasi kreu sulmin më të keq terrorist në historinë e Izraelit, gjatë të cilit militantët e Hamasit vranë më shumë se 1400 njerëz, shumica civilë.

05/11/2023 15:46-Katari tregon kushtet për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, tha se pa pak paqe në Gaza, lirimi i pengjeve izraelitë të mbajtur atje nuk do të jetë i mundur.

“Çdo lirim i pengjeve do të lidhet me njëfarë paqeje që do të lejojë që lirimi i tyre të jetë i mundur, gjë që nuk e kemi parë për një kohë të gjatë”, tha Majed Al Ansari, një zëdhënës i ministrisë së Katarit, transmeton Telegrafi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjet nga SHBA për të ndalur përkohësisht ofensivën në Rripin e Gazës, për të lejuar ndërmjetësimin në lirimin e më shumë se 240 pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi një muaj më parë.

05/11/2023 15:40-Izraelitët protestuan para shtëpisë së Netanyahut

Policia frenoi mbrëmë protestuesit jashtë rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, mes pakënaqësisë në rritje të opinionit për dështimet që çuan në sulmin vdekjeprurës muajin e kaluar nga grupi islamik palestinez Hamas mbi komunitetet rreth Rripit të Gazës.

Duke valëvitur flamujt izraelitë të bardhë dhe kaltër dhe duke thirrur “burg tani!”, qindra njerëz kaluan nëpër barrierat e policisë rreth rezidencës së Netanyahut në Jerusalem, transmeton Telegrafi.

Protesta e mbajtur ditën e publikimit të rezultateve të sondazhit, sipas të cilit tre të katërtat e izraelitëve besojnë se Netanyahu duhet të largohet, tregoi pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj liderëve të tyre politikë.

05/11/2023 15:05-Tha se në opsion është hedhja e bombës bërthamore në Gazë, kryeministri izraelit pezullon ministrin e kabinetit të tij

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pezulluar për një kohë të pacaktuar ministrin e Trashëgimisë, Amihai Eliyahu nga mbledhjet e kabinetit, njoftoi zyra e kryeministrit.

Eliyahu tha se një sulm bërthamor në Gaza është “një nga opsionet” për Izraelin, duke e nxitur kryeministrin izraelit të dal me një reagim, për të bërë të ditur se distancohet nga komentet e tij dhe se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Fjalët e Amihai Eliyahut dhe realiteti nuk janë të njëjta. Izraeli dhe ushtria izraelite po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar, për të parandaluar dëmtimin e njerëzve që nuk janë të përfshirë në konflikt dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fitore”, tha Netanyahu.

05/11/2023 14:21-Ish-zyrtari i Mossad-it izraelit propozon zhvendosjen globale të popullsisë së Gazës: Të gjitha 100 vendet e botës t’i marrin nga 25 mijë

Ish-zëvendësdrejtori i shërbimit sekret izraelit Mossad, Ram Ben Barak, ka thënë se secili nga 100 vendet e botës duhet të pranojnë 20 mijë refugjaë nga Gaza, duke shtuar se të jetë refugjat nga Kanada është më mirë se të jetosh në Gazë.

Politikani izraelit dhe ish-drejtori i Mossadit, ka nxitur reagime të ashpra pasi propozoi zhvendosën globale të të gjithë popullsisë në Gazë, transmeton Telegrafi.

“Nëse çdo vend pranon nga 20 mijë, kjo do të nënkuptonte 100 vendet e botës, duke marrë parasysh se janë refugjatë. Është më mirë të jesh emigrant në Kanada sesa në Gazë”, tha Barak.

05/11/2023 12:48-Ushtria izraelite publikon pamjet e asaj që zbuluan në veri të Rripit të Gazës, këto janë hyrjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë publikuar pamjet më të reja të filmuara pas operacionit tokësor në Rripin e Gazës.

“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrë IDF-ja.

05/11/2023 11:35-Blinken takohet me presidentin palestinez në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Ramallah në Bregun Perëndimor, për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Rreth 200 persona janë mbledhur në qytet për të kundërshtuar vizitën e Sekretarit amerikan, transmeton Telegrafi.

Kjo është vizita e parë e Blinkenit në rajonin e pushtuar që nga shpërthimi i konfliktit, e më pas ai do të takohet në Izrael edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

1 33

2 16

3 1

4 2

1 1

05/11/2023 10:56-Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu: Nuk do ta bëjmë

Benjamin Netanyahu ka tentuar të distancohet në rrjetet sociale nga komentet e një ministri në qeverinë e tij, se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza është “një nga opsionet”, dhe se popullsia palestineze mund “të shkojë në Irlandë ose në shkretëtirë”.

Times of Israel publikoi deklaratat e Ministrit të Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, i cili tha në një intervistë se populli palestinez “mund të shkojë në Irlandë ose shkretëtirë, monstrat në Gaza duhet të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre”, duke shtuar se ata që valëvitin flamurin palestinez ose të Hamasit “nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë në faqen e dheut”.

05/11/2023 09:25-Hamasi publikon pamjet e sulmeve ndaj ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës

Emmanuel Mannie Fabian, raportues i luftës për Times of Israel, ka publikuar pamjet e sulmeve të Hamasit mbi mjetet e blinduara izraelite, gjatë operacionit tokësor të IDF-së në Rripin e Gazës.

“Hamasi publikoi pamjet ku shihet sesi militantët e saj sulmojnë mjetet e blinduara të IDF-së në Rripin e Gazës”, ka shkruar Fabian përbri videos së publikuar në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.

Në postim gjithashtu thuhet se “IDF-ja është e vetëdijshme për një nga sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen forcat tokësore, duke u përballuar me militantët e Hamasit që dalin nga tunelet dhe lansojnë raketa në drejtim të tyre”.

05/11/2023 08:43-Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gazë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante “qendër komanduese dhe pika vrojtimi”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me “eliminimin e terroristëve”. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve.

04/11/2023 21:52-Erdogan: Turqia nuk do të mbështesë asnjë plan që “të fshijë gradualisht palestinezët” nga historia

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran sapo të përfundojë lufta Izrael-Hamas.

Erdogan gjithashtu theksoi se Ankaraja nuk do të mbështesë asnjë plan që “të fshijë gradualisht palestinezët” nga historia, lexo më shumë.

04/11/2023 19:47-“Skenat të vdekjes dhe shkatërrimit” – palestinezët në Gaza qajnë për ujë, jetojnë me dy copa bukë në ditë

Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy copa bukë në ditë, që i merr prej ndihmave të Kombeve të Bashkuara, ka thënë drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, Thomas White.

Ai ka thënë se thirrjet kryesore në rrugët e Gazës tani janë “ujë, ujë”.

White, i cili ka thënë se ka qenë në Gazë në javët e fundit, e ka përshkruar vendin si “skenë të vdekjes dhe shkatërrimit”, lexo më shumë.

04/11/2023 19:23-Kongresmenja amerikane drejtuar Bidenit: Mbështete armëpushimin tani, ose mos llogarisni tek ne në vitin 2024

Përfaqësuesja amerikane Rashida Tlaib, gruaja e parë palestinezo-amerikane që shërben në Kongres, ka akuzuar presidentin Joe Biden për mbështetjen e një “gjenocidi” kundër palestinezëve dhe paralajmëroi për pasojat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në një video të postuar në X (ish-Twitter), kongresmenja demokrate nga Miçigani përsëriti thirrjet e saj që Biden të mbështeste një armëpushim në konfliktin pothuajse njëmujor Izrael-Hamas, lexo më shumë.

04/11/2023 16:46-Blinken pas takimit me liderët arabë: Jemi të fokusuar në lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi

Pas takimit me liderët arabë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se vendi i tij mbetet i fokusuar në lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe thotë se "Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për të parandaluar viktimat civile".

Në një konferencë për shtyp pas takimeve në Aman të Jordanisë me pesë liderë nga rajoni, Blinken thotë se ata do të punojnë për të frenuar çdo "aktor shtetëror dhe joshtetëror në hapjen e një fronti tjetër në këtë konflikt, ose ndërmarrjen e veprimeve të tjera destabilizuese", lexo më shumë.

04/11/2023 16:20-Hondurasi u bë shteti më i ri i Amerikës Latine që tërhoqi ambasadorin nga Izraeli

Hondurasi u bë shteti më i ri i Amerikës Latine që ka tërhequr ambasadorin e tij në Izrael.
Hondurasi këtë veprim e mori pas asaj që e quajti “situatë serioze humanitare” me të cilën po ballafaqohen palestinezët në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas.
“Përballë situatës serioze humanitare që po përjetohet nga popullsia civile palestineze në Rripin e Gazës, qeveria” e ka ftuar ambasadorin, Roberto Martinez në Tegucigalpa “për konsultime”, shkroi në platformën X ministri i Jashtëm honduras, Eduardo Enrique Reina.

04/11/2023 15:45-Shkatërrohet Universiteti i Al-Azhar në Rripin e Gazës

Ndërtesa e Universitetit Al-Azhar në Rripin e Gazës është shkatërruar plotësisht, raportojnë mediat palestineze.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar zyrtarisht për përfshirjen e saj në sulm.

Universiteti Al-Azhar në Gaza u themelua në vitin 1991.

04/11/2023 15:21-OKB-ja konfirmon se është bombarduar një shkollë në Gaza, në mesin e viktimave janë disa fëmijë

Screenshot 2 16

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza (UNRWA) ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve reuters se kampi i refugjatëve në shkollën Al-Fakhoura, Jabalia, i drejtuar nga OKB-ja, është sulmuar nga forcat izraelite.

Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit në UNRWA, tha se mes viktimave kishte edhe fëmijë, por që ende nuk janë në gjendje të verifikonin se sa njerëz janë vrarë.

"Të paktën një predhë goditi oborrin e shkollës ku kishte tenda për familjet e zhvendosura. Një tjetër predhë goditi brenda shkollës ku gratë po gatuanin bukë", citon Reuters të ketë thënë ajo me telefon...më shumë.

04/11/2023 14:40-Turqia tërheq ambasadorin nga Izraeli

Screenshot 1 23

Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael shkaku i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.

Ministria e Jashtme e vendit lëshoi një deklaratë duke thënë se ambasadori në Tel Aviv, Sakir Ozkan është ftuar në Ankara "për konsultime".

Masa është në përgjigje të "palës izraelite që nuk pranon thirrjet për armëpushim, sulmet e vazhdueshme kundër civilëve dhe mos lejimin e hyrjes së pandërprerë dhe të vazhdueshme të ndihmave humanitare", tha ai.

Të dërguarit e Izraelit në Turqi u larguan nga vendi muajin e kaluar për arsye sigurie.

04/11/2023 14:06-Hezbollahu thotë se ka sulmuar disa pozicione izraelite

Hezbollahu ka publikuar pamjet e atyre që pretendojnë se janë sulme ndaj pozicioneve izraelite përgjatë kufirit libanez.

Grupi militant publikoi një video në kanalin në Telegram, duke thënë në një deklaratë se "raketat dhe armët e përshtatshme" ishin përdorur në sulme.

04/11/2023 13:59-Izraeli publikon pamjet të bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban

lcimg b30b7c5d b604 42a5 b95f 59a445e87062

Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në formë përgjigjeje pas të shtënave që erdhën sot nga Libani.

Ai publikoi pamjet që duket se tregojnë sulmet në pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Sulmet ajrore u kryen "në të njëjtën kohë me sulmet tokësore duke përdorur zjarr artilerie dhe tanke", tha forcat ajrore...më shumë.

04/11/2023 13:20-Rreth një milion njerëz janë zhvendosur në jug të Gazës - por gati 500 mijë gjenden ende në veri

gaza

I dërguari special i SHBA-së, David Satterfield, ka ofruar të dhëna të reja rreth situatës humanitare në Gaza.

Ai tha se midis 800 mijë dhe një milion njerëz janë zhvendosur në jug të Gazës dhe gati gjysmë milioni mbeten në veri.

Në lidhje me dërgesat e ndihmave që kanë hyrë në Gaza, ai tha se SHBA-ja nuk ka parë asnjë "ndalim apo ndërhyrje" nga ana e Hamasit.

04/11/2023 12:40-Pasojat e sulmeve izraelite në jug të Gazës

Palestinezët janë mbledhur këtë mëngjes në vendin ku izraelitët kryen një sulm në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Izraeli u ka kërkuar vazhdimisht njerëzve në rajon që të lëvizin në jug për të shmangur përfshirjen në luftime ndërsa intensifikon sulmet tokësore.

lcimg f8770cfe 5a0f 41c8 9c72 e4a5834d2fdd

lcimg a3025e79 0b62 4b53 94bb f5118a30fad8

lcimg a0d0ff47 c495 4490 8fa7 03371d51acee

lcimg 95e9c9db 0818 496c a00c 94700b290784

lcimg 8a1bbec6 4696 4b99 bda8 41d38173545b

04/11/2023 12:00-Netanyahu më nuk ekziston për Turqinë, Erdogan: E kemi fshirë dhe e kemi hedhur

Screenshot 2 15

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me agjendën pas kthimit nga vizita në Kazakistan.

Lideri turk reagoi ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu duke i dhënë mesazhin se nuk do ta lënë Gazën vetëm dhe të pafuqishëm kur pyeten për ngjarjet mes Izraelit dhe Palestinës.

"Më lejoni t'ju them këtë, Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim. Ne e kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë", tha ai...më shumë.

04/11/2023 11:50-Blinken takohet me kryeministrat e Libanit dhe Katarit

7053fd18 ccd8 4ccc a93a f19c6140c016

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po takohet me liderë dhe ministra nga e gjithë Lindja e Mesme.

Së pari në rendin e ditës ishte një diskutim me kryeministrin e përkohshëm të Libanit, Najib Mikati, i cili i theksoi Blinkenit rëndësinë e punës për një armëpushim në Gaza.

Ai u fotografua gjithashtu duke përshëndetur kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

59d6c220 4866 4cc0 90f3 06cd25a50a9c

04/11/2023 11:21-Pentagoni beson se ka parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

d8c87762 e24c 4869 8f90 f975f6eed7ed

Një "konflikt më i gjerë rajonal" në Lindjen e Mesme "është shmangur", tha një zëdhënës i Pentagonit.

Duke folur për BBC-në, gjenerali amerikan, Patrick S. Ryder tha se "tani për tani ne e shohim këtë konflikt si të kufizuar midis Izraelit dhe Hamasit".

Kujtojmë se lideri i grupit islamik shiit libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah ka mbajtur dje fjalimin e parë pas sulmit të 7 tetorit, ku nuk ka bërë thirrje për një luftë të gjithanshme kundër Izraelit...më shumë.

04/11/2023 11:07-OKB: Personi mesatar në Gaza jeton me dy copa bukë në ditë

lcimg 6d5c0885 35be 4a35 b5c3 7ee3ab09dad8

Agjencia e ndihmave të OKB-së, UNRWA tha se situata në Gaza është tani aq e rëndë sa që një person mesatar atje jeton me dy copa bukë në ditë.

Agjencia mbështet afërsisht 89 furra buke në të gjithë rajonin, të cilat synojnë të furnizojnë me ushqim 1.7 milion njerëz.

04/11/2023 10:39-Palestinezi që humbi 21 anëtarë të familjes: Kurrë nuk do t’ia dëshiroja armikut dhimbjen nëpër të cilën po kaloj unë

lcimg c92f9092 302f 45d3 83f2 16e054ce595d

Një burrë që humbi 21 anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit tha se nuk do të dëshironte ta shihte armikun në pozitën që ai është pas humbjes së pothuajse të gjithë anëtarët e familjes.

Ahmed Alnaouq, bashkëthemelues i "We Are Not Numbers", organizatë jofitimprurëse palestinez në Gaza, tha se tre nga motrat e tij, dy nga vëllezërit e tij dhe 14 nga mbesat dhe nipërit e tij vdiqën kur shtëpia e tyre u godit...më shumë.

04/11/2023 10:00-Blinken arrin në Jordani, pritet të diskutojë me udhëheqësit arabë rreth një armëpushimi në Gaza

blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot në kryeqytetin jordanez të Amanit me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve dhe Egjiptit, si dhe me përfaqësues palestinezë.

Ajo vjen në kohën e një fushate të fundit diplomatike të Blinkenit për të rritur dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza dhe për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të krizës atje.

Diplomati amerikan u takua sërish me Benjamin Netanyahun në Tel Aviv - megjithëse bëri thirrje për një pauzë të përkohshme ushtarake për të lejuar ndihmat dhe daljen e shtetasve të huaj nga Gaza, e cila gjë u u refuzua nga kryeministri izraelit.

04/11/2023 09:24-Macron bën thirrje për armëpushim në Gaza: Lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifimin e civilëve

Screenshot 3 12 e1699086205478

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se një konferencë humanitare për luftën midis Izraelit dhe Hamasit do të mbahet në Paris më 9 nëntor.

Ai përsëriti thirrjet për një armëpushim në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës për të mbrojtur civilët.

“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim sepse lufta kundër terrorizmit nuk justifikon sakrifikimin e civilëve”, tha lideri francez.

04/11/2023 08:40-Kompania e lundrimit heq Izraelin nga itineraret e vitit 2024

Royal Caribbean Group e ka hequr Izraelin nga itineraret e vitit 2024 për shkak të luftës Izrael-Hamas, duke e bërë atë operatorin e dytë të madh të lundrimit amerikan që ndryshon planet për shkak të konfliktit.

Ai tha se itineraret e ardhshme do të ndryshojnë "për shkak të pasigurisë së vazhdueshme" dhe "situatës në zhvillim në rajon".

Konkurrenti i saj norvegjez, Cruise Line Holdings tha se po largonte Izraelin nga itineraret e vitit 2024.

04/11/2023 08:06-Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza

Screenshot 1 20

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin në spital, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin në spitalin më të madh të enklavës, al Shifa.

Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 60 u plagosën kur Izraeli goditi një ambulancë që ishte pjesë e një autokolone jashtë spitalit, tha ministria e shëndetësisë...më shumë.

04/11/2023 08:00-UNRWA thotë se 72 anëtarë të stafit janë vrarë në konflikt

Screenshot 6 7

Drejtori i agjencisë palestineze të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNRWA) ka thënë se 72 anëtarë të stafit të saj janë vrarë deri më tani në konfliktin Izrael-Hamas.

"Asnjëherë nuk kam qenë në një situatë ku ne jemi efektivisht të uritur nga furnizimet jetike humanitare që duhet t'u ofrojmë njerëzve", tha Tom White.

Ai shtoi se shumica e banorëve të Gazës mbijetonin me një ose dy copë bukë në ditë.

03/11/2023 23:44-Hoqi antiplumbin dhe helmetën gjersa fliste për kolegun e ndjerë, gazetari palestinez: Ato nuk po na mbrojnë nga sulmet izraelite

palestine 1

Një gazetar palestinez shpërtheu në lot në transmetimin e drejtpërdrejtë, pasi kolegu i tij, Mohammed Abu Hattab, u vra nga një sulm ajror izraelit.

Gazetari hoqi helmetën dhe jelekun antiplumb duke thënë se ato nuk i mbrojnë pasi që izraelitët nuk po i kursejnë as gazetarët.

Hattab që punonte për kanalin televiziv të Autoritetit Palestinez u vra të enjten së bashku me dhjetë anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tij në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës...më shumë.

03/11/2023 23:25-Pamje të reja të sulmit të militantëve të Hamasit në një festival në Izrael

Pamjet e reja të sulmit terrorist të Hamasit në festivalin muzikor në Izrael.

Terroristët ishin nën kontrollin e zonës për shumë orë dhe kishin kohë për të kërkuar të mbijetuarit.​

03/11/2023 23:01-SHBA konfirmon për herë të parë: Kemi drone mbi Gaza

Screenshot 1 19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar për herë të parë se ka ngritur në qiell drone të paarmatosura mbi Rripin e Gazës që kur Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder tha në një deklaratë se dronët po vepronin për të "mbështetur përpjekjet për gjetjen e pengjeve".

“SHBA po kryen fluturime të paarmatosura me dron mbi Gaza, si dhe po ofron këshilla dhe ndihmë për partnerin tonë izraelit ndërsa ai po punon në gjetjen e pengjeve”, thuhet në deklaratë...më shumë.

03/11/2023 22:30-Buldozeri ushtarak izraelit sulmohet në Bregun Perëndimor

Buldozeri ushtarak izraelit është shënjestruar në një bombardim palestinez në Bregun Perëndimor

03/11/2023 22:00-"Rusia është e fundit që do të na mësojë"

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan iu përgjigj Përfaqësuesit të Përhershëm rus, Vasily Nebenzya, i cili tha se Izraeli nuk ka të drejtë të vetëmbrohet - sepse është një "shtet pushtues".

"Është qesharake të dëgjosh nga përfaqësuesi i Rusisë duke i shitur moral Izraelit për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar. Përfaqësuesi i vendit që u përjashtua nga Këshilli i UNHR-së flet për moralin. Rusia është e fundit që do të na mësojë. Të gjithë e kuptojnë se si Rusia do të reagonte nëse mijëra qytetarë të saj do të vriteshin dhe rrëmbeheshin nga një organizatë terroriste. Rusia po e përdor sulmin e Hamasit në mënyrën më të çoroditur të mundshme dhe vetëm për të shkëputur vëmendjen e botës nga pushtimi i Ukrainës”, tha Gilad Erdan.

03/11/2023 21:30-Izraeli po punon për të "thyer Hamasin dhe lirimin e pengjeve"

Izraeli po punon për të "thyer Hamasin dhe lirimin e pengjeve", ka thënë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes.

Benny Gantz u pyet se çfarë duhet të ndodh për të arritur një armëpushim humanitar në Gaza.

"Ne kemi pengje atje", tha ministri izraelit pa portofol dhe gjeneral i ushtrisë në pension.

"Gjithçka që ndodh në Gaza tani lidhet me të drejtë me zhdukjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve. Të gjitha të tjerat janë thjesht detaje", pohoi ai.

03/11/2023 21:00-Instituti Francez dhe zyra AFP-së në Gaza u goditën nga një sulm ajror

Screenshot 3 10

Instituti Francez në Gaza është goditur nga një sulm ajror izraelit, por nuk u raportuan të lënduar në mesin e stafit, tha ministria e Jashtme franceze, ndërsa zyra e Gazës e agjencisë së lajmeve Agence France-Presse (AFP) u godit gjithashtu.

Ministria franceze shtoi se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite që të arsyetojnë sulmin ndaj institutit "pa vonesë".

Në një deklaratë të veçantë, ministria shprehu gjithashtu "shqetësime të mëdha" për numrin e viktimave civile në Gaza...më shumë.

03/11/2023 20:30-Kryeministri britanik bën thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

rishi sunak

Rishi Sunak ka bërë thirrje për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme në mes të luftës së Izraelit me grupin militant Hamas.

Kryeministri britanik zhvilloi një bisedë telefonike me homologun indian, Narendra Modi, ku dyshja "diskutuan rreth situatës thellësisht shqetësuese në Lindjen e Mesme dhe dënuan sulmet e Hamasit ndaj Izraelit".

Udhëheqësit "përsëritën se Hamasi nuk përfaqësonte popullin palestinez dhe reflektuan mbi nevojën për të ulur tensionet në rajonin më të gjerë".

03/11/2023 20:00-Protesta anti-Izrael në SHBA, Britani të Madhe dhe Gjermani

03/11/2023 19:30-Izraeli sulmon një autokolonë mjekësore, të paktën 50 viktima - Izraeli thotë se aty kishte terroristë

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1720493361222590618

Sky News ka verifikuar një video të një ambulance të dëmtuar rëndë dhe palestinezë të vrarë jashtë spitalit al Shifa në veri të Gazës.

Kjo pason pretendimet e ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

Një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) i tha Sky News se "kishte terroristë në atë kolonë".

03/11/2023 19:17-Zelenskyy pritet të vizitojë gjatë javës së ardhshme Izraelin

zelensky 1

Përgatitjet që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të vizitojë Izraelin javën e ardhshme janë në një fazë të avancuar.

Presidenti ukrainas nuk u lejua të vizitojë Tel Avivin dy javë më parë, pavarësisht se liderët e tjerë botërorë u lejuan të vizitonin.

Izraeli ka shmangur afrimin shumë me Ukrainën për të shmangur tensionet me Rusinë.

03/11/2023 18:40-Izraeli sulmoi një autokolonë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, pretendon se shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në një sulm ndaj një autokolone ambulancash që transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

"Ishte një kolonë mjekësore", tha Ashraf al-Qudra, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë. Ai tha se autoambulanca po transportonte 15-20 pacientë të plagosur rëndë dhe se ata është dashur të arrijnë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin për të vazhduar trajtimin jashtë vendit.

“Ata ishin viktima të plagosur rëndë, të cilët nuk mund t’i ndihmojmë në spital”, tha ai. Sulmi thuhet se ka ndodhur kur autokolona po largohej nga spitali Al-Shifa në Gaza.

03/11/2023 18:00-Netanyahu hodhi poshtë kërkesën e amerikanëve për armëpushim të përkohshëm në Gaza

1698405161 11785025  1

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se është kundër çdo lloj armëpushimi të përkohshëm në luftën kundër Hamasit që nuk përfshin lirimin e të gjithë pengjeve.

"Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin lirimin e pengjeve tona. Izraeli nuk do të lejojë që karburantet të hyjnë në Gaza dhe kundërshton dërgimin e parave në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

03/11/2023 17:20-Blinken: Duhet të ndalet dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Screenshot 1 15

Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi gjatë vizitës më të fundit në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.

Sekretari amerikan i Shtetit ka folur rreth pamjeve të fëmijëve palestinezë duke u nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave në Gaza.

"Kur e shoh këtë, në sytë e tyre përmes ekranit të televizorit, shoh fëmijët e mi. Si të mos i shoh?",...më shumë.

03/11/2023 16:40-Shtëpitë në Gaza janë goditur nga sulmet izraelite

Këto fotografi tregojnë palestinezët që vizitojnë shtëpitë e tyre që janë goditur nga sulmet izraelite në Maghazi, në Gaza qendrore.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 9,200 njerëz janë vrarë në Gaza dhe më shumë se 23,000 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, 24 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i operacionit tokësor javën e kaluar.

Screenshot 1 12

Screenshot 2 10

Screenshot 3 8

Screenshot 4 9

03/11/2023 15:46-Nasrallah kërcënon SHBA-në: Hezbollahu ka armë për t’u marrë me luftanijet amerikane

Lideri i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që kur filluan luftimet mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Ai gjithashtu foli edhe për SHBA-në, derisa tha se luftëtarët e tij janë "mirë të përgatitur" për t'u marrë me anijet luftarake që ka vendosur në Mesdheun lindor aty pranë.

Nasrallah theksoi se Hezbollahu "nuk është i kërcënuar" nga anijet dhe se di si të merret me to.

"Ne kemi edhe armë për t'u marrë me ta", shton ai.

Pasi foli për më shumë se një orë, lideri i Hezbollahut e përfundon fjalimin e tij, duke thënë se militantët e tij janë "të përgatitur të japin" t’i japin ndihmë Hamasit të ketë sukses.

03/11/2023 15:15-Nuk ka armëpushim derisa pengjet të lirohen, thotë Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të ketë armëpushim në Gaza derisa Hamasi të lirojë pengjet izraelite.

Netanyahu tha se forcat e vendit po operonin me forcë të plotë në të gjitha frontet.

"Unë u them armiqve tanë në veri të mos na testojnë, do ta paguani shtrenjtë", u shpreh ai derisa besohet se iu drejtua grupit Hezbollah.

03/11/2023 15:12-E gjithë bota priti fjalimin e tij – çfarë tha lideri i Hezbollahut në reagimin e tij të parë që kur nisen luftimet Izrael-Hamas

Lideri i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që kur nisën luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite më 7 tetor.

Nasrallah, e përshkroi sulmin e Hamasit që ndezi konfliktin si "të madh" dhe "të shenjtë", duke thënë se ai u krye "100 për qind nga palestinezët", lexo më shumë.

03/11/2023 12:20-‘Student i devotshëm i Islamit’ – çfarë dihet për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Hassan Nasrallah, lideri i grupit libanez Hezbollah do të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës.

Ky do të jetë reagimi i tij i parë që kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, lexo më shumë.

03/11/2023 12:19-Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë

Ushtria e Izraelit tha se i ka “eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar Qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli, lexo më shumë.

03/11/2023 12:17-Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit

Një komandant i Hamasit është vrarë në një operacion të përbashkët, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA).

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, IDF tha se aeroplanët e saj luftarakë vepruan me inteligjencë “të saktë” dhe vranë Mustafa Dalulin, i cili ishte komandanti i Batalionit “Hamas Sabra Tel al-Hawa”, lexo më shumë.

02/11/2023 23:56-A mund t'i arrijë qëllimet kryesore Izraeli përmes pushtimit tokësor të Gazës?

2023/10/israel-palestine.jpg

Udhëheqësit e Izraelit kanë deklaruar se Hamasi do të fshihet nga faqja e dheut dhe se Rripi i Gazës kurrë nuk do të duket më si më parë.

"Ne kemi vendosur dy qëllime për luftën: të eliminojmë Hamasin duke shkatërruar aftësitë e tij ushtarake dhe qeverisëse si dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë pengjet në shtëpi", tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa Izraeli po zgjeronte operacionet tokësore në Gaza.

Operacioni “Shpata e Hekurt” filloi si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së mbi 1400 izraelitëve nga persona të armatosur të Hamasit ndërsa shefi i qeverisë së Izraelit ka thënë se ushtria po lufton "për të drejtën tonë dhe të drejtën e brezave të ardhshëm për të jetuar të sigurt në atdheun tonë”...më shumë.

02/11/2023 23:45-Mbi 100 kamionë ndihma arrijnë në vendkalimin Rafah

Mes përpjekjeve të dëshpëruara për të marrë ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore në Gaza, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se 102 kamionë me ndihma humanitare arritën sot në vendkalimin Rafah.

02/11/2023 23:35-Sulmohet me raketa veriu i Izraelit

Sulmet me raketa kanë shkaktuar zjarre dhe shkatërrime në qytetin verior të Izraelit, Shmona.

Kjo vjen pasi Hezbollahu tha se kishte nisur sulme të njëkohshme në 19 pozicione në Izrael përgjatë kufirit të vendit me Libanin.

02/11/2023 23:18-Anëtari i kabinetit të luftës, ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta në Gaza është më e ndërlikuar se çdo gjë që kemi parë

benny gantz

Një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, Benny Gantz tha se lufta në Rripin e Gazës është më e ndërlikuar se çdo gjë deri më tani dhe se po shkakton dëme të mëdha.

"Është një luftë më komplekse nga sa kemi parë ndonjëherë. Si në çdo betejë, ka sfida dhe një çmim të lartë", deklaroi Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Duke thënë se Izraeli nuk mund të jetojë më me Hamasin, ai thekson se “ky realitet duhet të ndryshojë”,...më shumë.

02/11/2023 22:40-Babai palestinez kërkon fëmijët nën rrënojat e shtëpisë

Babai i dëshpëruar palestinez kërkon fëmijët mes rrënojave të shtëpisë së tij.

Shtëpia e palestinezit ishte bombarduar nga aeroplanët luftarakë izraelitë gjatë një sulmi të rëndë ajror në kampin Bureij, Gaza.

02/11/2023 22:03-Hamasi thotë se ka të drejtë ligjore për të luftuar okupimin izraelit

hamas scaled

Zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad ka thënë se populli palestinez ka të drejtën ligjore për të luftuar pushtimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Gjatë një vizite në Liban, Hamad pohoi për NBC se grupi palestinez - i klasifikuar si një organizatë terroriste nga vende të tilla si Britania e Madhe dhe SHBA - kishte vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ai tha se mund të ketë pasur gabime gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe se Islami është kundër vrasjes së civilëve...më shumë.

02/11/2023 22:00-Policia izraelite rrahë hebrenjtë që mbështesin palestinezët

Policia izraelite në Jerusalemin Perëndimor trajton dhe arreston anëtarët e grupit hebre ortodoks Neturei Karta.

Këta të fundit kanë shfaqur hapur mbështetjen e tyre për popullin palestinez në mes të luftës së Izraelit kundër Gazës së rrethuar.

02/11/2023 21:19-Shumë civilë po vdesin në Gaza, Blinken do të diskutojë rreth kësaj me Netanyahun në Izrael

blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të diskutojë me Izraelin rreth hapave që duhet të merren për të minimizuar viktimat civile.

“[Ne] do të flasim për hapa konkretë që mund dhe duhet të ndërmerren për të minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në Gaza, dhe kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara”, tha Blinken para një vizite në Izrael.

Ndërsa sekretari nuk dha detaje të tjera, ai përsëriti se kjo temë është në agjendën e vizitës e zyrtarit amerikan. Blinken pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, sipas Departamentit të Shtetit..më shumë.

02/11/2023 20:40-Ushtria izraelite ka rrethuar qytetin e Gazës

Daniel Hagari.

Ushtria izraelite ka përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha admirali Daniel Hagari.

Korpusi inxhinierik izraelit po punon tani për të gjetur dhe neutralizuar infrastrukturën nëntokësore, eksplozivët dhe kërcënimet e tjera për të lejuar IDF të lëvizë lirshëm në zonë, tha Hagari.

02/11/2023 20:00-Hezbollahu: Ne sulmuam 19 pozicione në Izrael

Hezbollahu nisi një sulm të njëkohshëm në 19 pozicione në Izrael përgjatë kufirit me Libanin, tha një burim nga grupi për Reuters.

02/11/2023 19:31-Publikohen pamje të abuzimeve çnjerëzore që po ushtrojnë ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Screenshot 12 2

Dhjetëra fotografi dhe video janë shfaqur gjatë javës së kaluar, ku ushtarët izraelitë abuzojnë dhe poshtërojnë palestinezët e arrestuar në Bregun Perëndimor, shpesh me sy të lidhur dhe me pranga në duar.

Në një nga videot më brutale, e cila është e paqartë, ushtarët e IDF-së filmuan veten duke abuzuar me shtatë punëtorë të Bregut Perëndimor, të cilët u kapën duke u përpjekur të hynin në Izrael, në një zonë në jug të kodrave të Hebronit Jugor.

Videoja tregon palestinezët të zhveshur ose gjysmë të zhveshur, me sy të lidhur dhe me pranga, duke bërtitur nga dhimbja. Njëri prej tyre po tërhiqet zvarrë në të gjithë vendin, shkruan Times of Israel...më shumë.

02/11/2023 19:05-Mbi 70 anëtarë të stafit të agjencisë së ndihmës së OKB-së u vranë në Gaza

Screenshot 6 5

Shefi i agjencisë kryesore të ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza tha të enjten se 72 anëtarë të stafit të saj janë vrarë në enklavë që nga shpërthimi i konfliktit më të fundit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

"Ne kemi humbur deri tani 72 staf", tha për CNN-in, Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

02/11/2023 18:45-Palestinezët përdorin ujin e detit për t'u larë

Këto fotografi të Associated Press tregojnë palestinezët në Gaza që përdorin ujin e detit për të larë veten dhe rrobat e tyre.

Imazhet tregojnë të tjerët duke mbajtur kova për të marrë ujin e detit në shtëpi.

lcimg 4cd410d5 a8b7 43d0 8d81 5d3bbf3aa18d

lcimg 5d8b94e5 58fe 4346 9bca 883934c5368c

lcimg 789c383e ff8b 4eb4 97d6 1d33424398e1

02/11/2023 18:24-Bahrejni largon ambasadorin e tij në Izrael

Bahrejni ka vendosur të tërheqë ambasadorin e tij në Izrael.

Gjithashtu ka pezulluar marrëdhëniet ekonomike me shtetin izraelit, tha Dhoma e Deputetëve të Mbretërisë.

02/11/2023 18:00-Të paktën 33 gazetarë janë vrarë në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit

Të paktën 33 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, tha në një deklaratë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Numri i të vdekurve mes gazetarëve përfshin 28 palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez, tha CPJ.

Tetë gazetarë u plagosën dhe nëntë të tjerë u zhdukën ose u ndaluan.

02/11/2023 17:19-Netanyahu: Trupat izraelite gjenden në afërsi të qytetit të Gazës

Screenshot 3 4

Trupat izraelite kanë kaluar nëpër periferi të qytetit të Gazës.

Kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka dhënë edhe disa detaje.

"Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar periferinë e qytetit të Gazës. Ne po përparojmë", tha ai...më shumë.

02/11/2023 16:25-Nuk po funksionojnë rreth një e treta e spitaleve të Gazës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përshkroi situatën në Gaza si "thellësisht shqetësuese".

Ai tha në rrjetet sociale se 14 nga 36 spitalet e Gazës nuk po punojnë për shkak të mungesës së karburantit, si dhe sulmeve dhe pasigurisë.

Spitalet që arritën të qëndrojnë të hapur funksionojnë me kapacitet 40 për qind, shtoi ai.

02/11/2023 13:52-‘Dikush qau, një tjetër filloi të dridhej’: Reagimet e parlamentarëve izraelitë pasi shikuan “disa nga mizoritë e Hamasit më 7 tetor”

02/11/2023 13:43-Numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 9,000

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 9,061 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit aktual më 7 tetor.

Këtu përfshihen 3,760 fëmijë, shton ministria – duke shtuar se më shumë se 32,000 të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/

02/11/2023 13:12-Egjipti thotë se do të ndihmojë në evakuimin e afro 7,000 shtetasve të huaj nga Gaza

Egjipti po përgatitet të lehtësojë evakuimin e rreth 7,000 shtetasve të huaj në Gaza - nga më shumë se 60 vende - nëpërmjet kalimit Rafah, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane.

Njoftimi vjen pas një takimi midis zyrtarëve të ministrisë së jashtme dhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të huaj në Kajro, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët egjiptianë thonë se plani i evakuimit do të kryhet "në përputhje me rregulloret dhe ligjet qeverisëse të Egjiptit, dhe rolin që i takon çdo misioni të huaj në pritjen e shtetasve të tij nga vendkalimi Rafah". /Telegrafi/

02/11/2023 12:14-Pse sulmet e Izraelit në Gaza po vrasin kaq shumë fëmijë

Luftimet gati njëmujore Izrael-Hamas kanë vrarë fëmijë me një ritëm më të shpejtë se pothuajse çdo konflikt tjetër i armatosur në dekada.

Shumica dërrmuese e fëmijëve – 3,542 të raportuar deri më 30 tetor, krahasuar me më shumë se 30 fëmijë të raportuar të vrarë nga pala izraelite – kanë qenë palestinezë në Gaza.

Ky numër, përkatësisht kjo përqindje e vdekjeve të fëmijëve tejkalon të gjitha konfliktet e tjera të armatosura të fundit, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

02/11/2023 11:19-Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit mbi Libanin jugor

Grupi militant islamik Hezbollah i mbështetur nga Irani të enjten pretendoi se rrëzoi një dron izraelit mbi Libanin jugor mes shkëmbimeve thuajse të përditshme ndërkufitare të zjarrit që kanë nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Hezbollah pretendoi se e goditi dronin "drejtpërsëdrejti" me një raketë tokë-ajër ndërsa ai fluturonte midis fshatrave kufitare të Al-Malikiyah dhe Hunin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e pranuan lëshimin e raketës së Hezbollahut, por mohuan që të ishte shkaktuar ndonjë dëm në mjetin e saj ajror pa pilot (UAV).

Në një deklaratë, IDF tha se "goditi celulën terroriste që gjuajti raketën dhe vendin e lëshimit". /Telegrafi/

02/11/2023 10:17-Angelina Jolie kritikon Izraelin, i quan liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’

Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, ka kritikuar fushatën ajrore të Izraelit në Gazën e shkatërruar nga lufta, teksa i ka quajtur liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

02/11/2023 10:01-Bolivia ndërpret lidhjet me Izraelin, Kolumbia dhe Kili tërheqin ambasadorët – shkak, sulmet në Gaza

Bolivia tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve të saj në Rripin e Gazës, ndërsa fqinjët Kolumbia dhe Kili tërhoqën ambasadorët e tyre në vendin e Lindjes së Mesme për konsultime.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

02/11/2023 09:13-Mbi 20,000 të plagosur në Gaza pa qasje në kujdesin shëndetësor – thonë Mjekët pa Kufij

Më shumë se 20,000 njerëz të plagosur janë ende në Gaza me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor për shkak të rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj ndihmave humanitare, tha në një deklaratë të mërkurën organizata “Mjekët pa Kufij”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

02/11/2023 08:32-Sipas zyrtarëve kufitarë, kalimi i Rafah do të rihapet sërish sot

Kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të rihapet sërish sot, sipas zyrtarëve kufitarë.

Të paktën 335 shtetas të huaj u larguan nga enklava dje kur u hap kufiri - për herë të parë për shtetasit e huaj që largohen që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas të muajit të kaluar.

Dhjetëra banorë të Gazës të plagosur rëndë u transferuan gjithashtu në përkujdesje në Egjipt pasi Katari, në koordinim me SHBA-në, ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit, Hamasit dhe Egjiptit, për të hapur kufirin.

Mbajtësit e pasaportave nga Australia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Finlanda, Indonezia, Italia, Japonia, Jordania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ishin midis atyre që u evakuuan dje.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim diplomatik të paidentifikuar, tha se rreth 7,500 mbajtës të pasaportave të huaja pritet të largohen nga Gaza gjatë dy javëve të ardhshme. /Telegrafi/

02/11/2023 07:53-Tajlanda nis bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin për pengjet

Zyrtarët tajlandezë thonë se kanë biseduar drejtpërdrejt me Hamasin për të siguruar lirimin e shtetasve të tyre që u morën peng nga Hamasi.

Kreu i misionit negociues tajlandez, ish-deputeti Areepen Uttarasin, tha se u takua me përfaqësuesit e Hamasit në Teheran më 26 tetor, ku mori garanci se pengjet tajlandeze do të lirohen në "kohën e duhur".

"U kërkova që t'i lironin sepse janë të pafajshëm", u tha ai gazetarëve në Bangkok, përcjell Telegrafi.

Të paktën 19 punëtorë fermash - tajlandezë - besohet se janë rrëmbyer nga Hamasi nga Izraeli jugor më 7 tetorin e kaluar, me shumë të tjerë ende të zhdukur.

Më shumë se 25,000 tajlandezë thuhet se punojnë në ferma dhe pemishte në Izrael dhe ata janë “shtylla” e punës së të huajve në fermat e Izraelit. /Telegrafi/

02/11/2023 07:46-Para dhe pas bombardimeve – imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin në Gaza

Disa imazhe satelitore thuhet se tregojnë shkatërrimin pas një sulmi ajror izraelit në Jabalia.

Për të lexuar lajmin e plotë dhe për të parë imazhet, klikoni KËTU.

01/11/2023 23:50-Biden mendon se Netanyahu i ka ditët numëruara si kryeministër i Izraelit

2023/11/biden-netanyahu.jpg

Një raport që citon zyrtarët amerikanë thotë se Joe Biden beson se Benjamin Netanyahu i ka ditët e numëruara si kryeministër i Izraelit.

Presidenti amerikan thuhet se ka shkuar aq larg sa i ka sugjeruar kryeministri izraelit që të nis të mendojë se çfarë informacionesh dhe mësimesh do të ndan me pasardhësin e tij të mundshëm, citon gazeta Politico dy zyrtarë të administratës amerikane.

"Do të duhet të ketë një llogari brenda shoqërisë izraelite për atë që ndodhi", ka thënë një zyrtar anonim për gazetën.

“Në fund të fundit, përgjegjësia përfundon në tavolinën e kryeministrit”, thuhet të ketë thënë Biden.

01/11/2023 23:22-OKB-ja: Sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza mund të përbëjnë krime lufte

Sulmet izraelite në një kamp refugjatësh në Gaza mund të përbëjnë krime lufte, ka thënë Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, thuhet në një deklaratë nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

01/11/2023 22:40-Hamasi publikon pamje duke u përleshur me forcat izraelite

2023/11/Screenshot_4-3.jpg

Forcat izraelite dhe militantët palestinezë po vazhdojnë përleshjet mes tyre në Rripin e Gazës.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale të përballjeve mes të dyja palëve.

Hamasi ka publikuar pamjet që supozohet se tregojnë luftëtarët e saj duke u përleshur me trupat izraelite në Gaza.

https://twitter.com/PalastineEye/status/1719814553033404655

01/11/2023 22:00-Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit

2023/11/page-5.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit.

Në një deklaratë, IDF tha se Muhamed A'sar u vra në një sulm me raketa, raporton skynews.

"A'sar ishte përgjegjës për të gjitha njësitë e raketave antitank të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës, komandonte njësitë në mënyrë rutinore dhe ndihmoi aktivitetet e tyre në raste emergjente", thuhej në një deklaratë.

01/11/2023 21:29-SHBA nuk beson se Hamasi mund ta qeverisë Gazën në të ardhmen

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Hamasi mund të përfshihet në qeverisjen e ardhshme të Gazës kur të përfundojë lufta me Izraelin, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke folur para gazetarëve ndërsa presidenti Joe Biden udhëtoi për në Minesota, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një vendbanim të përhershëm të civilëve të Gazës jashtë Gazës.

Me rritjen e numrit të viktimave të civilëve në Gaza nga sulmet izraelite, Kirby tha se Uashingtoni nuk beson se tani është koha për një armëpushim të përgjithshëm, por se “pauzat humanitare” janë të nevojshme. /Telegrafi/

01/11/2023 21:21-IDF pretendon se ka “thyer vijën e frontit mbrojtës” të Hamasit në Gazën veriore

Ushtria izraelite pretendon se ka “thyer vijën e frontit mbrojtës” të Hamasit në Gazën veriore dhe po zgjeron luftimet e saj në brez, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari.

Hagari tha të mërkurën se përparimi u arrit nga sulmet e koordinuara nga toka, deti dhe ajri.

Ai e quajti të rëndësishme vrasjen e shefit të forcës antitank të Hamasit, duke thënë se kjo do të ndikonte në aftësinë luftarake të grupit në vazhdim.

01/11/2023 21:07-Ku dhe si i rekruton Hamasi anëtarët e tij?

Hamasi befasoi botën me sulmin e tij shkatërrues më 7 tetor. Inkursioni në Izrael ishte i mirëplanifikuar dhe me burime të mira për sa i përket armëve dhe fuqisë njerëzore.

Por ku dhe si i rekruton Hamasi anëtarët e tij?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

01/11/2023 19:44-Qytetarët e parë britanikë u larguan sot nga Gaza përmes vendkalimit Rafah

Shtetasit e parë britanikë kanë përdorur pikën kufitare Rafah për të lënë Gazën dhe për të hyrë në Egjipt, ka konfirmuar Ministria e Jashtme.

Ekipet e Mbretërisë së Bashkuar janë në terren duke ofruar ndihmë.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të siguruar që kalimi të hapet përsëri, duke lejuar ndihmën jetike në Gaza dhe më shumë shtetas britanikë të largohen të sigurt", thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/

01/11/2023 19:26-Si u bë Katari një lojtar kyç në bisedimet diplomatike me Hamasin?

Shteti i vogël i Gjirit Persik, Katari, është përsëri në qendër të diplomacisë globale, këtë herë për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar marrëveshjet për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmeve të tij të 7 tetorit në Izrael, si dhe për evakuimin e shtetasve të huaj nga Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

01/11/2023 18:12-Biden pret që disa qytetarë amerikanë të largohen sot nga Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden ka komentuar për herë të parë hapjen më herët të kalimit në Rafah.

Duke postuar në rrjetet sociale, Biden shkroi: “Sot, falë udhëheqjes amerikane, ne siguruam kalim të sigurt për palestinezët e plagosur dhe për shtetasit e huaj për të dalë nga Gaza”.

"Ne presim që qytetarët amerikanë të dalin sot dhe presim të shohim më shumë largime gjatë ditëve në vijim".

Biden u zotua të sigurojë se do të punohet për "të nxjerrë amerikanët nga Gaza".

01/11/2023 17:07-Jordania tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli

Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli, sipas një deklarate nga ministria e jashtme jordaneze.

Ministri i Jashtëm, Ayman Safadi tha se masa po ndodhte menjëherë, "si një shprehje e pozicionit të Jordanisë që refuzon dhe dënon luftën izraelite që shpërtheu në Gaza".

Kthimi i ambasadorit do të varet “nëse Izraeli do të ndërpresë luftën e tij në Gaza, duke ndalur katastrofën humanitare dhe duke u përmbajtur nga veprimet që u mohojnë palestinezëve të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë qasjen në ushqim, ujë dhe ilaçe, si dhe një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme në tokën e tyre kombëtare”.

Ministria jordaneze më herët të mërkurën njoftoi fillimin e procesit të evakuimit të qytetarëve të saj nga Rripi i Gazës. /Telegrafi/

01/11/2023 16:59-15 ushtarë izraelitë u vranë dje në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë ripublikuar numrin e ushtarëve të vrarë dje në Gaza - duke thënë se bëhet fjalë për 15 të tillë.

Më parë, IDF tha se 11 nga ushtarët e saj u vranë në luftimet e djeshme.

01/11/2023 16:32-Shfaqet lideri politik i Hamasit – ka një mesazh për Izraelin dhe ‘për ata që qëndrojnë pas tij’ – tregon ‘vizionin për zgjidhjen e krizës’

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se dështimi i Izraelit në konfliktin aktual ka pasoja të rënda dhe do t’i kushtojë shtrenjtë, duke përfshirë jetën e disa prej të burgosurve të tij të mbajtur nga grupi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

01/11/2023 15:16-Hezbollahu ka publikuar një video me një mesazh misterioz: Po presim të premten

Lëvizja libaneze Hezbollah ka publikuar një video të shkurtër me mesazhin “presim të premten”, duke paralajmëruar fjalimin e liderit të kësaj organizate Sayyed Hasan Nasrallaha.

Nasrallah do të duhej të mbante fjalimin në televizon më 3 nëntor, në ceremoninë në përkujtim të “dëshmorëve që ranë në rrugën për në Al-Quds”, transmeton Telegrafi.

Fjalimi ka të ngjarë të sinjalizojë gjithashtu strategjinë politike që Hezbollahu do të ndjekë në të ardhmen.

01/11/2023 15:04-Mjeku Omar Abdel-Mannan: Fëmijët e plagosur rëndë në Gaza janë pothuajse më mirë të vdekur, ky është realiteti

Spitali më i madh i Gazës ka karburant për gjeneratorët për disa orë të tjera, tha mjeku Omar Abdel-Mannan për Sky News.

Ai shtoi se ishte në kontakt me ekspertë mjekësorë në spitalin al Shifa dhe se situata ishte “katastrofike”, transmeton Telegrafi.

“Shqetësimi më i madh që pata mbrëmë ishte mesazhi i fundit që mora nga një koleg, i cili thotë se gjeneratorët e tyre mund të punojnë edhe për disa orë të tjera”, tha ai.

Duke shpjeguar se çfarë do të thotë kjo, ai tha se dritat do të fiken, ventilatorët do të ndalojnë së punuari, foshnjat e lindura para kohe do të “vdesin” dhe “ata që janë në dializë çdo ditë do të vdesin”.

01/11/2023 14:32-Gratë në Gazë lindin foshnjat me prerje cezariane, nuk përdoret fare anestezion – uthulla përdoret si mjet për dezinfektim

Sipas të dhënave të UNFPA-së, në Gazë aktualisht gjenden 50 mijë shtatzëna, e 5.500 prej tyre duhet të sjellin në jetë fëmijët brenda këtij muaji.

Shumica prej tyre lirohen disa orë pasi pranohen në spital. Shtatzënat në Gazë përjetojnë makthin nga sulmet e vazhdueshme ajrore të izraelitëve, transmeton Telegrafi.

E tani pas shkatërrimit të objektit dhe mungesës së ilaçeve, ujit të pijshëm e energjisë elektrike, po detyrohen t’i nënshtrohen prerjes cezariane pa anestezion, duke e shfrytëzuar stafi uthullën si mjet për dezinfektim të ambientit ku kryhen intervenimet.

01/11/2023 13:31-Izraeli bombardon sërish kampin e refugjatëve në Gazë, dyshohet për shumë civilë të ngujuar nën rrënoja

Kampi i refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës është goditur sërish, pasi që njëjtë ishte vepruar në sulmet izraelite një ditë më parë, ku si pasojë humbën jetën 50 persona.

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh raporton se ndërtesat janë bërë rrafsh me tokë pasi që aeroplanë luftarakë izraelitë sulmuan kampin siq theksoi me “granatimin intensiv pa për selektime”, transmeton Telegrafi.

Al Jazeera raporton se ekziston frika e madhe se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, dhe se izraelitët më herët kishin hedhur fletushka që u bënin thirrje palestinezëve të largohen nga kampi i refugjatëve.

01/11/2023 12:07-Huthi të Jemenit publikuan një video të lëshimit të raketave balistike dhe dronëve në Izrael

Huthi të Jemenit, rebelët e mbështetur nga Irani, sulmuan Izraelin të martën. Sot ata publikuan një video të lëshimit të raketave balistike dhe dronëve.

Video tregon lëshimin e disa llojeve të raketave dhe dronëve kamikaz, transmeton Telegrafi.

Houthi-t thanë dje se sulmet ishin në hakmarrje për luftën e Izraelit kundër lëvizjes Hamas në Gaza.

01/11/2023 11:24-Netanyahu për vdekjen e ushtarëve izraelitë: Ata ranë në luftën më të drejtë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video, në të cilën flet për humbjet e ushtarëve izraelitë gjatë luftimeve kundër Hamasit në Gazë.

Ndryshe mbrëmë në luftimet në Gazë raportohet se janë vrarë 11 ushtarë izraelitë, transmeton Telegrafi.

“Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Kemi të rritura të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme. E dimë se çdo ushtar i yni është një botë e tërë. I tërë populli izraelit ju përqafon nga thellësia e zemrës. Të gjithë jemi me ju në këto momente. Ushtarët tanë ranë në në luftën më të drejtë, në luftën për shtëpinë tonë. U premtoj qytetarëve të Izraelit: Do ta kryejmë punën – do të vazhdojmë deri në fitore”, tha Netanyahu.

01/11/2023 10:24-Për herë të parë nga fillimi i luftës, hapet pikëkalimi kufitar Rafah, pritet evakuimi i shtetasve të huaj dhe palestinezëve të plagosur

2023/11/2-2.jpg

Pikëkalimi kufitar Rafah që lidhë Egjiptin dhe Palestinën, është hapur nga Gaza për herë të parë nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Vetëm disa minuta para hapjes së pikëkalimit kufitar, Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, James Cleverly, ka thënë se pret që “grupi i parë i shtetasve të huaj” të largohen nga Gaza, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e Britanisë së Madhe janë të gatshme të ndihmojnë shtetasit britanikë sapo t’ju jepet mundësia të largohen”, ka shkruar Cleverly në rrjetin social X.

Fotografitë nga pikëkalimi Rafah në anën e Gazës, tregojnë turmat e qytetarëve dhe veturat që kalojnë përmes portës që për herë të parë u hap që nga fillimi i luftës.

https://twitter.com/githii/status/1719627581589172395?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719627581589172395%7Ctwgr%5E8d00c42623b212180882ab91ea9e164958fb0ecd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fper-te-pare-nga-fillimi-luftes-hapet-pikekalimi-kufitar-rafah-pritet-evakuimi-shtetasve-te-huaj-dhe-palestinezeve-te-plagosur%2F

01/11/2023 09:12-New York Times: Komandot amerikane në Izrael ndihmojnë në gjetjen e pengjeve

Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë për të gjetur pengjet e rrëmbyer dhe të dërguar në Rripin e Gazës, më 7 tetor gjatë sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, shkruan New York Times.

Gazeta citoi Christopher P. Maier, ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, të thoshte në një konferencë në Uashington: “Ne po i ndihmojmë në mënyrë aktive izraelitët të bëjnë më shumë gjëra”.

Ai tha se detyra kryesore është të ndihmohet në “identifikimin e pengjeve, përfshirë edhe ata amerikanë”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët anonimë i thanë New York Times se disa dhjetëra anëtarë të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA kanë arritur së fundmi.

01/11/2023 08:34-Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës

Qeveria e Bolivisë ka njoftuar se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar vendin për ‘kryerjen e krimeve kundër njerëzimit’ në sulmet në Rripin e Gazës.

“Qeveria ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit, si shenjë e refuzimit dhe dënimit të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale të Izraelit në Rripin e Gazës”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Freddy Mamani, në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

Bolivia kishte ndërprerë tashmë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste për sulmet e saj në Rripin e Gazës. Në vitin 2020, qeveria e presidentes Jeanine Anez rivendosi lidhjet.

01/11/2023 08:17-Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera

Televizioni Al Jazeera ka njoftuar se në sulmin izraelit në Jabali, janë vrarë 19-anëtar të familjes së njërit prej video-inxhinierëve të këtij mediumi Mohamed Abu Al-Qumsana.

Në këtë sulm është vrarë babai i Mohmaedit, dy motrat, tetë nipat dhe mbesat, vëllai i tij, gruaja e vëllait dhe katër fëmijët e tyre, kunata tjetër dhe daja, transmeton Telegrafi.

“I shprehim ngushëllime Mohamedit dhe familjes së tij dhe solidarizohemi me të në këtë momente pikëllimi, dhe bëjmë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi për këtë vrasje të pakuptimta të njerëzve të pafajshëm”, thuhet në kumtesën e televizionit.

31/10/2023 23:38-Kampi i refugjatëve në Gazë është shkatërruar plotësisht, raketat izraelite e bënë rrafsh me tokë – u vranë dhe plagosën qindra persona

Drejtori i mbrojtjes civile në Gazë, Ahmad el Kalut, ka thënë se kampi i refugjatëve Jabali është shkatërruar plotësisht pas bombardimeve izraelite.

“Këto objekte janë shtëpia e qindra njerëzve. Forcave pushtuese ajrore i shkatërruan me gjashtë bomba të prodhimit amerikan. Kjo është masakra më e re që e ka kryer agresori izraelit në Rripin e Gazës”, tha El Kalut para gazetarëve në spitalin Kan Junis, raporton Al Jazeera.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që menjëherë të reagojë, me qëllim që të ndalë Izraelin, “para se të jetë tepër vonë”, transmeton Telegrafi.

31/10/2023 22:46-Myslimanët në SHBA me kërkesë për Bidenin: Do të zvogëlojmë votat nëse urgjentisht nuk sigurohet armëpushimi në Gazë

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara po zotohen të zvogëlojnë votat e Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme, shenja më e fundit e zemërimit dhe zhgënjimit në rritje në komunitetet arabe dhe myslimane, për dështimin e presidentit amerikan për të dënuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Në një letër të hapur të titulluar “Ultimatumi i armëpushimit 2023”, liderët myslimanë dhe Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman u zotuan të mobilizojnë votuesit myslimanë për të ndaluar mbështetjen ose votat për çdo kandidat që mbështet ofensivën e Izraelit kundër popullit palestinez, transmeton Telegrafi.

Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman përbëhet nga drejtues të Partisë Demokratike nga shtetet kryesore si Michigan, Ohio dhe Pensilvania, të cilat ka të ngjarë të jenë vendimtare në zgjedhje.

31/10/2023 22:11-Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, gjatë një konference për shtyp ka konfirmuar se IDF-ja ka kryer sulmin në kampin e refugjatëve Jabalin në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 persona.

Sulmin e ka arsyetuar me vrasjen e njërit prej komandantëve të Hamasit. Hagari pretendon se ushtria izraelitë ka arritur ta “eliminojë terroristin Ibrahim Biari”, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Biari ishte komandanti “kryesor” i Hamasit që kur forcat izraelite u fut në veri të Gazës, dhe se gjatë “eliminimit të tij janë vrarë shumë terroristë tjerë”.

31/10/2023 19:44-Izraelitët publikojnë pamjet e aksionit ushtarak tokësorë në Gazë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë publikuar pamjet, me të cilat pretendojnë se shfaqin operacionin tokësor në Gazë.

Pamjet janë publikuar sot në mëngjes në kanalet zyrtare të ushtrisë izraelite në mediat sociale, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë thuhet se forcat izraelite në 24 orët e fundit, kanë goditur mbi 300 objekte që kanë lidhje me Hamasin.

31/10/2023 19:16-Kreu i FBI-së paralajmëron SHBA-në dhe Perëndimin për llojin e terrorit që nuk është parë që nga ngritja e ISIS-it

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA-në që nga ngritja e Shtetit Islamik gati një dekadë më parë, paralajmëroi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres.

Wray tha se që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez në Gaza në fillim të këtij muaji, disa organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme ndaj amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin e paraqitur nga ekstremistët e dhunshëm amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të jenë një frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur Shteti Islamik krijoi të ashtuquajturin kalifat të tij disa vite më parë”, tha ai në një seancë dëgjimore para Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Senatit të SHBA-së kushtuar kërcënimeve ndaj SHBA-së.

31/10/2023 18:44-Pamje rrëqethëse nga Gaza, 5-vjeçarja mëson se motra e saj 18-muajshe u mbijetoi sulmeve ajrore të izraelitëve

BBC-ja britanike ka publikuar pamjet e ribashkimit të dy vajzave të vogla, pas sulmeve ajrore të izraelitë në Rafah në jug të Gazës.

Julia 18-muajshe ishte nxjerr nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, dhe me urgjencë ishte dërguar në spitalin El-Najar, transmeton Telegrafi.

Atje ishte dërguar edhe motra e saj 5-vjeçare Joury, e cila gjithashtu ishte shpëtuar nga rrënojat.

“Motra ime, e dashura ime”, tha Joury në momentin kur e mësoi se motra i kishte mbijetuar.

31/10/2023 16:56-Dalin nga tunelet dhe sulmojnë izraelitët, Hamasi publikon pamjet e betejës së ashpër kundër IDF-së në Rripin e Gazës

Militantët e Hamasit kanë publikuar një video të përleshjeve të ashpra me forcat izraelite, që janë futur në Rripin e Gazës.

Siç raporton Times of Israel, bëhet fjalë për betejën që ka ndodhur të dielën, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos, personi që e ka publikuar videon shfaq muxhahedinët e brigadës Al Kasam, e pamjet e filmuara nga droni vëzhgojnë ushtarët izraelitë dhe tanket në enklavën palestineze, të mbledhur në perëndim të pikëkalimit kufitar Erez.

Më pas pamjet ndërpriten dhe vazhdojnë kur kamera vendoset në uniformën e një militanti të Hamasit, ku përkrah tij shihen edhe shumë tjerë të armatosur duke dalë nga tuneli dhe i afrohen forcave izraelite.

https://twitter.com/SafaPs/status/1719288785278554243?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719288785278554243%7Ctwgr%5Ec6ce48487e2c69b37c57c5fb72d94a6ddb7bc5df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdalin-nga-tunelet-dhe-sulmojne-izraelitet-hanmasi-publikon-pamjet-e-betejes-se-ashper-kunder-idf-se-ne-rripin-e-gazes%2F

31/10/2023 15:36-Huthit në Jemen: Ne e kemi sulmuar Izraelin tri herë - të tjera sulme do të vijnë

Siç edhe është raportuar, ka dhunë në të gjithë rajonin – në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor të pushtuar, në kufirin e Izraelit me Libanin dhe gjetkë.

Dhe tani, Huthi në Jemen – qindra milje në jug-lindje të Izraelit – konfirmojnë se ata tashmë kanë lëshuar një “numër të madh” raketash balistike dhe dronësh drejt Izraelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/10/2023 14:39-Mungesa e ilaçeve në Gaza, mjekët po detyrohen të kryejnë operacione pa anestezion

Mjekët në Gaza po detyrohen të kryejnë operacione në terrene të hapura dhe të kryejnë prerje cezariane për gratë dhe amputime të fëmijëve pa anestezi për shkak të mungesës së ilaçeve, thanë të hënën Mjekët e Botës (MDM).

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/10/2023 13:29-Administrata Biden kërkon miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Shtetit, Antony Blinken, më 31 tetor do të dëshmojnë para Senatit, ku do të kërkojnë që të miratohet paketa e ndihmës urgjente për Izraelin dhe Ukrainën.

Kërkesa urgjente e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, në vlerë prej 105 miliardë dollarësh për këto dy shtete që janë të përfshirë në konflikte, veçse është përballur me pengesa në Kongresin e ndarë amerikan.

Sekretarët Austin dhe Blinken do të avokojnë për ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën para senatorëve, shumica e të cilëve, demokratë dhe republikanë, mbështesin ndihmën për këto dy shtete.

Por, ata përballen me probleme më të mëdha në Dhomën e Përfaqësuesve që udhëhiqet nga republikanët, ku kryetari i ri, Mike Johnson ka propozuar ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën, në mënyrë që ndihma të përqendrohet vetëm në Izraelin.

Qasjet e ndryshme të republikanëve dhe demokratëve parashikojnë probleme në miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar mbështetje për Izraelin, që nga 7 tetori po lufton kundër militantëve palestinezë të Hamasit. Por, presidenti amerikan ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit të kaluar. /rel/

31/10/2023 12:36-Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Forcat izraelite kanë shpërndarë disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e shkatërrimit të shtëpisë së njeriut që supozohet se është “personi që drejtoi sulmin më 7 tetor”.

Dhe pamjet vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) kishin thënë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Për të lexuar lajmin e plotë dhe për të shikuar pamjet, klikoni KËTU.

31/10/2023 11:41-Izraeli thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite tha të martën se kishte kryer sulme ajrore në Liban duke synuar Hezbollahun, një aleat i Hamasit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/10/2023 10:54-I dërguari i OKB-së paralajmëron se lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri

Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri, nxitur nga paqëndrueshmëria në rritje, dhuna dhe mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin 12-vjeçar, tha i dërguari i posaçëm për Sirinë në Kombet e Bashkuara.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/10/2023 10:00-Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) pretendojnë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/10/2023 09:54-“Ne po godasim në të gjitha pjesët e Rripit”: IDF raporton se qindra objektiva janë goditur në fazën e fundit të operacionit në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një përditësim mbi ofensivën e tyre në Gaza, duke thënë se rreth 300 objektiva janë goditur gjatë ditës së fundit si në sulmet ajrore ashtu edhe nga ato tokësore.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 22:17-Në Rripin e Gazës bombardohet i vetmi spital i onkologjisë

Spitali i miqësisë turko-palestineze në Gaza, i vetmi për pacientët onkologjikë në enklavën e bllokuar, u godit nga sulmet izraelite.

Mjeku Subhi Skaik ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, bombarduan katin e tretë dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha, transmeton Telegrafi.

Skaik gjithashtu theksoi se bombardimet izraelitë kanë shkaktuar dëme edhe në disa sisteme elektromekanike, dhe se personeli mjekësor dhe pacientët i janë ekspozuar rrezikut.

30/10/2023 21:33-Netanyahu: Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe për luftë, kjo është koha për luftë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur për arsyet pse nuk do të pajtohet me armëpushim, tha se Bibla thotë se ka një kohë për luftë dhe paqe dhe se tani është koha për luftë.

“Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është koha për luftë”, tha Netanyahu, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive pas sulmeve vdekjeprurëse nga Hamasi më 7 tetor.

30/10/2023 19:49-Rrëfimi i emigrantit tajlandez që i mbijetoi sulmit të Hamasit, militanti deshi t’ia presë kokën – e “shpëtoi” thika që nuk ishte e mprehtë

Withawat Kunwong, 30-vjeç, emigranti tajlandez që punon në një ferme në kub në jug të Izraelit kur Hamasi u fut më 7 tetor, i ka treguar gazetarit të CNN-it plagët në qafë që i mbetën nga lufta me një militant të Hamasit.

Ai tha se plagët janë një rikujtim në frikë dhe traumë që i shijoi në ditën kur Hamasi filloi sulmin e befasishëm në qytetet izraelite, transmeton Telegrafi.

Ferma ku punonte gjendej në kibuin Holit, në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës. Kunwong ka treguar për CNN se atë ditë të kobshme ishte në fermë kur dëgjoi shpërthimet e fuqishme, e tymi i zi filloi të ngritet në qiell derisa mbi kokë i fluturonin raketat.

Pranoi se me orë të tëra ishte fshehur derisa nuk e kishte gjetur një palestinez i veshur me rroba civile që e sulmoi dhe tentoi t’ia presë kokën me një thikë kuzhinë, pasi Kunwong kishte refuzuar të dorëzohet.

30/10/2023 19:18-Brenda spitalit në Gaza, pacientë të shtrirë kudo

Qindra njerëz, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe foshnja, ndodhen në korridoret e një spitali në Gaza, të cilin ushtria izraelite urdhëroi ta evakuonte, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).

Në pamjet e publikuara nga shërbimi i shpëtimit, të rinjtë, si dhe të rritur dhe të moshuar, mund të shihen në ndërtesën e mbushur me njerëz të ulur ose të shtrirë në dyshekë, disa me grumbuj sendesh ose rroba të varura në dyer.

Nuk ka shenja se ata në spitalin Al-Quds po ndjekin urdhrat e evakuimit të Izraelit, të cilat u dhanë dy herë javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

30/10/2023 16:57-Izraeli publikon videon e CNN të një kufome në Gazë: Kujtesë, të vdekurit nuk e lëvizin kokën

Një video nga Gaza që u transmetuar nga CNN, është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Fjala është për videon që shfaq viktimat e sulmit të fundit të kryer nga forcat izraelite, transmeton Telegrafi.

Në video shihen thasët me kufoma ku një palestinez i bën gati për transportim. E pranë një trupi qëndron një grua e veshur me të zeza, që me gjasë vajtonte humbjen e më të dashurit.

https://twitter.com/Israel/status/1718929350597226593?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1718929350597226593%7Ctwgr%5E761d9d4a132d8d93a3e4a08b2e7dff861ae5945c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fizraeli-publikon-videon-e-cnn-te-nje-kufome-ne-gaze-kujtese-te-vdekurit-nuk-e-levizin-koken%2F

30/10/2023 16:35-Vajza nga Gjermania që ishte rrëmbyer nga Hamasi është konfirmuar që është vrarë, presidenti izraelit thotë se i është prerë koka

Presidenti izraelit Yitzhak Herzog gjatë një interviste dhënë për Bild, ka konfirmuar informacionin sesi 23-vjeçarja Shani Louk nga Gjermania i është prerë koka.

Ajo u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor, gjatë një sulmi në festivalin e muzikës elektronike në kibuc të Reim. Madje Herzog ka konfirmuar se është “gjetur koka e saj”, transmeton Telegrafi.

Shtoi se “krijesat barbare dhe sadiste” të Hamasit i kanë “prerë kokën” vajzës, trupi i të cilës tani është identifikuar. Në anën tjetër, nuk janë identifikuar akoma trupat e 40 viktimave që janë vrarë nga Hamasi.

E një prej vështirësive të identifikimit është se fytyra e tyre janë dëmtuar rëndë, djegur apo disa gjymtyrë u janë prerë.

30/10/2023 15:46-Hamasi publikon një video ku thotë se tregon tri gra që u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza gjatë sulmeve të 7 tetorit

Hamasi ka publikuar të hënën një video që tregonte tri gra nga më shumë se 230 personat që Izraeli thotë se u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 14:43-Forcat izraelite vranë katër zyrtarë të Hamasit në 'orët e fundit', tha zëdhënësi i IDF

Trupat izraelite kanë vrarë katër zyrtarë të Hamasit në "orët e fundit", ka thënë një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Luftëtarët gjithashtu "shkatërruan infrastrukturën terroriste" duke përfshirë pozicionet antitank, tha kundëradmirali Daniel Hagari.

"Forcat e IDF kanë vazhduar operacionet e tyre tokësore në Rripin e Gazës për orët e fundit", shkroi ai në X, i njohur më parë si Twitter.

"Në përballjet me terroristët, luftëtarët e IDF, të ndihmuar nga helikopterë luftarakë dhe fluturake të drejtuara nga distanca të drejtuara nga forcat, eliminuan skuadrat që u përpoqën të sulmonin forcat". /Telegrafi/

30/10/2023 13:28-Gaza 'është ndarë në dysh' – ndërsa tanket dhe buldozerët izraelitë janë atje

Burimet palestineze në Gaza i kanë thënë Sky News se “rripi i rrethuar” është ndarë dhe nuk mund të udhëtoni më nga Gazën veriore në jug në rrugën kryesore Salah al-Din.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 12:23-Numri i njerëzve të vrarë në Gaza shkon në 8,306 – thotë Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 8,306, tha ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.

Sipas tyre, gjithsej 3,457 fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Shifra është e paprecedentë në dekadat e dhunës izraelito-palestineze.

Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në anën izraelite, kryesisht civilë gjatë sulmit fillestar të Hamasit.

30/10/2023 11:45-Pamje që tregojnë një veturë duke u hedhur në erë – nga një tank i forcave izraelite në Gaza

30/10/2023 11:04-Harris thotë se SHBA nuk ka ndërmend të dërgojë trupa luftarake në Izrael apo Gaza

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha në një intervistë se SHBA-ja nuk ka "absolutisht asnjë synim" të dërgojë trupa luftarake amerikane në Izrael ose Gaza mes frikës për një konflikt më të gjerë rajonal.

"Ne nuk kemi absolutisht asnjë synim, as nuk kemi ndonjë plan, për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza", tha Harris në një intervistë për "60 Minutes" të CBS që u transmetua të dielën, përcjell Telegrafi.

Harris, i cili është përfshirë në informime dhe telefonata për krizën e Lindjes së Mesme, i qëndroi ngushtë qasjes së administratës: Mbështetja e të drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten, ndërkohë që bën thirrje për mbrojtjen e civilëve.

“Sipas shumë vlerësimeve, të paktën 1,400 izraelitë kanë vdekur. Izraeli, pa asnjë dyshim, ka të drejtë të mbrohet”, tha ajo. “Por është shumë e rëndësishme që të mos ketë ngatërresë mes Hamasit dhe palestinezëve. Palestinezët meritojnë masa të barabarta sigurie, vetëvendosjeje dhe dinjitet, dhe ne kemi qenë shumë të qartë se duhet të respektohen rregullat e luftës dhe të ketë ndihma humanitare që rrjedhin”. /Telegrafi/

30/10/2023 10:51-Tanket izraelite hyjnë në Gaza nga lindja dhe veriu

Tanket izraelite kanë hyrë në skajin e qytetit të Gazës dhe kanë prerë një rrugë kyçe nga veriu në jug të territorit palestinez të shkatërruar nga lufta, thanë dëshmitarët për AFP.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 09:20-Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza gjatë tri javëve të fundit sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019

Më shumë fëmijë janë vrarë në tri javët e fundit në Gaza sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019, tha një organizatë bamirëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 3,195 nën 18 vjeç kanë vdekur në enklavën palestineze deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.

Dhe “Save the Children” thotë se kjo përbën më shumë se 40% të 7,703 njerëzve të vrarë në Gaza dhe, me 1,000 fëmijë të tjerë të raportuar të zhdukur, numri i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë.

“Numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në vetëm tre javë në Gaza është më shumë se numri i vrarë në konfliktet e armatosura globalisht – në më shumë se 20 vende – gjatë një viti të tërë, për tre vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.

30/10/2023 09:06-Izraeli thotë se ka vrarë dhjetëra operativë të Hamasit gjatë natës

Ushtria izraelite ka ndarë një përditësim në lidhje me operacionet e tyre tokësore në Gaza, të cilat ata thonë se vazhduan të zgjerohen gjatë natës.

“Gjatë përleshjeve me terroristët në Rripin e Gazës, trupat e IDF vranë dhjetëra terroristë të cilët u barrikaduan në ndërtesa dhe tunele dhe u përpoqën të sulmonin trupat”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

30/10/2023 08:40-Sulmet izraelite shkatërruan 47 xhami, dëmtuan 7 kisha – thotë Qeveria e Gazës

Sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në Gaza kanë shkatërruar 47 xhami dhe shtatë kisha që kur vendi filloi një luftë kundër Hamasit pas sulmeve të grupit të 7 tetorit në Izrael, sipas qeverisë në Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 08:23-Pamje që tregojnë pasojat e bombardimeve izraelite në Gazën veriore

30/10/2023 07:49-Fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza – thotë Unicef

Fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur, sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

30/10/2023 07:43-Izraeli thotë se ka goditur 600 objektiva të Hamasit të dielën

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se kanë goditur 600 objektiva të Hamasit të dielën.

Ndryshe, të shtunën ata kishin thënë se kishin goditur 450 objektiva të tillë.

29/10/2023 23:34-Protestuesit pro-palestinezë përleshen me forcat e rendit në aeroportin e Dagestanit – i gjuajnë me gurë e gjësende të tjera

Qindra protestues pro-palestinezë kanë vërshuar sot aeroportin e Makhachkala-s në Republikën Ruse të Dagestanit për të pritur aterimin e një aeroplani nga Tel Avivi.

Sipas raportimeve të shumta, protestuesit kishin për qëllim për të sulmuar pasagjerët nga aeroplani, lexo më shumë.

29/10/2023 22:43-Aeroplani me pasagjerë nga Izraeli u detyrua të zbarkojë diku tjetër, pasi qindra pro-palestinezë vërshuan një aeroport në Dagestan

Një fluturim nga Izraeli në Republikën Ruse të Dagestanit më herët gjatë ditës së sotme u detyrua të devijonte nga destinacioni i synuar në kryeqytetin Makhachkala pasi protestuesit pro-palestinezë sulmuan aeroportin, duke kërkuar të sulmonin pasagjerë izraelitë, sipas raportimeve të shumta.

Aeroplani u ul në një aeroport alternativ, por edhe atje u përball me trazira, sipas Channel 12. Pasagjerët u udhëzuan të qëndronin brenda aeroplanit dhe forcat e rendit u vendosën në vendngjarje për t’i mbrojtur ata, lexo më shumë.

29/10/2023 21:36-“Na tregoni ku janë hebrenjtë” – protestuesit pro-palestinezë hynë në pistën e aeroportit të Dagestanit, duke kontrolluar secilin aeroplan

Situatë alarmante është raportuar në një aeroport në Republikën Ruse të Dagestanit, ku qindra njerëz kanë vërshuar për të pritur pasagjerët e një fluturimi të Tel Avivit.

Atmosfera në aeroportin e qytetit Makhachkala po vazhdon të nxehet, lexo më shumë.

29/10/2023 20:01-Kaos në aeroportin e Dagestanit – qindra njerëz po presin pasagjerët e një fluturimi nga Tel Avivi, në përpjekje për të sulmuar hebrenjtë

Qindra njerëz në Republikën Ruse të Dagestanit kanë vërshuar një aeroport në qytetin Makhachkala në përpjekje për të sulmuar hebrenjtë, që pritet të vijnë nga një fluturim i Tel Avivit, Izrael.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë video të shumta lidhur me këtë, lexo më shumë.

29/10/2023 18:56-Izraeli po vazhdon sulmet në afërsi të spitalit al-Quds

Sulmet ajrore izraelite vazhdojnë të godasin zonën e Tal al-Hawa në qytetin e Gazës, ku ndodhet Spitali al-Quds, thotë Wael Dahdouh i Al Jazeera Arabic.

Kjo vjen pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për administratën e spitalit që të evakuohej menjëherë, duke kërcënuar se do të bombardonte ambientet, tha Dahdouh.

Sulmet e fundit ajrore kanë dëmtuar tashmë pjesë të spitalit, i cili po shërben gjithashtu si strehë për më shumë se 14,000 Persona të Zhvendosur Brenda (PZHBV).

29/10/2023 18:53-Forcat izraelite vranë një numër të luftëtarëve të Hamasit nën një tunel pranë vendkalimit Izrael-Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë "një numër terroristësh që dilnin nga boshti i një tuneli në Rripin e Gazës", pranë kalimit Erez midis Izraelit dhe Gazës.

Ushtarët izraelitë u përballën me personat e armatosur të Hamasit teksa po dilnin nga tuneli, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një postim në Telegram.

Vendkalimi Erez lidh Izraelin me veriun e Gazës. Në këtë vendkalim “mijëra banorë të Gazës hynin në Izrael për punë ose për trajtim mjekësor.

"Hamasi ndërtoi tunele pranë vendkalimit Erez në mënyrë që të mund të sulmonte kalimin humanitar dhe të dëmtonte të gjithë në zonë, izraelitë dhe palestinezë njësoj", pohoi ushtria izraelite.

Në postim, Izraeli tha se operacionet e tij brenda Gazës po vazhdonin. Fotot e publikuara më herët treguan tanke pranë ujit në bregun perëndimor të Gazës.

29/10/2023 17:40-Rrëfime nga mjekët në Gazë: Pa drita, pa shtretër, pa barna

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gazë është duke u shembur. Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një e treta e spitaleve dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit parësor atje, tashmë janë mbyllur, për shkak të dëmeve nga lufta ose mungesës së karburanteve.

Pas sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka mbyllur dy pikat e tij kufitare me Gazën dhe e ka vendosur atë nën rrethim të plotë, duke i bllokuar furnizimet me karburante, energji elektrike dhe ujë, lexo më shumë.

29/10/2023 16:32-Ish-drejtori i CIA-s: Hamasi duhet të shkatërrohet, nuk bën negociata

Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus në një intervistë për Euronews Albania ka folur në lidhje me luftën Izrael-Palestinë që filloi më 7 tetor, ku ka marrë qindra jetë njerëzish, mes tyre dhe fëmijë.

Ai theksoi se Hamas duhet të shkatërrohet ndërsa shtoi se Izraeli duhet të dalë me një plan pas lufte, lexo më shumë.

29/10/2023 15:32-Çfarë tha Netanyahu në postimin që e fshiu më pas, ku fajësoi inteligjencën izraelite për sulmin e Hamasit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi falje të dielën dhe fshiu një postim në të cilin kërkonte të fajësonte zyrtarët e sigurisë për sulmin e papritur të 7 tetorit nga Hamasi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

29/10/2023 14:33-Paralajmërimi i radhës i Iranit: Veprimet e Izraelit në Gaza ‘mund t’i detyrojnë të gjithë’ të veprojnë

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha të dielën se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës “mund t’i detyrojnë të gjithë” të veprojnë, në paralajmërimin e fundit të lëshuar nga Republika Islamike që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

29/10/2023 13:01-Izraeli thotë se lufta me Hamasin ka ‘hyrë në një fazë të re’ pasi numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 8,000

Izraeli tha të shtunën se lufta e tij kundër Hamasit kishte “hyrë në një fazë të re” me bombardimet masive të Gazës, pasi grupi palestinez kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve që kapi tre javë më parë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

29/10/2023 12:20-Programi Botëror i Ushqimit thotë se 40 kamionë të tjerë ndihma pritet të hyjnë në Gaza, por "ka nevojë për më shumë"

Përfaqësuesi i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) dhe drejtori i vendit për Palestinën, Samer Abdeljaber tha për CNN se 40 kamionë të tjerë ndihma pritet të hyjnë në Gaza të dielën në mes të një situate humanitare të përkeqësuar.

“Shpresojmë se sot do të jemi në gjendje të lejojmë më shumë kamionë në Gaza – 40 kamionë pritet të kalojnë. Megjithatë, duhet të theksojmë gjithashtu se kjo nuk është e mjaftueshme në krahasim me nevojat në rritje... për momentin në Gaza, ne kemi nevojë për më shumë se kaq", tha Abdeljaber.

29/10/2023 10:46-Izraeli kryen sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë – të mbushur me pacientë dhe mijëra të strehuar

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore herët të dielën pranë spitalit më të madh të Gazës, i cili është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që kërkojnë strehim.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

29/10/2023 10:08-Hamasi pretendon se ka pasur përleshje me trupat izraelite në disa lokacione brenda Gazës

Ushtria izraelite ka thënë se trupat janë në terren në Gaza - dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se komandantët ishin vendosur në vende të ndryshme në Rripin e Gazës.

Dhe në orën e fundit, llogaria në Telegram e Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, raportoi përleshje të armatosura me trupat dhe automjetet izraelite në veriperëndim të territorit.

Ndryshe, raporte të ngjashme kishte dje, nga e njëjta llogari në Telegram, për luftime në veri-perëndim të Gazës.

Gjatë natës, e njëjta llogari e Al-Qassam Telegram raportoi përleshje me trupat izraelite në lindje të qytetit të Gazës. /Telegrafi/

29/10/2023 09:37-Netanyahu “kaloi vijën e kuqe” – thotë lideri i opozitës izraelite

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar Benyamin Netanyahun, duke thënë se kryeministri “kaloi vijën e kuqe” pasi fajësoi institucionet e sigurisë së vendit për dështimet që çuan në sulmin e 7 tetorit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

29/10/2023 09:20-Njerëzit kërkojnë përmes rrënojave në Gaza

Personeli i emergjencës është fotografuar duke kërkuar nëpër vendin e një sulmi ajror izraelit në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës, këtë mëngjes.

Fotot e marra nga Associated Press tregojnë grumbuj sendesh, rrënojash dhe armaturë të mbetura nga shpërthimet. /Telegrafi/

aa1

aa2

aa3

aa4

29/10/2023 08:33-Ushtria izraelite thotë se sulmoi 450 objektiva të Hamasit brenda një dite

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore sulmuan më shumë se 450 objektiva të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Objektivat përfshinin disa nga shtabet e grupit të armatosur, pozicionet e vëzhgimit dhe pozicionet e lëshimit antitank.

Deklarata e ushtrisë tha se një ushtar izraelit u plagos rëndë për shkak të një mjeti shpërthyes të improvizuar në veri të Gazës gjatë natës, ndërsa një tjetër u plagos "mesatarisht" gjatë një "përplasjeje" me luftëtarët palestinezë. /Telegrafi/

29/10/2023 08:18-Presidentja e Komitetit të Kryqit të Kuq thotë se situata humanitare në Gaza është një "dështim katastrofik"

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të armiqësive në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

"Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza në mes të bombardimeve masive dhe me një rrethim ushtarak në një vend nuk ka gjithashtu një përgjigje adekuate humanitare aktualisht. Ky është një dështim katastrofik që bota nuk duhet ta tolerojë", ka thënë presidentja Mirjana Spoljariq në një deklaratë.

Spoljaric shtoi se "imperativi i menjëhershëm duhet të jetë shpëtimi i jetëve" duke siguruar që shërbimet e kujdesit shëndetësor, uji dhe energjia elektrike të rikthehen në Gaza”. /Telegrafi/

29/10/2023 08:10-Kompania kryesore palestineze e telekomit konfirmon rikthimin e shërbimeve

Shërbimet e linjës fikse, celulare dhe të internetit po rikthehen gradualisht në Rripin e Gazës, tha Kompania e Telekomunikacionit Palestine (Paltel) në X, e njohur më parë si Twitter.

"Ekipet tona teknike po trajtojnë me zell dëmtimin e infrastrukturës së rrjetit të brendshëm në kushte sfiduese", shtoi ofruesi kryesor palestinez i telekomit.

29/10/2023 08:08-Katari paralajmëron se inkursioni tokësor i Gazës do të ketë ‘pasoja katastrofike’ në Lindjen e Mesme

Inkursioni tokësor i Izraelit në Gaza do të ketë “pasoja katastrofike” në stabilitetin e rajonit, ka paralajmëruar ministria e jashtme e Katarit.

Operacioni është pjesë e një politike të “ndëshkimit kolektiv dhe përpjekjeve për të zhvendosur me forcë popullin palestinez”, tha ministria, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/10/2023 23:52-Bombardime ‘masive’ izraelite po vazhdojnë në lindje, veri të Gazës

Sulmet izraelite janë përshpejtuar gjatë dy orëve të fundit.

Gazetarët në terren të Al Jazeera-s kanë raportuar për bombardimet masive në zonat lindore të Rripit të Gazës nga artileria izraelite dhe forcat ajrore izraelite.

Këto lloj sulmesh po u japin leje të qartë trupave tokësore izraelite që të vazhdojnë të shkojnë më thellë në territor.

Bombardimet vazhduan pa pushim edhe në zonat veriore të territorit të rrethuar, ku zonat përreth të Spitalit Indonezian, i cili konsiderohet si një nga spitalet dhe qendrat mjekësore jetike në veri të Rripit të Gazës, janë bombarduar masivisht.

28/10/2023 22:50-Çfarë është Hamasi?

Hamasi është një grup militant islamik palestinez që sundon Rripin e Gazës. Hamasi është betuar për të shkatërruar Izraelin dhe ka zhvilluar disa luftëra me Izraelin që kur mori pushtetin në Gaza në vitin 2007, raporton BBC.

Në mes të atyre luftërave, ka lansuar ose ka lejuar grupe të tjera të lansojnë mijëra raketa në Izrael dhe ka kryer sulme të tjera vdekjeprurëse, lexo më shumë.

28/10/2023 22:47-Hamasi ka njoftuar kushtet në të cilat është gati të lirojë të gjithë pengjet

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze”, tha Sinwar në një deklaratë, lexo më shumë.

28/10/2023 22:20-Rrjeta e “merimangës” së Hamasit, 500 kilometra tunele për të goditur Izraelin

E ndërlikuar, e dendur dhe e gjatë si rrjeta e merimangës. Pasi u lirua, 85-vjeçari Yocheved Lifshitz përshkroi sistemin e tunelit që kalon nëpër Gaza dhe ofron strehim dhe mbulim ushtarak për Hamasin.

Një rrjet që do të shtrihej për më shumë se 500 kilometra, megjithëse është e vështirë të përcaktohet me saktësi shtrirja e tij, lexo më shumë.

28/10/2023 22:19-Kryeministri i Skocisë Humza Yousaf thotë se nuk ka marrë asnjë lajm nga familjarët e gruas në Gaza që nga e premtja

Ministri i Parë skocez, Humza Yousaf thotë se nuk ka dëgjuar nga prindërit e gruas së tij në Gaza që kur lidhjet e komunikimit u ndërprenë keq të premten.

“Gaza është nën bombardime intensive. Telekomunikacionet janë ndërprerë. Nuk mund t'i afrohemi familjes sonë, e cila është bllokuar në këtë zonë lufte për gati 3 javë. Ne vetëm mund të lutemi që ata të mbijetojnë natën", postoi Yousaf në X, të premten vonë, lexo më shumë.

28/10/2023 21:54-Izraeli kundërshton vendosjen e internetit Starlink në Gaza: Hamasi do ta përdorë për aktivitete terroriste

Ministri i Komunikimeve thotë se Izraeli do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar” përdorimin e rrjetit Starlink të Elon Musk që pritet të instalohet për përdorim nga grupet e ndihmës në Gaza.

Shlomo Khari tha në X se nëse interneti satelitor Starlink vendoset, “Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste”, lexo më shumë.

28/10/2023 20:48-Netanyahu: Ushtarët tanë janë dislokuar kudo në Rripin e Gazës, do të jetë një luftë e gjatë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë vendosur në Rripin e Gazës, dhe janë dislokuar kudo”.

Ai deklaroi se operacioni i vazhdueshëm tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin me “objektiva shumë të qarta”, lexo më shumë.

28/10/2023 19:11-Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka tërhequr diplomatët nga Turqia për shkak se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar.

Eli Cohen tha gjithashtu se Izraeli do të vlerësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë, lexo më shumë.

28/10/2023 18:55-Shefi ushtarak izraelit: Për ta luftuar Hamasin duhet të kryejmë operacion tokësor në Gaza

Shefi ushtarak i Izraelit ka thënë se objektivat për ta luftuar Hamasin “kërkojnë një pushtim tokësor” të Gazës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF), shefi izraelit i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi tha se “ushtarët më të mirë tani po operojnë në Gaza”, lexo më shumë.

28/10/2023 17:16-Erdogan rithekson qëndrimin: Hamasi nuk është organizatë terroriste

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i është drejtuar sot një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ku përsëriti pretendimet se Izraeli ishte një pushtues i Palestinës dhe bëri komente rreth statusit terrorist të Hamasit.

“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues”, tha ai, lexo më shumë.

28/10/2023 16:51-Pamje të një tubimi pro-Palestinës në Stamboll - Erdogan arrin me helikopter në këtë tubim

28/10/2023 16:42-Ushtria izraelite publikon pamje të sulmeve ajrore që kreu në Gaza, thotë se ka goditur rreth 150 objektiva nëntokësore

Ushtria izraelite ka sulmuar të premten vonë rreth 150 objektiva nëntokësore në Rripin verior të Gazës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Forcat Ajrore të Izraelit publikuan gjithashtu edhe një video ku u kryen këto sulme, transmeton Telegrafi.

“Aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan sonte rreth 150 objektiva nëntokësore në Rripin verior të Gazës”, thuhej në postimin e tyre, lexo më shumë.

28/10/2023 15:38-Musk thotë se Starlink do të ofrojë shërbime për "organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza"

Elon Musk njofton se sistemi i tij i komunikimit me bazë satelitore Starlink "do të mbështesë lidhjen me organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza".

Musk e bën njoftimin në X, platforma e njohur më parë si Twitter, në përgjigje të një deklarate të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez se ndërprerja e komunikimeve në Gaza ishte "e papranueshme".

Grupet e ndihmës thonë se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e Gazës pasi shërbimet telefonike dhe të internetit u shkatërruan gjatë bombardimeve intensive izraelite që mbështesin intensifikimin e operacionit tokësor.

Starlink, i operuar nga kompania SpaceX në pronësi të Musk, është vendosur gjithashtu në Ukrainë menjëherë pasi vendi u përball me një agresion nga Rusia në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

28/10/2023 15:22-Forcat izraelite përsëri u bëjnë thirrje civilëve në Gaza që të lëvizin në jug

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari u ka bërë një "lutje urgjente" qytetarëve të Gazës që të lëvizin "menjëherë" në jug.

Në një postim në X, Hagari thotë se ata do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre kur të mbarojnë "armiqësitë intensive".

Ai shton se Hamasi vë në rrezik jetën e tyre në zonat civile dhe se Izraeli nuk do të harrojë sulmet brutale të grupit të 7 tetorit.

“Dritarja juaj për të vepruar po mbyllet”, paralajmëron Hagari. "Lëvizni në jug për sigurinë tuaj". /Telegrafi/

28/10/2023 14:36-Erdogan përsëri kritikon ashpër Izraelin: Të dalë nga kjo “gjendje çmendurie” dhe t’i ndalë sulmet në Gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij të vazhdueshme në Gaza, pasi ushtria e tij intensifikoi operacionet e tij brenda natës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/10/2023 14:07-Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbyen zjarr gjatë natës

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur objektivat e Hezbollahut në Liban gjatë natës, pasi grupi militant hodhi raketa drejt territorit izraelit të premten.

“Dje (e premte), terroristët e Hezbollahut u përpoqën të lëshonin raketa në drejtim të territorit izraelit. Raketat ranë në Siri. Brenda natës si përgjigje, një avion luftarak i IDF-së goditi infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në Liban”, tha IDF në një deklaratë.

Në një përditësim të veçantë të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite tha se përdori një UAV për të goditur një "celulë terroriste" në Liban të shtunën pasi ajo "celula" u përpoq të lëshonte raketa antitank drejt Izraelit.

IDF dhe Hezbollahu ditëve të fundit kanë shkëmbyer zjarr në mënyrë të përsëritur përgjatë kufirit Izrael-Liban. /Telegrafi/

28/10/2023 12:55-Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës, thotë zëdhënësi i ushtrisë

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës pasi kanë hyrë aty gjatë natës nga veriu, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari të shtunën në mëngjes.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/10/2023 12:25-Qindra ndërtesa janë shkatërruar në Gaza, thotë shërbimi i mbrojtjes civile i drejtuar nga Hamasi

Sulmet ajrore të Izraelit gjatë natës shkatërruan qindra ndërtesa në Gaza, ka thënë shërbimi i mbrojtjes civile në territorin e drejtuar nga Hamasi për agjencinë e lajmeve AFP.

"Mijëra shtëpi të tjera u dëmtuan", tha një zëdhënës për AFP, duke shtuar se bombardimet intensive kishin "ndryshuar peizazhin" e Gazës veriore.

28/10/2023 10:51-Ushtria izraelite publikon disa pamje – thotë se tregojnë tanket e saj në Gaza

28/10/2023 09:47-Fotot që tregojnë shkatërrimet në veri të Gazës

f1a0c595 e41d 4a71 b325 2d0c5a922b40

f345a5f9 05a7 41bf a361 e91e6b559415

28/10/2023 09:15-Izraeli thotë se ka vrarë “kreun e operacioneve ajrore të Hamasit”

Ushtria izraelite thotë se aeroplanët e saj luftarakë goditën 150 objektiva nëntokësore gjatë natës dhe vranë kreun e operacioneve ajrore të Hamasit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin goditur, siç i quajti, tunele terroriste dhe hapësira luftarake nëntokësore gjatë një periudhe të sulmeve ajrore shumë të rënda në veri të Rripit të Gazës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/10/2023 08:17-Gaza po shkon drejt një ndërprerjeje totale të internetit

Gaza po i afrohet një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit pasi rajoni pësoi humbjen më të madhe në komunikim sot që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/10/2023 08:06-Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Izraeli po refuzon një thirrje për një armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten, me ministrin e Jashtëm të vendit duke e quajtur atë “të neveritshme” në një postim në mediat sociale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

27/10/2023 23:42-Pamje të tjera të sulmeve masive që u kryen sonte në Gaza

Pamje të shumta të tjera janë shpërndarë që tregojnë sulmet ajrore masive që u kryen të premten në Gaza dhe sipas disa banorëve këto ishin sulmet më intensive që kanë parë prej kur kanë filluar bombardimet.

Vetë ushtria izraelite në një njoftim deklaroi se kishte rritur sulmet në Gaza, lexo më shumë.

27/10/2023 23:23-OKB-ja kërkon armëpushim humanitar në konfliktin izraelito-palestinez

Forcat ajrore dhe tokësore izraelite zgjeruan sulmet e tyre ndaj Hamasit në Rripin e Gazës të premten, tha ushtria, dhe grupi militant palestinez tha se luftëtarët e tij po përlesheshin me trupat izraelite në zonat afër kufirit me Izraelin.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbështeti me shumicë dërrmuese një rezolutë të hartuar nga shtetet arabe që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe kërkoi aksesin e ndihmës në territorin e rrethuar dhe mbrojtjen e civilëve, raporton Reuters, lexo më shumë.

27/10/2023 20:22-Shërbimet e kompanisë celulare palestineze u ndërprenë nga 'bombardimet intensive'

Një kompani palestineze celulare ka thënë se shërbimi i saj telefonik është ndërprerë për shkak të bombardimeve të rënda në Rripin e Gazës.

Duke shkruar në Facebook, Jawwal tha se "bombardimet intensive në orën e fundit shkaktuan shkatërrimin e të gjitha rrugëve të mbetura ndërkombëtare që lidhin Gazën me botën e jashtme".

“Njerëzit tanë të nderuar në atdheun tonë të dashur, me keqardhje shpallim një ndërprerje të plotë të të gjitha komunikimeve dhe shërbimeve të internetit me Rripin e Gazës në dritën e agresionit të vazhdueshëm”, shtoi ai.

27/10/2023 20:19-Ndërpritet interneti në Rripin e Gazës  

Qasja në internet është ndalur në Rripin e Gazës, ka thënë observatori i internetit Netblocks.

Në një deklaratë në X, observatori tha se të dhënat e drejtpërdrejta të rrjetit kishin treguar një kolaps të lidhjes së internetit në rajon.

27/10/2023 20:13-Aeroplanët luftarakë fluturojnë mbi qytetin jugor të Izraelit

Gazetarja e Sky News, ka dëgjuar aeroplanë luftarakë duke fluturuar mbi qytetin Ashkelon në Izraelin jugor.

"Në distancë, gjatë gjithë ditës, ne kemi dëgjuar shpërthime të forta, zhurma të sulmeve ajrore izraelite në Gaza", thotë ajo.

“Derisa ra nata, ju mund të shihnit dritën portokalli të ndezur në distancë nga këto goditje.

“Një kompani palestineze e komunikimit ka thënë se të gjitha shërbimet e telefonisë celulare dhe të internetit kanë rënë nga sistemi brenda Gazës për shkak të bombardimeve të rënda.

27/10/2023 20:06-Ushtria izraelite: Kemi shtuar sulmet në Gaza, po bombardojmë gjerësisht objektivat nëntokësore

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari është deklaruar për sulmet e fundit në Rripin e Gazës, për të cilat banorët e Gazës thanë sulmet e së premtes ishin më intensivet që kanë përjetuar që nga fillimi i konfliktit mes forcave izraelite dhe grupit Hamas.

“Në orët e fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste, në mënyrë shumë të konsiderueshme”, tha Hagari, lexo më shumë.

27/10/2023 19:51-Pas bombardimeve masive në Gaza, reagon ushtria izraelite: Nga sot zgjerojmë operacionet tokësore

Forcat izraelite kanë thënë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.

“Forcat tona po zgjerojnë operacionet e tyre tokësore. IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, lexo më shumë.

27/10/2023 19:50-Sulme masive në Gaza, banorët thonë se bombardimet e sotme ishin më intensive që nga 7 tetori

Një seri e madhe shpërthimesh tronditën qytetin e Gazës të premten mbrëma, raporton CNN.

Gazetari i CNN atje raporton se ka dëgjuar të shtëna që vinin nga tanket si dhe një aktivitet ushtarak “të pazakontë, intensiv dhe të qëndrueshëm” gjatë dy orëve të fundit, lexo më shumë.

27/10/2023 19:22-Si duket rrjeti nëntokësor brenda spitalit më të madh të Gazës, për të cilin thuhet se operon Hamas

Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë publikuar një video animacion për të demonstruar se si duket rrjeti i tuneleve nën spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku operon Hamasi.

Më herët, Izraeli tha se Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, brenda këtyre tuneleve, lexo më shumë.

27/10/2023 17:50-“Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës”, thotë Izraeli

Izraeli ka thënë se Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, sipas një postimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në rrjetin social X.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari thotë se Hamsi “kryen aktivitete ushtarake nga spitalet” në Gaza duke i përdorur këto objekte si "infrastruktura terroriste", lexo më shumë.

27/10/2023 17:11-Forcat izraelite u futën brenda Gazës për të dytën herë, kryen sulme me artileri në caqe të Hamasit

Trupat izraelite kanë kryer “bastisje në pika të synuara” brenda Gazës për të dytën natë radhazi përpara se të tërhiqeshin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të premten.

Videoja e publikuar nga IDF tregonte tanke dhe automjete të blinduara që lëviznin në një rrugë pranë një toke bujqësore; pamjet tregonin gjithashtu edhe sulme në ndërtesa dhe në zona të hapura, lexo më shumë.

27/10/2023 15:34-Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant tjetër të Hamasit, publikojnë pamjet e sulmeve ajrore

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant tjetër të Hamasit gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore.

IDF-ja izraelite tha se Madhath Mubashar, komandant i batalionit Khan Yunis, ishte shënjestruar nga ushtria dhe inteligjenca izraelite, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu u bë e ditur se Mubashar, kishte marrë pjesë në sulmet me eksploziv dhe snajper ndaj civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së.

27/10/2023 15:02-Ministri i Jashtëm iranian: Hamasi është i gatshëm të lirojë pengjet, por ka një kusht

Ministri i Jashtëm iranian siç raporton Sky News, ka bërë të ditur se Hamasi është i gatshëm të lirojë civilët që janë marrë peng.

Megjithatë ai theksoi se Hamasi ka një kusht për këtë, lirimin e mbi 6 mijë palestinezëve që gjenden nëpër burgjet izraelite, transmeton Telegrafi.

Hossein Amirabdollahian në një takim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se Irani është i gatshëm të luaj rolin e vet në këtë kërkesë humanitare së bashku me Katarin dhe Turqinë.

27/10/2023 13:42-Raportim satirik, komedianët izraelitë tallen me BBC-në për mbulimin e ngjarjes së spitalit të bombarduar në Gazë

Komedianët izraelitë janë tallur me raportimet e BBC-së sa i përket bombardimit të spitalit Al-Ahli në Gazë, pasi televizioni britanik është kritikuar mjaft nga izraelitët lidhur me mbulimin që i kishin bërë kësaj ngjarje.

Në një shou satirik, një prezantuese e rreme e BBC-së dëgjohet duke thënë: “Mirëmbrëma nga Londra, ja disa lajme nga lufta në Gazë”, transmeton Telegrafi.

Në hapësirën e dedikuar për titra dhe me logon BBC News shkruante: “Izraeli bombardoi spitalin dhe vrau 500 person”, dëgjohet duke thënë aktorja që luan rolin e prezantuese – ku ndër tjera thekson: “Izraeli bombardoi spitalin duke vrarë qindra njerëz të pafajshëm”.

27/10/2023 13:01-Gazetari i BBC-së pyet zyrtarin e Hamasit sesi i arsyeton vrasjet e civilëve, Ghazi Hamad heq mikrofonin dhe kërkon të ndërpritet intervista

Ky është momentin kur zyrtari i lartë i Hamasit reagon ashpër ndaj gazetarit të BBC-së gjatë një interviste, kur pyetet sesi i arsyeton vrasjet e familjeve izraelite derisa ata ishin duke fjetur në dhomat e tyre të gjumit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Hamasit në Gazë, Ghazi Hamad u nervozua nga korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega kur është pyetur për vrasje barbare të 1.500 izraelitëve, transmeton Telegrafi.

Hamad në fillim tha se nuk ka pasur ndonjë urdhër për vrasjen e civilëve, kur Hamasi u fut në territorin e Izraelit gjatë 7 tetorit, duke vrarë në shkretëtirë 260 pjesëmarrës në një festival të muzikës elektronike dhe shumë tjerë në pjesë të ndryshme.

27/10/2023 12:35-Ushtria izraelite me tanke, aeroplanë e dronë kryen sulme në Rripin e Gazës

Ushtria izraelitë ka kryer një sulm tjetër në Gaza, duke shënjestruar militantët e Hamasit, qendrën e tyre komanduese dhe vendet ku ishin vendosur mina-hedhësit.

Izraelitët njoftuan sot se këmbësoria e mbështetur nga aeroplanët dhe dronët kryen një sulm në Gaza, kështu duke u bërë gati për ofensivën tokësore, transmeton Telegrafi.

E ky veprim pasi liderët e BE-së kërkuan “korridore humanitare që të hapen dhe të ketë pauzë” në luftën Izrael-Hamas, duke bërë thirrje që të kenë qasje në ndihma të gjithë civilët që kanë ngecur në Gazën e rrethuar, ku sipas Kombeve të Bashkuara në atë rajon “nuk ka zonë të sigurt për strehim”.

27/10/2023 10:47-Ambasadori izraelit lëshoi në seancën e Kombeve të Bashkuara një video, ku shihen militantët e Hamasit duke bërë përpjekje për t’i prerë kokën një burri

Ambasadori izraelit Gilad Erdan ka lëshuar një video në seancën e Kombeve të Bashkuara, të një militanti të Hamasit duke u përpjekur t’i presë kokën një punëtori tajlandez me shat kopshti gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Kështu ai donte të bindte anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme që të mos mbështesin rezolutën jordaneze që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, shkruan The Times of Israel.

Pritet që rezoluta, e cila do të votohet sot, të miratohet. Megjithatë, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë jodetyruese dhe kryesisht simbolike.

Teksti bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve civile, mbrojtjen e civilëve dhe institucioneve ndërkombëtare dhe sigurimin e kalimit të sigurt të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

27/10/2023 10:03-Gaza dikur dhe sot, vendbanime të tëra janë bërë rrafsh me tokë

Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore që shfaqin shkallën e dëmit të shkaktuar në infrastrukturë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Në fotografi mund të shihen shumë vendbanime që janë bërë rrafsh me tokë, transmeton Telegrafi.

E nga këto sulme deri më tani kanë humbur jetën mbi 6 mijë palestinezë, kurse izraelitët po vazhdojnë sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit.

Ndërkaq dje tanket izraelite janë futur në Rripin e Gazës për të kryer një operacion ushtarak, dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.

2 124

3 87

4 68

5 54

6 43

7 31

9 21

8 29

27/10/2023 08:38-Një ditë më parë iu vra gruaja, vajza e djali gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve – gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni

Pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.

“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë”, tha al-Dahdouh, transmeton Telegrafi.

Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.

27/10/2023 08:11-Një raketë godet një spital në Egjipt, gjashtë të lënduar – deklarohen izraelitët

Gjashtë persona janë lënduar në qytetin turistik të Egjiptit, Taba që gjendet në afërsi të kufirit me Izraelin, pasi një raketë goditi një spital të atjeshëm në orët e para të mëngjesit, raporton televizioni egjiptian Al Qaher.

Sipas këtij televizioni, raketa goditi Tabu që ka lidhje me luftimet që po zhvillohen në Rripin e Gazës, që gjendet rreth 220 kilometra larg, ku forcat izraelite po bëhen gati për ofensivën tokësore, por deri më tani nuk dihet se nga cila palë është shkrepur.

26/10/2023 21:50-Trupat amerikane u sulmuan të paktën 16 herë në Irak dhe Siri nga grupe të lidhura me Iranin, thotë Pentagoni

Trupat amerikane u sulmuan të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së fundit nga grupe të lidhura me Iranin, ka thënë Pentagoni.

Një sulm në Irak u pengua sot, deklaroi autoriteti amerikan i mbrojtjes, lexo më shumë.

26/10/2023 19:48-Irani kërcënon SHBA-në

Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmërua se nëse Izraeli nuk ndalon bombardimet në Gaza, SHBA nuk do të ketë pasoja edhe për SHBA-në.

“Unë u them sinqerisht liderëve amerikanë, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim një zgjerim të luftës në rajon”, tha Hossein Amir-Abdollahian, duke folur në OKB, lexo më shumë.

26/10/2023 18:11-Një delegacion i Hamasit shkoi në Rusi

Një delegacion nga Hamasi vizitoi Moskën të enjten për bisedime mbi lirimin e pengjeve të huaja, përfshirë shtetas rusë, që grupi militant po i mban aktualisht në Gaza, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e jashtme.

Anëtari i lartë i Hamasit, Abu Marzouk ishte në mesin e atyre që mori pjesë në bisedime, lexo më shumë.

26/10/2023 17:47-Izraeli sulmoi nga deti njësinë e Hamasit që tentoi të hynte në territorin e tyre

Forcat detare izraelite kanë vrarë një pjesë të luftëtarëve të Hamasit që tentuan të hynin në territorin izraelit përmes detit.

Autoritetet detare thonë se ata dolën nga një bosht tuneli në një plazh në Rripin e Gazës kështu ata përmes aeroplanëve luftarakë sulmuan këtë boshte si dhe depon e armëve të njësisë së Hamasit, lexo më shumë.

26/10/2023 16:58-Erdogan: Zgjidhja e vetme është një Palestinë e pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan foli sot me Papa Françeskun për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe i tha kreut të Kishës Katolike se sulmet izraelite në Gaza “kanë arritur në nivelin e masakrës” dhe se heshtja e komunitetit ndërkombëtar është “e turpshme”.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan i tha Papës se të gjithë duhet të mbështesin përpjekjet për të “dhënë vazhdimisht ndihma për civilët e pafajshëm” në Gaza, tha zyra presidenciale në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter, lexo më shumë.

26/10/2023 16:23-50 pengje ‘u vranë nga sulmet izraelite’, thotë Hamasi

Rreth 50 persona të mbajtur peng në Gaza janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, sipas një zëdhënësi të krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida.

Një udhëheqës i lartë i Hamasit, Khaled Meeshal, tha më herët për Sky News se 22 pengje ishin vrarë.

Izraeli gjatë ditës deklaroi se 224 persona po mbaheshin peng.

26/10/2023 16:18-Rritet numri i viktimave në Gaza

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 7,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor - një rritje prej më shumë se 500 viktimash që nga e mërkura.

Sipas autoriteteve në mesin e viktimave janë më shumë se 2,900 fëmijë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Izraeli thotë se ka goditur 250 objektiva të Hamasit në sulmet ajrore.

26/10/2023 13:16-Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare po heshtë për masakrën në Gazë, është e turpshme

Sulmet izraelite në Gaza janë të barabarta me një masakër, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Papa Françeskut gjatë një bisede telefonike.

Ai ka shtuar se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është e turpshme, shkruan Sky News. Dje, Erdogan kritikoi edhe reagimin e Perëndimit ndaj sulmeve izraelite, transmeton Telegrafi.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, ai tha se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup muxhahedinësh që mbrojnë vendin e tyre.

26/10/2023 12:02-Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

Aeroplanë luftarak të forcave izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë sulmuar mbi 250 objekte të Hamasit në Rripin e Gazës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i IDF-së izraelite, Daniel Hagari, i cili theksoi se janë goditur tunelet, raketahedhësit që ishin të vendosur në zonat e banuara me civilë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar forcat izraelite janë futur me tanke në Rripin e Gazës, duke kryer një operacion dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.

26/10/2023 11:04-Pamje të reja të shpëtimit të civilëve në rrënoja në Gazë – në mesin e tyre shumë fëmijë

Gazetarët e NBC News kanë filmuar ekipet e shpëtimit në Gazë, që po kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, pas sulmeve ajrore izraelite.

Nga rrënojat ata nxjerrin fëmijë dhe civilë të lënduar. E Izraelit deri më tani ka kryer sulme hakmarrëse mbi caqet e militantëve të Hamasit, ku si pasojë humbën jetën mbi 6.500 persona, transmeton Telegrafi.

E presidenti amerikan Joe Biden tha mbrëmë se nuk i beson edhe aq shumë shifrave sa i përket viktimave civile që i ka prezantuar ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, por theksoi se Izraeli duhet të përqendrohet në sulmet ndaj krerëve të Hamasit.

26/10/2023 10:06-Ministrja spanjolle: Netanyahu është jashtë kontrollit – t’i vendosim embargo armësh Izraelit

Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëherit liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së përkëdheluri dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, ajo shkroi në X, transmeton Telegrafi.

“Sot mësuam se Netanyahu i ka shpallur Kombet e Bashkuara të padëshiruara në Izrael. Kjo do të thotë se stafi i OKB-së nuk do të ketë viza për të udhëtuar në atë zonë”, tha ajo.

“Ky është rezultat i faktit se as Netanyahu dhe as shteti i Izraelit nuk janë mbajtur përgjegjës për pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez në dekadat e fundit. Janë katër gjëra që vendet evropiane mund të bëjnë menjëherë. Së pari, prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit. Së dyti, zbatoni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin”, vazhdoi ajo.

26/10/2023 09:02-Al Jazeera publikon pamjet kur gazetari i këtij televizioni mëson se nga sulmet ajrore izraelite i janë vrarë, gruaja – vajza e djali

Anëtarët e familjes së ngushtë të gazetarit të televizionit Al Jazeera nga Katari, kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, ka njoftuar ky televizion.

Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moawad, transmeton Telegrafi.

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

26/10/2023 08:40-Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës, IDF-ja thotë se pas operacionit janë rikthyer në territorin e Izraelit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihen si IDF, kanë publikuar pamjet e hyrjes së mbrëmshme me tanke në Rripin e Gazës.

Videoja është publikuar në profilin zyrtar të IDF-së në platformën X (dikur Twitter), transmeton Telegrafi.

Ishin dronët ata që tërë kohën filmuan veprimet e tankeve si dhe sulmet nga ajri që shërbenin si mbështetje.

Në të shfaqen makineri të rënda për ndërtim, që shembën muret që ndajnë Izraelin nga Rripi i Gazës dhe ku më pas kalojnë tanket në këtë territor.

25/10/2023 23:56-Biden thotë se nuk ka kthim në “status quo-në” që ishte midis izraelitëve dhe palestinezëve përpara sulmit të Hamasit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur në një konferencë shtypi, ku ka thënë se “nuk ka kthim në status quo-në siç ishte më 6 tetor” midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 23:23-Takohen krerët e Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik – flasin për arritjen e ‘fitores’ ndaj Izraelit

Kreu i Hezbollahut të Libanit është takua me krerët e lartë të fraksioneve militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 23:08-SHBA dhe Rusia dështojnë të miratojnë rezolutat rreth Gazës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk arritën të miratojnë rezoluta për konfliktin e Gazës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj projekt-rezolutës së SHBA-së për Lindjen e Mesme, ndërsa projekt-rezoluta e Rusisë nuk mori vota të mjaftueshme për t'u miratuar.

Rezultati për rezolutën amerikane u shpall si "10 vota pro, 3 kundër vetos dhe 2 abstenime".

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha se ishte "thellësisht e zhgënjyer" nga vetoja. /Telegrafi/

25/10/2023 22:50-Familja e gazetarit të Al Jazeera-s u vra në sulmin ajror izraelit

Familja e një gazetari të Al Jazeera në Gaza është vrarë në një sulm ajror izraelit, ka thënë rrjeti i lajmeve.

Gruaja, djali dhe vajza e Wael al Dahdouh u vranë në sulmin, për të cilin ministria e shëndetësisë për rajonin e udhëhequr nga Hamas tha se vrau të paktën 25 njerëz.

Al Jazeera tha se sulmi goditi zonën ku familja e Al Dahdouh kishte ikur pas një paralajmërimi izraelit.

25/10/2023 22:08-Biden thotë se Izraeli ka "përgjegjësi" për t'iu përgjigjur sulmeve të Hamasit, por duhet të mbrojë jetën e civilëve

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se Izraeli ka një "përgjegjësi" për t'iu përgjigjur sulmit të Hamasit të 7 tetorit, por se duhet të durojë "barrën" e mbrojtjes së jetëve të civilëve.

Rajoni nuk mund të kthehej në status quo-në para sulmit, tha Biden në një konferencë shtypi, ndërsa bëri thirrje për rinovim të angazhimit drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Biden tha se ndihma humanitare duhet të rrjedhë më shpejt në Gaza dhe shtoi se ai ishte i shqetësuar nga sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor nga "kolonët ekstremistë".

“Izraelitët dhe palestinezët meritojnë të jetojnë krah për krah në siguri, dinjitet dhe paqe”, ka thënë ai. /Telegrafi/

25/10/2023 21:25-Erdogan anulon planin për të vizituar Izraelin për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka problem me Izraelin, por "asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t'i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet".

Në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, presidenti Erdogan tha para 7 tetorit, kur shpërtheu konflikti, ai kishte planifikuar të vizitonte Izraelin, por më pas i anuloi planet e tij.

"Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t'i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet", tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, të gjitha palët në luftën Palestinë-Izrael "duhet të heqin gishtat nga këmbëza", ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

"Hamasi nuk është organizatë terroriste, është një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët", u shpreh Erdogan. /AA/

25/10/2023 20:39-Rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm të Hamasit – kjo dhe katër arsye të tjera pse Izraeli nuk ka nisur ofensivën tokësore në Gaza

Për më shumë se dy javë, Izraeli ka kërcënuar se do të nisë një ofensivë tokësore në Gaza.

Por rreziqet mund të jenë shumë të larta, me ministrin e jashtëm të Turqisë që paralajmëroi sot se me një operacion i tillë do të fillonte një masakër, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit britanik, tanket dhe ushtarët izraelitë mbeten të vendosur në kufi, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu formoi një kabinet lufte dhe thirri qindra mijëra rezervistë të IDF.

Dhe kur bota është duke pritur për lëvizjen e radhës të Izraelit – pse nuk ka ardhur ende?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 20:14-Netanyahu këmbëngul se Izraeli po përgatitet për të pushtuar Gazën, por nuk pranon të thotë se kur

Izraeli po përgatit një pushtim tokësor të Gazës, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë televizive, por ai nuk pranoi të japë ndonjë detaj mbi kohën ose informacione të tjera rreth operacionit.

Ai tha të mërkurën se vendimi se kur forcat do të hyjnë territorin e bllokuar palestinez do të merret nga kabineti i luftës speciale i qeverisë, përcjell Telegrafi.

Deklarata e fundit e Netanyahut erdhi mes raporteve se Izraeli ka rënë dakord të shtyjë një pushtim tokësor të pritshëm të Gazës për momentin, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të vendosin mbrojtjen raketore në rajon për të mbrojtur trupat amerikane atje.

Zyrtarët amerikanë deri më tani e kanë bindur Izraelin që të ndalojë derisa sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane të vendosen në rajon, që në fund të kësaj jave, raportoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë. /Telegrafi/

25/10/2023 19:57-Fotot të tjera nga Gaza

Mediat e huaja kanë sjellë fotografi të tjera nga Gaza ku shihen njerëzit që vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja pas sulmeve ajrore të vazhdueshme.

Më herët, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 750 palestinezë në Gaza ishin vrarë nga sulmet ajrore gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

111 1

222 2

333

25/10/2023 19:20-AI: Urdhri i Izraelit për evakuim në Gazë mund të jetë shkelje e ligjit ndërkombëtar

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), tha më 25 tetor se urdhri i ushtrisë izraelite për banorët në veri të Gazës që të largohen nga ajo pjesë, mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.

Ushtria izraelite ka lëshuar fletushka në Gazë, duke u kërkuar palestinezëve që të largohen nga veriu i enklavës së rrethuar ose rrezikojnë të identifikohen si bashkëpunëtorë të grupit militant palestinez, Hamas.

Fletushkat po lëshohen nga ajri afër një javë pasi fillimisht ushtria izraelite u bëri thirrje afër 1.1 milion banorëve në veri të Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug, teksa Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës.

“Mesazhet në këto fletushka nuk mund të konsiderohen si paralajmërime efektive për civilët dhe në vend të kësaj ofrojnë dëshmi të mëtejme se Izraeli synon që me forcë të zhvendosë civilët në veri të Gazës”, tha Donatella Rovera, këshilltare e lartë në AI për përgjigje ndaj krizave.

“Shpallja e një qyteti të tërë apo të një rajoni si cak ushtarak është në kundërshtim të ligjit ndërkombëtar humanitar”, shtoi Rovera.

Izraeli po bombardon vazhdimisht Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit.

Hamasi kreu sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti më 7 tetor në qytetet jugore izraelite, duke vrarë mbi 1.400 izraelitë. Në Gazë është raportuar për mbi 5.700 të vrarë.

Izraeli është zotuar se do të kryejë një sulm tokësor në Gazë për të shënjestruar Hamasin, por nuk ka treguar se kur do të ndodhë një sulm i tillë. /REL/

25/10/2023 18:51-Izraeli “pajtohet të shtyjë pushtimin” e Gazës

Izraeli ka rënë dakord të shtyjë pushtimin e Gazës tani për tani, në mënyrë që SHBA të mund të vendosë mbrojtjen raketore në rajon.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 17:54-Izraeli reagon ndaj deklaratës së Erdoganit se “Hamasi nuk është organizatë terroriste”

Izraeli ka reaguar ndaj pohimit të presidentit turk se Hamasi “nuk është një organizatë terroriste”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 17:33-“Është koha për t’u dhënë atyre një mësim” – Izraeli do të refuzojë t’u japë viza zyrtarëve të OKB-së

Izraeli nuk do t’u japë zyrtarëve të OKB-së viza për të hyrë në vend, ka thënë ministri i tij i jashtëm, ndërsa debati mbi komentet e bëra nga sekretari i përgjithshëm i grupit po intensifikohet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 16:13-Negociatat për pengjet po vazhdojnë, thotë Katari – por një gjë mund t’i rrezikojë ato

Negociatat për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza po vazhdojnë, thonë ndërmjetësit e Katarit, por mund të rrezikohen nga një ofensivë tokësore izraelite.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

25/10/2023 16:04-Presidenti francez do të vizitojë Egjiptin

Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kajro të mërkurën pas vizitës së tij në Jordani.

Macron pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA Joe Biden, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak kanë qenë në rajon ditët e fundit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit kërcënon të dobësojë marrëdhëniet midis liderëve perëndimorë dhe arabë. /Telegrafi/

25/10/2023 14:02-Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, janë muxhahedinë që po mbrojnë vendin e tyre

Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij në parlament, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Izraeli së bashku me Perëndimin mund ta shohin Hamasin si një organizatë terroriste. Perëndimi ju ka shumë borxhe. Por Turqia nuk ju detyrohet asgjë”, u tha Erdogan izraelitëve, transmeton Telegrafi.

“Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahidinësh që mbrojnë vendet e tyre”, tha ai derisa duartrokitej.

Lideri turk ka konfirmuar se po anulon planet për të vizituar Izraelin për shkak të luftës “çnjerëzore”, raporton The Times of Israel.

25/10/2023 13:10-Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në kraharor, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten

Fëmijët palestinezë kanë filluar të shkruajnë nëpër kraharor emrat e tyre, me qëllim që trupat e tyre të mund të identifikohen në rast se vriten në sulmet ajrore.

Një video e shpërndarë në mediat sociale, shfaq një djalë më të rritur duke ua shkruar në kraharor shokëve të tij emrat në gjuhën arabe, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar nga agjencia turke e lajmeve TRT World, shihet njëri nga fëmijët duke thënë “jo, nuk dua të vdesë”.

Mjeku Abdul Rahman Al Masri kreu i departamentit të emergjencës në spitalin Al-Alqsa, tha për CNN se prindërit ishin të brengosur se mund të ndodhë gjithçka dhe askush nuk do të mund të identifikonte fëmijët e tyre.

25/10/2023 11:17-NYT analizoi videon që Izraeli po përdor si provë se nuk e bombarduan spitalin në Gazë

E përditshmja amerikane The New York Times, ka bërë një analizë të pavarur të video që zyrtarët izraelitë dhe amerikanë po e përdorin si provë se raketa që goditi spitalin në Gaza më 10 tetor, ku si pasojë humbën jetën 500 persona, nuk ishte shkrepur nga ushtarët izraelitë.

Në video shihet raketa duke fluturuar në qiellin e errësuar mbi Gazë dhe shpërthen në ajër. Disa sekonda më pas, në tokë shihet edhe një shpërthim tjetër, transmeton Telegrafi.

Pamjet u bënë prova të cituara gjerësisht pasi zyrtarët izraelitë dhe amerikanë paraqitën prova se një raketë palestineze nuk funksionoi në qiell, ra në tokë dhe shkaktoi një shpërthim vdekjeprurës në spitalin Arab Al-Ahli në qytetin e Gazës.

25/10/2023 10:14-Rezervistët izraelitë të nervozuar: Derisa jemi në vijën e parë të frontit, djali i kryeministrit po qëndron në SHBA

Ushtarët izraelitë që dolën vullnetarë për t’iu bashkuar luftës kundër Hamasit, kanë dënuar veprimet e djalit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për qëndrimin në Shtetet e Bashkuara dhe “braktisjen” e vendit të tij.

Qindra izraelitë janë kthyer në shtëpi pasi ushtria rekrutoi më shumë se 300 mijë rezervistë, për të luftuar në mobilizimin më të madh në historinë e vendit, transmeton Telegrafi.

Djali i madh i Binyamin Netanyahut, Yair, u zhvendos në Florida në fillim të këtij viti dhe mbetet atje. Në moshën 32-vjeçare plotëson kushtet për detyrë rezervë, e cila përfundon në moshën 40-vjeçare.

“Yair po shijon jetën e tij në Miami Beach ndërsa unë jam në vijën e parë”, tha një ushtar që kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie.

25/10/2023 09:46-Izraeli refuzon armëpushimin: Çfarë duhet të bëjmë kur dikush vret foshnja e përdhunon gra

Izraeli kundërshtoi thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim dhe u zotua përsëri të shkatërrojë Hamasin.

Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe një numër vendesh e bënë këtë kërkesë në një takim të nivelit të lartë të OKB-së, por ministri i Jashtëm i Izraelit tha se ishte “e drejtë e vendit të tij të shkatërrojë Hamasin”.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen gjithashtu hodhi poshtë thirrjet për “proporcionalitet” në përgjigjen e vendit ndaj sulmeve të papritura të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

“Më thoni cila është përgjigja proporcionale ndaj vrasjes së foshnjave, përdhunimit të grave dhe djegies së tyre, prerjes së kokës së një fëmije? Si mund të biesh dakord për një armëpushim me dikë që është betuar të vrasë dhe shkatërrojë ekzistencën tënde”, pyeti ai.

25/10/2023 08:32-Inteligjenca amerikane: E dimë se nga kush u shkrep raketa që shkaktoi shpërthimin në Gazë

Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se shpërthimi në spitalin e Gazës një javë më parë u shkaktua nga një raketë palestineze, që iu prish motori dhe u nda në dy pjesë, kurse koka e mbushur me eksploziv goditi parkingun e spitalit.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një bisedë telefonike, zyrtarë të inteligjencës amerikane thonë se “kanë besim të lartë” në vlerësimin e tyre se Izraeli nuk e ka shkrepur raketën, dhe se besojnë se militantët palestinezë kanë shkrepur raketën në mbrëmjen e 17 tetorit, transmeton Telegrafi.

Janë të sigurtë se bëhet fjalë për raketën që është shkrepur nga militantët palestinezë, por se nuk janë qind për qind të sigurtë nëse ishte vepër e Xhihadit Islamik palestinez.

24/10/2023 23:29-Ushtria izraelite: Gjysmë milion litra naftë Hamasi i mban për vete, në vend që t’ua japë spitaleve – furrave dhe civilëve

Nënkolonel Avichay Adraee, zëdhënës i forcave të armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar një imazh satelitor që ai pretendon se tregon një depo të madhe karburanti në Rripin e Gazës, që i përket organizatës ekstremiste palestineze Hamas.

Ai ka publikuar një postim me video në llogarinë e tij në gjuhën arabe në rrjetin social X (ish-Twitter) me hashtagun “Urgjente”, transmeton Telegrafi.

“Kështu duket më shumë se gjysmë milioni litra naftë në posedim të Hamasit, që ndodhet pikërisht pranë pikës kufitare Rafah”, ka shkruar Adraee, duke iu referuar pikëkalimit kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Adraee shkroi se, pavarësisht kësaj, Hamasi “vazhdon të pretendojë se nuk është në gjendje të furnizojë me karburant spitalet, furrat e bukës dhe civilët”.

24/10/2023 21:57-Izraelitët publikojnë audio-incizimin e militantit të Hamasit: Baba, me duart e mia kam vrarë dhjetë hebrenj

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar audio-incizimin e bisedës së militantit të Hamasit dhe babait të tij, ku gjatë kësaj bisede militanti lavdërohet se ka vrarë dhjetë civilë.

“Baba, po të thërras nga kibuci izraelit. Hape WhatsApp-in, do të shohësh të vdekur. Shiko sa i kam vrarë me duart e mia”, dëgjohet duke thënë militanti i Hamasit, transmeton Telegrafi.

“Baba, biri yt ka vrarë hebrenj! Po të thërras nga telefoni i një hebreje! Sapo vrava atë dhe bashkëshortin e saj. Me duart e mia i kam vrarë dhjetë hebrenj! Hape WhatsApp-in dhe do të shohësh sa hebrenj kam vrarë”, i thotë ai babait të tij.

24/10/2023 20:48-Përplasje verbale mes kreut të diplomacisë izraelite dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara: Në cilën botë jetoni ju?

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, ka thënë sot se nuk do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pasi që ai kritikoi bombardimet izraelite në Gazë.

“Nuk do ta takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Pas masakrës së 7 tetorit, nuk ka vend për një qasje të ekuilibruar. Hamasi duhet të zhduket nga faqja e dheut”, tha sot Cohen në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, Guterres tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar që po shohim në Gaza”.

“Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, ushqim, ujë, ilaçe apo karburant – dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”, tha Guterres.

24/10/2023 19:36-Izraelitët publikojnë pamjet e paedituara të sulmeve brutale të Hamasit në qytetet izraelite

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e papara të kamerave që i bartnin në trup militantët e Hamasit, gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite.

Izraelitët mbajtën një konferencë për shtyp, ku tregoi siç pretendon pamjet e papara nga kamerat që i bartnin militantët e Hamasit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, pamje tregonin se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur në jug të Izraelit atë fundjavë.

24/10/2023 18:40-Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund

Kryeministri çek Petr Fiala dhe kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojnë nesër për në Izrael, për t’i shfaqur mbështetjen këtij vendi në kohën kur Hamasi po kryen sulme mbi Izraelin, kanë konfirmuar zëdhënësit e dy qeverive.

Krerët e dy shteteve do të zhvillojnë një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, transmeton Telegrafi.

Nehammer gjithashtu do të takohet me familjen e shtetasit austriako-izraelit, që aktualisht është peng i Hamasit në Rripin e Gazës, ka njoftuar qeveria austriake.

24/10/2023 16:47-Deklarata e militantëve të Hamasit: Na ofruam 10 mijë dollarë dhe apartament për rrëmbimin e izraelitëve

Në një video të publikuar nga Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA), terroristët e Hamasit thanë se atyre u ishte premtuar kompensim monetar dhe një apartament për rrëmbimin e civilëve izraelitë.

Në videon e publikuar, militantët e Hamasit pranojnë përfshirjen e tyre në sulmin vdekjeprurës në jug të Izraelit më 7 tetor, transmeton Telegrafi.

Ata pretendojnë se Hamasi u kishte premtuar para të majme për pengmarrje në Izrael, që do të duhej të dërgoheshin në Gazë.

24/10/2023 15:11-Më shumë se 700 të vrarë në Gaza në periudhën 24-orëshe, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë

Gjithsej 704 persona në Gaza janë vrarë në periudhën më të fundit 24-orëshe, tha në një deklaratë të martën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Shifra është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji.

Deklarata e ministrisë, e lëshuar në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha se kishte pasur 47 "masakra" që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit.

Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 individë të moshuar.

Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar.

Ministria tha se ka gjithashtu 16,297 lëndime të raportuara me ashpërsi të ndryshme dhe 1,550 raportime për persona të zhdukur, me 870 prej të cilëve janë fëmijë. /Telegrafi/

24/10/2023 14:32-OKB: Disa nga qytetarët e Gazës po kthehen në veri pavarësisht rreziqeve

Disa palestinezë që u larguan nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës kanë filluar të kthehen për shkak të situatës së rëndë në jug, thotë një zyrtar i lartë i OKB-së.

Izraeli u tha 1.1 milion banorëve të qytetit të Gazës dhe zonave të tjera veriore që të largoheshin për sigurinë e tyre javën e kaluar.

Por zyrtari i OKB-së tha se ata po luftonin për të gjetur strehim, ushqim dhe ujë të pijshëm në jug, shkruan BBC.

24/10/2023 14:09-Më shumë se 2,000 fëmijë të vrarë në Gaza – mjekët paralajmërojnë se mungesa e karburantit është ‘një dënim me vdekje’ për banorët atje

Agjencitë e ndihmave po bëjnë thirrje për një armëpushim në Gaza, pasi mjekët paralajmërojnë se një bllokadë izraelite ndaj karburantit do të thotë se shumë foshnje të cenueshme dhe njerëz të plagosur në spitale së shpejti do të vdesin.

Madje, një agjenci thotë se të paktën 2,000 fëmijë në Gaza janë vrarë në javët e fundit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

24/10/2023 13:08-Netanyahu paralajmëron se lufta e Izraelit kundër Hamasit "mund të jetë një luftë e gjatë"

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta e vendit të tij kundër Hamasit "mund të jetë një luftë e gjatë".

Izraeli i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant nisi një sulm brutal terrorist ndaj Izraelit që vrau më shumë se 1400 njerëz, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i tha CNN se qëllimi i ushtrisë izraelite është: "Të godasë Hamasin dhe t'i parandalojë ata që të mos jenë në gjendje të na sulmojnë përsëri".

Dhe duke folur në një konferencë shtypi në Jerusalem të martën së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu theksoi nevojën për të mposhtur Hamasin ose "ne të gjithë do të humbasim".

Netanyahu paralajmëroi se Hamasi do të paraqiste gjithashtu një kërcënim për Evropën.

Ai gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimit të Macron për Hezbollahun, grupi militant islamik i mbështetur nga Irani që dominon Libanin jugor, që të mos bashkohet me luftën. Ai tha se Hezbollahu do të "pendohej" nëse do të përfshihej në konflikt. /Telegrafi/

24/10/2023 12:37-Ministri i Jashtëm iranian tregon dy mesazhet që SHBA i dërgoi Teheranit në lidhje me luftën izraelito-palestineze

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka thënë se Shtetet e Bashkuara i dërguan Iranit dy mesazhe në lidhje me përshkallëzimin në rajon.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

24/10/2023 11:01-Nëntë shtetas francezë të humbur ose të mbajtur peng pas sulmit të Hamasit në Izrael, thotë Macron

2023/10/3478c128-2a8c-420b-a283-5c5645dea8b0.jpg 503:"French President Emmanuel Macron (C) meets with Israeli-French nationals who have lost loved ones, as well as families of hostages, at Ben Gurion airport in Tel Aviv on October 24, 2023. French President Emmanuel Macron arrived in Tel Aviv on October 24 to express his country's "full solidarity" with Israel after the deadly October 7 attacks by Palestinian militant group Hamas, according to an AFP journalist. (Photo by Christophe Ena / POOL / AFP) (Photo by CHRISTOPHE ENA/POOL/AFP via Getty Images) 25:"POOL/AFP via Getty Images

Nëntë shtetas francezë janë “të zhdukur ose mbajtur peng” pas sulmeve të Hamasit në Izrael.

Kështu ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron të martën në X, dikur Twitter, pas takimit me të afërmit e shtetasve francezë të vdekur dhe të zhdukur në Izrael.

Macron, i cili mbërriti në Tel Aviv të martën në mëngjes, u takua me 30 të afërm të 18 shtetasve francezë të vrarë ose të zhdukur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Macron u takua gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog në Jerusalem. /Telegrafi/

24/10/2023 10:15-Hamasi publikoi një video që tregon momentin e lirimit të dy pengjeve – para lirimit, dy grave iu dhanë çaj dhe biskota

24/10/2023 09:36-Këta protestues u mblodhën para Departamentit Amerikan të Shtetit

Këta protestues u mblodhën para Departamentit Amerikan të Shtetit në mbështetje të Palestinës me disa tigane gatimi.

Ata kërkuan fundin e bombardimeve izraelite, fundin e ndihmës ushtarake për Izraelin dhe fundin e rrethimit të Gazës. /Telegrafi/

24/10/2023 09:30-Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Google po çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e tij të shërbimit të hartës, Google Maps dhe Waze, në Izrael, konfirmoi kompania e teknologjisë të hënën, ndërsa vendi përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

24/10/2023 08:38-Obama paralajmëron Izraelin për veprimet në Gaza

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, tha se Izraeli ka të drejtën të mbrohet dhe denoncoi sulmet e Hamasit në vend.

Megjithatë, ish-presidenti amerikan paralajmëroi se “çdo strategji ushtarake izraelite që injoron kostot njerëzore në fund mund të dështojë”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

24/10/2023 07:55-Presidenti francez Macron mbërrin në Tel Aviv

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Tel Aviv të martën.

Marcon planifikon të shprehë solidaritetin pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe të diskutojë një zgjidhje me dy shtete, tha të hënën një burim i Pallatit Élysée.

Macron pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid. /Telegrafi/

24/10/2023 07:52-Spitali më i madh i Gazës do të bëhet një “varr masiv” nëse i mbaron karburanti, paralajmëron një mjek britaniko-palestinez që punon aty

Spitali më i madh i Gazës do të bëhet një “varr masiv” nëse i mbaron karburanti, ka paralajmëruar një mjek britaniko-palestinez që punon atje.

“Pyetja e vërtetë është, a ka mbetur ndonjë gjë nga një spital kur nuk ka energji elektrike? Dhe përgjigja ime është jo. Në mënyrë efektive, Spitali Shifa do të bëhet një varr masiv nëse i mbaron energjia elektrike”, ka thënë Dr. Ghassan Abu-Sittah për CNN.

Ai ka shtuar se aktualisht janë 150 pacientë në ventilatorë me mjekë në pamundësi për të drejtuar salla operative dhe makina anestezike për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Sipas tij, spitali aktualisht ka “rreth 1,700 pacientë të plagosur, trefishi i kapacitetit të tij”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 23:45-Macron do të vizitojë Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor, për të shfaqur solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës.

Sipas Presidencës franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve, lexo më shumë.

23/10/2023 23:38-Zbulohet identiteti i dy grave që u liruan nga Hamasi

Grupi palestinez Hamas ka liruar dy pengje të tjera, ka konfirmuar sot Kryqi i Kuq.

Tanimë u bë i ditur identiteti i tyre dhe bëhet fjalë për Yocheved Lifshitz, 85-vjeçare dhe Nurit Cooper, 79-vjeçare, lexo më shumë.

Women

23/10/2023 21:47-Hamasi liron edhe dy pengje

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka konfirmuar se ata ndihmuan për të lehtësuar lirimin e dy pengjeve të tjera të mbajtura nga Hamasi dhe i nxorën nga Gaza këtë mbrëmje.

Hamasi gjithashtu tha se liroi dy pengje, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.

"[Ne] i liruam dy të arrestuarit [ ] duke pasur parasysh se armiku ka refuzuar që nga e premtja e kaluar t'i marrë ata", tha Abu Obaida.

"Ne kemi vendosur t'i lirojmë ata për arsye detyruese humanitare dhe shëndetësore".

23/10/2023 20:37-Izraeli prezanton armën e re “Steel Sting”

Izraeli për herë të parë ka përdorur sistemin “Steel Sting” sipas një postimi nga Forcat Ajrore Izraelite në X.

“Njësi Magellan, në bashkëpunim me Forcën Ajrore, pengoi dhjetëra terroristë duke përdorur një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë një bombë novatore dhe të saktë me mortajë, të quajtur "Steel Sting", lexo më shumë.

23/10/2023 19:05-Një kolonë e tretë me ndihma hyn në Gaza, thotë OKB

Një kolonë e tretë kamionësh me ndihma ka hyrë në Gaza.

OKB-ja ka thënë se 20 kamionë kanë hyrë nëpër vendkalimin Rafah.

Kjo do të thotë se 54 kamionë kanë dërguar ndihma që nga e shtuna, në tre autokolona të vetme që kanë arritur në Gaza që nga 7 tetori.

Kjo është shumë më pak se 100 kamionë që OKB-ja ka thënë se Gazës i duhen çdo ditë.

23/10/2023 19:01-Irani kërcënon Izraelin

Një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka lënë të kuptohet se do të konsideronte kryerjen e sulmeve në Izrael “nëse do të jetë e nevojshme”, sipas raporteve.

Iran International raportoi se zëvendës komandanti Ali Fadavi tha: “Disa e konsiderojnë një sulm të drejtpërdrejtë me raketa në Haifa (qytet në Izrael) si kursin më praktik të veprimit. Ne do ta kryejmë këtë detyrë pa hezitim nëse është e nevojshme”, lexo më shumë.

23/10/2023 18:00-Izraeli thotë se ka prova të “përfshirjes” iraniane në sulmin e Hamasit

Izraeli ka prova të “përfshirjes” iraniane në sulmin terrorist të Hamasit që la më shumë se 1,400 njerëz të vdekur dhe mbi 200 persona u rrëmbyen, ka thënë një oficer i lartë ushtarak izraelit.

Gjeneralmajor Michael Edelstein, një komandant veteran që po punon me Komandën Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), tha se sulmuesit ishin “të trajnuar mirë, të pajisur mirë”, lexo më shumë.

23/10/2023 17:05-Sunak: Shpërthimi në spital ka gjasa të jetë shkaktuar nga një raketë e lansuar nga Gaza

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha në Commons se në bazë të analizave nga inteligjenca britanike, "qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjykon se shpërthimi [në spitalin Al-Ahli të Gazës] ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë ose pjesë e një rakete që është lëshuar prej brenda Gazës drejt Izraelit”.

23/10/2023 16:46-SHBA-ja këshillon Izraelin të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po këshillon Izraelin të shtyjë çdo ofensivë tokësore për të lejuar më shumë kohë për negociatat e pengjeve dhe për ndihmat humanitare për të arritur në Gaza, raportoi NBC.

Burimet e saj, katër zyrtarë amerikanë, theksuan se SHBA nuk po diktonte operacionet e IDF, duke pranuar sfidat e lirimit të pengjeve dhe dhënies së ndihmave, transmeton Telegrafi.

"Ne po ndihmojmë t'u përgjigjemi atyre pyetjeve të vështira dhe po sigurohemi që ato të kenë objektiva të qarta", tha një zyrtar tjetër amerikan për NBC.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha: "Si një çështje e përgjithshme, ne nuk flasim për bisedat private diplomatike".

23/10/2023 16:38-Sa kohë do t’i duhet Izraelit të “zhdukë” Hamasin, flet ministri izraelit i Mbrojtjes

Operacioni për neutralizimin e Hamasit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në tre muaj, tha ministri i Mbrojtjes së Izraelit.

“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit – në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) IDF-në”, citohet të ketë thënë Yoav Gallant nga zyra e tij, teksa u informua mbi sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe në kufirin verior, lexo më shumë.

23/10/2023 15:50-Kryeministri i Skocisë zbulon se familjarëve të tij të bllokuar në Gaza i kanë mbetur vetëm gjashtë shishe ujë

Familjes së kryeministrit të Skocisë, Humza Yousaf po i mbaron uji teksa po strehohen nga bombardimet izraelite në Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 15:00-Frikë nga Irani? Izraeli shtyn ofensivën tokësore në Gaza derisa forcat amerikane të mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Izraeli ka vendosur të “shtyjë luftën tokësore” në Gaza, në pritje të mbërritjes së forcave shtesë amerikane në rajon.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 13:52-Anëtarët e BE-së bëjnë thirrje për ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, drejtoi thirrjet të hënën për një ringjallje të procesit të paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në javën e tretë.

“Çdo hap drejt de-përshkallëzimit” duhet të përfshijë përpjekje për të “ringjallur procesin politik”, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ja çfarë thanë të tjerët:

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Krisjanis Karins: Blloku duhet të "inkurajojë bisedimet" dhe "të punojë më shumë drejt zgjidhjes me dy shtete", tha ai. “Nëse palestinezët do të kishin një shtet të qartë, mendoj se kjo do të ndihmonte gjithashtu për të zbutur një pjesë të presionit – dhe ndoshta një pjesë të madhe të presionit – që është ngritur atje për vite e vite të tëra”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Irlandës, Micheál Martin: "Ne nuk mund të harrojmë nevojën për ta çuar këtë edhe në rrugën politike, për të marrë një zgjidhje të përgjithshme".

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon: “Vendi mbështet çdo përpjekje që punon drejt një procesi të prekshëm paqeje që bazohet në zgjidhjen me dy shtete”. /Telegrafi/

23/10/2023 13:00-“Rreth 200 mijë raketa, deri në 100 mijë luftëtarë,…”: Instituti izraelit zbulon ‘arsenalin e madh të Hezbollahut’

Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare në Izrael ka zbuluar arsenalin e madh të raketave precize, UAV-ve dhe dhjetëra mijëra luftëtarëve të Hezbollahut.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 12:39-Imazhet më të fundit nga Gaza veriore

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se në 24 orët e fundit, kanë goditur më shumë se 320 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës.

Dhe për të paraqitur gjendjen në disa pjesë atje, BBC ka sjellë imazhet më të fundit nga Gaza veriore. /Telegrafi/

fa1 Palestinezët ikin pas një sulmi izraelit

fa2 Po inspektohen rrënojat e një xhamie të shkatërruar nga goditjet

fa3 Një pamje nga qyteti jugor izraelit i Sderot tregon tym mbi Gazën veriore

fa4 Shtëpitë palestineze të rrënuara nga bombardimet izraelite

23/10/2023 12:25-‘Ndjehem sikur kam vdekur brenda... Po pastroj prerjet me kola': Rrëfimi i inferimerit në Gaza ku thotë se çdo ditë vijnë 200 të plagosur në spital

Në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, personeli mjekësor po detyrohet të improvizojë pa furnizime derisa ballafaqohet me vështirësi për të trajtuar qindra të plagosur që mbërrijnë çdo ditë.

"Mbrëmë ishte horror. Gjak dhe trupa të vdekur kudo", tha Naseralldin Abutaha, një infermier i urgjencës në spital.

Pa pajisjet më elementare në spitalet e Gazës, Abutaha, 21 vjeç, tha se nganjëherë personeli detyrohej të përdorte këmisha për të lidhur plagët.

Edhe uji nuk ishte në dispozicion tha ai, duke shtuar: "Betohem se kam përdorur një herë kola për të pastruar një prerje".

"Ndjej se nëse nuk vdisja, jam i vdekur brenda. Nuk mund të qaj më", tha Abutaha, i cili tha se po shihte deri në 200 pacientë çdo ditë në një turn 12 orësh.

23/10/2023 11:50-Një kolonë e tretë me ndihma hyn në Gaza

Një kolonë e tretë e automjeteve me ndihma raportohet se ka hyrë në Gaza nga Egjipti.

Reuters dhe AFP kanë raportuar se kamionë të tjerë me ndihma kanë hyrë të hënën përmes vendkalimit Rafah.

Ndihmat e para për në Gaza u dërguan të shtunën me 20 kamionë derisa edhe të dielën u raportua për hyrjen e ndihmave me 14 kamionë.

23/10/2023 11:01-Izraeli thotë se fushata ushtarake në Gaza mund të zgjasë me muaj

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, thotë se fushata e ushtrisë në Gaza “mund të zgjasë një, dy ose tre muaj, por në fund nuk do të ketë më Hamas”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 10:16-Ushtria izraelite: Të paktën 222 pengje në Gaza

Numri i personave të konfirmuar se mbahen peng nga Hamasi në Gaza është tani 222, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Shifra është në rritje nga 212 që mendohej se janë kapur në inkursionin e 7 tetorit.

Daniel Hagari tha se IDF ka kryer bastisje "të kufizuara" në rajon për të synuar persona të armatosur të Hamasit dhe për të kërkuar pengje.

Ai gjithashtu pohoi se sulmet ajrore po përqendrohen në zonat ku Hamasi po mblidhet për të luftuar çdo ofensivë më të gjerë izraelite. /Telegrafi/

23/10/2023 09:31-Gaza ka nevojë për karburant "po aq urgjent sa për ujë dhe ushqim", thotë agjencia e OKB-së

Gaza ka nevojë për karburant "po aq urgjent sa ujë dhe ushqim", tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) për CNN të hënën.

“Pa karburant, nuk do të jetë e mundur të shkohet rreth Gazës... ose për të furnizuar impiantin e shkripëzimit të ujit për të marrë ujë të pijshëm të pastër ose për të furnizuar me energji spitalet dhe makineritë e shpëtimit”, tha drejtoresha e komunikimit Tamara Alrifai.

Alrifai theksoi se ndihma humanitare që hyri në Gaza ishte "një pjesë" e asaj që nevojitet për mbi 400,000 njerëz të zhvendosur që aktualisht janë të strehuar në shkollat e drejtuara nga UNRWA, duke shtuar se situata është "shumë, shumë e rëndë".

Ajo tha se njerëzit në Gaza janë të detyruar të racionojnë ushqimin, "madje duke numëruar kaloritë minimale të nevojshme për person në ditë për mbijetesë", duke shtuar "Ne me të vërtetë po llogarisim në një qasje të vazhdueshëm dhe të papenguar të kamionëve nga Rafah në Gaza".

Izraeli ka thënë më parë se karburanti nuk do të lejohet të futet në Gaza. /Telegrafi/

23/10/2023 08:43-‘Nata më vdekjeprurëse deri më tani’: Zyrtarët palestinezë thonë se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 400 njerëz në Gaza, në 24 orët e fundit

Të paktën 400 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, me gazetarët në terren që e përshkruan bombardimin e fundit të Izraelit si “natën më vdekjeprurëse” deri më tani.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

23/10/2023 08:03-IDF thotë se goditi një tjetër "celulë terroriste" në Liban

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se goditën një “celulë terroriste” në Liban.

“Celula terroriste po planifikonte të kryente një lëshim rakete antitank drejt qytetit të Shlomit”, i cili ndodhet në veri të Izraelit, tha IDF në një deklaratë të hënën, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, IDF tha të dielën se goditi dy celula terroriste të Hezbollahut në anën libaneze të kufirit me Izraelin.

Kujtojmë Hezbollahu është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme.

Grupi, i cili ka bazën e tij kryesore në kufirin Izrael-Liban, mund të bëhet një lojtar në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal.

Pasojat janë të dukshme në kufirin Liban-Izrael, ku Hezbollahu dhe IDF po përplasen që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

23/10/2023 08:01-Numër i madh' viktimash pas sulmeve gjatë natës në Gaza - Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi

Sulmet gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës kanë çuar në "një numër të madh" vdekjesh dhe plagosjesh, sipas një deklarate nga ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Duke postuar në Telegram, ministria tha se sulmet goditën mbrëmë dhe herët këtë mëngjes.

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë numrin e saktë të viktimave – duke theksuar se një numër shtëpish u goditën "pa paralajmërim". /Telegrafi/

23/10/2023 07:55-Dy zëdhënës të Forcave të Mbrojtjes tregojnë se “kur do të nisë Izraeli ofensivën tokësore”

Që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit, Izraeli ka bombarduar Gazën dhe ka grumbulluar trupa pranë kufirit, në përgatitje të dukshme për një ofensivë tokësore.

Në intervista të veçanta, dy zëdhënës të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit trajtuan pyetjen se kur do të ndodhte një ofensivë e tillë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

22/10/2023 22:50-Rritet numri i viktimave në Gaza

Të paktën 4,651 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Siç thuhet në deklaratën e tyre 14,245 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

22/10/2023 22:48-14 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza këtë mbrëmje

Një kolonë e automjeteve me ndihma ka hyrë në Gaza këtë mbrëmje, ka thënë për Reuters Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë.

Më herë u raportua një gjë e tillë por nuk kishte raporte të konfirmuara nga OKB-ja, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e dytë e hyrjes së ndihmave që kur Izraeli vendosi një rrethim të plotë dy javë më parë, dhe për herë të parë dhe kanë hyrë 20 kamionë.

"Një tjetër fije e vogël shprese për miliona njerëz në nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Por ata kanë nevojë për më shumë, shumë më tepër", tha Martin Griffiths, shefi i OKB-së për çështjet humanitare.

Zyrtarët e OKB-së kanë thënë se të paktën 100 kamionë në ditë do të nevojiten në Gaza për të mbuluar nevojat urgjente, pasi ushqimi, karburanti dhe uji bëhen të pakta.

22/10/2023 22:38-Një burrë dhe disa banorë të tjerë në Gaza vrapojnë për sigurinë e tyre kur bombat binin në ndërtesa pranë tyre – dëgjohen së paku tre shpërthime të forta

Një video e rëndë e publikuar nga Al Jazeera tregon momentin kur një punonjës shpëtimi vrapon drejt një rruge në Gaza derisa në sfond dëgjoheshin së paku tre shpërthime nga sulmet ajrore që godisnin ndërtesat shumë afër tij.

Përveç tij, në video mund të shiheshin edhe një familje tjetër që po vraponin për sigurinë e tyre, lexo më shumë.

22/10/2023 20:35-Izraeli thotë se do të “fshijë” Iranin dhe Hezbollahun nga “faqja e dheut” nëse grupi i bashkohet Hamasit në luftime

Izraeli u zotua të premten të nisë një sulm ushtarak në shkallë të plotë kundër Iranit nëse grupi Hezbollah i bashkohet luftës në vazhdim, sipas një raportimi.

Nir Barkat, Ministri i Ekonomisë i Izraelit, paralajmëroi se do të “eliminonte Hezbollahun”, grupi në Liban i mbështetur nga Irani, nëse ofron mbështetjen ushtarake ndaj Hamasit, lexo më shumë.

22/10/2023 19:42-Vritet ushtari izraelit gjatë një bastisje në Gaza

Një ushtar izraelit u vra gjatë një bastisje të lokalizuar të Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) në Gaza më herët sot, tha një zëdhënës.

Ndërkaq, një tjetër ushtar u plagos gjithashtu si dhe dy të tjerë pësuan lëndime të lehta kur një raketë-anti-tank u shkrep drejt një tanku dhe një automjeti inxhinierik, tha Daniel Hagari.

Bastisja kishte për qëllim gjetjen e njerëzve të zhdukur dhe "parandalimin e infrastrukturës terroriste", u shpreh tutje ai.

22/10/2023 19:35-Rrugët e Parisit, Malmos, Londrës dhe Berlinit janë mbushur me protestues pro-palestinezë

22/10/2023 19:26-Përleshje midis Hamasit dhe trupave izraelite brenda Gazës

Luftëtarët e Hamasit u përplasën me trupat izraelite brenda Gazës, tha të dielën Brigada militante Al-Qassam e grupit palestinez, në atë që duket të jetë një nga përleshjet e para midis dy palëve në terren brenda Rripit të Gazës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Hamasi tha se luftëtarët e tij shkatërruan dy buldozerë ushtarakë izraelitë dhe një tank në një pritë, duke detyruar trupat izraelite të tërhiqen në Izrael pa automjetet e tyre, lexo më shumë.

22/10/2023 19:25-Tanku izraelit godet aksidentalisht një post egjiptian pranë kufirit me Gazën

Ushtria izraelite ka thënë se një nga tanket e saj goditi aksidentalisht një post ushtarak egjiptian pranë kufirit me Gazën në Kerem Shalom.

Kerem Shalom është një kryqëzim vetëm komercial mallrash në Gazën jugore që aktualisht është i mbyllur. Ndodhet pranë kryqëzimit të Egjiptit, Gazës dhe Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shprehën "keqardhjen" e tyre pas incidentit dhe thanë se detajet po hetoheshin.

Një zëdhënës i ushtrisë egjiptiane ka konfirmuar se rojet kufitare pësuan lëndime të lehta pasi u goditën nga fragmente të një predhe të shkrepur nga tanku izraelit.

22/10/2023 18:41-SHBA-ja i bën presion Izraelit të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza

Qeveria amerikane i ka bërë presion Izraelit që të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve dhe ndihmave të Hamasit në Gaza, sipas dy burimeve të informuara mbi diskutimet.

Lirimi dy amerikanëve të premten nga Hamasi sinjalizoi lirimin e mundshëm të më shumë prej rreth 200 personave që besohet se janë rrëmbyer nga grupi militant pas sulmeve të tij vdekjeprurëse dy javë më parë, lexo më shumë.

22/10/2023 18:31-“Shikoni shtëpinë e bombarduar, është shumë e bukur”, komediani egjiptian bëhet viral me përgjigjet satirike gjatë një emisioni për situatën në Gaza

Komediani egjiptian Bassem Youssef është bërë viral në internet me përgjigjet satirike në lidhur me trajtimin e palestinezëve në Gaza gjatë një paraqitjeje në emisionin e prezantuesit britanik Piers Morgan, 'Piers Morgan Uncensored'.

Videot e komenteve sarkastike të Youssef mbi luftën Izrael-Gaza gjatë gjithë intervistës janë bërë virale në platformat e mediave sociale, lexo më shumë.

22/10/2023 16:37-Netanyahu ka një paralajmërim për grupin Hezbollah

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar grupin Hezbollah që të mos hap një front të dytë lufte me Izraelin.

Do të bënte “gabimin e jetës” nëse do ta bënte një gjë të tillë, tha ai kur foli me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, lexo më shumë.

22/10/2023 16:30-Shpërthime dëgjohen afër vendkalimit Rafah

Një shpërthim dhe zhurma e ambulancave është dëgjuar pranë vendkalimit Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, kanë thënë dëshmitarët për Reuters.

Raportet vijnë menjëherë pasi një kolonë prej 17 kamionësh me ndihma u lejua të hynte në Gaza nga Egjipti, sipas mediave shtetërore të Egjiptit.

Ishte hyrja e dytë e dërgesave në territor që kur Izraeli vendosi një rrethim të plotë dy javë më parë.

22/10/2023 16:21-Gjashtë persona të vdekur vetëm sot në Bregun Perëndimor - që nga 7 tetori u vranë 91 palestinezë

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se gjashtë persona janë vrarë sot nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Dy persona u vranë kur forcat e izraelit goditën një xhami në qytetin e Jeninit, ku janë parë beteja të rënda me armë midis militantëve palestinezë dhe trupave izraelite gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Dy personat e vrarë ende nuk janë identifikuar.

Ministria palestinez gjithashtu tha se forcat izraelite qëlluan dhe vranë dy burra në qytetet veriore të Bregut Perëndimor: një 19-vjeçar në Tubas dhe një 26-vjeçar në Nablus.

Ndërkohë, rrethanat për vdekjen e personit të pestë dhe të gjashtë mbeten të paqarta.

Që nga 7 tetori, rreth 91 persona janë vrarë në Bregun Perëndimor.

22/10/2023 16:12-Rritet numri i viktimave në Gaza - 4,651 të vdekur prej kur ka filluar konflikti

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 4,651 njerëz janë vrarë në rajon që nga 7 tetori.

Autoriteti shtoi gjithashtu se 14,245 persona janë lënduar.

Sipas njoftimit, 266 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, përfshirë 117 fëmijë. /Telegrafi/

22/10/2023 15:36-Ish-kryeministri izraelit akuzon BBC-në për ‘mungesë të qartësisë morale’, pretendon se televizioni mban anë gjatë raportimit për luftën Izrael-Hamas

Ish-kryeministri i Izraelit akuzoi BBC-në për njëanshmëri dhe ‘mungesë të qartësisë morale’ në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij.

Gjatë debatit të nxehtë, Naftali Bennett tha të dielën në program: “Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”, transmeton Telegrafi.

Por ishte prezantuesja Victoria Derbyshire e cilam ë pas ndërhyri se “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

22/10/2023 13:39-Në mes të Vjenës, grisën flamurin izraelit – imituan të shtënat e automatikut

Natën e së premtes, flamuri izraelit u hoq me forcë nga sinagoga në Vjenë.

Policia në Vjenë ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes rreth orës 2, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë ka ndodhur një sulm antisemitist në tempullin e qytetit në Vjenë”, tha Bini Guttmann, anëtarë i Bordit të Kongresit Botërore të hebrenjve.

22/10/2023 13:01-Videoja që pretendohet se shfaq liderin e Hamasit duke shikuar sulmin e militantëve mbi qytetet izraelite – madje edhe lutet

Pak momente pas fillimit të sulmit të Hamasit mbi Izraelit më 7 tetor, ka filluar të qarkullojë një video të lidët të këtij grupit militant Ismail Haniyeh dhe njerëzve të tij të besueshëm në Doha të Katarit.

Haniyeh e kishte shikuar sulmin vdekjeprurës përmes televizionit Al Jazeera, ku shihet duke u lutur me një grup zyrtarësh tjerë të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe në sulmin e Hamasit të kryer dy javë më parë, janë vrarë të paktën 1.300 izraelitë, ku mbi 1 mijë ishin civilë.

E Hamasi sipas pretendimeve të autoriteteve izraelite, akoma po mbajnë peng 212 persona. Haniyeh në ditën e sulmit kishte thënë se lufta ndaj Izraelit është zhvendosur brenda shteti të Izraelit.

22/10/2023 11:33-Ushtria izraelite: Në Gazë akoma mbahen peng mbi 200 persona

Ushtria izraelite ka njoftuar se Hamasi po mban peng në Gazë edhe 212 persona.

Dy shtetase amerikane u liruan të premten, që Hamasi e përshkroi si “gjest humanitar”, transmeton Telegrafi.

Militantët e Hamasit pretendojnë se synojnë të lirojnë edhe dy pengje për “arsye humanitare”, por se “Izraeli” nuk është deklaruar.

22/10/2023 09:09-Inteligjenca ushtarake franceze: Raketa palestineze me pesë kilogramë eksplozivë me gjasë shkaktoi masakrën në spitalin e Gazës

Vlerësimi i inteligjencës ushtarake franceze, tregon se me gjasë shpërthimin vdekjeprurës në spitalin “Al Ahli” në qytetin e Gazës, e ka shkaktuar një raketë palestineze e mbushur me rreth pesë kilogramë eksploziv e cila me gjasë ishte shkrepur gabimisht.

Siç raporton The Guardian, këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i paemëruar i ushtrisë franceze, transmeton Telegrafi.

AP raporton se ky zyrtar ka deklaruar se disa raketa nga arsenali i militantëve të Hamasit bartin raketa të mbushura me eksplozivë me një sasi të tillë, përfshirë edhe raketat e prodhimit iranian.

“Askush nga inteligjenca ushtarake franceze nuk e ka drejtuar gishtin kah Izraeli si kryes i këtij sulmi”, tha ky zyrtar nga Parisi.

22/10/2023 09:07-Izraeli evakuon edhe 14 vendbanime me Libanin

Lajmi se Izraeli planifikon të evakuojë edhe 14 vendbanime në pjesën veriore të vendit, vjen në kohën kur ushtria izraelitë thotë se do të intensifikohen sulmet e Hezbollahut duke rrezikuar “të fut Libanin në luftë”.

Agjencia France-Presse raporton se zëdhënësi i ushtrisë izraelit Jonathan Concrius, ka thënë se “Hezbollahu po e fut Libanin në luftë, në të cilën nuk do të fitojë asgjë, por që do të humb shumë”.

“Hezbollahu po luan një lojë shumë të rrezikshme. Ata po eskalojnë situatën. Çdo ditë po shohim më shumë sulme. A është qeveria libaneze e gatshme të rrezikojë çfarë ka mbetur nga prosperiteti dhe sovraniteti i vendit, për hir të terroristëve në Gazë”, ka shtuar Concrius.

21/10/2023 23:41-Biden në kontakt me Izraelin për ofensivën tokësore

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është në kontakt me Izraelin për ofensivën e tokësore që pritet të nisin forcat izraelite në Gaza.

I pyetur nëse ai po e inkurajonte ushtrinë izraelite që të shtynte pushtimin e zonës, presidenti amerikan u përgjigj: "Po flas me izraelitët".

Komentet nga zyrtarë të lartë ditët e fundit kanë shtuar spekulimet se ofensiva është e mundshme.

Të enjten, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant urdhëroi trupat pranë kufirit të përgatiteshin për të parë Gazën "nga brenda".

21/10/2023 23:34-Izraeli: Pretendimet se refuzuam pengjet janë ‘propagandë’

Izraeli ka thënë se pretendimi i Hamasit se ka refuzuar të pranojë dy pengje të tjera ishte “propagandë”.

Grupi militant tha më herët se kishte ndërmend të lironte dy persona për "arsye humanitare", por se Izraeli kishte refuzuar t'i merrte ata, transmeton Telegrafi.

"Ne nuk do t'i referohemi propagandës së rreme nga Hamasi”, ka thënë zyra e kryeministrit të Izraelit.

"Ne do të vazhdojmë të veprojmë në çdo mënyrë për t'i kthyer në shtëpi të gjithë njerëzit e rrëmbyer dhe të zhdukur”.

21/10/2023 23:21-Izraeli sulmon pozicionet e Hezbollahut në Liban

Izraeli kreu sulme në pozicionet e grupit Hezbollah në Liban, sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social X.

Videoja e publikuar nga Nexta tregon momentin kur ndodh sulmi, lexo më shumë.

21/10/2023 22:03-Televizioni Al Jazeera kapi sulmin e fuqishëm me raketë në Rripin e Gazës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Momenti i një sulmi me raketë në Rripin e Gazës u kap derisa kanali televiziv i Al Jazeera-s me seli në Katar ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Shpërthimi si rrjedhojë e sulmit me raketë në një objekt në rajonin palestinez ishte shumë i madh derisa tym i dendur u pa të ngrihej në qiell, lexo më shumë.

21/10/2023 20:44-Izraeli planifikon të rrisë sulmet në Gaza, duke filluar nga sot

Izraeli po planifikon të rrisë sulmet në Gaza, duke filluar nga sot, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.

Kjo vjen derisa Izraeli përgatitet për fazën tjetër të luftës kundër Hamasit, tha për medie kundëradmirali Daniel Hagari, lexo më shumë.

21/10/2023 19:11-Meta kërkon falje për shtimin e termit “terrorist” në biografinë e disa palestinezëve në Instagram

Meta ka kërkuar falje për shtimin e termit “terrorist” në biografitë e disa përdoruesve të Instagramit që u deklaruan si palestinezë.

Gjiganti teknologjik tha se rregulloi një problem “që shkaktoi shkurtimisht përkthime të papërshtatshme arabe” në disa prej produkteve të saj, lexo më shumë.

21/10/2023 17:47-Hamasi thotë se nuk do të diskutojë fatin e ushtarëve izraelitë që po mban peng derisa të përfundojë “agresioni”

Hamasi thotë se nuk do të diskutojë për fatin e ushtarëve izraelitë që po i mban peng derisa Izraeli të përfundojë “agresionin” e tij ndaj Gazës.

“Qëndrimi ynë në lidhje për ushtarët peng izraelitë është i qartë: ka të bëjë me një shkëmbim (të mundshëm) të të burgosurve dhe ne nuk do ta diskutojmë atë derisa Izraeli të përfundojë agresionin e tij ndaj Gazës dhe palestinezëve", tha zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë shtypi në Liban, lexo më shumë.

21/10/2023 17:07-Shpërthim afër Ambasadës izraelite në Qipro, katër të arrestuar

Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë, lexo më shumë.

21/10/2023 16:36-"Liri për Palestinën" - 100 mijë protestues pro-palestinezë marshojnë në Londër

Deri në 100 mijë protestues pro-palestinez kanë dalë pasditen e së shtunës për të marshuar në Londër të Anglisë.

Protestuesit janë mbledhur në Marble Arch, derisa në pankartat e tyre shkruhej “Liri për Palestinën” dhe “Ndaloni bombardimin e Gazës”.

21/10/2023 16:07-Shefi i mbrojtjes i Izraelit zbulon “planin në tri faza për të mposhtur Hamasin”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant detajoi planet e vendit për të mposhtur Hamasin në një takim të komitetit të mbrojtjes të premten, por nuk dha asnjë të dhënë se si planifikon të mbikëqyrë rajonin kur të ndalojnë luftimet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

21/10/2023 15:34-Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron njerëzit në Gaza 'janë në prag të urisë'

Karvani i sotëm i kamionëve me ushqime dhe ndihma në Gaza duhet të bëhet një "fluks i vazhdueshëm" për të siguruar që njerëzit të mos vdesin nga uria, ka thënë drejtorja ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit.

Cindy McCain tha për Sky News se dërgesat përmes kalimit Rafah nga Egjipti ishin "një lehtësim" por "jo gati sa duhet".

"Ne po shpresojmë se nuk është kolona e fundit që hyn", tha ajo.

"Është shumë e rëndësishme që të marrim sa më shumë ndihma ushqimore që të jetë e mundur, sepse njerëzit janë në prag të urisë".

Duke folur nga Kajro, McCain tha se ishin dorëzuar 60,000 tonë metrikë ushqim - mjaftueshëm për të mbajtur rreth 40,000 njerëz për një javë. /Telegrafi/

21/10/2023 14:53-Autoritetet palestineze thonë se numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 4,385

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 4,385 njerëz janë vrarë në që nga 7 tetori.

Ky numër përfshin 1,756 fëmijë, thuhet në një deklaratë.

21/10/2023 13:45-“Ne nuk do ta lëmë tokën tonë”, thotë presidenti palestinez në samitin e paqes në Kajro

Egjipti ka hapur sot një samit paqeje mbi krizën e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një luftë më të gjerë rajonale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

21/10/2023 12:50-210 pengje po mbahen nga Hamasi, thotë IDF

Duke folur në një konferencë shtypi, një zëdhënës i IDF-së konfirmoi se 210 persona janë rrëmbyer nga Hamasi.

Ata thanë se ushtria izraelite po e heton vazhdimisht këtë dhe po zbulohen informacione gjatë rrugës.

Familjet po mbahen të informuara për zhvillimet, thanë ata.

Përveç kësaj, 307 ushtarë të IDF janë vrarë dhe familjet e tyre janë informuar.

21/10/2023 11:53-Kështu dukej hyrja nga Egjipti në Gaza e kamionëve të parë me ndihma humanitare – vjen reagimi i Hamasit

Kamionët e parë me ndihma humanitare për Rripin e Gazës kaluan përmes kalimit të vetëm kufitar midis Egjiptit dhe Gazës, sipas pamjeve të televizionit egjiptian.

Për të lexuar lajmin dhe për të parë pamjet, klikoni KËTU.

21/10/2023 11:38-Izraeli u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Jordania dhe Egjipti; këshillon kundër udhëtimeve jo thelbësore në Marok

Izraeli të shtunën këshilloi kundër çdo udhëtimi në Jordani dhe Egjipt dhe u bëri thirrje qytetarëve që ndodhen në të dy vendet të "largohen menjëherë", sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Izraeli gjithashtu ngriti më tej paralajmërimin e tij të udhëtimit në Marok në nivelin 3, duke këshilluar kundër "çdo udhëtimi jo thelbësor në vend".

“Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme, ne jemi dëshmitarë të një rritje të konsiderueshme të protestave anti-izraelite në ditët e fundit në vendet anembanë botës, dhe në veçanti vendet arabe në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “armiqësia dhe dhuna kanë është shfaqur kundër simboleve hebreje dhe izraelite”. /Telegrafi/

21/10/2023 10:52-Hamasi publikoi pamjet që tregojnë nënën dhe vajzën amerikane të liruar pas 13 ditësh në robëri – familjarët rrëfejnë përjetimet e tyre

Një adoleshente nga Illinois e liruar të premten nga Hamasi pas 13 ditësh në robëri, “po shkon shumë mirë”, tha babai i saj, me pamjet e reja që tregojnë momentin dramatik që ajo dhe nëna e saj iu dorëzuan Kryqit të Kuq.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

21/10/2023 10:03-Gruaja qan për motrën dhe fëmijët e vrarë nga bombardimet izraelite në Gaza

Gazetari Hani Abourezq ka shpërndarë një videoklip në Instagram që tregon një grua palestineze në rrugë, pasi bombardimet izraelite vranë motrën dhe fëmijët e saj në Gaza.

Gruaja, duke qarë për anëtarët e saj të vrarë të familjes, përshkroi gjendjen në të cilën i gjetën trupat.

Njërit i ishin prerë pjesët e trupit dhe tjetrit iu derdhën zorrët, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

“Cili është faji i tyre? Ata i vranë… të porsalindurin…”, tha ajo. /Telegrafi/

21/10/2023 09:36-Kamionët e ndihmës fillojnë të hyjnë në Gaza përmes vendkalimit Rafah

Televizioni egjiptian ka filluar të tregojë pamjet e drejtpërdrejta të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza përmes kalimit Rafah.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

21/10/2023 09:26-Egjipti fajëson Izraelin për bllokimin e ndihmës për Gazën, kritikon mediat perëndimore

Ministria e Jashtme egjiptiane sulmoi "mediat perëndimore", duke thënë se ata po synojnë padrejtësisht Egjiptin për mbylljen e kalimit Rafah dhe duke fajësuar vendin për pengimin e pretenduar të shtetasve të vendeve të treta.

"Promovimi i skenarit të zhvendosjes, mbajtja e Egjiptit përgjegjës për mbylljen e Kalimit pavarësisht sulmeve të synuara izraelite dhe refuzimit të hyrjes së ndihmave dhe së fundmi insinuan përgjegjësinë e Egjiptit për pengimin e daljes së shtetasve të vendeve të treta", shkroi një zëdhënës i ministrisë në X, i njohur më parë si Twitter.

“Kalimi i Rafah është i hapur dhe Egjipti nuk është përgjegjës për pengimin e daljes së shtetasve të vendeve të treta”, shtoi ministria në një tjetër postim në Twitter. /Telegrafi/

21/10/2023 08:29-Protestat në mbështetje të palestinezëve vazhdojnë në mbarë botën

Protestat pro-palestineze vazhduan në mbarë botën, në mbështetje të popullsisë së rrethuar të Gazës, ku numri i të vdekurve ka arritur në 4,137 që kur Izraeli filloi bombardimin më 7 tetor.

Përafërsisht 70 për qind e njerëzve të vrarë në Gaza deri më sot kanë qenë fëmijë dhe gra, sipas OKB-së.

Më shumë se 1,400 shtetas izraelitë dhe të huaj janë vrarë në Izrael, shumica gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor.

g1 Njerëzit marrin pjesë në një tubim pro-palestinez të organizuar nga Rrjeti i Solidaritetit Palestinez Aotearoa në Christchurch të Zelandës së Re më 21 tetor 2023

Screenshot 2 49 Pas bombardimeve të fundit të një spitali në Gaza, protestuesit pro-palestinezë në Christchurch, Zelanda e Re, mbajnë pankarta duke thënë se spitalet 'duhet të jenë vende të sigurta'

g2 Një thirrje për 'Palestinë të lirë' në tubimin pro-palestinez në Christchurch

21/10/2023 08:21-Bombardime të fuqishme izraelite' në Gaza gjatë natës

Mediat palestineze kanë raportuar bombardime të fuqishme izraelite në Gaza gjatë natës, duke përfshirë një sulm në një shtëpi në Jabalia në Gazën veriore që vrau të paktën 19 njerëz.

Sipas mediave ndërkombëtare, aeroplanët izraelitë goditën gjashtë shtëpi në Gazën veriore herët të shtunën, duke vrarë të paktën tetë palestinezë dhe duke plagosur 45, raportojnë mediat palestineze.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Patriarkana Ortodokse e Jerusalemit ka thënë se forcat izraelite kishin goditur një kishë në qytetin e Gazës, ku qindra të krishterë dhe myslimanë kishin kërkuar strehim. /Telegrafi/

21/10/2023 08:17-Spitalet në Gaza “në prag të kolapsit” – situata e ujit dhe bukës, gjithashtu e rëndë

Spitalet në Gaza janë “në prag të kolapsit”, ka paralajmëruar Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), duke thënë se numri i pacientëve të trajtuar ose që presin të trajtohen është në 150% të kapacitetit të spitaleve, dhe njerëzit janë të shtrirë në dysheme dhe korridore.

Situata e ujit në Gaza gjithashtu mbetet e rëndë. Fabrika e fundit funksionale e “shkripëzimit” u mbyll të dielën e kaluar për shkak të mungesës së karburantit, ashtu si edhe impianti i fundit i trajtimit të ujërave të zeza, njoftoi OKB.

Veç kësaj, siguria ushqimore është e paqëndrueshme.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

20/10/2023 23:24-Izraeli ka një armë të re të fuqishme, “rrezja e hekurtë” rrëzon raketat dhe dronët pa gjuajtur asnjë plumb

Kompania izraelite e sistemeve të avancuara të mbrojtjes Rafael po zhvillon sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Beam, i cili përbëhet nga një sistem armësh me laser i krijuar për të mbrojtur vendin nga raketat që vijnë.

Teknologjia e re duket shumë si armët që shihen në filmat fantastiko-shkencor si Star Wars dhe Star Trek.

Ky sistem inovativ u zbulua në panairin ajror të Singaporit më 11 shkurt 2014. Tani është kthyer në qendër të vëmendjes për aplikimin e tij të mundshëm në konfliktin aktual me Hamasin.

“Rrezja e Hekurt” duhet të bëhet elementi i gjashtë i sistemit të integruar të mbrojtjes izraelite kundër raketave, pas sistemeve “Shigjeta 2”, “Shigjeta 3”, “Harbeja e Davidit” dhe “Kupola e Hekurtë”.

20/10/2023 22:50-Gazetarja e CNN-it sulmohet gjatë raportimit në Bregun Perëndimor: Ju mbështesni gjenocidin

Një protestues pro-palestinez sulmoi një gazetare të CNN ndërsa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor sot.

Gazetarja Sara Sidner ishte duke ecur në Ramallah, qyteti i konsideruar si kryeqyteti i autoritetit palestinez, kur një burrë iu afrua asaj gjatë një demonstrate.

“Jeni përkrahës të gjenocidit… Ju nuk jeni të mirëpritur këtu CNN”, tha protestuesi, teksa iu afrua në fytyrë gazetares.

20/10/2023 20:21-Hamasi liron dy shtetase amerikane që i kishte marrë peng në sulmin e 7 tetorit mbi qytetet izraelite

Hamasi ka bërë të ditur në një kumtesë se ka liruar dy shtetase amerikane – që ishin marrë peng në ditën e 7 tetorit kur filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite.

Thonë se bëhet fjalë për një nënë dhe bijën e saj, që sipas Hamasit janë liruar për “arsye humanitare”.

Hamasi nuk ka zbuluar identitetin e pengjeve që i liroi, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga izraelitët apo video të lirimit të tyre.

20/10/2023 18:10-Njëherë paralajmëroi banorët, e më vonë izraelitët i bënë shkrumb e hi lagje të tëra në Gazë

Izraeli i ka bërë shkrumb e hi lagjet të tëra në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi që familjet palestineze që ishin akoma atje u është dhënë një paralajmërim që të ikin, derisa pritet që të fillojë edhe ofensiva në tokë nga izraelitët në Rripin e Gazës.

Në Washington presidenti amerikan Joe Biden i cili është rikthyer nga udhëtimit në Izraeli, ka kërkuar nga amerikanët në një adresim publik që të shpenzojnë miliardë dollarë për ta ndihmuar Izraelin në luftën kundër Hamasit, për të cilët ha se duan të shkatërrojnë demokracinë izraelite, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta heq nga faqja e dheut Hamasin që kontrollon me Gazën, pasi që militantët e këtij grupi kryen një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite më 7 tetor.

“Tani po e shihni Gazën nga distanca, së shpejti do ta shihni nga brenda”, u tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ushtarët të vendit të tij që janë grumbulluar në kufirin me Gazën.

20/10/2023 16:42-Politikani izraelit: Do ta fitojmë këtë luftë, më pas Rusia do ta paguajë çmimin

Politikani izraelit i ka dërguar një paralajmërim presidentit rus Vladimir Putin, rreth luftërave në Izrael dhe Ukrainë, shkruan Newsweek.

Amir Weitmann, shef i klubit të liberalëve në partinë izraelite Likud, është shfaqur në televizionin që financohet direkt nga Kremlini, Russia Today, duke folur për luftërat mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për luftën e Rusisë me Ukrainën.

Duke folur për ngjarjen më të fundit – pra bombardimit të spitali Al-Ahli në qytetin e Gazës, Weitmann ka kritikuar Rusinë duke thënë se “do ta përfundojmë këtë luftë, do të fitojmë sepse jemi më të fortë”.

20/10/2023 15:29-Kremlini reagon ndaj deklaratave të Bidenit për Putinin

Deklaratat e bëra nga presidenti Joe Biden duke e krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me Hamasin janë "të papranueshme", ka thënë Kremlini.

Gjatë fjalimit të tij mbrëmë, Biden tha se Hamasi dhe Putin përfaqësonin kërcënime të ndryshme, por " të dy duan të asgjësonjnë plotësisht një demokraci fqinje", lexo më shumë.

20/10/2023 13:05-Hamasi shtron kërkesën për armëpushim në këmbim të pengjeve

Bisedime janë duke u zhvilluar për të siguruar lirimin e shumë prej 203 pengjeve të mbajtura në Gaza, derisa Hamasi ka ofruar të lirojë disa në këmbim një armëpushimi të menjëhershëm, sipas BBC.

Izraeli ende nuk është pajtuar për një marrëveshje të tillë, lexo më shumë.

20/10/2023 12:51-Rritet numri i viktimave në Gaza

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra ka thënë se 4,137 persona janë vrarë deri më tani nga sulmet izraelite në këtë rajon.

Në mesin e viktimave sipas tij janë 1,661 fëmijë, transmeton Telegrafi.

Al-Qudra thotë se deri më tani janë lënduar 13,260 persona.

“Operacionet po bëhen në dysheme, në tokë, në korridoret e spitalit”, u shpreh ai.

20/10/2023 11:51-Raportohet për 13 palestinezë të vrarë nga sulmi në një kishë ortodokse në Gaza

Autoritetet e udhëhequra nga Hamasi kanë raportuar se 18 palestinezë janë vrarë pas një sulmi ajror izraelit në Kishën e Shën Porphyrios në Gaza.

Kisha ortodokse greke në Rripin e Gazës po strehonte qindra palestinezë të zhvendosur kur u godit gjatë natës, lexo më shumë.

20/10/2023 10:29-Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit në Bregun Perëndimor

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve që bëri Izraeli në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite.

Yousef u arrestua "me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit", tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet, lexo më shumë.

20/10/2023 10:17-BE kërkon nga Meta dhe TikTok hollësi për luftim të dezinformatave rreth luftës Izrael-Hamas

Bashkimi Evropian ka kërkuar të enjten nga Meta dhe TikTok që të ofrojnë informacione se si janë duke e luftuar dezinformimin për luftën Izrael-Hamas.

BE-ja e ka bërë këtë kërkesë duke u bazuar në ligjin e ri, i cili rrezikon t’i përballë gjigantët teknologjikë me gjoba në vlerë të miliarda eurove, nëse dështojnë që t’i mbrojnë përdoruesit, lexo më shumë.

20/10/2023 09:31-Ushtria izraelite thotë se mbi 100 objektiva janë sulmuar në Gaza gjatë natës

Ushtria izraelite thotë se ka goditur më shumë 100 objektiva në sulmet ajrore gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet shkatërruan boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operacionale, thuhej në deklaratë.

20/10/2023 09:25-Raportohet për viktima pas një shpërthimi në një kishë në Gazë

Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së enjtes, duke shtuar vdekje dhe dhjetëra të plagosur.

Mohammed Abu Selmia, drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona janë plagosur në Kishën e Shën Porfirit, por nuk dha numër të saktë të viktimave, pasi shtoi se nën rrënoja ka persona të bllokuar, lexo më shumë.

20/10/2023 09:24-Izraeli evakuon banorët e qytetit pranë kufirit me Libanin

Izraeli ka njoftuar një plan evakuimi për banorët nga Kiryat Shmona, një qytet në distriktin verior të Izraelit që kufizohet me Libanin.

Banorët e qytetit afër kufirit, përtej të cilit trupat izraelite dhe militantët në Liban kanë shkëmbyer zjarr, do të zhvendosen në bujtina të subvencionuara nga shteti, tha ministria, lexo më shumë.

20/10/2023 09:23-Biden thotë se Hamasi dhe Putin kanë një gjë të përbashkët

Presidenti amerikan Joe Biden tha se grupi militant palestinez Hamas dhe presidenti rus Vladimir Putin duan të “asgjësojnë” demokracitë fqinje gjatë një fjalimi të rrallë nga Zyra Ovale.

Presidenti iu drejtua vendit pas udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme, lexo më shumë.

20/10/2023 09:15-13 të vdekur në Bregun Perëndimor, mes tyre pesë fëmijë

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se 13 persona janë vrarë, përfshirë pesë fëmijë, në përleshjet me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Nur Shams të Bregut Perëndimor.

Kjo vjen derisa forcat izraelite po përgatiten për një ofensivë tokësore në Gaza dhe vazhdojnë të bombardojnë zonën, transmeton Telegrafi.

Konflikti midis Izraelit dhe grupit militant Hamas filloi dy javë më parë kur ky i fundit lansoi mijëra raketa në drejtim të Tel Aviv si dhe mobilizoi trupat në jug të Izraelit.

Si shenjë hakmarrjeje ndaj këtyre sulmeve, Izraeli nisi bombardimin e Gazës pasi sulmet nga Hamasi u kryen nga ky rajon.

19/10/2023 23:23-Të paktën 21 gazetarë janë vrarë gjatë luftës Izrael-Hamas, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve

Numri i gazetarëve të vrarë gjatë mbulimit të luftës Izrael-Hamas vazhdon të rritet.

Të paktën 21 gazetarë janë vrarë në konflikt që nga e enjtja, me tetë të tjerë të raportuar të plagosur dhe tre të raportuar të zhdukur ose të ndaluar, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë jofitimprurëse që mbron të drejtat e gazetarëve në mbarë botën.

Shtatëmbëdhjetë nga të vrarët ishin palestinezë, ndërsa tre ishin izraelitë dhe një libanez, tha CPJ.

Organizata vazhdon të gjurmojë numrin në rritje të vdekjeve të shtypit në lidhje me konfliktin në zhvillim.

"CPJ po heton gjithashtu raporte të pakonfirmuara të gazetarëve të tjerë të vrarë, të zhdukur, të arrestuar, të lënduar ose të kërcënuar dhe të dëmtimit të zyrave të mediave dhe shtëpive të gazetarëve", tha grupi për lirinë e shtypit.

CPJ tha se e kishte mbledhur informacionin e saj nga burimet e veta në rajon dhe nga raportet e medias.

19/10/2023 22:52-Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Diplomatët izraelitë, duke përfshirë ambasadoren Irit Lillian, u larguan nga Turqia pasi Tel Avivi i tërhoqi ata për shkak të shqetësimeve të supozuara të sigurisë, ndërsa vendi kryen sulme kundër palestinezëve në Gaza.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

19/10/2023 22:25-Mediat shtetërore egjiptiane thonë se kalimi në Rafah do të hapet të premten

Media shtetërore egjiptiane thotë se Kalimi i Rafah në Gaza do të hapet për disa orë të premten për të lejuar dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme.

Më shumë se 100 kamionë që transportonin ndihma kanë qëndruar në radhë për disa ditë në anën egjiptiane të kufirit, me Kombet e Bashkuara që bëjnë thirrje për ndihmë urgjente për civilët në Gaza. /Telegrafi/

19/10/2023 21:54-Senati amerikan miratoi rezolutën dypartiake që konfirmon mbështetjen për Izraelin

Senati miratoi një rezolutë që konfirmon mbështetjen për Izraelin dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje, duke dënuar sulmet e Hamasit ndaj civilëve.

Nëntëdhjetë e nëntë nga 100 senatorë bashkë-sponsorizuan rezolutën, me vetëm Senatorin republikan Rand Paul nga Kentaki që nuk e nënshkroi, por më vonë votoi për të.

Numërimi përfundimtar i votave ishte 97-0, me mungesën e tre senatorëve.

Rezoluta gjithashtu "dënon mbështetjen e Iranit për terrorizmin global, duke përfshirë mbështetjen e tij për grupet terroriste si Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez", dhe vë në dukje se SHBA "është e gatshme të ndihmojë Izraelin me furnizim urgjent ose nevoja të tjera mbështetjeje të sigurisë, diplomatike dhe inteligjencës". /Telegrafi/

19/10/2023 21:12-Ministri i Mbrojtjes i Izraelit u thotë ushtarëve të tij se së shpejti do ta shohin Gazën “nga brenda”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u ka thënë trupave të mbledhura jo shumë larg Rripit të Gazës të enjten se ata “së shpejti do ta shohin” enklavën “nga brenda”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

19/10/2023 20:24-32 amerikanë kanë vdekur në Izrael, thotë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit

Tridhjetë e dy shtetas amerikanë kanë vdekur në Izrael dhe 11 mbeten të pagjetur, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller.

Numri i të vdekurve është rritur me një që nga përditësimi i fundit nga zyrtarët amerikanë.

Miller nuk tha se sa nga të pagjeturit besohet se mbahen peng nga Hamasi, por tha se sigurimi i lirimit të tyre mbetet një prioritet kryesor.

“Për sa i përket punës sonë për të siguruar lirimin e pengjeve, ajo punë është duke vazhduar”, tha Miller në një konferencë, duke vënë në dukje se “vetë sekretari ishte i fokusuar në të ndërsa ne ishim në rajon”. /Telegrafi/

19/10/2023 19:28-Alarm i rrallë nga Departamenti Amerikan: Këshillon të gjithë amerikanët jashtë shtetit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”

Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të rrallë, mbarëbotëror të enjten për të këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë jashtë vendit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

19/10/2023 18:45-Përse Egjipti dhe vende të tjera arabe nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë nga Rripi i Gazës?

Ndërsa palestinezët e dëshpëruar që largohen nga Rripi i Gazës, përpiqen të gjejnë strehim, janë ngritur pikëpyetje se pse Egjipti dhe Jordania fqinje nuk po i pranojnë ata.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

19/10/2023 18:24-Izraeli konfirmon marrjen e automjeteve të blinduara amerikane

Ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmoi marrjen e një ngarkese amerikane me automjete të blinduara të enjten, të cilat tha se do t'i transferohen Forcave të Mbrojtjes izraelite.

Pentagoni tha se që nga e marta, pesë dërgesa armësh dhe pajisjesh janë dërguar tashmë në Izrael që nga sulmi i Hamasit. /Telegrafi/

19/10/2023 17:42-SHBA dhe Britania e Madhe këshillojnë qytetarët e tyre të largohen nga Libani

Ambasadat amerikane dhe britanike në Bejrut kanë këshilluar qytetarët e tyre që të largohen nga Libani ndërsa fluturimet “mbesin të disponueshme” pasi tensionet kufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut intensifikohen për shkak të luftës Izrael-Hamas.

19/10/2023 16:19-Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 3,785, thotë ministria e shëndetësisë

Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 3785, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Aty përfshihen 1,524 fëmijë, 1,000 gra dhe 120 të moshuar, tha ministria e shëndetësisë.

Përveç kësaj, 12,493 njerëz ishin plagosur, duke përfshirë 3,983 fëmijë dhe 3,300 gra, sipas zëdhënësit të ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra. /Telegrafi/

19/10/2023 15:31-Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hezbollahu është dhjetë herë më i fortë sesa Hamasi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar se ushtria e tij duhet të jetë e gatshme për frontin verior kundër çfarëdo lëvizje të grupit libanez Hezbollah.

Gallant i bëri këto komente në një takim të mbyllur me zyrtarët e lartë të shtetit.

Theksoi se duhet të kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme në frontin verior, duke marrë parasysh se Hezbollahu ka “dhjetë herë fuqi më të madhe sesa Hamasi”.

Në takim Gallant kërkoi nga zyrtarët shtetërorë të kryejnë dërgimin e pajisjeve ushtarake në frontin verior. Gjatë ditës, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr sipas deklaratave të dy palëve.

19/10/2023 14:10-Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

Televizioni publik i Turqisë në kanalin zyrtar në YouTube ka publikuar një video nga Rripi i Gazës, ku shihet një fëmijë që është akoma i shokuar pas sulmeve raketore të ushtrisë izraelite.

Në përshkrimin e videos thuhet se emri i djaloshit është Muhamed dhe se e ka zgjuar nga gjumi zhurma e sulmeve, e atë tenton ta qetësojë mjeku i cili gjendet pranë tij.

Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, derisa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.

19/10/2023 12:37-Intervista e komedianit egjiptian me plotë sarkazëm bëhet virale, flet për konfliktin izraelito-palestinez

Komediani egjiptian Bassem Youssef ishte i ftuar në emisionin e gazetarit Piers Morgan, “Piers Morgan Uncensored”.

Youssef është pyetur gjatë intervistës për trajtimin e palestinezëve gjatë konfliktit me Izraelin, dhe nëse vendimi i Izraelit për të bombarduar Gazën në tentim për të eliminuar Hamasin, është i arsyeshëm dhe në “proporcion” me sulmet e 7 tetorit nga ana e militantëve të Hamasit mbi qytetet izraelite.

Videoja e kësaj interviste është bërë virale, kjo për shkak të komenteve plot sarkazëm të Youssef që diskutoi për luftën Izrael-Gazë.

19/10/2023 11:19-Pamjet e kamerave GoPro tregojnë sesi militantët e Hamasit ishin future në Izrael

Një sërë video të publikuara një javë më parë, janë filmuar me kamera GoPro që i mbanin militantët e Hamasit, ku shihet se si ky grup ekstremist palestinez kishte thyer gardhin që ndanë Izraelin me Gazën dhe kishte kryer vrasje masive.

South First Responders kanë publikuar të hënën një sërë videosh të tilla në Telegram, që e dëshmojnë këtë sulm nga ana e militantëve të Hamasit, shkruan Times of Israel.

Videot tregojnë militantët e Hamasit duke u iu afruar gardhit të sigurisë, disa me motoçikleta, ku pasi arrijnë ta thyejnë gardhin, vazhdojnë nëpër tampon zonën derisa arrijnë në destinacion.

19/10/2023 09:03-Pas mosmarrëveshjeve për dërgimin e armëve në Izrael, jep dorëheqje drejtori i Departamentit amerikan të Shtetit

Drejtori në Departamentin amerikan të Shtetit, i cili punonte në agjencinë përgjegjëse për transferimin e armëve tek aleatët amerikanë, ka dhënë dorëheqje.

Josh Paul përmendi mosmarrëveshjen me vendimet e administratës Biden për të përshpejtuar transferimet e armëve në Izrael.

Paul, shërbeu si drejtor në Zyrën e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit, transmeton Telegrafi.

19/10/2023 08:34-Izraelitët pretendojnë se ka eskaluar konflikti me Hezbollahun

Forcat e armatosura të Izaelit kanë njoftuar se ka patur eskalim konflikti me Hezbollahun.

Hezbollahu ka shprekur një sërë predhash antitank nga Liban në drejtim të Izraelit, duke shënjestruar pozicionet ushtarake dhe ato civile, duke shkaktuar dëme, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i IDF-së izraelite, Jonathan Conrius.

Ai shtoi sesi Hezbollahu ka tentuar të infiltrohet në Izrael por se një gjë e tillë është parandaluar nga IDF-ja.

18/10/2023 23:33-Egjipti pranon të hapë kalimin Rafah

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, sapo ka njoftuar Joe Biden.

Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, presidenti i SHBA-së u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me Presidentin Sisi.

Ai shpjegoi se presidenti Sisi kishte rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.

18/10/2023 22:49-SHBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën

Shtetet e Bashkuara përdorën veto të mërkurën ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do t’i kishte dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjithë dhunën kundër civilëve.

Rezoluta, e thirrur nga Brazili, do të bënte thirrje për ndihma urgjente humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës, po ashtu.

Rezoluta i mori 12 vota në favor në Këshillin e Sigurimit 15-anëtarësh, dy abstenime dhe kundërshtimin e SHBA-së.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha pasi e përdori veton se presidenti amerikan Joe Biden e vizitoi rajonin të mërkurën për t’u angazhuar në diplomaci dhe “ne kemi nevojë që diplomacia të zhvillohet këtu”.

Ajo, po ashtu, e kritikoi rezolutën se nuk e përmendi të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Rezoluta u mbështet nga Rusia dhe Kina, të cilat e kritikuan SHBA-në për kundërshtimin e saj.

Gjatë një vizite në Tel Aviv të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli është pajtuar t’i lejojë ndihmat humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën nuk do ta pengojë futjen e ndihmave humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah. /rel/

18/10/2023 21:46-Kombet e Bashkuara duan të bëjnë hetimin e tyre për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të OKB-së mbi rrethanat e shpërthimit vdekjeprurës në një spital të Gazës të martën.

“OKB-ja me siguri do të dëshirojë të bëjë hetimin e saj… Dhe kjo duhet të bëhet shumë shpejt”, ka thënë nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths për CNN, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, qindra njerëz u vranë në shpërthimin në spitalin në qendër të qytetit të Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Autoritetet në Gaza fajësuan Izraelin, ndërsa ky vend tha se inteligjenca e tij tregoi se shkaku ishte një lëshim i dështuar i raketës nga Xhihadi Islamik. Grupi e ka mohuar këtë.

Shtetet e Bashkuara aktualisht besojnë se Izraeli nuk është "përgjegjës" për shpërthimin, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

CNN thotë se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe as shkallën e viktimave. /Telegrafi/

18/10/2023 21:05-Stacioni televiziv izraelit pretendon se pamjet e transmetimit të drejtpërdrejtë ‘dëshmojnë se kush është përgjegjës’ për shpërthimin në spitalin e Gazës

Një stacion televiziv izraelit ka publikuar pamje të reja, të cilat thotë se duket se tregojnë raketa të lëshuara mbi një spital në Gaza, vetëm pak çaste para një shpërthimi të vrarë qindra njerëz.

Një video nga një transmetim i drejtpërdrejtë, i transmetuar nga Channel 12 News i Izraelit, thuhet se tregon një breshëri raketash të lëshuara përpara se shpërthimet të tronditin një zonë që pretendohet të jetë qendra mjekësore.

Për të mësuar detajet e pretendimeve izraelite dhe pamjet e publikuara, klikoni KËTU.

18/10/2023 20:02-Lufta e Izraelit me Hamasin "nuk do të jetë e shkurtër", thotë zyrtari i IDF

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, paralajmëroi të mërkurën për një konflikt të zgjatur me Hamasin ndërsa fliste me ushtarët izraelitë.

"Kjo nuk do të jetë e shkurtër dhe edhe nëse do të na duhet të zgjerojmë fushatën në rast se një armik tjetër përfshihet, ne do të dimë se si ta trajtojmë atë", u tha Halevi ushtarëve gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof pranë Rehovot.

Halevi shtoi se Izraeli "po vepron sipas ligjit", duke thënë: "Ne të gjithë jemi të çmendur, por veprojmë me arsye. Ne po luftojmë me këmbëngulje dhe mbetemi njerëz, ndryshe nga pala tjetër që lufton si kafshë". /Telegrafi/

18/10/2023 19:18-Izraeli thotë se do ta lejojë futjen e ndihmave në Gazën e rrethuar

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën se do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin.

Ky vendim, sipas Qeverisë izraelite, u mor pas kërkesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili e vizitoi të mërkurën Izraelin për ta ritheksuar mbështetjen amerikane për të pas sulmit nga grupi militant Hamas më 7 tetor.

Në një komunikatë për media, ajo tha se “ne nuk do ta pengojmë” furnizimin me ushqim, ujë dhe barna, përderisa furnizimet nuk arrijnë në duart e Hamasit.

Në komunikatë nuk u përmend fare karburanti, i cili është tejet i nevojshëm për këtë enklavë.

Nuk është e qartë se kur do të fillojë dërgimi i ndihmave humanitare në Gazë.

Pikëkalimi i Gazës me Egjiptin, Rafah, ka kapacitete të kufizuara dhe Egjipti ka thënë se ai është dëmtuar nga sulmet ajrore izraelite. /rel/

18/10/2023 18:49-“Pjesë të trupit kudo, …”: Dëshmitarët okularë përshkruajnë ‘skenën e papërshkrueshme’ pas shpërthimit në spitalin e Gazës

Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës të martën në një spital në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se vrau qindra njerëz.

Për të lexuar rreth rrëfimeve të tyre, klikoni KËTU.

18/10/2023 18:21-Koktej molotovi hidhet në drejtim të sinagogës në Berlin

Një qendër e komunitetit hebre dhe sinagogë në Berlin u goditën me dy pajisje ndezëse të bëra vetë në një sulm të dyshuar për zjarrvënie herët në mëngjes, duke shkaktuar zemërim në mesin e komunitetit hebre në kryeqytetin gjerman.

Komuniteti Kahal Adass Yisroel shkroi se sulmues të panjohur kishin hedhur dy kokteje molotovi nga rruga në drejtim të qendrës së tyre të komunitetit në Brunnenstrasse në distriktin Mitte të Berlinit.

Policia konfirmoi sulmin dhe tha se hetimet po vazhdojnë.

Shishet shpërthyen dhe u dogjën, por nuk shkaktuan lëndime apo dëmtime në ndërtesë. /Telegrafi/

18/10/2023 18:17-Joe Biden largohet nga Izraeli

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe sekretari i shtetit, Antony Blinken, kanë hipur në Air Force One pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ata tanimë do të udhëtojnë për në Uashington nga Tel Avivi.

Screenshot 11 13

18/10/2023 17:58-Ambasada saudite në Bejrut u bën thirrje qytetarëve sauditë në Liban që të largohen menjëherë

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Liban po ndjek nga afër zhvillimet e ngjarjeve aktuale në rajonin e Libanit jugor, duke u bërë thirrje “të gjithë qytetarëve që t'i përmbahen vendimit të ndalimit të udhëtimit dhe të largohen menjëherë nga territori libanez për ata që janë aktualisht në Liban”.

Ambasada saudite gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve në Liban që të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg vendeve ku po zhvillohen tubime apo demonstrata derisa të largohen.

Deklarata vjen pasi qindra protestues dolën në rrugë në Liban të martën pas një shpërthimi në një spital në Gaza.

Demonstratat të mërkurën çuan në përleshje mes policisë dhe demonstruesve pro-palestinezë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori “topa uji” kundër demonstruesve të mërkurën pasdite, sipas mediave lokale. /Telegrafi/

18/10/2023 17:14-Turqia shpall tri ditë zie kombëtare – protesta në të gjithë Lindjen e Mesme pas sulmit në një spital në Gaza

Turqia do të shpallë tri ditë zie kombëtare pas sulmit në një spital në Gaza.

Ndërkohë bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

18/10/2023 16:51-Numri i të vdekurve në Gaza shkon në gati 3,500, thotë ministria palestineze e shëndetësisë

Të paktën 3,478 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, sipas një deklarate të mërkurën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Më shumë se 12,000 të tjerë janë plagosur, thuhet në deklaratë.

18/10/2023 16:23-SHBA vendos sanksione ndaj 10 “anëtarëve, operativëve dhe mbështetësve financiarë” të Hamasit

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se mori masa të mërkurën në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me këtë grup.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

18/10/2023 14:55-Pasojat rrëqethëse të sulmit në spitalin e Gazës, ministria e Shëndetësisë mban konferencë nga objekti i goditur – raporton pranë kufomave të civilëve

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka mbajtur një konferencë për shtyp gjatë mbrëmjes së kaluar, për të folur për 500 të vrarët në spitalin që u bombardua në Gazë.

“Pushtuesit izraelitë kanë goditur direkt spitalin, gjë që çoi deri në 500 të vrarë dhe mbi 900 të lënduar. Bombardimet janë dokumentuar me fotografi dhe video”, u tha nga kjo ministri.

Përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë i janë drejtuar mediave direkt nga spitali, ku qëndruan mes kufomave të burrave, grave e fëmijëve. Videoja nuk është publikuar për shkak të pamjeve tejet të rënda.

Mediat arabe dhe kanalet palestineze në Telegram, më herët kanë njoftuar se janë mbi 1 mijë të vdekur dhe të plagosur.

1 262

2 73

3 53

4 46

5 35

6 27

7 14

8 16

9 11

10 4

11 8

12 3

13 3

14 2

15 3

16

17

18

19

20

18/10/2023 13:31-Netanyahu: Do të vazhdojmë të kërkojmë nga civilët që të zhvendosen në rajone më të sigurta

Presidenti amerikan Joe Bide dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media, pas takimit që pati me kabinetin e luftës të kryeministrit izraelit.

“Duke marrë parasysh se Izraeli ka të drejt legjitime të gjuaj terroristët, civilët për fat të keq janë dëmtuar”, tha Netanyahu.

Pas sulmit të mbrëmshëm në spitalin e Gazës, “e tërë bota me të drejtë ka reaguar ashpër, por ky mllef nuk do të duhej të drejtohej kah Izraeli, por tek terroristët”, theksoi Netanyahu, duke shtuar se grupi militant ka shkrepur raketën.

18/10/2023 11:24-Biden: Shpërthimi në spitalin e Gazës duket se është shkaktuar nga një ekip tjetër

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë duke zhvilluar një bisedë në prezencë të mediave në Tel Aviv.

Kryeministri izraelit tha se Hamasi janë “nazistët e rinj”, kurse kjo është vizita e parë e presidentit amerikan në Izrael “në kohë lufte”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se SHBA-të do të sigurohen që Izraeli të ketë atë që ka nevojë për ta mbrojtur veten.

“Duhet ta kemi parasysh që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Jam shumë i prekur dhe pikëlluar me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në spitalin e Gazës”, shtoi Biden.

“Bazuar në atë çfarë kam parë, duket se është kryer nga një ekip tjetër, jo ju”, i thotë Biden kryeministrit Netanyahu.

18/10/2023 10:26-Biden arrin në Izrael, pritet nga Netanyahu

Aeroplani i presidentit amerikan Air Force One sapo ka aterruar në aeroportin e Tel Avivit.

Joe Biden është duke kryer një mision diplomatik nga frika se konflikti palestinezo-izraelit mund të përshkallëzohet – e në veçanti pas sulmit në një spital në Gazë, ku mbetën të vrarë mbi 500 persona.

Biden shpreson të parandalojë përshkallëzimit të luftës, por pakënaqësia në Lindjen e Mesme vetëm sa është rritur nga bombardimi i mbrëmshëm në spitalin e Gazës.

3 17

5

18/10/2023 09:35-Dështon samiti për Gazën pas bombardimit të spitalit, Biden anulon vizitën në Jordani

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Joe Biden megjithatë nuk do të udhëtojë në Jordani, si pjesë e udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka thënë më herët se Jordania nuk mbështet samitin e planifikuar me presidentin amerikan, krerët egjiptian dhe ata palestinez që ishte dashur të mbahet në Amman.

Safadi në një bisedë për Al Jazeera ka theksuar se samiti është anuluar sepse “nuk ka kuptim tani të diskutohet për çfarëdo tjetër përveç ndaljes së luftës”, transmeton Telegrafi.

Pas publikimit të deklaratës nga Shtëpia e Bardhë, Biden është futur në aeroplanin presidencial Air Force One që do të fluturojë për në Izrael. Presidenti pritet të takohet të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

18/10/2023 09:06-Ushtria izraelite publikon pamje: Këto janë dëshmitë që nuk e kemi sulmuar spitalin, e dimë kush e ka bërë

Ushtria izraelite konfirmoi “pas një kontrolli të ngushtë të sistemeve të mbikëqyrjes” se nuk ishte zjarri izraelit, por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza të martën mbrëma, duke vrarë qindra njerëz sipas pretendimeve palestineze.

“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”.

18/10/2023 08:55-Në Stamboll sulmohet konsullata izraelite, turma u përleshën me policinë – sulmet pati edhe në Jordani

Mijëra njerëz dolën në rrugë para konsullatës izraelite në Stamboll për të protestuar pas goditjes së një spitali në Gaza, për të cilin palestinezët fajësojnë Izraelin, dhe autoritetet izraelite kundërshtojnë se spitali u godit nga një raketë nga territori palestinez.

Turma valëvitnin flamujt palestinezë dhe turk dhe bërtisnin “Allahu Akbar”. Pamjet e protestës po përhapen edhe në rrjetet sociale.

Sipas një prej videove të publikuara në rrjetet sociale, duket se protestuesit kanë tentuar të depërtojnë deri në konsullatë dhe ka pasur një konflikt me policinë.

17/10/2023 23:18-Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin momentin kur spitali goditet me raketë në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës, ka fajësuar militantët palestinezë.

“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF-ja. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.

E Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).

Ministria e Punëve të Jashtme, ka publikuar videon ku pretendohet se shihet sesi “PIJ godet me raketë spitalin në Gazë”.

17/10/2023 23:05-Pas aktivizimit të sirenave që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, evakuohet aeroplani i kancelarit gjerman në Tel Aviv

Dramë e vërtetë u zhvillua në momentin kur aeroplani i kancelarit gjerman Olaf Scholz, po bëhej gati të largohet nga Tel Avivi.

Pak para nisjes nga aeroporti Ben Gurion, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore, transmeton Telegrafi.

Në fakt bëhej fjalë për shpërthime nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit e njohur si “Kupola e Çeliktë”, që rrëzuan raketat e Hamasit në qiell.

17/10/2023 22:41-Izraeli apel qytetarëve: Largohuni nga Turqia

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok, duke përmendur frikën se udhëtarët izraelitë do të jenë në shënjestër të atyre që janë të zemëruar për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Gazës.

Ata shtuan se niveli i rrezikut për Turqinë ishte ngritur në 4 dhe për këtë arsye u bënë thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen nga Turqia sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan The Times of Israel.

Për Marokun, niveli i rrezikut është rritur në 2, dhe turistëve izraelitë u kërkohet të jenë më të kujdesshëm.

Kujtojmë se një polic vrau dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesin e tyre dhjetë ditë më parë. Ky ishte sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada.

17/10/2023 22:07-Publikohen pamjet e pasojave të sulmit në spitalin e Gazës

Hamasi pretendon se Izraeli në sulmin ajror ka goditur spitalin Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.

Pretendojnë se në këtë sulm janë vrarë të paktën 500 persona. E më herët zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga 200 deri në 300 persona janë vrarë në sulmin e spitalit, derisa Hamasi ka rritur shifrën në 500.

Hamasi publikoi këtë kumtesë në Telegram si kundërpërgjigje për sulmin mbi spital, që siç pretendojnë zyrtarët e saj, janë vrarë qindra persona.

“Është një masakër dhe krim gjenocidal. Shumica e viktimave në spital ishin familje të zhvendosura, pacientë, gra e fëmijë. Sulmi gjithashtu zbulon mbështetjen amerikan dhe perëndimore për pushtimin”, u tha ndër tjera.

https://twitter.com/WarMonitors/status/1714337776873640216?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714337776873640216%7Ctwgr%5E889d9b576339cab2924cb4300994aa8a4e12feed%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpublikohen-pamjet-e-pasojave-te-sulmit-ne-spitalin-e-gazes%2F

https://twitter.com/WarMonitors/status/1714338019996573946?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714338019996573946%7Ctwgr%5E889d9b576339cab2924cb4300994aa8a4e12feed%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpublikohen-pamjet-e-pasojave-te-sulmit-ne-spitalin-e-gazes%2F

https://twitter.com/WarMonitors/status/1714329728348209339?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714329728348209339%7Ctwgr%5E889d9b576339cab2924cb4300994aa8a4e12feed%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpublikohen-pamjet-e-pasojave-te-sulmit-ne-spitalin-e-gazes%2F

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1714350789710225538?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714350789710225538%7Ctwgr%5E889d9b576339cab2924cb4300994aa8a4e12feed%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpublikohen-pamjet-e-pasojave-te-sulmit-ne-spitalin-e-gazes%2F

17/10/2023 21:51-Zyrtar i lartë i Hamasit: Ne do t’i lirojmë të gjithë pengjet brenda një ore nëse Izraeli ndalon bombardimin e Gazës

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha në një deklaratë për mediat amerikane se grupi është gati të lirojë menjëherë të gjithë pengjet civile – të huaj dhe izraelitë – nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore në Gaza.

Një zyrtar i Hamasit i tha NBC News se pengjet mund të lirohen brenda një ore, për sa kohë që Izraeli përmbush kushtet e tij. Ai pohoi se tani nuk ka vend të sigurt për lirimin e pengjeve, transmeton Telegrafi.

Në këmbim të lirimit të ushtarëve izraelitë të mbajtur peng, një zyrtar i Hamasit tha se Izraeli duhet të lirojë të gjithë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.

Zyrtari i Hamasit pohoi gjithashtu se SHBA dhe Izraeli ishin tashmë në dijeni të kushteve të tyre për lirimin e pengjeve civile, pasi grupi militant i zbuloi ato në bisedimet me liderët e disa vendeve arabe.

17/10/2023 20:01-Izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 500 persona janë vrarë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në spitalin al-Ahli në Gaza, ka shkuar në 500.

Fillimisht ishte raportuar për 200 deri në 300 të vrarë në sulmin mbi spitalin e palestinezëve në Gaza, ndërsa tani këto shifra kanë ndryshuar.

Në anën tjetër, Izraeli ka urdhëruar civilët që të largohen nga qyteti i Gazës dhe të nisen drejt jugut, për shkak se pritet të fillojë një ofensivë nga toka.

https://twitter.com/zaidlala786/status/1714332575056216243?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714332575056216243%7Ctwgr%5Ee4694b14c2fabab2b4c2a50810d8119df8130c54%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fizraelitet-bombardojne-spitalin-ne-gaze-ministria-palestineze-e-shendetesise-thote-se-500-persona-jane-vrare%2F

https://twitter.com/BelalNezar/status/1714333523572662418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714333523572662418%7Ctwgr%5Ee4694b14c2fabab2b4c2a50810d8119df8130c54%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fizraelitet-bombardojne-spitalin-ne-gaze-ministria-palestineze-e-shendetesise-thote-se-500-persona-jane-vrare%2F

17/10/2023 18:40-Rrëfimi i palestinezes e cila nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, humbi 16 anëtarë të familjes

Wafae Shamallakh ka rrëfyer në lot në sy për Sky News sesi i ka humbur 16 anëtarë të familjes që iu vranë në Gazë.

“Dhjetë janë vrarë në të njëjtën kohë”, tha duke përshkruar natën kur forcat izraelite filluan sulmin ajror në Gazë, ku si pasojë vranë tërë familjen e xhaxhait të saj.

“Raketa goditën shtëpinë e xhaxhait tim brenda të cilës gjendej tërë familja”, tha Shamallakh, transmeton Telegrafi.

Xhaxhai i saj Abdel Naser Shamallakh, 56-vjeç, jeton në një shtëpi të madhe ngjyrë rozë në Sheikh Eleen në jugperëndim të Gazës.

Në natën e 8 tetorit, derisa familjarët po flinin, sulmet izraelite shembën shtëpinë.

Abdel Naser dhe gruaja e tij Soha, pesë fëmijët Ahmed (25), Marëan (22), Mohamed (20) dhe Asad e Yazan (10) si dhe gruaja e dytë Warda dhe tre fëmijët e tyre janë vrarë të njëjtën natë.

17/10/2023 18:13-Ish-shefi i CIA-s: Udhëtimi i Biden në Izrael tregon seriozitetin e luftës

David Petraeus, ish-drejtori i CIA-s dhe gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane, gjatë një bisede për BBC ka deklaruar se vizita e Joe Bidenit në Izrael është tregues sesa serioz është konflikti.

“Shkuarja e Bidenit në Izrael tregon sesa e rëndësishme është për presidencën, SHBA dhe aleatët e tanë në mbarë botën”, tha Petraeus, transmeton Telegrafi.

Gjenerali amerikan theksoi se zyrtarët gjithashtu po përcjellin me vëmendje sesi po veprojnë vendet e tjera në veçanti Irani.

17/10/2023 17:15-Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar pamjet më të reja nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës, nga ku pjesëtarët e Hamasit më 7 tetor filluan sulmin në jug të Izraelit.

Në videon e publikuar në platformën X, thuhet se “mbrëmë kanë kryer sulm ajror me aeroplanët luftarak të IDF-së”.

Ushtria izraelite ka theksuar se ka “goditur selinë e Hamasit dhe ka neutralizuar një epror të lartë të Hamasit”.

17/10/2023 15:51-Rezerva të ushqimit në dyqanet e Gazës do të ketë për "më pak se një javë", paralajmëron OKB

Dyqaneve në Gaza do t'u mbarojnë rezervat e ushqimit në "më pak se një javë", me shitësit me pakicë të paaftë për të rimbushur nga shitësit me shumicë për shkak të "shkatërrimit dhe pasigurisë së gjerë".

Ky ka qenë paralajmërimi i një zëdhënësi të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) të martën për CNN, përcjell Telegrafi.

Furnizimet e bukës po mbarojnë, me vetëm një nga pesë mullinjtë e miellit në Rripin e Gazës që funksionon - për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike, paralajmëroi zëdhënësi.

Ndërkohë, njerëzit janë "rreshtuar me orë të tëra për të marrë bukë" nga furrat e bukës dhe vetëm pesë nga 23 furrat e kontraktuara nga WFP për të siguruar bukë të freskët për strehimoret janë funksionale.

Ndërsa në magazina, furnizimet komerciale të mallrave ushqimore thelbësore janë "të mjaftueshme për rreth dy javë", por për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, është e vështirë të shpërndahet, shtoi zëdhënësi i agjencisë së OKB-së.

Me magazinat e vendosura në qytetin e Gazës, WFP po përpiqet të kanalizojë ushqimin në rajonin jugor ku njerëzit e zhvendosur po lëvizin. /Telegrafi/

17/10/2023 14:59-Karikaturisti i ‘The Guardian’ pushohet nga puna për shkak të një karikature të Benjamin Netanyahu

Karikaturisti me përvojë i ‘The Guardian’, Steve Bell, është shkarkuar nga puna për shkak të reagimeve që ai ka shkaktuar me një karikaturë që ai ka krijuar me liderin izraelit Benjamin Netanyahu.

Për të mësuar se për cilën karikaturë bëhet fjalë, klikoni KËTU.

17/10/2023 13:46-Turqia thotë se mund të jetë “garantuese” e zgjidhjes – por ka një kërkesë për Izraelin

Turqia dhe fuqitë e tjera rajonale duhet të veprojnë si garantues të një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve për të siguruar paqen.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

17/10/2023 12:42-Jordania dhe Egjipti 'nuk do të pranojnë' refugjatët palestinezë

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka thënë në një takim me kancelarin gjerman OIaf Scholz në Berlin se as Jordania dhe as Egjipti nuk do të ishin të gatshëm të pranonin ndonjë refugjat palestinez.

"Kjo është një situatë që duhet trajtuar brenda Gazës dhe Bregut Perëndimor", tha ai. "Dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë mbi supet e të tjerëve".

Abdullah tha gjithashtu se duhet bërë gjithçka për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve.

"... Ky cikël i ri i dhunës po na çon drejt humnerës", ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/

17/10/2023 12:09-Kancelari Scholz paralajmëron Hezbollahun dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në konfliktin Izrael-Hamas

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Hezbollahun dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në konfliktin Izrael-Hamas.

“Unë paralajmëroj shprehimisht Hezbollahun dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në këtë konflikt”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi me mbretin jordanez Abdullah II bin al Husein të martën në Berlin.

"Së bashku me aleatët tanë, ne si qeveri gjermane po bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ky konflikt të mos përshkallëzohet më tej" dhe për të siguruar qasje humanitare në Gaza "për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë civile", tha Scholz, duke shtuar se Hamasi po përdorte popullsinë civile në Gaza si mburoja njerëzore.

"Palestinezët nuk janë Hamas dhe Hamasi nuk ka të drejtë të flasë për ta. Populli palestinez në Gaza, ata janë gjithashtu viktima të Hamasit", citohet të ketë thënë më tej Scholz, duke theksuar se është "e rëndësishme të bëhet dallimi" midis Hamasit dhe civilëve të Gazës.

Scholz falënderoi Mbretin Abdullah II që "ka luajtur një rol stabilizues dhe ndërmjetësues për kaq shumë vite". /Telegrafi/

17/10/2023 11:42-Njeriu i cili kaloi pothuajse pesë vjet në robëri zbulon kushtet e tmerrshme me të cilat mund të përballen pengjet e Hamasit në Gaza

Njeriu që kishte qenë peng dikur, Sir Terry Waite zbuloi kushtet e tmerrshme me të cilat mund të përballen viktimat e Hamasit në Gaza dhe ndau mesazhin e tij të shpresës me familjet e tyre.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

17/10/2023 11:07-Fotografi satelitore të Gazës – dallimi nga para dhe pas sulmeve izraelite

17/10/2023 10:31-Palestinezët raportojnë bombardime pranë qyteteve ku Izraeli urdhëroi civilët të kërkonin strehim

Palestinezët në Gaza raportuan bombardime intensive të martën herët pranë qyteteve jugore të Khan Younis dhe Rafah, ku Izraeli urdhëroi civilët të kërkonin strehim.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

17/10/2023 09:11-Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëron për “një sulm parandalues” kundër Izraelit në orët e ardhshme

Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar për “një sulm parandalues” kundër Izraelit në orët e ardhshme.

Ai tha se grupet e mbështetura nga Irani, si Hezbollahu në Libanin jugor, nuk do të lejojnë forcat izraelite të bëjnë atë që duan në Gaza pa pasoja.

Tensionet përgjatë kufirit Izrael-Liban kanë qenë të larta që kur Izraeli filloi hakmarrjen kundër Hamasit në Gaza.

Militantët e Hezbollahut kanë qëlluar mbi pozicionet izraelite në përleshje të kufizuara, ndërsa Izraeli është përgjigjur me granatime.

Frika po rritet se ky mund të bëhet një front i ri në luftë me përfshirjen e Hezbollahut, megjithëse shkëmbimet ndërkufitare aktualisht kanë qenë të kufizuara në shtrirje. /Telegrafi/

17/10/2023 08:38-Japonia njofton 10 milionë dollarë ndihmë urgjente për civilët e Gazës

Japonia do të japë 10 milionë dollarë ndihmë urgjente për civilët në Gaza, tha Ministrja e Jashtme Yoko Kamikawa në një konferencë për shtyp të martën.

Ndihma do të vijë "nëpërmjet organizatave ndërkombëtare", shtoi Kamikawa.

"Japonia do të punojë me grupet humanitare për të siguruar që civilët e pafajshëm dhe refugjatët palestinezë të marrin ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe mbështetjen që u nevojitet", tha ajo.

Ministrja përsëriti dënimin e vendosur të Japonisë për sulmet e Hamasit dhe shprehu mbështetjen për përpjekjet diplomatike. /Telegrafi/

17/10/2023 08:34-Kush e financon Hamasin?

Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendeve mike, duke i kaluar paratë e gatshme nëpër tunelet e Gazës, apo duke i përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve.

Megjithatë, Hamasi, i cili e udhëheq Rripin e Gazës, do të përballet me pengesa edhe më të mëdha për sigurimin e fondeve, pas sulmit të militantëve të vet të cilët i vranë qindra izraelitë, kryesisht civilë.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni KËTU.

17/10/2023 07:59-Tanimë është e konfirmuar: Biden do të vizitojë Izraelin

Shtëpia e Bardhë po përballet me një luftë të re që ka kërkuar një riorientim të menjëhershëm të prioriteteve dhe planit të presidentit Joe Biden, duke përfshirë një udhëtim këtë javë në Izrael dhe Jordani, ndërsa situata në Lindjen e Mesme bëhet gjithnjë e më alarmante.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

17/10/2023 07:48-BBC: Konvoji i civilëve të arratisur goditet në Gaza, vriten gra dhe fëmijë

Të premten në mbrëmje, u shfaqën raportet e para për një sulm ndaj një kolone automjetesh që po shkonte drejt jugut të Gazës.

Automjetet transportonin civilë, të cilët po iknin nga veriu i Gazës pasi forcat e armatosura izraelite (IDF), kishin lëshuar një urdhër evakuimi.

Menjëherë pas kësaj, u shfaqën video që tregonin masakrën në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 70 persona u vranë në vend, e Hamasi ka fajësuar Izraelin për sulmin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 23:37-BBC ka kërkuar publikisht falje për mënyrën se si mbuloi protestat pro-palestineze

Prezantuesja e programit informativ të BBC-së, ka kërkuar publikisht falje për mënyrën e raportimit të protestave pro-palestineze në rrugët e Londrës gjatë vikendit të kaluar.

Në fakt, mijëra njerëz protestuan në rrugët e Londrës gjatë vikendit, në shenjë solidaritet me Palestinën dhe popullin palestinez.

Një prej kërkesave të tyre në këtë shëtitje në rrugët e kryeqytetit britanik ishte që të Izraeli të ndalë pushtimin e Palestinës.

Gjatë raportimi për protestat që mbështesnin popullin palestinez, prezantuesja e BBC-së turmën në rrugët e Londrës që ishin mbledhur për të shprehur solidaritetin me Palestinën, e ka raportuar se kinse ata po i ofrojnë mbështetje organizatës militante të Hamasit.

16/10/2023 21:53-Izraeliti, prindërit e të cilit u vranë nga Hamasi: Nuk qaj për ta, duhet të ndalojmë luftën

Aktivisti izraelit i paqes Maoz Inon ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, një javë pasi prindërit e tij u vranë nga militantët palestinezë.

Hamasi ka vrarë 1,400 njerëz që nga fillimi i një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji. Militantët morën gjithashtu peng gati 200 persona, transmeton Telegrafi.

Bilha dhe Yakovi Inon, prindër të aktivistit të paqes, u vranë gjatë ditës së parë të sulmit të Hamasit.

Ata u vranë në pronën e tyre në Netiv Ha’Asara, në veri të Gazës, raportoi The New York Times javën e kaluar.

Sot, Maoz dha një intervistë për BBC në të cilën ai dërgoi mesazhe pajtuese.

“Unë nuk po qaj për prindërit e mi. Po qaj për ata që do të humbin jetën në këtë luftë. Ne duhet ta ndalojmë luftën. Lufta… nuk është zgjidhja. Ju lutem, bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të bërë presion mbi gjithçka që është relevante, për të ndaluar menjëherë luftën”, tha ai.

16/10/2023 21:29-Izraelitët publikojnë pamjet nga sulmi ajror mbi objektin, ku qëndronte kreu i inteligjencës së Hamasit

Forcat ajrore të Izraelit, kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.

Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës.

Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokë nga raketat izraelite.

16/10/2023 20:33-Aktivizohen sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme në Tel Aviv, Blinken dhe Netanyahu strehohen në bunker

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, janë detyruar të strehohen në një bunker kur sirena që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore u aktivizuan gjatë takimit të tyre në Tel Aviv.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar këto masa emergjente që zgjatën jo më shumë se pesë minuta – duke pasur mundësinë që më pas të vazhdojnë bisedimet që i kishin nisur para aktivizimit të sirenave.

Gazetari i Washington Post, që po qëndronte jashtë ndërtesës ku po zhvillohet takimit, ka publikuar një video në rrjetet sociale.

16/10/2023 20:15-Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

Jamal al-Durrah është duke vajtuar dy anëtarë të vrarë të familjes në sulmet ajrore izraelite në Gazë.

Ky baba nga Palestina, 23 vite më parë u filmua me të birin Mohammad, që asokohe ishte 12-vjeç, duke u fshehur prapa një shtylle të betonit në një rrugë në Gazë, derisa forcat izraelite qëllonin mbi ta, transmeton Telegrafi.

Në videon e filmuar nga Talal Abu Rahma, kameramani i televizionit francez, shihet Jamal duke tentuar të mbrojë fëmijët e tij nga plumbat derisa bërtet i tmerruar me atë çfarë po ndodhte.

Disa sekonda më pas ndodhë një shpërthim, e pasi që largohet tymi, shihet djaloshi që nuk lëvizë fare në kraharorin e babait të tij të plagosur.

16/10/2023 19:40-Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar në platformën X një video rrëqethëse të filmuar me kamerë nga militanti i Hamasit, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me ushtrinë izraelite.

Jerusalem Post raporton se militanti i Hamasit kishte filmuar sesi me motor futet në komunitetin izraelit, dhe më pas bartë me vete një raketahedhës.

Në video shihen pjesëtarët e Hamasit duke shtënë mbi civilët, përfshirë izraelitin që gjenden brenda një shtëpi, kurse Jerusalem Post raporton se nuk është e qartë nëse i ka mbijetuar sulmit ky burrë.

Pas sulmit në këtë shtëpi, militanti i Hamasit shkrep plumba në drejtim të rrotave të një autoambulance që ishte e parkuar pranë shtëpisë.

16/10/2023 19:11-“Nuk arritëm të parandalojmë sulmin e Hamasit, jam personalisht përgjegjës” – shefi i inteligjencës izraelite merr përgjegjësinë

Kreu i inteligjencës izraelite, Shin Bet ka deklaruar se është përgjegjës për mungesën e paralajmërimit të hershëm për sulmin e Hamasit në Izrael.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta që i kemi bërë, për fat të keq, nuk kemi mundur të gjenerojmë mjaftueshëm paralajmërime që do të ndihmonin të parandalonin sulmin. Përgjegjësia është e imja sepse unë jam në krye të organizatës. Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë”, ka shkruar Ronen Bar në letrën dërguar anëtarëve të agjencisë.

Mediat lokale raportojnë se disa orë para sulmit të 7 tetorit, struktura e mbrojtjes kishte identifikuar lëvizje të pazakontë në Rripin e Gazës, gjë që çoi te një bisedë e vonshme telefonike mes zyrtarëve të lartë, por këto pretendime u hodhën poshtë.

Megjithatë sipas mediave në gjuhën hebreje, Bar ka shkuar në selinë e agjencisë dhe ka urdhëruar që të dërgohet një ekipë e vogël përgjatë kufirit të Rripit të Gazës duke pritur një sulm në shkallë të vogël.

16/10/2023 18:55-Apeli i kreut lokal të OBSH: Një katastrofë e vërtetë e pret Gazën në 24 orë

Kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ahmed al-Mandhari ka thënë për AFP se ka “ujë, energji elektrike dhe karubrant vetëm edhe për 24 orë tjera”.

Ndihma humanitare, përfshirë atë të dërguar nga OBSH, është bllokuar në Sinain egjiptian në kufi me Gazën, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Egjiptit.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme izraelite që nga sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

OKB-ja e ka shpallur Rripin e Gazës, një enklavë palestineze, “të pabanueshme” që në vitin 2020, për shkak të bllokadës izraelite që ka zgjatur për më shumë se 15 vjet.

Sot, ajo është nën “rrethimin total” të urdhëruar nga Izraeli në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit në tokën izraelite, që vrau më shumë se 1,400 njerëz.

16/10/2023 17:43-Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

Ambasadorja izraelite në Britani të Madhe, Tzipi Hotovely, ka bërë një deklaratë që ka nxitur reagime të ashpra, se në Gazë nuk ka krizë humanitare.

Në pyetjen e gazetares së Sky News se cili është qëndrimi i saj për krizën humanitare, Hotovely tha se “nuk ka krizë humanitare”.

“Izraeli është përgjegjës për sigurinë e izraelitëve, Hamasi është përgjegjës për sigurinë e palestinezëve. Është koha kur Hamasi duhet të paguaj çmimin”, shtoi Hotovely.

16/10/2023 17:01-Polici izraelit kërcënon gazetarin gjatë raportimit të drejtpërdrejtë: Do ta bëjmë Gazën shkrumb e hi

Në mes të përballjes mes Izraelit dhe Hamasit, një video e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis një gazetari arab dhe një anëtari të forcave izraelite të sigurisë, u bë virale në mediat sociale të dielën.

Më 7 tetor, Hamasi kreu sulmin më vdekjeprurës palestinez ndaj Izraelit në histori. Izraeli më pas nisi sulme të ashpra ajrore në Gaza, transmeton Telegrafi.

Deri të dielën në Izrael janë konfirmuar të vrarë mbi 1.300 persona, kurse mbi 2.300 janë vrarë në Gazë.

16/10/2023 16:35-Derisa po ndihmonin civilët që të evakuohen pas sulmeve ajrore izraelite, punonjësit e ekipit të shpëtimit goditen nga një bombë

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në afërsi të qytetit Jabalia në veri të Gazës, ku si pasojë punonjësit e ekipeve emergjente që po evakuonin banorët e atjeshëm goditen nga një bombë.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin shpërthimin e fuqishëm – ku goditen punonjësit e ekipeve të shpëtimit, që kishin shkuar për të ndihmuar civilët që po largoheshin nga ofensiva izraelite.

Ekipet e shpëtimit po asiston civilët që ishin lënduar nga një sulm i mëhershëm ajror i ushtrisë izraelite, që kishte goditur po të njëjtin vend.

Në anën tjetër konflikti i fundit izraelito-palestinez po konsiderohet si më i përgjakshmi në dekada.

16/10/2023 15:51-Zelensky dëshironte të bënte një vizitë solidariteti në Izrael, por iu tha se ‘nuk është koha e duhur’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të bënte një vizitë solidariteti në vazhdën e sulmit të Hamasit në Izrael, por iu tha se “koha nuk është e duhur”, raportojnë mediat në gjuhën hebraike.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 15:40-Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës?

Një betejë që vrau dhjetëra civilë dhe dhjetëra ushtarë izraelitë pothuajse një dekadë më parë, ofron një ide se çfarë lloj luftimesh mund të ndodhin nëse forcat izraelite hyjnë në Gazë, ashtu siç pritet, për të ndëshkuar Hamasin për shkak të sulmeve të tij në jug të Izraelit javën e kaluar.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 14:41-OKB-ja paralajmëron për "një humnerë në Lindjen e Mesme"

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi për "një humnerë të mundshme në Lindjen e Mesme", pasi kriza humanitare në Gaza thellohet përpara një ofensive të mundshme tokësore izraelite dhe një konflikti që rrezikon të përhapet në rajon.

Në një deklaratë të dielën, Guterres bëri apel urgjent për Izraelin dhe Hamasin.

“Për Hamasin, pengjet duhet të lirohen menjëherë pa kushte. Izraelit, ndihma e shpejtë dhe e papenguar duhet t'i jepet për furnizime humanitare dhe punëtorë për hir të civilëve në Gaza”.

Por deri të hënën, është bërë pak përparim në lidhje me ndonjërën prej këtyre kërkesave.

Izraeli raportoi se të paktën 199 persona mbahen peng në Gaza dhe zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ende nuk po furnizon me ujë enklavën me popullsi të dendur. /Telegrafi/

16/10/2023 13:58-Pamje që tregojnë një numër të madh ndërtesash të shkatërruara në kampin e refugjatëve në Gaza

16/10/2023 12:42-Një vendkalim midis Gazës dhe Egjiptit mbetet i mbyllur pavarësisht përpjekjeve diplomatike

Një vendkalim midis Gazës dhe Egjiptit ka mbetur i mbyllur pavarësisht përpjekjeve diplomatike për ta hapur atë dhe për të futur ndihma humanitare.

Kufiri i Rafahut pritej të hapej disa orë më parë për të lejuar që mbajtësit e pasaportave të huaja të largoheshin dhe të silleshin ndihmat në enklavën e rrethuar palestineze, ku situata humanitare po përkeqësohet.

Por kufiri, ku kamionët që transportonin ndihmat kanë pritur prej ditësh, mbeti i mbyllur pasi Izraeli vazhdoi sulmet e tij në hakmarrje për sulmin shokues të nisur nga grupi militant Hamas më 7 tetor.

Ushtria izraelite është thënë se mund të nisë një ofensivë tokësore në ditët në vijim. /Telegrafi/

16/10/2023 12:17-‘Metroja e Gazës’: Çfarë dihet për rrjetin misterioz të tuneleve nëntokësore të përdorur nga Hamasi?

Tunelet e panumërta nën Gaza njihen më së miri si kalime që përdoren për të kontrabanduar mallra nga Egjipti dhe për të nisur sulmet në Izrael.

Por ekziston një rrjet i dytë nëntokësor që Forcat Mbrojtëse të Izraelit i referohen në bisedë si “metroja e Gazës”.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 11:34-Blinken kthehet në Izrael për bisedime rreth krizës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kthye në Izrael të hënën, si pjesë e turneut të tij të krizës në Lindjen e Mesme.

Blinken, i cili ka vizituar Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Katarin ditët e fundit, mbërriti në Tel Aviv këtë mëngjes.

Ai do të takohet në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Diplomati i lartë amerikan ka të ngjarë të shprehë shqetësimin se lufta midis Izraelit dhe Hamasit që do të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Sulmet midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, një grup militant i mbështetur nga Irani, në Libanin jugor janë intensifikuar ditët e fundit. /Telegrafi/

16/10/2023 10:44-Mund të ketë mijëra të vdekur nëse ndihmat humanitare nuk kalojnë në Gaza – paralajmëron zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ekziston një “nevojë urgjente” për një pauzë në armiqësitë për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 09:52-Izraeli njofton evakuimin e komuniteteve pranë kufirit me Libanin

Ushtria izraelite ka njoftuar një plan për të evakuuar komunitetet në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin.

Banorët e 28 komuniteteve që shtrihen brenda 2 kilometrave nga kufiri do të zhvendosen "bujtina të financuara nga shteti", thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Një civil izraelit u vra në një sulm me raketa të Hezbollahut në një nga fshatrat pranë kufirit të dielën, sipas ushtrisë izraelite.

Izraeli ka kryer sulme gjatë natës në Liban, duke synuar infrastrukturën ushtarake që i përket grupit militant libanez Hezbollah.

Nuk raportohet për viktima. /Telegrafi/

16/10/2023 08:46-Biden po shqyrton mundësinë e një udhëtimi në Izrael në ditët në vijim

Presidenti amerikan Joe Biden po shqyrton mundësinë e një udhëtimi në Izrael në ditët në vijim, por asgjë nuk është finalizuar, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës.

Një udhëtim do të ishte një shans për Biden për t'i pohuar personalisht popullit izraelit se SHBA-ja po qëndron fort pas tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por ai do të vinte mes frikës në rritje se një lëvizje e afërt izraelite në Gaza mund të ndezë një luftë më të gjerë me pasoja shkatërruese humanitare. /Telegrafi/

16/10/2023 08:34-OKB: Katër spitale të Gazës nuk funksionojnë pas bombardimeve izraelite

Të paktën katër spitale në Gazën veriore nuk po funksionojnë më pas bombardimeve izraelite, sipas Kombeve të Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 21 spitale të tjera në Rripin e rrethuar janë urdhëruar të evakuohen nga Izraeli.

Agjencia shëndetësore e OKB-së paralajmëroi se "evakuimi i detyruar i spitaleve mund të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar". /Telegrafi/

16/10/2023 08:05-“Gazës po i mbaron uji dhe Gazës po i mbaron jeta”, thotë kreu i agjencisë së ndihmës së OKB-së

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, ka folur për situatën e rëndë në Rripin e Gazës të dielën, duke theksuar krizën kritike humanitare.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

16/10/2023 07:52-Biden thotë se pushtimi izraelit i Gazës do të ishte një “gabim i madh”

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Izraelin kundër pushtimit të Gazës në një nga thirrjet e tij më të dukshme publike për përmbajtje, ndërsa izraelitët u përgjigjen sulmeve të këtij muaji nga Hamasi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 23:10-Blinken siguron se aleatët arabë të Shteteve të Bashkuara nuk duan që konflikti të përhapet

Vendet arabe që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi këtë javë janë "të vendosur që konflikti të mos zgjerohet", siguroi ai ndërsa u largua nga Kajro për t'u kthyer në Izrael të dielën.

"Askush nuk duhet t'i hedhë benzinë zjarrit diku tjetër", tha ai, ndërsa për ditë të tëra dhuna në kufirin midis Izraelit dhe Libanit ka ngritur frikën e një rajonalizimi të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit palestinez.

Kryeqytetet e ndryshme arabe ku Blinken vizitoi "po përdorin kanalet e tyre për të siguruar që kjo të mos ndodhë", shtoi ai. /Telegrafi/

15/10/2023 22:25-Hamasi ‘duhet të ndalet’, thotë udhëheqësi i Senatit të SHBA-së në vizitën në Izrael

Grupi militant islamik Hamas “duhet të ndalet”, u tha gazetarëve udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, gjatë një vizite që synon të tregojë mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 21:24-Mijëra njerëz morën pjesë në tubimin pro-palestinez në Turqi

Mijëra njerëz dolën në një tubim pro-palestinez në Stamboll të dielën, pas bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës dhe paralajmërimeve për një sulm tokësor atje.

"Ata kanë përzënë njerëzit nga shtëpitë e tyre për vite me radhë. Tani ata nuk po i vrasin njerëzit një nga një, ditë pas dite, ata po i vrasin masivisht", një nga marshuesit, Bayram Atabey, një tregtar rreth të tridhjetave.

"Kjo është ajo që po bën Izraeli dhe ne po protestojmë kundër kësaj", shtoi ai në mitingun e organizuar nga një grup radikal islamik aleat i partisë AKP të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Dy demonstrata të tjera në shkallë të gjerë u zhvilluan të premten dhe të shtunën në gadishullin historik të Stambollit për të denoncuar reagimin e Izraelit ndaj sulmit të përgjakshëm të lëvizjes islamike palestineze Hamas ndaj shtetit hebre më 7 shtator, më i përgjakshmi i kryer ndonjëherë në territorin e tij. /Telegrafi/

15/10/2023 20:56-Më shumë se 1000 të bllokuar nën rrënojat e Gazës, thonë shërbimet e urgjencës

Më shumë se 1000 njerëz janë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, thonë autoritetet palestineze.

Në një deklaratë, ekipi palestinez i mbrojtjes civile tha se shumë të tjerë janë nxjerrë të gjallë, 24 orë pasi ndërtesat u goditën. /Telegrafi/

15/10/2023 20:09-Irani vjen me një paralajmërim, nëse Izraeli pushton Gazën

Irani të dielën paralajmëroi se çdo ofensivë tokësore izraelite në Rripin e Gazës mund të përshkallëzojë konfliktet diku tjetër në Lindjen e Mesme.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 19:31-Kamionët e akullores në Gaza që dikur “sillnin buzëqeshje” tani janë shndërruar në morgje të improvizuara

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza janë të detyruar që trupat e palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite t’i mbajnë në kamionë akulloresh sepse transferimi i tyre në spitale është shumë i rrezikshëm dhe varrezat kanë mungesë të hapësirës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 18:42-Senatorët amerikanë në Tel Aviv në një strehimore gjatë një sulmi me raketa të Hamasit

Chuck Schumer, i cili aktualisht është duke udhëhequr një delegacion të Senatit të SHBA në Izrael, ka shpërndarë një foto të ligjvënësve të mbledhur në një strehimore në Tel Aviv gjatë një sulmi me raketa të Hamasit.

"Kjo ju tregon se nëpër çfarë duhet të kalojnë izraelitët", postoi senatori i Nju Jorkut në X, dikur Twitter.

"Ne duhet t'i ofrojmë Izraelit mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur veten".

Delegacioni përfshin republikanët Mitt Romney dhe Bill Cassidy dhe demokratët Jacky Rosen dhe Mark Kelly. /Telegrafi/

15/10/2023 18:03-Shtëpia e Bardhë ka frikë nga “përshkallëzimi” dhe “përfshirja e mundshme iraniane” në konfliktin izraelito-palestinez

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit do të përjetojë një “përshkallëzim”, tha të dielën këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, duke thënë gjithashtu se kishte frikë nga një “përfshirje e mundshme e Iranit”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 17:24-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të kthehet në Izrael të hënën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Izrael të hënën dhe do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken është aktualisht në Kajro si pjesë e një udhëtimi në Lindjen e Mesme pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ai tashmë ka qenë në Izrael, si dhe në Jordani, Katar, Bahrein, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

39d634dc 8ae0 41ef b6c1 40f394b8be7a Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë një konference shtypi në Doha, Katar, më 13 tetor.

15/10/2023 16:47-Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

Mjekët në Gaza kanë paralajmëruar se mijëra persona mund të vdesin në spitalet e mbushura me persona të plagosur, pasi ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

15/10/2023 16:15-Papa Françesku kërkon korridor humanitar të Rripit të Gazës

Papa Françesku këtë mëngjes ka bërë thirrje për korridore humanitare për të lejuar dërgimin e gjërave thelbësore në Rripin e Gazës.

“E drejta humanitare duhet të respektohet, veçanërisht në Gaza, ku është urgjente dhe e nevojshme të garantohen korridoret humanitare dhe të ndihmohet popullata”, tha Papa pas lutjes së tij tradicionale në sheshin e Shën Pjetrit të Romës.

"Unë kërkoj fuqimisht që fëmijët, të sëmurët, të moshuarit, gratë dhe të gjithë civilët të mos bëhen viktima të konfliktit". /Telegrafi/

15/10/2023 16:08-Izraelitja shpërndanë fotografitë e dy vajzave të rrëmbyera nga militantët e Hamasit

Një nënë e tmerruar ka shpërndarë fotografitë dhe videon e dy vajzave të saj që janë rrëmbyer nga militantët e Hamasit, pas sulmit dhe masakrës së kryer në kibuc të Izraelit.

Maayan Zin, nëna e 8-vjeçares Ella dhe 15-vjeçares Dafna, zbuloi fotografitë që i janë dërguar nga një ueb-faqe nga Gaza.

Fotografitë shfaqin dy vajzat duke qëndruar së bashku të ulura në dysheme.

Dafna mund të shihet duke mbajtur kokën me duar dhe fytyrën e kishte të skuqur duke qarë. Ndërkaq motra e saj e vogël Ella e pushtuar nga frika në një cep të një dhome.

15/10/2023 15:37-Rrëfimi i britaniko-palestinezes që ka ngecur në Gazë, thotë se frikësohet se do ta pësojë me jetë nga raketat

Një vajzë britanike që ka ngecur në Gazë ka thënë se po frikësohet se mund të vritet nga sulmet ajrore izraelite, duke theksuar se me të zgjuar nga gjumi pa se bombat kishin vrarë shumë njerëz.

Vajza me pasaportë britanike theksoi se me të arritur në Gazë për t’u “argëtuar dhe vizituar familjen”, pranoi se po frikësohet se më nuk do të mund të shkojë në shtëpinë e saj, transmeton Telegrafi.

E ky reagim i saj vjen pasi qeveria britanike u zotuar për evakuimin e qytetarëve britanikë nga Rripi i Gazës, që është nën sulmet të vazhdueshme ajrore nga ushtria izraelite, që tashmë ka filluar ofensivën edhe nga toka.

15/10/2023 15:17-Ish-gjenerali izraelit: Nëse nuk shkatërrojmë Hamasin, nuk duhet të ekzistojmë si shtet

Ish-komandanti i divizionit “Gaza” në forcat e armatosura të Izraelit, gjenerali Shmuel Zakai ka dhënë për televizionin 12 parashikimet e tij me rastin e operacionit ushtarak izraelit në Gazë.

Siç raporton Times of Israel, ai tha se tmerret dhe mos suksesi i 7 tetorit “do të krihen mirë” kur të përfundojë lufta, por se këto ngjarje nuk guxojnë të “varrosin” shpresën në ushtrinë izraelite, transmeton Telegrafi.

“Qëndrueshmëria kombëtare është një kërkesë jetike. Thelbi i asaj që duhet të bëjë ushtria izraelite është të arrijë një fitore vendimtare që do të jehojë për shekullin e ardhshëm në Lindjen e Mesme dhe do të bëjë të qartë se asnjë ushtri apo organizatë terroriste nuk mund të pushtojë territorin e shtetit të Izraelit dhe të vrasë civilë”, tha ai.

15/10/2023 14:42-Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Dokumentet që janë gjetur te militantët e vrarë të Hamasit, pretendohet se zbulojnë planin e fshehtë të ekstremistëve palestinezë që me sulmin e tyre mëtonin të rrëmbenin dhe vrasin sa më shumë fëmijë.

Planet i ka siguruar Sky News që zbulojnë se terroristët kishin marrë instruksione, të sulmojnë shkollat dhe qendrat rinore në kibuc të Kfar Sa’ad.

Dokumenti mban “epitetin sekret”, e në të gjendet harta që tregon vendet ku duhet sulmuar dhe urdhri për të vrarë sa më shumë civilë dhe të marrin peng.

Televizioni britanik ia ka treguar dokumente ekspertëve që vlerësuan se dokumentet me gjasë janë autentike, edhe pse është vështirë të konfirmohet me siguri të plotë.

15/10/2023 13:54-“Ai është Osama Bin Ladeni palestinez”, izraelitët fillojnë “gjuetinë” e kreut të Hamasit

Trupat izraelite të shtunën filluan “gjahun” e komandantit të Hamasit të cilin e quajnë “Osama bin Ladeni palestinez”.

Duke premtuar se do ta gjejnë kudo që fshihet dhe thonë se i ka ditët e numëruara, transmeton Telegrafi.

Jahya Sinwar, 60-vjeç, është aktualisht kreu i Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli e kishte arrestuar disa herë, kurse në burgjet e Izraelit i kaloi 24 vite. U lirua më 2011 në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të burgosurve për ushtarin izraelit Gilad Shalit.

Sinwar sipas pretendimeve të izraelitëve, është përgjegjës për vrasjen e 1.300 izraelitë në sulmin e 7 tetorit.

15/10/2023 12:33-Izraeli publikon pamje nga droni: Hamasi po bllokon konvojin e civilëve palestinezë të ikin nga Gaza

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet më të cilat pretendojnë se shfaqin bllokadën e konvojit të civilëve nga ana e Hamasit, derisa ata po tentonin të evakuoheshin nga veriu i Gazës.

Ndryshe, ushtria izraelit ka paralajmëruar banorët e pjesës veriore të Rripit të Gazës, që të largohen me qëllim që të mund të fillojnë ofensivën kundër militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Hamasi i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë, kurse sipas izraelitëve militantët po i ndalojnë banorët të largohen duke i përdorur si mburojë të gjallë – gjë që Hamasi e ka mohuar kategorikisht.

15/10/2023 11:34-Momenti kur ndodhë shpërthimi i fuqishëm në Rripin e Gazës, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur konvoji i palestinezëve goditet nga një shpërthim i fuqishëm, derisa civilët po largoheshin në jug të Gazës, pas ofensivës izraelite.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaq veturat në lëvizje në Salah al-Din Road, pas urdhrit të Izraelit për evakuim dhe fillimit të ofensivës izraelite.

Në videon që ishte postuar në gjuhën arabe dhe përkthyer në atë angleze, thuhet se “pushtuesit u kanë kërkuar civilëve të emigrojnë, e gjatë procesit të zhvendosjes, ata u goditën direkt”.

15/10/2023 11:01-“Mos u futni në kurthin që ua ka vendosur Hamasi” – ushtria izraelite thotë se “është zemërgjerë” me palestinezët

Jonathan Concrius, zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit (IDF), ka deklaruar se Izraeli do të fillojë “operacione të rëndësishme ushtarake” në Rripin e Gazës vetëm kur civilët të largohen nga ajo zonë.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rripin e Gazës, të dinë se jemi shumë zemërgjerë kur bëhet fjalë për kohën. Kemi dhënë paralajmërimin – mbi 25 orë më parë. Nuk mund të them më shumë se kaq”, tha Concrius për CNN.

Ai porositi palestinezët që “të marrin gjësendet e tyre dhe të nisen drejt jugut”.

“Ruani jetët tuaja dhe mos u futni në grackën që ua ka përgatitur Hamasi”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

15/10/2023 10:16-Izraelitët parandalojnë futjen e militantëve të Hamasit në Izrael përmes detit, ua shkatërrojnë anijen – publikohen pamjet

Ushtria izraelite (IDF) në rrjetet sociale ka publikuar videon e luftës që po e zhvillon kundër Hamasit.

IDF-ja në profilin zyrtar në X, ka publikuar pamjet nga luftimet që po i zhvillon kundër Hamasit.

Videoja është publikuar dje, por është filmuar më 7 tetor kur filluan luftimet e ashpra mes Hamasit dhe Izraelit.

Kujtojmë që nga Rripi i Gazës në orët e para të shtunës së javës së kaluar, janë shkrepur 5 mijë raketa që nënkuptonte fillimi i konfliktit të armatosur.

15/10/2023 09:39-Veterani i ushtrisë izraelite u mban fjalim pjesëtarëve të IDF-së: Këto kafshë nuk mund të jetojnë më

Veterani i ushtrisë izraelite Ezra Yachin, 95-vjeç, është një prej mbi 300 mijë rezervistëve që Izraeli mobilizoi pasi që shpërtheu lufta me Hamasin në Gazë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ai shihet duke bërë thirrje për vrasjen e palestinezëve, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Al Jazeera, Yachin nuk do të jetë i përfshirë në luftë, por me gjasë do të shërbejë si “këshillues” për ushtarët izraelitë.

“Jini triumfues dhe jepuni fund dhe mos e lini askënd. Fshihni memoriet e tyre. Fshini ata, familje, nënat dhe fëmijë. Këto kafshë nuk mund të jetojnë më”, tha Yachin derisa iu drejtohej ushtarëve izraelitë këtë javë në videon që është bërë virale.

15/10/2023 09:05-Shtetet e Bashkuara dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdhe, “për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë”, tha mbrëmë sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Ai shtoi se prania e USS Eisenhower dhe anijeve luftarake të lidhura me të në Mesdheun Lindor, sinjalizon “angazhimin e vendosur të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, dhe vendosmërinë tonë për të penguar çdo aktor shtetëror ose joshtetëror që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”.

Eisenhower i bashkohet grupit të USS Ford, i cili mbërriti në fillim të kësaj jave “si pjesë e përpjekjeve tona për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë pas sulmit të Hamasit”, tha Austin.

15/10/2023 08:53-IDF-ja izraelite thotë “se nuk është përgjegjëse” për sulmin mbi konvojin me civilët palestinezë në Gazë

Sulmi ajror mbi civilët që po iknin nga veriu i Gazës nuk është kryer nga Izraeli, ka bërë të ditur zëdhënësi i forcave mbrojtëse të Izraelitet, koloneli Peter Lerner.

Duke folur për Sky News, ai tha se është i brengosur për pengjet e marrë nga Hamasi dhe se janë “duke punuar” për të identifikuar trupat e gjetur në terren.

Hamasi tha se 70 persona, përfshirë gra e fëmijë janë vrarë në sulmin e konvojit derisa po tentonin të iknin nga Gaza.

I pyetur për konvojin me civilë nga veriu dhe jugu në Gazë, koloneli Lerner pretendon se Izraeli nuk është përgjegjës për sulmin.

14/10/2023 23:42-“Baba më qëlluan, më ndihmo” – izraelitja që u sulmua nga Hamasi thirri të atin me të cilin nuk kishte folur për gjashtë vjet

Njëzet e dyvjeçarja Neta Portal nuk kishte folur me të atin për gjashtë vjet, pas divorcit të prindërve të saj.

Por kur persona të armatosur të Hamasit vërshuan në shtëpinë e saj në komunitetin hebre Kfar Aza dhe e qëlluan gjashtë herë, ajo e dinte se ai ishte i vetmi person që mund t’i shpëtonte jetën, lexo më shumë.

14/10/2023 23:41-Biden bisedon me Netanyahun dhe presidentin palestines Abbas

Presidenti i amerikan Joe Biden ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në telefonata të ndara të shtunën.

Ai përsëriti mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin dhe konfirmoi mbështetjen e tij "për të gjitha përpjekjet për të mbrojtur civilët", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Biden diskutoi me të dy krerët me koordinimin e SHBA-s, OKB-së, Egjiptin, Jordaninë, Izraelin dhe të tjerë në rajon për të siguruar që furnizimet humanitare të arrijnë civilët në Gaza.

Në telefonatën e tij me Abbas, Biden dënoi "sulmin brutal" të Hamasit ndaj Izraelit dhe diskutoi përpjekjet humanitare, duke i ofruar Autoritetit Palestinez mbështetjen e tij të plotë për t'i arritur ato.

14/10/2023 23:36-SHBA konfirmon 29 shtetas të vrarë, 16 ende të zhdukur

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se 29 shtetas amerikanë janë vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit shtoi se ishte në dijeni të 15 shtetasve të tjerë dhe një banor të përhershëm të SHBA-së, të cilët janë ende të pagjetur.

14/10/2023 22:57-45 familje janë fshirë nga regjistri civil i Gazës

Dyzet e pesë familje janë fshirë nga regjistri civil i Gazës, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze.

Të paktën 2,215 palestinezë janë vrarë dhe 8,714 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza këtë javë. Mes të vdekurve janë 720 fëmijë, lexo më shumë.

14/10/2023 21:44-Izraeli thotë se ka gjetur trupat e disa pengjeve gjatë inkursioneve në Gaza

Ushtria izraelite ka gjetur trupat e disa pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi gjatë operacioneve brenda Gazës këtë javë. Megjithatë, nuk specifikoi se sa ishte numri.

"Ne kemi gjetur dhe disa trupa në perimetër në Rripin e Gazës të izraelitëve që u rrëmbyen", tha zëdhënësi nënkoloneli Peter Lerner në një konferencë.

Izraeli thotë se të paktën 120 persona janë rrëmbyer. Ushtria izraelite që atëherë ka organizuar sulme "të lokalizuara" brenda Gazës. Lerner tha se trupat e pengjeve u gjetën në "bastisje të vogla, në perimetër të ngushtë në Rripin e Gazës".

14/10/2023 21:02-Vriten dy civilë në Liban

Dy civilë libanezë janë vrarë nga granatimet në fshatin Shebaa në jug të Libanit, thotë kryebashkiaku i tij, ndërsa dhuna ndërkufitare intensifikohet.

Mohammad Harb tha për BBC se viktimat ishin një çift në fund të të 60-tave.

"Ata u vranë nga katër raketa izraelite ndërsa ishin ulur në shtëpi rreth muzgut", tha ai.

BBC nuk ka konfirmuar në mënyrë të pavarur pretendimet.

14/10/2023 21:00-Alarme për sulme ajrore në Tel Aviv

Sirenat janë lëshuar në disa zona të Izraelit në momentet e fundit duke paralajmëruar për sulme të mundshme me raketa.

Forca izraelite e mbrojtjes (IDF) tha se alarmet mund të dëgjoheshin në Tel Aviv, si dhe në qytetin bregdetar të Ashkelon, Lakhish dhe në zonën përreth Gazës.

14/10/2023 20:03-Pamje pranë kufirit me Rripin e Gazës, Izraeli ka grumbulluar një sasi të madhe të automjeteve ushtarake

Izraeli ka mbledhur një sasi të madhe të automjeteve ushtarake pranë kufirit me Rripin e Gazës, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Në këtë pamje mund të shihet se si ushtria ka renditur tanket kryesore të betejës Merkava IV, lexo më shumë.

14/10/2023 19:31-Bashkimi Evropian do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

Komisioni Evropian tha se do të trefishojë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën.

Kjo është një shtesë prej 50 milionë euro në ndihmë humanitare - për një total prej 75 milion eurove. BE-ja është tashmë donatori më i madh i huaj për popullin palestinez.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se po punon në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në për të siguruar që kjo ndihmë të arrijë tek ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës.

"Ky trefishim i ndihmës humanitare të BE-së do të ndihmojë që civilët në Gaza të mund të pajisen me nevojat bazë të kërkuara", tha Janez Lenareie, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave.

"Është thelbësore që të sigurohet qasja e sigurt dhe e pakufizuar për ndihmën humanitare".

14/10/2023 19:26-Shtatë arrestime gjatë marshimit pro Palestinës në Londër, Angli

Shtatë persona janë arrestuar gjatë protestave pro Palestinës në qendër të Londrës.

Policia Met tha se katër nga arrestimet ishin për shkelje të një urdhri që u jep oficerëve fuqinë për të kërkuar heqjen e maskave në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Kishte gjithashtu dy shkelje të rendit publik dhe një rast dëmtimi kriminal, tha forca.

Një "operacion i rëndësishëm policie" ishte ende aktiv në kryeqytet që nga ora 18:00.

14/10/2023 18:59-Udhëheqësi i Hamasit: Palestinezët nuk do të largohen nga Gaza

Udhëheqësi i Hamasit ka thënë se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.

Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.

Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

14/10/2023 18:58-Sulmi i Hamasit mund të jetë planifikuar një vit më parë, sipas dokumenteve “Top Sekrete”

Militantët e Hamasit mund të kenë planifikuar sulmin e tyre në Izraelin jugor më më shumë se një vit përpara, sugjerojnë dokumentet e ndara me Sky News.

Tetë fletë, të emërtuara "Top Sekret", thuhet se janë gjetur në trupat e luftëtarëve në zonën e betejës, lexo më shumë.

14/10/2023 17:57-Ushtria izraelite në gatishmëri të lartë në kufi me Libanin

Tanket izraelite janë vendosur në kufi me Libanin, derisa ushtria mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve të shumta.

Grupi libanez Hezbollah më herët deklaroi se kishte goditur pozicionet izraelite përgjatë kufirit, derisa ushtria izraelite kishte goditur po ashtu Libanin, lexo më shumë.

14/10/2023 17:19-Frikë se ka të infiltruar nga Libani në pesë fshatra të Izraelit, banorëve u kërkohet të gjejnë strehë

Banorëve në pesë fshatra në veri të Izraelit iu është thënë të gjejnë strehë për shkak të një infiltrimi të mundshëm të armatosur nga Libani.

Ushtria dërgoi alarmin në fshatrat Dan, Dafna, Snir dhe HaGoshrim, me një paralajmërim të ngjashëm të lëshuar për Shaar Yishuv disa çaste më vonë, lexo më shumë.

14/10/2023 17:18-Netanyahu: Faza tjetër po vjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar forcat izraelite jashtë Rripit të Gazës.

“A jeni gati për gazën tjetër? Faza tjetër po vjen”, raportohet se kishte pyetur Netanyahu trupat izraelite.

Ai nuk dha më shumë detaje rreth kësaj deklarate, megjithatë raportohet se Izraeli mund të nisë së shpejti ofensivën tokësore në Gaza.

14/10/2023 16:55-Hezbollahu sulmon Izraelin

Grupi militant Hezbollah në Liban pretendoi se sulmoi pesë poste izraelite në kufirin Izrael-Liban me raketa dhe predha.

Në një deklaratë, grupi pretendoi se kishte shkaktuar “goditje të sakta dhe të drejtpërdrejta” mbi ta, lexo më shumë.

14/10/2023 15:55-Palestinezët mundohen ta mbajnë në jetë një person - i japin ujë me tub nën rrënojat e shtëpisë

palestine 5

Izraeli i ka dhënë ultimatum palestinezëve që deri në ora 16:00 të braktisin Gazan.

Ushtria izraelite po përgatitet të futet në Rripin e Gazës, një javë pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izrael...shiko videon duke klikuar KËTU.

14/10/2023 15:35-Katari dhe Arabia Saudite kundërshtojnë kategorikisht evakuimin e banorëve të Gazës

Katari dhe Arabia Saudite kundërshtojnë kategorikisht zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve brenda Gazës, pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të largohen nga veriu i territorit dhe të shkojnë në jug.

Një deklaratë nga ministria e jashtme e Katarit thotë se po bën thirrje për "heqjen e rrethimit të Rripit të Gazës dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë për civilët palestinezë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare".

14/10/2023 15:22-Gjysmëhëna e Kuqe: Nuk mund ta evakuojmë spitalin, vazhdojmë punën

Autoritetet izraelite i kanë thënë spitalit Al Quds në qytetin e Gazës që të evakuohen deri në orën 16:00, sipas orës lokale, tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në një deklaratë të publikuar në mediat sociale.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe nuk është në gjendje të evakuojë spitalin dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime, thuhet në deklaratë.

14/10/2023 14:55-Skena të dhimbshme nga spitali në Gaza: Gazetari i BBC-së shpërtheu në lot para kamerave

Gazetari arab i BBC-së, Adnan Elbursh dhe një kameraman ishin dëshmitarë të skenave të tmerrshme në spitalin Al Shifa në Gaza.

Ata filmuan skena tronditëse nga brenda spitalit ku janë strehuar qindra viktima të sulmeve izraelite.

Në raportin e tyre, të dy u shkatërruan kur zbuluan se anëtarët e familjes, miqtë dhe fqinjët e tyre ishin mes viktimave.

https://twitter.com/courtbembridge/status/1712548404050669837

14/10/2023 14:25-Edhe hebrenjtë në marshin pro-Palestinës në Londër

Një turmë e konsiderueshme është mbledhur në qendër të Londrës për një marshim në mbështetje të Palestinës.

Demonstrata, e cila do ta ketë itinerarin edhe pranë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar - përbëhet nga njerëz të të gjitha moshave dhe disa familje me fëmijë, raporton bbc.

Një grup i vogël i veshur me kippah, kapelën tradicionale të hebrenjve,  gjithashtu po marrin pjesë.

Një grup shpalosi një flamur gjigant palestinez ndërsa organizatorët dhe protestuesit brohorisnin, "Palestina e lirë, e lirë - okupimi është një krim". Të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej "Ndaloni armatimin e Izraelit".

14/10/2023 13:55-Fëmijë mes të vdekurve pas goditjes së autokolonës palestineze teksa po largoheshin nga Gaza

c535ff3e 9073 46b5 bd16 756fc7fc37ce

Gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua për një goditje ndaj një kolone automjetesh që po shkonte drejt jugut të Gazës. Video që tregonin masakrën në vendngjarje u shfaqën menjëherë në rrjetet sociale.

BBC Verify ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit nga veriu i Gazës...më shumë.

14/10/2023 13:35-Dy vajza kërkojnë nënën e tyre pas sulmeve izraelite në Gaza

Dy vajza palestineze kërkojnë nënën e tyre pasi shtëpia e tyre u shkatërrua në Gaza si pasojë e sulmeve ajrore të izraelitëve.

14/10/2023 13:25-Egjipti ndërton mur betoni me Gazan

Egjipti po ndërton një mur betoni në vendkalimin kufitar me Gazën.

Autoritetet egjiptiane në këtë formë duan të parandalojnë ardhjen e refugjatëve palestinezëve.

14/10/2023 12:55-Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmin në jug të Izraelit

Forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndërkufitar ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.

14/10/2023 12:25-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit tregojnë se çfarë aksione kryen në Rripin e Gazës dhe Liban

WhatsApp Image 2022 12 01 at 16.51.58

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë kryer bastisje të lokalizuara në enklavën palestineze - misionet e saj të para tokësore të konfliktit.

Këtu janë përditësimet më të fundit të lëshuara nga forca e mbrojtjes:

Sot do të ketë rrugë të sigurta nga ora 10:00-16:00 përgjatë dy rrugëve kryesore: një itinerar bregdetar, një qendror;
Sulmet ajrore dhe detare do të vazhdojnë në rajon;
Kreu i njësisë së mbrojtjes ajrore të Hamasit në Gaza u vra mbrëmë;
Forcat izraelite janë ende duke siguruar gardhin kufitar dhe bastisje të vogla janë kryer pranë gardhit;
IDF po vazhdon t'i përgjigjet çdo ngjarjeje nga Libani;
Forca po shqyrton gjithashtu incidentin e gazetarit të Reuters të vrarë në Liban;
Gjithsej 220 persona, nga të cilët 130 të Hamasit janë arrestuar në Bregun Perëndimor;
Shifrat e fundit tregojnë se 265 ushtarë të IDF janë deklaruar zyrtarisht të vdekur dhe ka 120 pengje të konfirmuar (civilë dhe ushtarakë).

14/10/2023 11:55-Rripi jugor i Gazës në orët e para të mëngjesit

Pjesa jugore e Rripit të Gazës ka qenë cak i sulmeve të izraelitëve gjatë orëve të para të ditës së sotme.

14/10/2023 11:35-Më shumë se 2,200 të vrarë dhe 8,700 të plagosur në Gaza

Të paktën 2,215 njerëz janë vrarë dhe 8,714 janë plagosur në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Në Bregun Perëndimor, 54 njerëz u vranë dhe 1,100 u plagosën.

14/10/2023 11:25-Viktimat e huaja në Izrael dhe Gaza - listës i prijnë amerikanët

c2a95e70 8987 4e12 8711 8bea5486ecef 1

Sulmi i javës së kaluar nga Hamasi në Izrael la më shumë se 1300 të vdekur.

Agjencia e lajmeve AFP ka përpiluar një listë me më shumë se 100 të huaj të cilët janë konfirmuar të vdekur, të zhdukur ose të marrë peng, bazuar në informacionet nga autoritetet e tyre kombëtare...shikoni listën duke klikuar KËTU.

14/10/2023 10:55-Mbi 1300 ndërtesa u shkatërruan në Rripin e Gazës

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), më shumë se 1300 ndërtesa u shkatërruan nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës.

Agjencia humanitare e OKB-së (OCHA) njoftoi se 5,540 njësi banimi në ato ndërtesa u shkatërruan dhe se 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq rëndë sa më nuk janë të banueshme.

14/10/2023 10:40-Numri i të vdekurve në Bregun Perëndimor është rritur në 53

c2a95e70 8987 4e12 8711 8bea5486ecef

Shifrat nga autoriteti shëndetësor palestinez thonë se 53 njerëz kanë vdekur deri më tani në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu bëhet e ditur se 1100 të tjerë janë plagosur në rajon.

Kjo vjen pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thonë se kanë arrestuar 220 persona në Bregun Perëndimor, me 130 prej tyre që besohet se janë të lidhur me Hamasin.

14/10/2023 10:25-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

Screenshot 2023 10 14 081721

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres foli për shtypin me një sërë pikash bisedimesh që ai synon t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit në mes të katastrofës humanitare në rritje në botë shkaku i luftërave.

Guterres pohoi se edhe luftërat kanë rregulla dhe se duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare humanitare...më shumë.

14/10/2023 09:55-Ka kaluar një javë nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit – çfarë dimë deri më tani

Gaza 1

Ka kaluar një javë nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe është ende e paqartë nëse forcat izraelite do të të nisin një sulm tokësor në Gaza.

Izraeli ka kryer sulme të rënda ajrore në Gaza dhe ka sinjalizuar se do të shtojë numrin e tyre.

Po ashtu është duke e shtrënguar hyrjet/daljet në territor edhe pse ka filluar një krizë humanitare...më shumë.

14/10/2023 09:25-Hamasi shkrep raketa nga Gaza - Izraeli i kundërpërgjigjet

Pamjet me dron të Hamasit që gjuan raketa nga një zonë banimi në Gaza.

Forcat Ajrore izraelite goditën me shpejtësi vendin e ngjarjes.

14/10/2023 09:00-Ultimatumi izraelit: Palestinezët duhet ta braktisin Gazan deri në ora 16:00

lcimg 45c543fa cf49 4ed0 a992 83ac8c7d89e7

Izraelitët thonë se banorët e Gazës duhet të shkojnë në jug para se të ndërhyn këmbësoria.

Civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar sot në jug, sipas një zëdhënësi...më shumë.

14/10/2023 08:40-Çfarë po ndodh në Izrael dhe pse tani?

5fb9c899 258a 4b4e b112 2387a355009d

Grupi militant palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë qindra njerëz dhe duke marrë dhjetëra pengje...më shumë.

14/10/2023 08:19-Luftime të ashpra po zhvillohen në Jenin në Bregun Perëndimor

14/10/2023 08:00-Palestinezët ikin nga veriu i Gazas

Palestinezët ikin nga veriu i Gazas duke i bartur gjërat e tyre me vetura.

Ushtria izraelite urdhëroi që ata të largoheshin nga veriu i Gazës brenda 24 orëve, me një ofensivë të mundshme tokësore.

Egjipti dhe Arabia Saudite kanë hedhur poshtë udhëzimet e Izraelit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe OKB-ja i kanë bërë thirrje vendit që t'i anulojë ato.

lcimg 67ae62aa 9e53 48fd 9eff e9122d2aa308

lcimg 370b30c4 1b3a 4557 92a3 0a35f27499f3

lcimg f586cbb7 d301 4770 9a28 2e4b9a18dacc

14/10/2023 07:45-Mbi 120 civilë mbahen robër në Gaza

lcimg 5ce11784 6dc7 4bf9 ae05 bfd0682a29a1

Mbi 120 civilë po mbahen rob në Rripin e Gazës nga Hamasi, ka thënë Forca e Mbrojtjes izraelite (IDF).

Mediat izraelite raportoi se mbetjet e njerëzve që ishin zhdukur në sulmin e javës së kaluar ishin gjetur gjatë bastisjeve të IDF.

Sipas gazetës izraelite Haaretz, forcat e armatosura hynë në një enklavë ku mendohet se mbaheshin peng nga Hamasi deri në 200 persona dhe morën trupat e disa personave.

14/10/2023 07:30-Gjithçka që ndodhi në ditën e shtatë në konfliktin Izrael-Hamas

lcimg f5f58f21 43dd 4ae8 b0d0 213717d0b625

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant palestinez, Hamas kanë vazhduar edhe sot në Rripin e Gazës.

Te dyja palët kanë raportuar për rritjen e numrit të vdekjeve.

Forcat izraelite kanë rrethuar Gazën me trupa tokësore derisa pritet të nisë një kundërofensivë në këtë rajon

Çfarë ka ndodh në ditën e sotme në Izrael dhe Gaza?

Ushtria izraelite kryen operacione të lokalizuara në Gaza;

Vritet gazetari i Reuters dhe 6 të plagosur në sulmet izraelite në Liban;

Shpërthim në kufirin me Libanin, qëllojnë izraelitët. Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin;

Hezbollahu njofton se është gati të merr pjesë në luftë;

Myslimanët në mbarë botën po protestojnë në mbështetje të Palestinës;

Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza dhe Liban;

Ka nisur ikja masive e njerëzve nga qyteti i Gazës drejt pjesës jugore të Rripit;

Hamasi pas urdhrit të Izraelit për evakuimin e Gazës: Mos shkoni askund;

Blinken thotë se Izraeli nuk po hakmerret, por vetëm po vetëmbrohet;

Biden i shqetësuar me vrasjen e civilëve në Gaza.

13/10/2023 23:45-Gazetarët e BBC-së sulmohen nga policia izraelite

bbc crew tel aviv 5011435

Një grup gazetarësh të BBC-së që mbulonin luftën e Izraelit me Hamasin u mbajtën nën tutat e armëve dhe u sulmuan nga policia izraelite në Tel Aviv.

Incidenti shqetësues ndodhi ndërsa ekipi prej tre gazetarësh shkoi në hotelin e tyre me një automjet "të shënuar qartë si media", tha rrjeti britanik i lajmeve.

13/10/2023 23:33-Biden i shqetësuar për vrasjen e civilëve, por izraelitët duhet ta vazhdojnë sulmin tokësor në Gaza

biden

Kur presidenti amerikan, Joe Biden u pyet nëse shqetësohet për pushtimin tokësor të Gazës, ai tha vetëm një fjali "gjer në vdekje".

Biden kështu deklaroi derisa mbante një fjalim para mbështetësve në shtetin e Filadelfias...më shumë.

13/10/2023 23:18-Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 1900

lcimg 1b61a1ef 7a83 4798 a7ba 8b6f09ef2d8f

Të paktën 1,900 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit të shtunën e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Numri përfshin 614 fëmijë dhe 370 gra, thanë zyrtarët. Sipas ministrisë, 7696 persona të tjerë janë plagosur.

13/10/2023 22:55-Franca konfirmon vrasjen e 15 shtetasve të saj në Izrael

Screenshot 2023 10 13 202543

Numri i shtetasve francezë të vdekur pas sulmeve të Hamasit në Izrael është rritur në 15.

Kështu njoftoi të premten ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna për kanalin televiziv France 5.

13/10/2023 22:25-Blinken arsyeton ofensivën e izraelitëve në Gaza:

Blinken 1

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbrojti veprimet ushtarake të Izraelit.

Ai ka thënë se ato nuk ishin hakmarrëse, por më tepër mbrojtëse...më shumë.

13/10/2023 21:57-Do t'i ndalet edhe interneti Rripit të Gazës

Ministri i Komunikimeve i Izraelit, Shlomo Karhi, deklaroi se Rripit të Gazës do t'i ndalohet interneti,

"Ne do të ndalojmë të gjitha shërbimet e internetit në Rripin e Gazës duke filluar nga nesër", pohoi ai.

Kujtojmë se tashmë rryma, uji dhe karburantet janë ndalur në këtë territor palestinez.

13/10/2023 21:30-Pamjet e sulmeve në objektet e Hamasit në Rripin e Gazës

13/10/2023 21:10-Hamasi: 70 njerëz u vranë duke ikur nga qyteti i Gazës

Screenshot 2023 10 13 195248

Zyra e shtypit e Hamasit njoftoi se 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit ndaj autokolonave që po largoheshin nga qyteti i Gazës.

Veturat u sulmuan në tre vende ndërsa udhëtonin në jug të qytetit. Palestinezët filluan një eksod masiv nga Gaza veriore pasi ushtria izraelite urdhëroi rreth një milion njerëz të evakuoheshin në pjesën jugore të territorit.

Urdhri erdhi pasi u shfaq mundësia e një pushtimi të mundshëm tokësor izraelit, me Izraelin që tha se do të "operonte në mënyrë të konsiderueshme në qytetin e Gazës" në ditët në vijim.

13/10/2023 20:50-Kryeministri i Izraelit, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta zhdukim Hamasin

Screenshot 2023 10 13 203701

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe konfliktit me militantët e Hamasit.

I pari i qeverisë së Izraelit deklari se ushtria po kryen sulme të papara ndaj armiqve dhe ky është vetëm fillim i fundit të Hamasit...më shumë.

13/10/2023 20:20-Izraeli i jep spitalit të Gazas vetëm 'dy orë kohë për tu evakuuar'

Screenshot 2023 10 13 195725

Izraeli i ka dhënë një spitali në Gaza "vetëm dy orë kohë për tu evakuuar", tha një organizatë humanitare.

MSF International tha se Spitalit Al Awda i është thënë të evakuojë stafin dhe pacientët nga vendi.

"Stafi ynë është ende duke trajtuar pacientë", njoftoi ajo në një deklaratë të publikuar në platformën X.

“Ne e dënojmë pa mëdyshje këtë veprim, gjakderdhjen e vazhdueshme pa dallim dhe sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza. Ne po përpiqemi të mbrojmë stafin dhe pacientët tanë", shkruan më tutje.

13/10/2023 19:50-Pamje të reja të sulmit të Hamasit në një festival në Izrael

Pamjet nga kamera e trupit të një militanti të Hamasit gjatë masakrës në një festival muzikor.

Militantët qëlluan gjithçka që u dilte para syve të tyre.

13/10/2023 19:23-Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban

Screenshot 2023 10 13 191844

Një reporter u vra dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite në jug të Libanit.

Granata ra mbi një grumbull gazetarësh ndërkombëtarë që po ndiqnin përleshjet në kufi...më shumë.

13/10/2023 18:51-Nis ofensiva e këmbësorisë izraelite në Gaza

Screenshot 2023 10 13 183934

Izraeli ka kryer bastisje të lokalizuara në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

Njësitë e këmbësorisë dhe tankeve morën pjesë në aksion dhe synonin gjetjen e ekuipazheve të raketave dhe pengjeve, tha kundëradmirali, Daniel Hagari...më shumë.

13/10/2023 18:30-Mijëra njerëz protestojnë në Irak dhe Jordani kundër Izraelit

Protestat masive në rrugët e Jordanisë kundër Izraelit sot gjatë "Ditës Globale të Tërbimit".

Mijëra irakianë u mblodhën sot në sheshin Tahrir në Bagdad, Irak për të protestuar kundër Izraelit gjatë "Ditës Globale të Tërbimit".

13/10/2023 18:05-Sikur në video-lojërat “CS:GO” apo “War Zone” - Pamjet nga kundërsulmi i izraelitëve ndaj Hamasit

loja

Ushtria izraelite po vazhdon me kundërsulmet ndaj militantëve të Hamasit.

Kjo e fundit kreu një sulm të papritur në territorin izraelit gjatë ditës së shtune duke shkaktuar viktima të shumta...më shumë.

13/10/2023 17:50-Kissinger reagon për festimet e sulmit të Hamasit në Berlin

Screenshot 2023 10 13 170121

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, beson se festimi në rrugët e Berlinit pas sulmit të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas ndaj Izraelit është një tregues se shumë të huaj janë lejuar në Gjermani.

Ai shpjegoi pse mendonte se ishte gabim të lejohej një numër i madh i të huajve të vendoseshin në Gjermani...më shumë.

13/10/2023 17:30-Ministrja e Jashtme gjermane udhëtoi për në Egjipt

annalena baerbock im bundestag

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të udhëtojë sot drejt Kajros, ku pritet të flas me zyrtarët egjiptar për situatën humanitare në Gaza.

Baerbock ka thënë se do të zhvillojë bisedime me Egjiptin dhe Kombet e Bashkuara për hapësira të sigurta për civilët në Gaza, veçanërisht pasi më shumë se një milion civilë u urdhëruan nga ushtria izraelite të lëviznin në jug në pritje të një ofensive tokësore.

Egjipti kontrollon vendkalimin Rafah, i vetmi vendkalim me enklavën.

13/10/2023 17:01-Diplomati izraelit theret me thikë në Pekin, sulmuesi e shtriu për tokë dhe e goditi vazhdimisht

Një punonjës i misionit diplomatik të Izraelit u sulmua me thikë pranë ambasadës në Kinë, siç u raportua sot gjatë ditës.

Zyrtarët e policisë thanë se sulmi u krye nga një burrë me origjinë jo-kineze, lexo më shumë.

13/10/2023 16:41-Granatimet izraelite godasin postin e vëzhgimit të ushtrisë libaneze

5d691068 424d 497b acc3 59042d9f4b6c e1697145580550

Granatimet izraelite në drejtim të qytetit Dhayra në Libanin jugor kanë goditur një post vëzhgimi të ushtrisë libaneze, thanë për reuters dy burime sigurie dhe një burim i veçantë.

Forcat e armatosura izraelite kanë konfirmuar se po qëllojnë drejt territorit libanez pas një shpërthimi në qytetin izraelit Hanita, pranë kufirit me Libanin.

13/10/2023 16:37-Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, reagon Erdogan

erdogan 1 e1694866843940

Turqia ka kritikuar ashpër urdhrin e izraelitëve që të largohen banorët e Gazës.

Ministria turke e Jashtme e quajti afatin 24-orësh të pamëshirshëm, të papranueshëm dhe tha se ai shkel ligjin ndërkombëtar,,,më shumë.

13/10/2023 16:29-Derisa vendi i tij akuzohet për krime lufte, Putini “përzihet” për operacionin tokësor që pritet të nisë në Gaza

Presidenti rus Vladimir Putin tha se një “operacion tokësor” i Izraelit në Gaza do të ishte problematik për për shkak të rreziqeve të përdorimit të pajisjeve të rënda ushtarake në zonat civile.

“Ne e kuptojmë se çfarë është, për ta thënë gjysmë-profesionale, përdorimi i pajisjeve të rënda në zonat e banuara është një detyrë e vështirë. Është e mbushur me pasoja të rënda për të gjitha palët”, tha ai të premten, lexo më shumë.

13/10/2023 15:29-Gati 1,800 të vrarë në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë po rritet edhe në Rripin e Gazës.

Ministria e shëndetësisë e enklavës sapo ka thënë se të paktën 1,799 njerëz janë vrarë dhe 6,388 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite.

Në Izrael, numri i njerëzve të vrarë pas sulmit të Hamasit ishte më shumë se 1,300, me rreth 3,400 të plagosur.

13/10/2023 15:08-Rritet numri i viktimave në Bregun Perëndimor

Numri i palestinezëve të vrarë nga të shtënat prej forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar vazhdon të rritet.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën nëntë persona janë vrarë deri më tani dhe dhjetëra janë plagosur.

Viktimat janë regjistruar në vende të ndryshme, duke përfshirë në Tulkarem, Nablus, Beit Ula dhe Tammun.

13/10/2023 14:56-“Hezbollahu plotësisht i përgatitur për t’iu bashkuar Hamasit në luftën kundër Izraelit”

Derisa kufiri verior i Izraelit mbetet i tensionuar, Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian ka vizituar Libanin fqinj dhe është takuar me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ai paralajmëroi se ato që ai i quajti "krimet e vazhdueshme të luftës" kundër palestinezëve në Gaza "pa dyshim do të shkaktonin një përgjigje kolektive nga boshti i rezistencës", lexo më shumë.

13/10/2023 14:08-Gaza po bëhet "vrima e ferrit në prag të kolapsit", paralajmëron agjencia e OKB-së

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNWRA) paralajmëroi të premten për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit që njerëzit në veri të enklavës të evakuohen në jug.

"Thirrja nga forcat izraelite për të zhvendosur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në Gazën veriore... është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t'i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë", tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini në një deklaratë.

UNWRA e përshkroi shkallën dhe shpejtësinë e krizës humanitare si "të frikshme".

“Gaza po kthehet shpejt në një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit”, thuhet tutje në deklaratë.

Lazzarini u bëri thirrje "të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim mbi to që t'i japin fund kësaj tragjedie dhe të ofrojnë akses dhe mbrojtje humanitare të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për civilët, mes tyre shumë gra dhe fëmijë".

13/10/2023 14:02-Tre palestinezë u qëlluan për vdekje në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë protestave në mbështetje të Gazës, ka thënë ministria palestineze e shëndetësisë.

13/10/2023 14:00-Goditje të forta u dëgjuan pranë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, pak para lutjeve të së premtes

Vetëm pak minuta para se të fillonin lutjet të premten në Jerusalem, një ekip i CNN dëgjoi disa goditje të forta, me gjasë granata trullosëse.

Tymi ishte i dukshëm pranë Portës së Luanëve — një nga disa hyrjet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, lexo më shumë.

13/10/2023 12:17-Blinkeni takohet në Jordani me presidentin palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar në Jordani me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Abbas, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor, është një rival politik i Hamasit që sundon Rripin e Gazës, lexo më shumë.

13/10/2023 12:03-Hamasi hodhi 150 raketa në qytetin Ashkelon të Izraelit, publikohen pamjet

Luftimet mes forcave izraelite dhe grupit militant palestinez Hamas kanë hyrë në ditën e shtatë, deri më tani me mijëra viktima nga të dyja anët.

Grupi Hamas së fundmi ka lëshuar 150 raketa në qytetin Ashkelon të Izraelit, siç edhe u raportua gjatë ditës, lexo më shumë.

13/10/2023 11:16-Egjipti forcon kufirin me Gazën duke vendosur mijëra forca sigurie

Egjipti ka forcuar sigurinë përgjatë kufijve me Gazën, duke vendosur mijëra forca sigurie, raportoi Associated Press duke cituar një zyrtar të lartë të sigurisë egjiptian të paidentifikuar.

Zyrtari shtoi se Egjipti mori "masa të paprecedentë" për të parandaluar një shkelje të kufijve të tij me Gazën dhe pushtimi i mundshëm tokësor i Izraelit në territor do të jetë një "gabim i rëndë".

Al Jazeera nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet.

Egjipti propozoi krijimin e "zonave të sigurta" brenda Gazës dhe lejimin e shpërndarjes së ndihmave përmes pikës së kalimit Rafah, tha zyrtari, duke shtuar se ndërsa mori mbështetje nga disa zyrtarë perëndimorë, Izraeli ende nuk i është përgjigjur propozimit.

13/10/2023 11:07-Automjetet e OKB-së nisen në jug të Gazës

Një video e ndarë në rrjetin social X tregon një kolonë automjetesh të OKB-së që nisen në jug të Gazës, duke iu përmbajtur urdhrit të mëparshëm të Izraelit për të evakuuar veriun.

Më herët, u raportua se autoritetet izraelite kanë bërë thirrje për evakuimin e 1.1 milion njerëzve nga pjesa veriore e Gazës për në jug brenda 24 orëve të ardhshme.

Por, sipas raportimeve të deritanishme ky evakuim për këtë numër do të ishte i pamundur.

13/10/2023 11:02-Hamasi lëshon 150 raketa të tjera në Izrael

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada al-Qassam thotë se ka lëshuar 150 raketa drejt qytetit të Ashkelon në Izrael "në përgjigje të zhvendosjes dhe shënjestrimin e civilëve".

13/10/2023 11:00-E mbijetuara e Holokaustit u vra në shtëpinë e saj nga Hamasi

Gina Smiatich, 90-vjeçarja e mbijetuara e Holokaustit, u vra në shtëpinë e saj në komunitetin Kibbutz Kissuim nga militantët e Hamasit.

Ajo u tërhoq zvarrë nga një strehë, u dërgua në dhomën e saj të ndenjes, u detyrua të gjunjëzohej dhe më pas u qëllua në pjesën e pasme të kokës.

F8TXxLOXYAAU5ss

13/10/2023 10:34-Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza dhe Liban, thotë Human Rights Watch

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, ka thënë Human Rights Watch, pas një analize të videos së konfliktit.

Human Rights Watch tha se verifikoi pamjet e marra në Liban dhe Gaza të martën dhe të mërkurën, respektivisht, duke treguar përdorime të shumta të fosforit të bardhë të gjuajtur nga artileria mbi portin e qytetit të Gazës dhe dy vendndodhje rurale përgjatë kufirit Izrael-Liban, lexo më shumë.

13/10/2023 09:51-BBC: E pamundur që 1.1 milion njerëz të evakuohen në jug të Gazës brenda 24 orëve

Është e pamundur që 1.1 milion njerëz nga Gaza të evakuohen brenda 24 orëve, raporton gazetari i BBC-s.

Evakuimi do të përfshinte 40 mijë njerëz në orë, lexo më shumë.

13/10/2023 08:42-Izraeli u bën thirrje 1.1 milion njerëzve në Gazën veriore të zhvendosen në jug për 24 orë

Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendosen në jug të Gazës për 24 orët e ardhshme, thotë një zëdhënës i OKB-së.

OKB thotë se kjo thirrje u bëhet rreth 1.1 milion njerëzve – rreth gjysma e popullsisë së gjithë Rripit të Gazës. Zona e prekur përfshin qytetin e Gazës me popullsi të dendur, lexo më shumë.

13/10/2023 08:41-Izraeli po godet labirintin e fshehtë të tuneleve të Hamasit ku grupi militant palestinez planifikon sulmet dhe hedh raketat

Izraeliti thotë se po godet pjesë të një labirinti të fshehtë tunelesh të ndërtuara nën Rripin e Gazës nga Hamasi, derisa po vazhdon sulmet hakmarrëse ndaj grupit militant i cili nisi një sulm ndaj Izraelit me raketa si dhe me trupa tokësore në jug të Izraelit.

“Mendoni për Rripin e Gazës si një shtresë për civilët dhe më pas një shtresë tjetër për Hamasin. Ne po përpiqemi të arrijmë në atë shtresën e dytë që Hamasi ka ndërtuar”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një video të enjten, lexo më shumë.

12/10/2023 23:06-Jep dorëheqje ministrja izraelite e Informacionit, Galit Distel-Atbaryan

Ministrja e Informacionit e Izraelit, Galit Distel-Atbaryan ka ofruar dorëheqjen nga posti i saj.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 22:49-Numri i të vdekurve në Gaza ka shkuar në 1537, thotë ministria e shëndetësisë

Të paktën 1,537 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit të shtunën e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

Numri i të vdekurve përfshin 500 fëmijë dhe 267 gra - 6,612 persona të tjerë janë lënduar, shtoi ministria.

12/10/2023 21:59-BE i bën thirrje edhe TikTok-ut të monitorojë përmbajtjet që kanë të bëjnë me luftimet e Hamasit dhe Izraelit

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton i dërgoi letër CEO-s së TikTok-ut, Shou Zi Chew, duke pretenduar se zyra e tij ka “indikacione” se platforma po përdoret për të shpërndarë dezinformata dhe përmbajtje të paligjshme rreth luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.

Ai tha se TikTok duhet të jetë “objektiv dhe në kohë” për heqjen e dezinformatave, veçanërisht pasi të miturit shpesh i drejtohen platformës si burim lajmesh, lexo më shumë.

12/10/2023 21:35-“Furrat nuk do të mund të sigurojnë bukë për nesër”: OKB paralajmëron se ushqimi dhe uji në Gaza do të mbarojnë ‘shumë shpejt’

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) e quajti situatën në Rripin e Gazës “të tmerrshme” dhe paralajmëroi se furnizimet thelbësore po mbaronin pasi Izraeli vendosi një bllokadë totale në territor.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 20:48-Nuk ka plane për të vendosur trupa amerikane në terren në Izrael, thotë Shtëpia e Bardhë

Nuk ka plane për vendosjen e trupave amerikane në terren në Izrael, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje në vend të kësaj një gamë të gjerë të shkëmbimeve të inteligjencës dhe kontributeve të armëve dhe municioneve në Izrael.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 20:12-Blinken, i emocionuar – teksa përshkruan imazhet e tmerrshme të viktimave të sulmit të Hamasit që Netanyahu ndau me të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është parë i emocionuar teksa ka përshkruar imazhet e viktimave të sulmit të Hamasit që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndau me të dhe ekipin e tij.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 19:06-Ministrat e NATO-s thuhet se panë video “të tmerrshme” nga sulmi i Hamasit

Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, iu bashkua një takimi të aleatëve të NATO-s, ku u tregoi homologëve të tij ”një video të disa prej mizorive të kryera nga Hamasi”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 18:58-Përhapja e dezinformatave pas sulmit të Hamasit, X thotë se ka fshirë qindra llogari

Rrjeti social X (ish-Twitter) i ka thënë BE-së se ka fshirë ose ka identifikuar “dhjetëra mijëra pjesë të përmbajtjes” në lidhje me dezinformatat që kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Shefja ekzekutive e kompanisë, Linda Yaccarino tha se X ka fshirë qindra llogari, lexo më shumë.

12/10/2023 18:43-Franca urdhëron ndalimin e demonstratave pro-palestineze

Gérald Darmanin, ministri i Brendshëm francez, ka urdhëruar ndalimin e “demonstratave pro-palestineze” duke thënë se ato “ka gjasa të shkaktojnë shqetësime në rendin publik”.

Një zëdhënës i zyrës së Darmanin tha se arrestimet do të kryheshin nëse është e nevojshme, veçanërisht për "organizatorët [e protestave] dhe ngatërrestarët".

12/10/2023 18:23-Imazhet e mediave sociale që pretendojnë se zbulojnë dëmet e spitalit të Gazës

Screenshot 13 7

12/10/2023 18:16-Baerbock viziton Izraelin në shenjë “solidariteti” pas sulmeve nga Hamasi

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të udhëtojë të premten në Izrael, pothuajse një javë pasi Hamasi nisi sulmin e tij, tha një zëdhënës i ministrisë së saj.

Baerbock do të bëjë "vizitën e solidaritetit" në Izrael si pjesë e përpjekjeve të saj në "diplomacinë e krizës", thotë zëdhënësi.

Vizita vjen një ditë pasi Baerbock zhvilloi bisedime në Berlin me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, i parë si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt. /Telegrafi/

12/10/2023 18:10-Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Gaza

Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë në mediat sociale se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 17:35-Presidenti palestinez Abbas dënon vrasjen e civilëve 'nga të dyja palët'

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka dënuar vrasjen dhe abuzimin e civilëve në të dyja anët e konfliktit në vazhdim.

Gjatë një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa citoi Abbasin të ketë thënë: "Ne refuzojmë praktikat e vrasjes së civilëve ose abuzimit të tyre nga të dyja palët sepse ato bien ndesh me moralin, fenë dhe ligjin ndërkombëtar".

"Ne heqim dorë nga dhuna dhe i përmbahemi legjitimitetit ndërkombëtar, rezistencës paqësore popullore dhe veprimit politik si një rrugë për arritjen e qëllimeve tona kombëtare", ka shtuar ai.

Abbas do të takohet nesër me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. /Telegrafi/

12/10/2023 16:38-Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta të premten – kërkon nga fqinjët t’i bashkohen luftës kundër Izraelit

Ish-shefi i Hamasit ka bërë thirrje që të premten të zhvillohen protesta në të gjithë botën myslimane në mbështetje të palestinezëve dhe që popujt e vendeve fqinje t’i bashkohen luftës kundër Izraelit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

12/10/2023 16:15-Numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 1,400

Numri i palestinezëve të vrarë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhdon të rritet.

Të paktën 1,417 njerëz kanë vdekur dhe 6,200 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të Rripit të Gazës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në mesin e viktimave numërohen 447 fëmijë dhe 248 gra.

Ndërsa në Izrael, numri i njerëzve të vrarë në sulmin e Hamasit të së shtunës ka arritur në 1,300, me më shumë se 3,200 të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

12/10/2023 15:36-Të djathtët izraelitë shprehin revoltën para spitalit, bllokojnë kalimin e autoambulancës – mendonin se po trajtohej atje militanti i Hamasit

Më shumë se njëqind protestues të ekstremit të djathtë protestuan jashtë një prej spitaleve kryesore të Tel Avivit të mërkurën mbrëma, pasi dëgjuan raporte se mjekët atje po trajtonin një militant të Hamasit, sipas Hagai Levine, president i Shoqatës së Mjekëve të Shëndetit Publik të Izraelit.

Protestuesit nga La Familia, një grup mbështetësish famëkeq racist të Jerusalemit të klubit të futbollit Beitar, bllokuan hyrjen kryesore të dhomës së urgjencës për tre orë, sipas pamjeve të postuara në X.

Tifozët ultranacionalistë të futbollit janë përleshur me policinë dhe kanë penguar ekipet e urgjencës të hyjnë në spital, raporton AP.

Në kohën e trazirave, spitali Sheba nuk po trajtonte militantët e Hamasit, tha Levine. Nuk është e qartë nëse militantët u trajtuan në spitalet publike izraelite pas tërbimit të Hamasit të shtunën.

12/10/2023 15:17-Izraelitët pretendojnë se militantët e Hamasit kishin lënë flamuj të ISIS-it në vendet ku kryen vrasjet

Zyrtarët izraelitë kanë shpërndarë fotografi, me të cilat pretendohet se shfaqin flamuj të SISI-it që i kishin lënë militantët e Hamasit.

Ata thanë se flamujt janë lënë pas masakrës së kryer mbi civilët izraelitë.

“Hamasi kishte flamuj të ISIS-it në vendin ku kreu masakra mbi fëmijët, gratë dhe burrat izraelitë. Hamasi është një organizatë terroriste. Akoma flasin për ISIS-in”, kanë shkruar forcat e armatosura të Izraelit në profilin zyrtar në platformën X.

12/10/2023 14:50-Donald Trump sulmoi Benjamin Netanyahun - tregon se si qeveria izraelite nuk e ndihmoi në një rast SHBA-në

Screenshot 2 34

Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe kundërshtari i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet e vitit 2024, tha në tubimin e mbrëmshëm se ai kishte drejtuar kombin gjatë katër vjetëve pa ndonjë luftë të re dhe kritikoi politikën e jashtme të presidentit amerikan, Joe Biden në kontekstin e luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit.

Në fjalim, republikani gjithashtu kritikoi drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili pretendoi se nuk dëshironte ta ndihmonte SHBA-në në sulmin me dron të vitit 2020, ku mbeti i vdekur Qasem Soleimani, oficeri ushtarak iranian që shërbeu në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike...më shumë.

12/10/2023 14:20-Izraeli sulmon dy aeroporte siriane – aeroplani i ministrit iranian detyrohet të mos aterrojë në Damask

damascus airport

Ushtria izraelite ka sulmuar me raketa aeroportin e Damaskut dhe Aleppos, raporton televizioni shtetëror sirian.

Kanali i medias lokale, Sham FM tha se mbrojtja ajrore siriane do t’i kundërpërgjigjet sulmeve izraelite...më shumë.

12/10/2023 14:11-“Është bekim që është e vdekur” – babai i 8-vjeçares që u vra nga Hamasi, thotë se ajo çfarë u bëjnë në Gaza është më zi se vdekja

Një baba me lot në sy, ka “përshëndetur” lajmin se vajza e tij 8-vjeçare është vrarë nga militantët e Hamasit, në vend që të dëshironte ta merrnin peng gjatë sulmit vdekjeprurës në kibucin Beri dhe të mbante shpresa se është akoma gjallë.

Thomas Hand është ballafaquar me pritjen dyditëshe për lajmin për vajzën e tij 8-vjeçare Emily, pasi që militantët e Hamasit ishin futur në kibucin e tyre të shtunën rreth orës 7 të mëngjesit, duke masakruar të paktën 100 persona, transmeton Telegrafi.

Hand tha se kibuci ishte nën rrethim për rreth 12 orë të asaj dite, duke mos ditur se as ku gjendet dhe civili është fati i fëmijës së tij, pasi që ajo kishte shkuar për të fjetur tek fqinjët – një veprim i rrallë nga ana e saj.

12/10/2023 14:00-Izraeli nuk është vetëm, thotë shefi i NATO-s

stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se "Izraeli nuk është vetëm", ​​ndërsa aleanca premtoi mbështetje për shtetin izraelit gjatë ditës së dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant i informoi homologët e NATO-s përmes një video-lidhje "mbi mizoritë e kryera nga Hamasi kundër civilëve izraelitë dhe shtetasve të disa aleatëve të NATO-s".

12/10/2023 13:48-Njëzet e pesë amerikanë u vranë në Izrael

lcimg 114314d1 f2f4 4ca7 9e00 f17f688d5a56

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka konfirmuar se 25 amerikanë dihet se kanë vdekur në sulmet e Hamasit që filluan të shtunën.

Ai theksoi se është e rëndësishme që "të ballafaqohet ajo që është më e keqja mes njerëzimit me atë që është më e mira".

12/10/2023 13:36-Blinken: SHBA-ja do të jetë gjithmonë këtu për ta ndihmuar Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron në Izrael, i është drejtuar mediave në një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai tha se i vie mirë që është rikthyer në Izrael në momente tejet të vështira për gjithë botën, transmeton Telegrafi.

“Është e pamundur për mua të shikojë fotografitë e familjeve të vrara… dhe të mos mendojë për fëmijët e mi”, tha Blinken.

“Masakrimi i foshnjave, trupat e prerë, të rinj të djegur për të gjalli, gra të dhunuara, prindër të ekzekutuar para syve të fëmijëve të tyre dhe e kundërta, fëmijë të ekzekutuar para prindërve. Si mund ta kuptojmë këtë”, shtoi Sekretari amerikan.

12/10/2023 13:31-Netanyahu pas takimit me Blinkenin: Hamasi është armik i qytetërimit

lcimg 38e342d1 394a 41f2 bc7b 969b98d34a25

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sulmuar militantët e Hamasit, duke thënë se ata “kanë treguar se janë armik të qytetërimit”.

Ai liston mizoritë që dyshohet se janë kryer nga militantët palestinez..më shumë.

12/10/2023 13:25-X i Muskut thotë se ka hequr ‘qindra’ llogari të lidhura me Hamasin

Musk X

X thotë se ka hequr "qindra llogari të lidhura me Hamasin" dhe ka hequr mijëra postime që nga sulmi ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez.

Platformës, e njohur më parë si Twitter, iu dha 24 orë kohë nga Bashkimi Evropian në fillim të kësaj jave për të adresuar përmbajtjen e paligjshme dhe dezinformimin në lidhje me konfliktin ose do të përballet me ndëshkime sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale të miratuar së fundmi nga blloku.

12/10/2023 13:13-Zyrtari izraelit thotë se qeveria nuk mund të konfirmojë se foshnjat janë prerë koka në sulmin e Hamasit

Screenshot 3 28

Qeveria izraelite nuk i ka konfirmuar pretendimet specifike se militantët e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN-in, duke kundërshtuar një deklaratë të kaluar publike.

"Ka pasur raste të militantëve të Hamasit që kryejnë prerje kokash dhe mizori të tjera të stilit të ISIS-it. Megjithatë, ne nuk mund të konfirmojmë nëse viktimat ishin burra apo gra, ushtarë apo civilë, të rritur apo fëmijë", tha zyrtari...më shumë.

12/10/2023 13:03-Analiza e CNN: Ku e mori Hamasi sasinë e madhe të armëve që e përdori për të sulmuar Izraelin?

Në sulmin brutal të militantëve të Hamasit mbi Izraelin gjatë fundjavës së kaluar, janë shkrepur mijëra raketa dhe predha të kalibrit të ndryshëm, fluturaket pa pilot hidhnin eksploziv dhe janë përdorur shumë armë dhe municion të kalibrit të vogël, shkruan CNN.

Sulmi filloi nga kibuci i Gazës që është nën kontrollin e Hamasit në Rripin e Gazës prej 360 kilometra katrorë përgjatë vijës bregdetare mesdhetare, të kufizuar nga të dy anët me Izraelin dhe nga njëra anë me Egjiptin, transmeton Telegrafi.

Është një zonë e varfër, me popullsi të dendur me pak burim dhe ishte pothuajse plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e botës për gati 17 vjet, kur Hamasi e mori nën kontroll. Klikoni këtu për ta lexuar lajmin e plotë.

12/10/2023 12:43-Izraeli kërkon armatim nga Gjermania

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se po i kërkohet armatim nga ana e izraelitëve.

Gjermania njoftoi se Izraeli i ka kërkuar municion për ushtrinë izraelite pas sulmit të papritur të Hamasit.

12/10/2023 12:24-Hamasi publikon pamjet nga stërvitjet për sulmin vdekjeprurës në Izrael, pajisje speciale dhe eksploziv për shkatërrimin e gardhit

Hamasi ka publikuar mbrëmë një video ku shihen militantët e këtij grupi radikal duke u stërvitur në shkatërrimin e barrierës në kufirin Izrael-Gazë, që u mundësoi të fillojnë sulmin masiv dhe vrasjen e civilëve.

Në video shihen anëtarët e korpusit inxhinierik Kasami duke vendosur eksploziv në rrethojën me tela dhe barrierë, dhe më pas strehohen në një vend më të sigurt për ta hedhur në erë.

Rrethoja që ndanë Rripin e Gazës nga Izraeli u shkatërrua në disa vende në orët e para të së shtunës, që u mundësoi militantëve të Hamasit të futen dhe të fillojnë sulmin.

12/10/2023 12:15-Çfarë ka ndodhur deri më tani këtë mëngjes?

lcimg f3e4b619 6d56 4a0e a09d caa8e28a8f64

Nëse sapo na jeni bashkuar tani, ja çfarë duhet të dini.

Numri i izraelitëve dhe palestinezëve të vrarë është rritur mëngjesin e sotëm, deri në 1300 izraelitë dhe 1354 palestinezë.

Ushtria izraelite ka thënë se po përgatitet për një pushtim tokësor në Rripin e Gazës, por ende nuk është marrë një vendim nga udhëheqësit.

Dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael përpara bisedimeve me liderët - dhe presidentin palestinez.

Këtu janë më shumë histori kryesore nga ky mëngjes:

Izraeli ka thënë se nuk do të ketë energji elektrike në Gaza derisa pengjet të lirohen - të paktën 97 persona mbahen nga Hamasi;

Ai tha gjithashtu se po kryen një "sulm në shkallë të gjerë" në Gaza - me 15 njerëz të vrarë gjatë natës;

Presidenti izraelit tha se trupat e civilëve janë gjetur me shenja torture "ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë";

Gjermania ndalon ndihmat për autoritetin palestinez.

12/10/2023 11:50-Zyrtari i Hamasit tregon detaje të pathëna rreth sulmit ndaj Izraelit

Screenshot 1 40

Një anëtar i lartë i Hamasit ka dhënë disa detaje interesante në lidhje me sulmin e së shtunës ndaj Izraelit.

Anëtar i lartë i Hamasit, Ali Baraka thotë se Rusia e vlerëson shumë sulmin e tyre ndaj izraelitëve...më shumë.

12/10/2023 11:30-Presidenti iranian akuzon Izraelin për gjenocid

7330348a 4059 4158 9cb6 21b16f0585ae

Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat në Gaza, presidenti i Iranit ka akuzuar Izraelin për kryerjen e "gjenocidit".

Ebrahim Raisi tha gjithashtu se rrethimi në Gaza - ku uji, energjia elektrike dhe karburanti është ndërprerë - thyen të gjitha traktatet ndërkombëtare.

Irani dihet se financon dhe pajisë ushtarakisht Hamasin në Gaza.

12/10/2023 11:05-Banakierja izraelite në festivalin e muzikës elektronike ku sulmoi Hamasi, rrëfen tmerrin: Kanë bërë gjëra që nuk po mund t’i them

Një prej sulmeve më vdekjeprurës të Hamasit ka ndodhur në festivalin e muzikës elektronike në Izrael, përgjatë kufirit me Gazën.

Mijëra militantë të Hamasit u futën në këtë festival, duke shtënë mbi civilët dhe duke marrë shumë prej tyre peng.

Të paktën 260 trupa të pajetë janë gjetur në atë lokacion, e shumë tjerë konsiderohen si të zhdukur.

Hila Fakliro ishte banakiere në festival e cila tha për Sky News, se sulmi filloi kur raketat fluturuan mbi kokat e tyre e pjesëmarrësit në festival filluan të vrapojnë në të gjitha anët.

12/10/2023 11:00-Izraeli thotë se Hamasi mban peng të paktën 97 persona

Screenshot 9 19

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se vendi ka qenë në gjendje të identifikojë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës.

Izraeli më herët tha se deri në 150 persona ishin kapur prej militantëve të Hamasit.

12/10/2023 10:47-Gjermania do të pezullojë të gjitha ndihmat për territoret palestineze

scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se në pritje të një rishikimi, Gjermania do të ndalojë të gjithë ndihmën për territoret palestineze.

"Matësi ynë do të vlerësojë nëse dhe si këto projekte i shërbejnë më së miri paqes në rajon dhe sigurisë së Izraelit", tha ai.

"Derisa të përfundojë ai rishikim, ne nuk do të vëmë në dispozicion asnjë burim të ri të bashkëpunimit zhvillimor", pohoi i pari i qeverisë gjermane.

12/10/2023 10:35-Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosova-Izreali

kosova izraeli

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kosova pritej të luante ndaj Izraelit të dielën në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, por shkaku i luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve ndeshja u vu në rrezik...më shumë.

12/10/2023 10:13-Numri i palestinezëve të vrarë shkon në 1203

ad916a87 a7d3 4418 90f3 21a21ec31146

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës ka thënë se 1203 palestinezë janë vrarë deri më tani nga Izraeli.

Kjo është nga të paktën 1,100 të raportuara gjatës ditës së djeshme.

12/10/2023 10:09-Familja e brazilianes së vrarë nga Hamasi kërkoi që të paktën 10 persona të marrin pjesë në varrimin e saj – u shfaqën mijëra izraelitë

Bruna Valeanu, 24-vjeçe, studente e Universitetit të Tel Avivit, ishte në mesin e të paktën 260 personave të vrarë në masakrën e Hamasit që e kreu në festivalin e muzikës elektronike të mbajtur në Izrael.

Në komunikimin e fundit me miq, Valeanu pretendohet të ketë thënë se ishte e rrethuar me njerëz të lënduar dhe vazhdimisht dëgjohen të shtënat.

Ajo është braziliania e dytë, viktimë e sulmit të militantëve të Hamasit që vranë mijëra izraelitë dhe njerëz të vendeve të ndryshme të botës.

12/10/2023 09:51-Nuk ka energji elektrike, ujë apo karburant për Gazën derisa të lirohen pengjet izraelite

Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, thotë se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa të lirohen pengjet izraelite.

“Ndihma humanitare për Gazën? Asnjë çelës elektrik nuk do të aktivizohet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi. Humanizëm për humanizëm. Askush mos të na predikojë moral”, shkroi ai në platformën X.

12/10/2023 09:45-Sekretari amerikan i Shtetit arrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael, raporton Reuters.

Blinken udhëtoi në Izrael në shenjë solidariteti me shtetin aleat, transmeton Telegrafi.

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, pritet të takohet me zyrtarët e lartë të këtij shteti.

Gjithashtu është raportuar se do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Ndryshe, Abbas gjenden në Bregun Perëndimor dhe është rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.

12/10/2023 09:40-Numri i izraelitëve të vrarë rritet në të paktën 1300

lcimg 3ba226a6 ebf8 460d a590 e7be9360411e

Transmetuesi publik izraelit, Kan ka përditësuar numrin e izraelitëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Hamasin.

Gjithsej 1,300 njerëz janë vrarë - nga 1,200 të raportuar të fundit.

12/10/2023 09:15-Gati 20 për qind e izraelitëve të vrarë janë ushtarë

lcimg 73fa0633 125e 4f15 bc84 1c840734b8f7

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se nga 1200 izraelitë të vrarë deri më tani - 220 kanë qenë ushtarët e tyre.

Ushtria më tutje nuk ka dhënë më shumë detaje se ku kanë humbur jetë ushtarët izraelitë.

12/10/2023 08:53-Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është njeri i vdekur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se çdo anëtar i Hamasit është “njeri i vdekur”, pas takimit të tij të parë me anëtarët e kabinetit të qeverisë së formuar mbrëmë, raporton BBC.

Netanyahu pranoi që formojë qeverinë e luftës me ish-ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz. Ata vendosën të lënë anash mosmarrëveshjes dhe rivalitetin politik, transmeton Telegrafi.

Benny Gantz tha se tani “është koha për luftë” dhe porositi qytetarët izraelitë se qeveria e re e formuar mbrëmë është e “bashkuar” dhe e “gatshme” të heq nga faqja e dheut Hamasin.

E rivali kryesor nga opozita Yair Lapid akoma nuk i është bashkuar qeverisë së luftës, por Netanyahu dhe Gantz në një kumtesë të përbashkët njoftuan se është rezervuar një vend edhe për të.

12/10/2023 08:50-Gjatë mbrëmjes janë vrarë 15 palestinezë në Gaza

lcimg b92ff277 3a0c 4f38 8634 fcf4591e0c94 1

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet ajrore izraelite gjatë natës, kanë thënë mediat e Hamasit.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant Hamas.

12/10/2023 08:34-Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin disa ditë përpara se Hamasi të godiste, thotë kryetari i komitetit amerikan

Izraeli ishte paralajmëruar nga Egjipt për dhunën e mundshme tri ditë para se Hamasi të kryente sulmin vdekjeprurës, ka njoftuar paneli i kongresistëve amerikanë.

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul u tha gazetarëve për paralajmërimin e supozuar.

Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka përshkruar raportet si “plotësisht të rreme”.

12/10/2023 08:30-Publikohen pamjet satelitore - si dukej para dhe pas shkatërrimit Gaza

palesitne

Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë Rripin e Gazës me raketa, imazhet satelitore kanë zbuluar shkallën e dëmtimit.

Furnizimi me ushqim dhe ujë po pakësohet në Gaza pas një bllokade të vendosur nga Izraeli si hakmarrje ndaj sulmit të fundjavës së Hamasit...më shumë.

12/10/2023 08:21-Zhvillimet kryesore gjatë natës në konfliktin Izrael-Hamas

2023/10/lcimg-1529c2f9-9bea-4c14-9d72-1840425d415a.jpeg

Më shumë se 1200 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi sulmet ajrore të shtunën, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

5,339 të tjerë janë lënduar

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se më shumë se 338 mijë njerëz janë zhvendosur - shumica janë strehuar në spitale dhe shkolla të OKB-së.

12/10/2023 08:18-Numri i të vdekurve tajlandez rritet në 21

Numri i shtetasve tajlandezë të vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 21, tha të enjten kryeministri Srettha Thavisin.

"Dëshiroj të përcjell ngushëllimet e mia për një tjetër humbje të jetës së një punonjësi tajlandez, numri i të vdekurve është tani 21", deklaroi Srettha në platformën X, (ish-twitter).

12/10/2023 08:11-Izraeli përgatitet për pushtim tokësor

lcimg 3f386e54 5635 47e2 97ea 9103e680dba0

Izraeli po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës, thotë zëdhënësi ndërkombëtar i forcave të armatosura izraelit, nënkoloneli Richard Hecht.

Nuk ka ende një vendim për një operacion tokësor, thotë ai, pavarësisht spekulimeve.

12/10/2023 08:00-Nga viti 1947 deri në 2023: Një kronologji ngjarjesh të konfliktit kompleks dhe tragjik izraelito-palestinez

Joint poll 6 cover 1

Konflikti izraelito-palestinez u “rindez” edhe një herë më 7 tetor të këtij viti pas një ofensive të befasishme të nisur nga Hamasi kundër Izraelit.

Si hakmarrje, Izraeli urdhëroi sulme ajrore dhe një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës të drejtuar nga Hamasi...më shumë.

11/10/2023 23:44-Pse ‘Kupola e Hekurt’ e Izraelit nuk mundi të ndalonte çdo sulm me raketë nga Hamasi?

“Iron Dome” e Izraelit – linja e tij e parë e mbrojtjes – u vu në provën përfundimtare të shtunën, kur Hamasi goditi sistemin e mbrojtjes raketore me mijëra raketa në një përpjekje për ta mposhtur atë.

Sistemi i automatizuar, i cili gjurmon dhe kap zjarrin e raketave dhe artilerisë, ka qenë një pjesë thelbësore e linjës së parë të mbrojtjes së Izraelit.

Dhe Izraeli pretendon se “Iron Dome” ka qenë rreth 90% efektive në “kapjen” e raketave gjatë 12 viteve të fundit.

Por janë ngritur pyetje se pse nuk ishte në gjendje të ndalonte sulmet e së shtunës, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

11/10/2023 23:30-Turqia po punon për të ofruar ndihma për civilët e prekur nga konflikti Izrael-Hamas, thotë Erdogan

erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dëshiron të dërgojë ndihma humanitare për civilët e prekur nga konflikti Izrael-Hamas.

Erdogan i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed Bin Salman dhe "theksoi se është e rëndësishme që vendet e rajonit të japin mesazhe konstruktive për përfundimin e konflikteve".

11/10/2023 23:12-Flet shqiptari nga Izraeli: Kemi dhomë sigurie në çdo shtëpi, kur bie alarmi

Screenshot 1 36

Shqiptari nga Izraeli David Tërshana, tha se Izraeli është mësuar duke pasur sulme, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur çdo dy apo tre vite.

Ai theksoi se çdo shtëpi në Izrael ka një dhomë sigurie ku futen në rast se bie alarmi për raketa, por kjo situatë është shumë stresuese...më shumë.

11/10/2023 22:55-Gjendet i vdekur regjisori izraelit, Yahav Winner

sw

Trupi i regjisorit izraelit, Yahav Winner, u gjet mbrëmjen e djeshme (10 tetor) në kibutin jugor të Izraelit në Kfar Aza.

Yahav u zhduk të shtunën (7 tetor) pasi terroristët e Hamasit pushtuan shtëpinë e tij...më shumë.

11/10/2023 22:50-Netanyahu: Hamasi ua preu kokën ushtarëve, përdhunoi gra dhe qëlloi fëmijë në kokë

lcimg 617339fe d85e 46f3 b41b 9d5724b54526

Në momentet e fundit, kryeministri i Izraelit ka dhënë një fjalim televiziv.

Benjamin Netanyahu tha se militantët e Hamasit ua prenë kokën ushtarëve dhe përdhunuan gra gjatë sulmit të tyre.

Djemtë dhe vajzat gjithashtu ishin qëlluar në kokë dhe njerëzit ishin djegur të gjallë, tha ai.

11/10/2023 22:42-Presidenti palestinez do të takohet me Blinkenin

blinken abbas

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas po planifikon të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, thanë burimet e autoritetit palestinez.

Antony Blinken do të udhëtojë në Jordani për të takuar zyrtarë të lartë, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Dy zyrtarët do të takohen në kryeqytetin jordanez, Amman.

11/10/2023 22:36-Hamasi ua preu kokën ushtarëve, përdhunoi gra dhe qëlloi fëmijë në kokë - thotë Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë një fjalim televiziv në të cilin ka thënë se, gjatë sulmit të tyre, militantët e Hamasit ua prenë kokën ushtarëve dhe përdhunuan gra.

Djemtë dhe vajzat gjithashtu ishin qëlluar në kokë dhe njerëzit ishin djegur të gjallë, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

Siç është raportuar, nga sulmet e militantëve janë vrarë të paktën 1200 izraelitë, i cili shkaktoi një reagim të ashpër në Rripin e Gazës.

Ndërkohë gjatë ditës, Netanyahu u bashkua me njërin nga rivalët e tij kryesor politik për të krijuar një kabinet të kohës së luftës.

Kabineti i ri vendos një shkallë uniteti pas viteve të politikës së ashpër përçarëse, dhe ndërsa ushtria izraelite duket gjithnjë e më e mundshme për të nisur një ofensivë tokësore në Gaza. /Telegrafi/

11/10/2023 22:19-Gjermania ia lejon Izraelit përdorimin e dronëve luftarakë Heron TP – kundër Hamasit

Gjermania i ka dhënë Izraelit lejen për të përdorur dy dronë luftarakë Heron TP në luftën e tij kundër grupit militant palestinez Hamas, raportoi të mërkurën revista gjermane Der Spiegel.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

11/10/2023 21:50-Turqia negocion me Hamasin për pengjet që po i mban kjo organizatë palestineze

Screenshot 12 11

Turqia po zhvillon negociata me Hamsin për civilët që po i mban kjo organizatë, ka thënë një zyrtar i lartë turk.

Bisedimet po kryhen nga autoritetet turke pas udhëzimeve të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, tha zyrtari turk, duke folur në kushte anonimiteti.

11/10/2023 21:35-BBC tregon se pse nuk i cilëson terroristë, anëtarët e Hamasit

Screenshot 10 15

Televizioni publik britanik, BBC ka mbrojtur vendimin për të mos përshkruar anëtarët e Hamasit si terroristë gjatë mbulimit të sulmeve të fundit në Izrael.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps tha se politika redaktoriale ishte në kufi të turpit...më shumë.

11/10/2023 21:10-SHBA do t'i japë Izraelit "gjithçka që i nevojitet" – premton Blinken

Duke folur me gazetarët teksa ishte gati të hipte në aeroplanin që do ta çonte në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se "SHBA-ja kishte mbështetjen e Izraelit - sot, nesër dhe çdo ditë".

“Ne qëndrojmë me vendosmëri kundër terrorizmit dhe kemi parë aktet pothuajse të papërshkrueshme të krijuara nga Hamasi”, shtoi ai, duke shtuar se situata ishte “thjesht prekëse”.

Ai vazhdoi duke thënë se do të takonte kryeministrin Netanyahu kur të mbërrinte në Izrael, si dhe presidentin Isaac Herzog dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke përsëritur se SHBA do t'i jepte Izraelit "gjithçka që i nevojitej".

Duke folur për shtetasit amerikanë, fati i të cilëve nuk dihet, ai tha se vendndodhja e tyre do të përcaktohet dhe nëse do të rezultonte se ishin marrë peng nga Hamasi, ata do të punonin për të siguruar lirimin e tyre. /Telegrafi/

11/10/2023 20:42-Të paktën 22 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Screenshot 5 21

Izraeli po ballafaqohet me një sulm të papritur tash e disa ditë të militantëve palestinezë të Hamasit.

Tashmë kanë dal edhe shifrat e reja të të vdekurve nga të dyja palët, por edhe të huajve që gjenden brenda Izraelit...më shumë.

11/10/2023 19:54-Zyrtari i lartë amerikan thotë se zhvillimet në kufirin Izrael-Liban janë shqetësuese

Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër zhvillimet që ndodhin në kufirin Izrael-Liban, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby gjatë një interviste në kanalin televiziv MSNBC.

“Është shqetësuese”, tha Kirby.

Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin marrë raporte për infiltrim të dyshuar nga Libani në hapësirën ajrore izraelite.

Të gjithë civilëve në zonat ku u dëgjuan sirenat iu kërkua të hynin në strehimore dhe të qëndronin në to deri në njoftimin e dytë, tha IDF. /Telegrafi/

11/10/2023 18:59-“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës” – thotë gazetari i BBC

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës me popullsi të dendur”.

Kështu së paku vlerëson, gazetari i BBC, Paul Adams, sipas të cilit, një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

11/10/2023 18:52-Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 1,100

Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet ajrore izraelite është rritur në 1,100, thotë një përditësim nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në territor.

Një përditësim i mëparshëm vendosi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,000.

Sipas shifrave të reja, të postuara në Facebook, ministria thotë se numri i përgjithshëm i personave të lënduar tani është 5,339. /Telegrafi/

11/10/2023 18:50-Kështu e falënderojnë izraelitët Bidenin

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen publikoi një fotografi të një billbordi të ngritur në anë të një rruge në Jerusalem.

“Faleminderit zoti President”, shkruante në billbordin për nder të presidentit amerikan, Joe Biden.

Kështu izraelitët e falënderuan të parin e SHBA-së pasi një aeroplan me armë amerikane arriti në jug të Izraelit gjatë mbrëmjes së kaluar.

11/10/2023 18:43-Të paktën 11 punonjës të agjencisë së OKB-së u vranë në sulmet ajrore në Gaza

Të paktën 11 punonjës që punojnë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara “UNRWA” janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna.

“Jam shumë e pikëlluar të konfirmoj se 11 kolegë të UNRWA-s janë vrarë që nga 7 tetori në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë të mërkurën Jenifer Austin, zëvendësdrejtoresha e Çështjeve të UNRWA-së në Gaza.

"Ata përfshinin pesë mësues në shkollat e UNRWA, një gjinekolog, një inxhinier, një këshilltar psikologjik dhe tre personel ndihmës. Disa u vranë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre", shtoi Austin.

Agjencia paralajmëroi se konflikti i vazhdueshëm "ka detyruar mbylljen e 14 qendrave të saj të shpërndarjes së ushqimit si dhe një reduktim të operacioneve".

11/10/2023 18:19-Turqia gati të evakuojë qytetarët e saj nga Izraeli dhe Palestina

Turqia thotë se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për evakuimin e sigurt të qytetarëve të saj nga Izraeli dhe Palestina në mes të një përshkallëzimi të tensioneve në rajon, tha ministri i transportit dhe infrastrukturës së vendit.

Ministria e Jashtme po punon për evakuimin e shtetasve turq nga Izraeli dhe Palestina, tha Abdulkadir Uraloglu për mediat të mërkurën pak para mbledhjes së grupit të “AK Party” në Ankara, përcjell Telegrafi.

"Ne jemi të përgatitur të kryejmë të gjitha llojet e operacioneve nga deti dhe ajri, nëse është e nevojshme", shtoi ai.

Lidhur me vendimin e transportuesit kombëtar turk, Turkish Airlines dhe Pegasus për të ndaluar fluturimet drejt Izraelit, Uraloglu theksoi se kjo masë është marrë në mënyrë të pavarur nga këto linja ajrore për shkak të shqetësimeve të sigurisë në vendin e Lindjes së Mesme.

Këto kompani nuk duhet të operojnë derisa të ofrohet siguria, tha ai. /Telegrafi/

11/10/2023 18:15-Hamasi sulmon aeroportin e Tel Avivit - pasagjerët shihen të frikësuar dhe të shtrirë në dysheme

Një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.

Brigada “Al Qassam” konfirmoi se ka "bombarduar" aeroportin si kundërpërgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës...më shumë.

11/10/2023 17:48-BE-ja i jep Meta-s 24 orë për të ‘marrë masa’ për videot e Hamasit

BE-ja ka paralajmëruar Mark Zuckerbergun për përhapjen e “dezinformatave” në platformat e mediave sociale të Meta-s pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

11/10/2023 17:42-Izraelitët vrapojnë për t'u fshehur në strehimoret e bombave në Ashkelon

Ne kemi folur shumë sot për sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe përkeqësimin e situatës humanitare atje, por sigurisht që vetë Izraeli mbetet nën sulm të rëndë nga Hamasi.

Qyteti jugor izraelit, Ashkelon, është përballur me një breshëri raketash sot nga Rripi i Gazës.

lcimg 4e563271 f063 42c3 862a e8088cff3876

lcimg 7fd3ec4f ac77 465a 83fa e3b47bba2497

lcimg 2850657f 70f7 4a42 99b3 fce6b32aa7ef

lcimg ddf434ec ff1b 4554 9c6d c38fd1f93322

11/10/2023 17:23-Ministri i Jashtëm britanik strehohet urgjentisht pas paralajmërimeve për sulme të reja të Hamasit në Izrael

palestine 1

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar po qëndron në shtetin izraelit, ku po takohet me zyrtarë të atij vendi.

Derisa James Cleverly po qëndronte në jug të Izraelit, bie një sirenë që paralajmëronte sulme të reja të Hamasit...më shumë.

11/10/2023 16:50-Izraeli konfirmon se janë në kërkim të 17 britanikëve dhe disa francezëve

lcimg b319dab3 2da0 4581 9de1 ac7360297726

Skynews më herët ka raportuar se 17 shtetas britanikë kishin vdekur ose ishin zhdukur pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Një zyrtar izraelit ka konfirmuar tani këtë numër.

Gjithashtu edhe dhjetë shtetas francezë konfirmohet gjithashtu se janë vrarë në sulmet në Izrael.

11/10/2023 16:32-Izraeli formon “qeverinë e luftës”

Izraeli do të formojë një qeveri emergjente dhe kabinet për menaxhimin e luftës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

11/10/2023 16:14-Mbreti i Jordanisë bën thirrje sërish për bisedime izraelito-palestineze

Mbreti i Jordanisë ka përsëritur thirrjet për bisedime izraelito-palestineze ndërsa luftimet vazhdojnë, pasi ajo kërcënon sigurinë rajonale.

“Nuk do të ketë siguri, paqe, stabilitet pa paqe të drejtë dhe totale që vjen përmes një zgjidhjeje me dy shtete”, tha Mbreti Abdullah II në një fjalim para parlamentit jordanez të mërkurën.

Ai bëri thirrje për një shtet palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të bazuar në kufijtë e tij të para vitit 1967.

Abdullah II të martën dërgoi ndihma mjekësore dhe humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës përmes Egjiptit. /Telegrafi/

11/10/2023 15:44-Mjeku që u vra nga Hamasi, i tha familje që të ikin – vet qëndroi për të ndihmuar të plagosurit

Në profilin zyrtar të shtetit të Izraelit në platformën X është publikuar një fotografi, për të cilën pretendohet se shfaq mjekun Daniel Levi nga rajoni përgjatë kufirit me Gazën që të shtunën u sulmuar nga militantët e Hamasit që vranë dhjetëra civilë.

“Heroi është vrarë sepse shpëtoi tjerët. Daniel Levi nga Peru jetonte në kibuc në jug të Izraelit. Terroristët e Hamasit sulmuan komunitetin ku jetonte me familje dhe filluan të vrasin dhjetëra njerëz”, thuhet në kumtesë.

“Daniel ishte mjek, këmbëngulte që familja e tij të ikë nga ai, kurse ai qëndroi të ndihmojë të plagosurit. Terroristët e Hamasit e vranë. Kujtojmë këtë hero”, u tha ndër tjera.

11/10/2023 14:41-Zëvendësministri turk i Arsimit i reagon ashpër kryeministrit izraelit, në videon e postuar të sulmeve ajrore në Gazë

Nazif Yilmaz, zëvendësministri i Arsimit i Turqisë, reagoi ndaj postimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në rrjetin social X (ish-Twitter), ku ai përshkruante një sulm ajror në Rripin e Gazës.

“Një ditë do të qëllojnë edhe ty. Do të vdesësh”, shkroi Yilmaz në përgjigje të mesazhit të Netanyahut “vazhdojmë me të gjitha forcat” që ai shkroi krahas një videoja të shkatërrimit të një ndërtese në Gaza.

The Times of Israel raporton se Netanyahu kishte planifikuar të vizitonte Turqinë në muajt e ardhshëm, pasi shtyu vizitën e planifikuar fillimisht për korrik, për shkak të instalimit të një stimuluesi kardiak.

https://twitter.com/yilmaznazif/status/1711844678780301411?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711844678780301411%7Ctwgr%5E580670cc2e1b55124ca72c86644ca0d5bd989de5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzevendesministri-turk-arsimit-reagon-ashper-kryeministrit-izraelit-ne-videon-e-postuar-te-sulmeve-ajrore-ne-gaze%2F

11/10/2023 14:22-Konsiderohej “Beverly Hills” i Gazës, tani është bërë rrafsh me tokë – pamje që tregojnë se në çfarë luksi kanë jetuar liderët e Hamasit

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje nga droni të një lagje të shkatërruar në Gazë, që forcat izraelite e rrafshuan me tokë në sulmin ajror.

Siç shihet në videon e publikuar më poshtë, fjala është për pjesën “elitare” të qyteti që konsiderohej si “Beverley Hills” i Gazës.

“Këtu liderët e Hamasit kanë pallatet e tyre. Apo më mirë të them, kanë pasur”, thuhet në videon e publikuar.

11/10/2023 14:11-I përlotur dhe i thyer, palestinezi qëndron mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar në Gaza

Një burrë palestinez nuk mund t’i mbante lotët e tij derisa qëndronte ulur në rrënojat e shtëpisë dhe dyqanit të tij që u shkatërruan nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Ai qëndronte aty i hutuar dhe i thyer nga ajo që kishte ndodhur dhe thoshte se nuk donte më asgjë tjetër, lexo më shumë.

11/10/2023 14:10-Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Izraeli “nuk po sillet si një shtet por si një organizatë”, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.

“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si “metoda të turpshme” sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar, lexo më shumë.

11/10/2023 13:46-Militantët e Hamasit ia vranë gjyshen dhe gjithçka transmetuan në Facebook: Kam parë gjënë më të tmerrshme

Izraelitja e re mësoi se gjyshen ia vranë militantët e Hamasit, kur edhe në Facebook pa videon trupin e saj të mbuluar në gjak.

Mor Bayder që ishte e ftuar në televizionin izraelit 13, ka thënë se në video shihet gjyshja e saj duke qëndruar e shtrirë në dysheme e mbuluar në gjak.

11/10/2023 12:35-Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin raketor të Izraelit nga Libani: I sulmuan sepse vranë tre luftëtarë tanë

Organizata islamike Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin raketor mbi territorin e Izraelit, që filloi në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Libani.

Sky News raporton se Hezbollahu ka njoftuar se ky sulm ajror ishte si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite, ku humbën jetën tre luftëtarë të tyre.

Televizioni britanik raporton se tani mund të thuhet se po ndodhë shkëmbim zjarri jashtë kufijve të Izraelit, pasi edhe IDF-ja izraelite njoftoi se janë sulmuar nga territori i Libanit.

Abdalah Bu Habib, ministër i Jashtëm i Libanit, ka konfirmuar se të hënën ka marrë garancë nga krerët e Hezbollahut se ky grup islamik dhe formacion i armatosur i afërt me Iranin, nuk do të intervenojë në konfliktin aktual të ekstremistëve palestinez nga lëvizja Hamas që sulmuan Izraelin.

11/10/2023 12:16-Izraeli mori armë nga SHBA-të, aeroplani transportues me dërgesën e parë ateron gjatë natës

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar se ka aterruar një aeroplan izraelit transportues, me dërgesën e armëve që SHBA-të ia dërguan këtij vendi.

Në profilin e kësaj ministrie në platformën X, janë publikuar video ku shihet se aterrimi i aeroplanit është bërë gjatë natës.

Thuhet se arsenalit është siguruar dhe dorëzuar falë bashkëpunimit mes Departamentit për prodhim të ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit dhe departamentit amerikan për dërgesa.

11/10/2023 11:25-Izraelitët bombardojnë Universitetin në Gaza, publikohen pamjet e sulmit ajror

Ministria izraelite e Mbrojtjes ndryshe e njohur si IDF, ka njoftuar se ka goditur Universitetin Islamik në Gazë – duke pretenduar se “po përdoret nga Hamasi si qendër trajnimi për inteligjencën ushtarake”.

“Në videon e shkurtër, aeroplanët e IDF-së goditën qendrën e rëndësishme operacionale dhe ushtarake të terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës – Universitetin Islamik”, u tha në kumtesën e IDF-së.

11/10/2023 11:07-Në Rripin e Gazës do të ketë energji elektrike për vetëm 12 orë tjera

Tafer Melem, zyrtari palestinez i ngarkuar me energjinë në Rripin e Gazës, njoftoi se zona do të ketë energji elektrike për rreth dhjetë deri në 12 orë të tjera, por kjo doli të ishte një vlerësim tepër optimist.

Sky News tani ka cituar një deklaratë nga një zyrtar tjetër, Jalal Ismail, i cili tha se energjia elektrike do të ndërpritet në më pak se tre orë.

“Termocentrali do të ndërpresë plotësisht punën sot në orën dy të pasdites për shkak të shterimit të rezervave të karburanteve të nevojshme për funksionimin e saj”, tha Ismail.

11/10/2023 10:26-Izraelitja që i mbijetoi masakrës së Hamasit në festival: Mendova se isha në ferr

Një nga ngjarjet më të tmerrshme të fundjavës në Izrael filloi me një festë.

Supernova gjatë gjithë natës në shkretëtirë - e cila përkoi me fundin e festës njëjavore hebraike të Sukkot – që përfundoi në tragjedi pasi qindra pjesëmarrës në festival u vranë nga persona të armatosur të Hamasit, në një sulm të paprecedentë ndërkufitar.

Vajza që i mbijetoi sulmit, Shea Golin, tha për BBC se mbijetoi vetëm sepse u shtir si e vdekur duke u shtrirë mbi trupa të tjerë.

"Unë thjesht jam shtrirë mbi të vdekurit për t'u dukur si një prej tyre. U befasova kur u zgjua një vajzë. Isha aq e lumtur që dikush ishte gjallë me mua, sepse mendoja se isha i vetmja e gjallë", tha 22-vjeçarja.

11/10/2023 09:36-Ministria e Jashtme e Izraelit thotë se Hamasi nuk e kurseu askënd – publikon listën e shtetasve të huaj që janë vrarë dhe rrëmbyer

Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar për numrin e qytetarëve të vrarë të vendeve të ndryshme të botës, në sulmin e së shtunës nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Në njoftim thuhet se në këtë sulm të Hamasit nuk është kursyer askush, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Brazili e Meksika.

Megjithatë nga ministria e Jashtme izraelite, është bërë e ditur se të gjithë janë prekur nga ky sulm dhe se të bashkuar do të fitojnë.

Ndryshe në sulmin e së shtunës, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke vrarë 1 mijë izraelitë dhe plagosur shumë tjerë.

https://twitter.com/IsraelMFA/status/1711985978087178373?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711985978087178373%7Ctwgr%5E0f5e44afcd94915a3ec6d8ee80deda158be769bd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fministria-e-jashtme-e-izraelit-thote-se-hamasi-nuk-e-kurseu-askend-publikon-listen-e-shtetasve-te-huaj-qe-jane-vrare-dhe-rrembyer%2F

11/10/2023 08:54-BBC futet në fshatin izraelit ku Hamasi masakroi familje të tëra, pamjet janë rrëqethëse

Kfar Aza në jug të Izraelit në ditët e para të luftës ka qenë vendi ku është kryer masakër e madhe. Në sulmin e Hamasit gjatë fundjavës së kaluar, aty janë vrarë gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Ky është vetëm fillimi se qfarë mund të pasojë shkruan BBC. Ekipi i gazetarëve të BBC-së ka shkuar në fshatin ku gjatë vikendit ndodhi masakra.

Atje po ndodhin akoma luftime, në një prej komuniteteve izraelite përgjatë kufirit me Gazën. Kjo edhe është arsyeja pse tani po mblidhen trupat e banorëve të atjeshëm izraelit që u vranë kur Hamasi të shtunën në mëngjes kaloi murin mbrojtës të kufirit nga Gaza.

11/10/2023 08:28-Mbi 950 palestinezë të vrarë, 5 tjerë të plagosur dhe mbi 260 mijë të zhvendosur

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 950 palestinezë janë vrarë, 5 mijë plagosur dhe mbi 260 mijë janë zhvendosur që nga e shtuna.

Këto shifra ministria palestineze i shpërndau, dhe konfirmoi së në sulmin hakmarrës të Izraelit kanë humbur jetën qindra palestinezë.

“Deri në këtë mëngjes, janë regjistruar 950 vrasje të palestinezëve që nga e shtuna dhe mbi 5 mijë tjerë të plagosur”, u tha në kumtesë të ministrisë.

10/10/2023 23:39-Aeroplani i parë me municion amerikan arrin në Izrael

Screenshot 2 27

Aeroplani i parë me municion amerikan është ulur në Izrael, ka thënë ushtria izraelite.

Kjo vjen pasi SHBA-ja tha se do të dërgonte furnizime të reja me mbrojtje ajrore, municione dhe ndihmë të tjera sigurie për aleatin që po lufton kundër militantëve të Hamasit...më shumë.

10/10/2023 23:35-Kalaja e pathyeshme është thyer – lëshimi më i madh i inteligjencës më të fuqishme në botë: Zbulohet se si Hamasi filloi sulmin në Izrael

iron wall

Sulmi masiv dhe i papritur nga militantët e Rripit të Gazës habiti izraelitët, të cilët panë se si luftëtarët e Hamasit mposhtën një nga sistemet më të avancuara të sigurisë në botë – të ashtuquajturin “muri i hekurt” ose “gardhi i zgjuar”.

Të paktën 1000 njerëz u vranë në Izrael dhe më shumë se 2600 u plagosën. Sipas një deklarate nga Autoriteti Palestinez, Izraeli goditi Gazën me sulme ajrore, duke vrarë të paktën 900 njerëz...më shumë.

10/10/2023 23:15-Pamje të reja të shkatërrimit të Gazës

Rrënojat mund të shihen në rrugët e qytetit të Gazës dhe Khan Younis pas sulmeve ajrore izraelite.

Të paktën 900 palestinezë kanë vdekur dhe 4600 janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

Ajo ka akuzuar Izraelin për përdorimin e qëllimshëm të "forcës së tepruar për të vrarë fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm".

lcimg a3037621 6007 426e ab45 959279dec2ca

lcimg 747401f8 42da 4ba6 920e 7456ee4ac00c

lcimg 522d38e2 a3bd 42dc 9da0 23073a348473

lcimg 7d1bca41 dc44 4076 909a f461f1c4d3d7

10/10/2023 23:00-Zelensky: Rusia qëndron pas operacioneve të Hamasit

zelensky 1

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e Hamasit në konfliktin me Izraelin.

“Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë ose në një tjetër, operacionet e Hamasit”, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv France 2.

“Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën”, shtoi ai.

10/10/2023 22:39-Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmeve ajrore të izraelitëve në Gazë

3 37

Pasojat e sulmit hakmarrës ajrore të Izraelit në Gaza si pasojë e sulmit të befasishëm të Hamasit gjatë fundjavës së kaluar, mund të shihen edhe nga imazhet satelitore të siguruara nga Maxar Technologies.

Imazhet e para shfaqin tymin e zi duke u ngritur në ajër, pas sulmeve ajrore të izraelitëve në afërsi të Mesdheut në verilindje të Gazës në afërsi të Atatras...më shumë.

2 47 scaled

10/10/2023 22:05-Izraeli sulmohet me predha nga Siria

Izraeli është sulmuar me predha nga Siria.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se disa raketa janë shkrepur nga territori sirian drejt Izraelit.

10/10/2023 21:42-Në njërën anë gjuanin militantët e Hamasit, në tjetrën kundërpërgjigjeshin izraelitët – vajzat që u gjendën në mes i shpëtojnë mrekullisht plumbave

Në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke e goditur nga Gaza me raketa por edhe me këmbësori.

Nga ky sulm kanë humbur jetën mbi 1 mijë izraelitë dhe mbi 800 palestinezë, kurse çdo ditë po publikohen pamje të ndryshme rrëqethëse të vrasjeve brutale të civilëve izraelitë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy izraelite që gjendeshin brenda një veture i shpëtojnë mrekullisht vdekjes, pavarësisht se para syve të tyre fluturonin plumbat.

10/10/2023 21:07-Shkon në 900 numri i palestinezëve të vrarë – midis tyre 260 fëmijë dhe 230 gra

lcimg 2aa4c7c9 a5ad 4671 ad4e ee4ab84d5d2f

Numri i palestinezëve të vrarë është rritur nga 830 në 900, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.

Midis të vdekurve janë 260 fëmijë dhe 230 gra.

Numri i njerëzve të plagosur në sulmet hakmarrëse izraelite është rritur gjithashtu në 4600.

10/10/2023 20:58-Momenti kur militantët e Hamasit nën kërcënimin e armës rrëmbejnë izraelitin 10-vjeçar

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq një djalë 10-vjeç nga Izraeli, që rrëmbehet nga militantët e Hamasit, në ditën kur ata filluan sulmin e befasishëm mbi qytetet izraelite.

10/10/2023 20:40-Izraeli bllokon llogaritë e kriptomonedhave që kërkojnë financimin e Hamasit

Screenshot 1 29

Izraeli ngrin llogaritë e kriptove që kërkojnë donacione për Hamasin.

Shtetit izraelit ka arritur të ngrijë llogaritë e kriptomonedhave që po përdoren për të financuar Hamasin.

“Sipas dyshimeve, me shpërthimin e luftës, organizata terroriste e Hamasit nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve në rrjetet sociale, duke i kërkuar publikut të depozitojë kriptovaluta në llogaritë e tyre”, thuhet në një deklaratë të policisë dhe shtohet se “njësia Kibernetike e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes morën menjëherë veprime për lokalizimin dhe ngrirjen e këtyre llogarive, me ndihmën e këmbimores së kriptovalutave, Binance, në mënyrë që të devijonin fondet në thesarin e shtetit”.

10/10/2023 20:30-Biden bisedon në telefon me Netanyahun, diskutojnë për situatën në Izrael

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Camala Harris dhe zyrtarë tjerë të lartë të administratës, kanë realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Biden në rrjetet sociale njoftoi se kanë biseduar me Netanyahun, për “tu azhurnuar me më të rejat për situatën në Izrael pas sulmit terrorist dhe hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë”.

“Jemi lidhur me kryeministrin Netanyahu për të biseduar për koordinimin e mbështetjes për Izraelin, masat kundër akterëve armiqësor dhe mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm”, shtoi presidenti amerikan.

10/10/2023 20:20-Borrell: BE do të vazhdojë të mbështesë Autoritetin Palestinez

borrell 2

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, pohoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, disa nga vendimet që ka marrë ditët e fundit janë kundër ligjit ndërkombëtar.

"Shumica dërrmuese e shteteve anëtare besojnë se ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Autoritetin Palestinez dhe se pagesat nuk duhet të vonohen", tha ai.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të drejtën humanitare dhe disa vendime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi Borrell.

10/10/2023 19:57-Hamasi publikon pamje të depos nëntokësore të raketave

Derisa luftimet mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë pas sulmit të befasishëm të premtes mbi territorin e Izraelit, të dyja palët po vazhdojnë të japin të dhënat më të fundit për numrin e të vrarëve.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë është bërë e ditur se mbi 830 palestinezë, ndërsa nga Tel Avivi kanë njoftuar se deri më tani kanë numëruar mbi 1 mijë izraelitë të vrarë.

Në anën tjetër Hamasi duket sikur është përgatitur prej kohësh për këtë sulm, për faktin se ka publikuar një video ku shfaqet një depo nëntokësore e raketave.

10/10/2023 19:55-Turkish Airlines ndalon fluturimet drejt Izraelit

Turkish Airlines ka ndaluar fluturimet drejt Izraelit deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të zhvillimeve të fundit në vend, tha një zëdhënës i kompanisë.

10/10/2023 19:33-Tmerr në jug të Izraelit, ushtria gjen mbi 200 trupa të izraelitëve të vrarë – publikohen pamjet rrëqethëse

Trupat e më shumë se 200 izraelitëve që janë vrarë nga militantët e Hamasit, janë gjetur në Kfar Aza në jug të Izraelit.

Siç raporton televizioni i24News që thirret në ekipet e shpëtimit nga organizata ZAKA, thuhet se në mesin e viktimave janë rreth 40 fëmijë. Ky televizion raporton se disa fëmijëve u janë prerë kokat.

Përfaqësues të mediave janë ftuar sot që të vizitojnë vendin ku janë zhvilluar luftimet në Kfar Aza, që e shkatërroi Hamasit në orët e para të së shtunës.

Ushtarët izraelitë po ballafaqohen me situata tejet rënda, derisa po largojnë trupat e viktimave dhe thonë se kudo po ndihet era e vdekjes.

Veturat e parakuara janë djegur plotësisht. Akoma nuk dihet numri i izraelitëve të vrarë, pasi kufomat akoma janë duke u mbledhur nëpër shtëpi. Më shumë se 70 militantë të Hamasit kishin sulmuar Kfa Azan.

“Nuk është luftë. Nuk është fushëbetejë. Shikoni foshnjat, nënën dhe babanë në dhomat e tyre të gjumit të cilët terroristët i vranë. Është masakër”, ka thënë gjenerali izraelit Itai Veruv.

Tmerre janë kryer sipas mediave izraelite, ku janë përdorur, pushkë, granata e thika. Për ushtarët izraelitë është akoma sfidë që të kontrollojnë çdo shtëpi për shkak të numrit të madh të minave që janë vendosur.

Gazetarët janë këshilluar që të qëndrojnë sa më larg kësaj zone, pasi nuk është pastruar nga lëndët e ndryshme shpërthyese.

Ky tmerr u zbuluar vetëm një ditë pasi që ekipet izraelite të shpëtimit ZAKA, gjeti 108 trupa në Beri, në jug të Izraelit, që u sulmua nga militantët e Hamasit. /Telegrafi/

10/10/2023 19:21-Ushtria izraelite ka kryer tashmë 250 sulme ajrore

IDF thotë se lagja, e quajtur nga ushtria al-Furqan sipas një xhamie në zonë, është një "fole terrori" e përdorur nga Hamasi për të nisur sulmet kundër Izraelit.

10/10/2023 18:50-BE-ja dhe Franca e shpallin organizatë terroriste Hamasin

Franca dhe Bashkimi Evropian e kanë njohur grupin radikal palestinez Hamas si një organizatë terroriste.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.

10/10/2023 18:24-Publikohet videoja e shkatërrimit të një pjese të Gazas

Screenshot 2 26

Gazetari palestinez nga Rripi i Gazës, Muhammed Smiry publikoi një video të vendbanimit të shkatërruar plotësisht Al Rimal, ndërkohë që Izraeli bombardoi pikën kufitare Rafah që lidh Gazën dhe Egjiptin.

Një video e publikuar në platformën X tregon një pjesë të qytetit që u shkatërrua plotësisht nga sulmet ajrore izraelite.

10/10/2023 17:56-Imazhet tregojnë raketa të lëshuara drejt qytetit izraelit

Më shumë imazhe janë shfaqur nga bombardimet e Hamasit në qytetin izraelit të Ashkelon.

lcimg 77a897c9 6999 4eb6 8532 12d3cf16b35a

lcimg 3c810a04 caa1 4ec5 a34b acfd1cd50e12

10/10/2023 17:22-Raketat që po bien në Izrael po shkrepen nga Libani

Një sërë raketash janë lansuar në drejtim të Izraelit, raporton Reuters, duke citur tre burime brenda organeve të sigurisë.

Një burim i sigurisë tha se bombardimet janë kryer nga fraksione të ndryshme palestineze.

Raketat godisnin pjesën jugore nga ku edhe ishin lansuar raketat, tha burimi i dytë.

Dita e tretë e dhunës së paparë po vazhdon të zhvillohet në kufirin Liban-Izrael, që po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës që nga lufta e vitit 2006.

Raportohet se janë persona janë vrarë, tre pjesëtarë të Hezbollahut, një epror ushtarak izraelitë dhe dy militantë palestinezë.

10/10/2023 17:21-Hamasi edhe sot ka shkrepur raketa drejt Izraelit nga Gaza

Më shumë pamje të raketave të lëshuara drejt Izraelit nga Gaza sot nga terroristët e Hamasit.

10/10/2023 17:17-Numri i izraelitëve të vrarë kalon 1000

lcimg a39a3e49 3300 417d b7b7 b75f4bbd0a70

Numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit është rritur mbi 1000, ka thënë një zyrtar ushtarak izraelit.

“Ne do të shkojmë në sulm dhe do të sulmojmë grupin terrorist të Hamasit dhe çdo grup tjetër që është në Gaza”, tha gjeneral brigade Dan Goldfuss.

10/10/2023 16:53-830 palestinezë të vrarë

lcimg 416a63b9 5977 44d5 934e c3b8c620c652

Numri i palestinezëve të vrarë në aksionin hakmarrës izraelit ka arritur në të paktën 830, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Rreth 4,250 palestinezë janë plagosur në sulmet izraelite që nga e shtuna, tha ai.

10/10/2023 16:48-Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon

Shumë raketa janë shkrepur në qytetin izraelit Ashkelon, pasi që Hamasi kërcënoi se do të godasë këtë qytet izraelit, thotë korrespondenti i Sky News, Dominic Waghorn, i cili po raporton direkt nga ajo zonë.

Hamasi u kishte dhënë banorëve të qytetit izraelit një afat deri në orën 17:00, që të largohen nga ai vend.

“Derisa po lëviznim nëpër autostradë në drejtim të pjesës veriore të qytetit, janë dëgjuar shkrepje raketash nga ana jonë e djathtë”, tha Waghorn.

“Nuk ishin raketa të Hamasit. Ishin raketat izraelite nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore ‘kupola e çeliktë’ që janë shpërndarë në veri të Ashkelonit. Ato u aktivizuan për të shkatërruar raketat në qiell mbi ne”, shtoi korrespondenti i Sky News.

Ai gjithashtu theksoi se ka parë të paktën “dhjetë re tymi” derisa sistemi raketor i Izraelit ka shkrepur një sërë raketash.

“Duke shikuar në horizont... mund të shohim tymin që ngritet nga Ashkeloni. Duket se disa prej raketave kaluan, por jo shumë. Pjesa e madhe e qytetit është evakuuar... nuk ka patur sa kemi mundur të shohim eksod masiv nga Ashkeloni. Ata që kanë mbetur në qytet, tani po shikojnë tymin që po ngritet në qiell nga qendra”, shtoi Waghorn.

10/10/2023 16:34-Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN

Televizioni amerikan CNN ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, videon e shkurtër ku brenda dy minutave shfaqet historia e Rripit të Gazës, enklavës palestineze nga e cila ekstremistët e Hamasit të shtunën kryen sulmin vdekjeprurës mbi Izraelin.

CNN raporton se kjo video zbulon se pse kjo pjesë e vogël e tokës përgjatë Detit Mesdhe, ka kaluar nëpër kaq shumë konflikte dhe trazira politike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

10/10/2023 16:17-Vriten dy zyrtarë të lartë të Hamasit

Screenshot 1 26

Një sulm ajror izraelit ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i grupit, i cili ka zbuluar edhe emrat e të vrarëve...më shumë.

10/10/2023 15:59-Katër francezë të vrarë në Izrael

Franca konfirmon se katër shtetas francezë u vranë në Izrael dhe se 13 janë të zhdukur, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar.

10/10/2023 15:44-Hamasi paralajmëron banorët e qytetit izraelit: Largohuni para orës 17:00

Një zëdhënës i Hamasit të martën lëshoi një paralajmërim për banorët e qytetit jugor izraelit të Ashkelon që të largohen nga qyteti para orës 17:00, sipas kohës lokale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 15:04-Kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit?

Sulmi kompleks i Hamasit ndaj Izraelit ka sjellë në qendër të vëmendjes Mohammed Deif, një luftëtar palestinez me aftësi të kufizuara, i cili lindi dhe u rrit në një kamp refugjatësh në Gaza të Palestinës.

Por kush është Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak i Hamasit – i cili i mbijetoi të paktën shtatë tentativave për vrasje nga Izraeli?

Për të lexuar detaje rreth tij, klikoni KËTU.

10/10/2023 14:05-Ministrat e Jashtëm izraelit dhe palestinez ftohen të marrin pjesë në takimin e BE-së

Kryediplomati Josep Borrell ka konfirmuar se ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen është ftuar të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së këtë pasdite.

Ministri i Jashtëm palestinez është ftuar gjithashtu të "ketë fjalën në takim dhe të paraqesë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez".

Brukseli është kritikuar ditët e fundit për reagimin e tij ‘të ngatërruar’ ndaj shpërthimit të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës. /Telegrafi/

10/10/2023 13:43-Hamasi: Nuk do të negociojmë për pengjet derisa të mbarojnë luftimet

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë se nuk do të negociojë me Izraelin për pengjet që ka kapur derisa të mbarojnë luftimet.

“Ne kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar për robërit e armikut të mbajtur nga rezistenca se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës”, thotë ai. "Dhe do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë".

Siç është thënë më herët, Izraeli vlerëson se Hamasi po mban midis 100 dhe 150 njerëz që u rrëmbyen nga Izraeli jugor të shtunën. /Telegrafi/

10/10/2023 13:24-Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”

Gazetari i BBC, Rushdi Abu Alouf, e ka përshkruar situatën, përkatësisht një natë të fundit atje, duke e cilësuar si natën më të vështirë të 20 viteve të tij, gjatë së cilave ai mbulon zhvillimet në Gaza.

Gazetari i cili ka sjellë edhe disa pamje përmes rrjeteve sociale ka theksuar se “jeton në një pallat banimi me rreth 20 familje”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 12:40-Izraeli bombardoi ndërtesat e banimit dhe shkollat në Gaza - thotë OKB

Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë, tha të martën komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 12:07-Pamje të Gazës, pas sulmeve izraelite

e1 Kjo foto tregon ndërtesa të dëmtuara rëndë pas sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës - 10 tetor 2023. /AFP/

e2 Një i ri palestinez i ulur para një ndërtese të djegur, pas sulmeve ajrore izraelite në lagjen al-Rimal të qytetit të Gazës - 10 tetor 2023. /AFP/

10/10/2023 11:39-Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur militantët e Hamasit hapin zjarr ndaj shoferit i cili “u përpoq të arratisej nga sulmet e tyre”

10/10/2023 11:19-Qytetarë nga Kosova dhe nga disa shtete tjera mbërrijnë nga Izraeli në Podgoricë

Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me rreth 101 udhëtarë në bord, duke përfshirë edhe qytetarë nga Kosova ka ateruar të martën në mëngjes në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 10:51-Supozohet për deri në 150 pengje në Gaza

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, thotë se "midis 100 dhe 150" pengje mbahen në Gaza.

Vlerësimet e mëparshme e kanë vendosur shifrën në "dhjetëra" dhe rreth 100.

Sot në mëngjes, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se familjet e 50 pengjeve janë njoftuar nga ushtria.

Më shumë familje do të kontaktohen pasi ushtria verifikon informacionin, tha ai. /Telegrafi/

10/10/2023 10:22-Irani nuk ishte pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit - thotë Khamenei

Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Por ai përshëndeti atë që ai e quajti humbjen ushtarake dhe të inteligjencës së Izraelit.

Në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi, Khamenei tha "ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist". /Telegrafi/

10/10/2023 09:59-Franca dhe Spanja kundër pezullimit të ndihmës së BE-së për Palestinën

Ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Francës kanë thënë se kundërshtojnë ndalimin e fondeve jetike të Bashkimit Evropian për Palestinën.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 09:35-Blinken diskutoi për mbështetjen e SHBA-së me ministrin e Jashtëm izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka diskutuar rreth mbështetjes për Izraelin me ministrin e Jashtëm të vendit, Eli Cohen.

Blinken "ripohoi përpjekjet tona për të siguruar lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve", thuhet në një deklaratë në lidhje me telefonatën midis dy diplomatëve.

Të hënën, presidenti Joe Biden konfirmoi se të paktën 11 qytetarë amerikanë ishin vrarë në sulmet e Hamasit - dhe tha se ai "do të vazhdojë të sigurohet që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe popullin e tij". /Telegrafi/

10/10/2023 09:06-IDF paralajmëron Hamasin pasi militantët kërcënuan se do të vrasin pengjet nëse Izraeli nuk ndalon sulmet në Gaza

Vrasja e pengjeve “nuk do t’i përmirësojë gjërat”, tha të martën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), një ditë pasi militantët e Hamasit kërcënuan se do të ekzekutonin robër civilë nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 08:10-Presidenti palestinez i kërkon OKB-së të ndërhyjë kundër "agresionit izraelit" në Gaza

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër "agresionit të vazhdueshëm izraelit" ndaj palestinezëve.

Abbas i bëri komentet në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAFA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 08:00-“Ka qenë kaos”: Kështu i përshkruan mjeku izraelit, orët e para të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

“Ka qenë kaos”, ka thënë Raphael Poch, një zëdhënës për shërbimet kombëtare vullnetare të urgjencës mjekësore të Izraelit “United Hatzalah”.

Ai tha për programin Newsday të BBC-së se u zgjua herët në mëngjes të shtunën nga breshëria e raketave që ishin pjesë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, i cili deri më tani ka vrarë rreth 900 njerëz, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

10/10/2023 07:51-Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë goditur 200 objektiva gjatë natës

Forca Ajrore izraelite sapo ka lëshuar një përditësim duke thënë se ka goditur 200 objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza me sulme ajrore gjatë natës.

Duke shkruar në mediat sociale, IAF tha se dhjetëra avionë luftarakë nisën sulme në zonat Rimal dhe Khan Yunis, duke shkatërruar objektiva, duke përfshirë komandën dhe kontrollin, një vend ruajtjeje armësh që ata thonë se ishte brenda një xhamie dhe shtëpinë e një komandanti të supozuar të Hamasit. /Telegrafi/

09/10/2023 23:13-Biden: Në Izrael janë vrarë të paktën amerikanë

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se në mesin e të vrarëve në Izrael, janë të paktën 11 shtetas amerikanë.

“Tani e dimë se në mesin e të vrarë janë të paktën 11 shtetas amerikanë – nga të cilët shumica kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë në Izrael”, tha presidenti amerikan.

“Edhe pse akoma po punojmë në konfirmim, besojnë se me gjasë duhet të jenë edhe shtetas amerikanë ata që Hamasi po i mban peng”, shtoi Biden.

SHBA-ja ka qenë e kujdesshme në shprehjen e mbështetjes së saj për Izraelin, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që shkoi aq larg sa të fshinte një postim në Tëitter që përmendte një armëpushim të mundshëm.

Duke raportuar nga Uashingtoni, Allan Fisher i Al Jazeera-s vuri në dukje se Blinken kishte hequr një postim në mediat sociale që sugjeronte mbështetje për një armëpushim pasi hasi në zemërim nga mbështetësit izraelitë.

Në postim, Blinken përshkroi një bisedë telefonike me homologun e tij turk dhe mbështeti "përpjekjet e Ankarasë për një armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi".

"Mund të na japë njëfarë ideje të të menduarit në administratën e Bidenit", tha Fisher për heqjen e postit të Blinken, "por ushtarakisht ata po mbështesin qartë Izraelin".

09/10/2023 22:35-Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës diskutojnë sonte për Izraelin dhe Gazën

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë pritet të diskutojnë këtë mbrëmje me video-lidhje për situatën në Izrael dhe territoret palestineze, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

"SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania bien dakord se kjo nuk duhet të bëhet një zjarr në rajon. Kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të vazhdojë të nxisë terrorin në këtë situatë", u tha Scholz gazetarëve në qytetin gjerman Hamburg.

Scholz qëndroi pranë presidentit francez Emmanuel Macron, i ftuar në portin verior gjerman për një takim të përbashkët të qeverive të dy vendeve.

Macron shprehu "solidaritetin e tij total" me popullin izraelit dhe tha se foli sërish këtë mëngjes me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Gjermania dhe Franca qëndrojnë pranë popullit izraelit në këtë moment tragjik. Lufta kundër terrorizmit është një qëllim i përbashkët që ne do të vazhdojmë ta ndjekim me Izraelin dhe aleatët tanë. Asgjë nuk e justifikon, asgjë nuk e shpjegon", tha Macron.

Zyra e presidentit francez njoftoi më vonë se kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t'i bashkohej gjithashtu ftesës si pjesë e të ashtuquajturit Quint, një grup jozyrtar i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.

09/10/2023 21:31-Netanyahu: Sulmet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi

Kryeministri izraelit ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për media, nga ku i është drejtuar qytetarëve të këtij vendi.

Ai tha se sulmet ajrore izraelite në Gaza “janë vetëm fillimi”, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka që të shpëtojnë izraelitët e zënë rob nga militantët e Hamasit në Gaza.

Gjithashtu i bëri thirrje opozitës izraelite që të formojnë një qeveri me koalicion të gjerë, pasi tentimi për një gjë të tillë nga dy partitë më të mëdha opozitare, dështoi javën e kaluar.

Duke foluar nga Tel Avivi, ai kërkoi nga liderët e opozitës formimin e një qeverie të unitetit që do t’i jepte fund problemit të formimit të qeverisë.

Gjithashtu theksoi se sulmuesit palestinezë janë ende brenda territorit të Izraelit – duke i akuzuar se kanë vrarë fëmijë të prangosur.

Paralajmëroi se sulmet kundër Hamasit në Gazë janë “vetëm fillimi”.

“Një gjë është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë. E di se të gjithë duam rezultate tani, por nevojitet kohë. Sigurojë të gjithë qytetarët, se në fund të luftë armiqtë tanë do ta dinë se ishte gabim i tmerrshëm të sulmosh Izraelin”, shtoi Netanyahu.

“Çdo pjesë ku operon Hamasi do të shndërrohet në rrënoja. Kjo tashmë po ndodhë dhe do të vazhdojë të ndodhë”.

09/10/2023 20:59-Militantët e Hamasit publikojnë videon që tregon sesi ishin stërvitur për të kryer sulmin mbi izraelitët

Militantët e Hamasit kanë publikuar një video të stërvitjes së sulmit të tyre vdekjeprurës në Izrael, ku shihet sesi me paragllajd simulojnë zbritjen e tyre dhe të armëve ku më pas futen nëpër ndërtesa që i kishin shënjuar me yllin e Davidit.

Militantët e njësisë “Falcon” shihen duke ecur nëpër rërë, dhe duke bartur pajisje që mund t’ju hyjnë në punë në operacionin e planifikuar.

Në video ata shihen duke ndezur motorë dhe parashutat duke hapur me të cilat bien në një hapësirë me rërë.

Disa paragllajderë fluturojnë ulët në shkretëtirë para se të zbresin në një fshat – duke mbajtur në duar pushkë automatike me të cilat hapin zjarrin mbi caqet e tyre.

Madje ata inskenuan edhe momentin kur do të kryenin sulmin në festivalin e organizuar në shkretëtirë, ku shumë të rinj izraelitë u vranë nga militantët e Hamasit.

Qindra të rinj ishin mbledhur për një natë plot argëtim në festivalin e muzikës “Rave”, në afërsi të Kibbutz Re’im në afërsi të Rripit të Gazës.

09/10/2023 20:15-Izraelitja në WhatsApp përshkroi horrorin në Gazë, iu zhdukën pesë anëtarë të familjes: Po vrasin të gjithë

Ido Dan nga Tel Avivi ka përshkruar për BBC, tmerrin që të shtunën u zhvillua në grupin e familjes së tij në WhatsApp.

Kushërira e tij Hadas që jeton në Nir Ozu pranë Gazës, kishte informuar familjen nga një strehimore për gjithçka që po ndodhte.

Herët atë mëngjes tregoi se kishte dëgjuar persona të armatosur duke bërtitur dhe folur në gjuhën arabe.

“Këtu po ndodhë diçka e tmerrshme”, ,tha në grupin e WhatsApp, duke përshkruar britmat e anëtarëve tjerë të familjes.

Tha se atje është sikur në “holokaust, ku po vriten të gjithë”, tha Ido për BBC.

“Në ora 9 të mëngjesit u ndërpre komunikimi, pasi iu shpenzua bateria e telefonit”, shtoi ai.

Hadas mbijetoi pasi mbylli derën e strehimores, shkruan BBC. Por deri në mbrëmje u bë e qartë se pesë anëtarët e familjes u zhdukën nga shtëpitë.

Bëhet fjalë dy fëmijët e Hadas dhe ish-bashkëshorti i saj, babai i tyre, sikurse edhe njerka dhe e ëma e saj 80-vjeçe.

Më vonë në rrjetet sociale u shfaq një video rrëqethëse. Dukej sikur tregonte Erezan, djalin 12-vjeç të Hadas sesi sulmuesit e armatosur e dërgojnë në Gazë.

“Ka shpresë të besojmë se janë gjallë”, thotë Ido që jeton në Tel Aviv.

09/10/2023 19:45-Kërcënon Hamasi: Do të vrasim pengjet nëse Izraeli nuk ndalë sulmet në Gazë – ekzekutimet do t’i transmetojmë

Hamasi ka kërcënuar se do të fillojë të vrasë të burgosurit izraelit, nëse Izraeli vazhdon të bombardojë objektet civile në Gazë.

“Çdo gjuajtje të civilëve të pafajshëm pa ndonjë paralajmërim, do të pasojë me ekzekutimin e njërit prej të burgosurve në kampet tona dhe do të detyrohemi t’i transmetojmë këto ekzekutime”, ka njoftuar brigada Al-Qassam.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, ka theksuar se do të ekzekutojnë të burgosurit nëse sulmohen nga izraelitët.

“Besojmë se armiku sionist dhe lidershipi i tyre janë përgjegjës për një lëvizje të tillë”, tha Obeida.

“Zotohemi se do të përgjigjemi për çfarëdo shënjestrimi që i bëhet popullit tonë pa ndonjë paralajmërim, me ekzekutimin e pengjeve civile dhe do t’i transmetojmë me audio dhe video-incizim”, shtoi Abu Obaida në një audi0-kumtesë që u transmetuar në Al Jazeera në edicionin e gjuhës arabe.

Hamasi pretendon se mban peng mbi 100 persona, përfshirë oficerë ushtarakë të Izraelit.

Në anën tjetër Qatari është në bisedime me Hamasin për të diskutuar lidhur me çështjen e pengjeve që grupi militant po i mban brenda Gazës, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

09/10/2023 18:53-Ushtria izraelite publikon pamjet nga sulmet ajrore mbi Gazë, kryeministri Netanyahu: Kemi filluar, do të fitojmë

2023/10/1-118.jpg

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të kryej një prej sulmeve më të mëdha ajrore kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Mediat izraelite gjithashtu raportojnë se Izraelit ka goditur mbi një mijë objektiva në Gaza, duke shtuar se ushtria ka paralajmëruar se do të vazhdojë me sulmet ajrore në Gazë.

Këtu përfshihen sulmet ajrore që kanë rrafshuar me tokë një pjesë të madhe të qytetit Beit Hanoun në cepin verilindor.

09/10/2023 18:03-Kryeministri skocez: Prindërit e gruas sime janë në Gaza, kanë mbetur të ngujuar – nuk po mund të largohen

2023/10/1-117.jpg

Kryeministri skocez ka thënë sot se prindërit e gruas së tij janë të ngujuar në Gazë dhe ka dënuar ashpër sulmet e Hamasit mbi territorin e Izraelit.

Humza Yousaf ka theksuar se prindërit e gruas që jeton në Dundee, kanë udhëtuar për në Gaza për të vizituar gjyshen e saj të sëmurë.

Izraelitët u kanë thënë që të braktisin atë rajon, por se Yousaf thotë se nuk kanë sesi të dalin nga Gaza.

Ai pranoi se së bashku me gruan janë të brengosur që prindërit e saj nuk do të mbijetojnë.

Prindërit e Nadia El-Nakle udhëtuan në Gaza një javë më parë dhe ishin atje kur Hamasi filloi sulmin e befasishëm në Izrael gjatë fundjavës së kaluar.

Yousaf tha për BBC se dënon ashpër veprimet e paarsyeshme të Hamasit.

09/10/2023 17:39-Korrespondentja e CNN-it shtrihet për tokë kur dëgjon lansimin e një sërë raketash në kufirin Izrael-Gaza

2023/10/1-116.jpg

Kryekorrespondentja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i saj janë detyruar të shtrihen për tokë për t’i shpëtuar më të keqes, kur një sërë raketash fluturuan pothuajse mbi kokat e tyre në afërsi të kufirit Izrael-Gaza.

Ward kishte shkuar me ekipin e saj për të raportuar nga vendi ku kanë ndodhur sulme të ashpra me raketa, kur befasisht filluan të dëgjojnë shkrepje raketash.

E nga këto raketa ata u detyruan me shpejtësi të largohen nga rruga, dhe në afërsi të shkurreve të shtrihen në tokë.

Megjithatë ajo vazhdoi raportimin direkt duke bërë të ditur se jo larg nga vendi ku po qëndronte gjendet kufiri Izrael-Gaza, derisa në prapavijë vazhdimisht dëgjohen të shtënat nga raketat.

Gjithashtu bëri të ditur se mund të dëgjohet “kupola e çeliktë” që është sistem i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, që është aktivizuar për të shkatërruar raketat e lansuara nga Gaza nga militantët e Hamasit.

09/10/2023 17:26-Hamasi ia rrëmbeu gruan dhe dy vajzat, babai izraelit: I kam njohur përmes videove të publikuara

2023/10/1-115.jpg

Babai i dy fëmijëve ka përshkruar për BBC momentin kur e ka kuptuar se gruaja dhe vajzat i janë marrë peng nga Hamasi në Gaza.

Gruaja e Yoni Asher, Doron dhe fëmijët e tyre Raz (5) dhe Aviv (3) ishin te familjarët në afërsi të kufirit me Gazën.

“Të shtunën rreth orës 10:30 të mëngjesit, ndodhi thirrja e fundit kur edhe bisedova me gruan”, tha Asher.

“Më tha që terroristët e Hamasit janë futur në shtëpi. Kanë qenë në një dhomë të sigurt dhe të mbrojtur, e më pas është ndërprerë linja. Më vonë kam arritur të lokalizojë telefonin e saj dhe figuronte se ishte brenda Gazës”, shtoi Asher.

E frika e tij më e madhe më vonë u konfirmua kur pa videon ku njerëzit futeshin në një kamion.

“Në video e njoha gruan dhe dy vajzat, dy bebet tona. Nuk e di me çfarë preteksti i mbajnë, por situata po bëhet çdo herë e më e rëndë”, tha ky burrë nga Izraeli.

09/10/2023 16:52-Aktivizohen sirenat mbi Jerusalem që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

2023/10/1-1.jpeg 445:"A picture shows a view of an empty street in central Jerusalem on October 9, 2023 amid ongoing fighting between Israeli forces and the Palestinian militant group Hamas. Israel relentlessly pounded the Gaza Strip early October 9 as fighting raged with Hamas around the Gaza Strip and the death toll from the war against the Palestinian militants surged above 1,100. (Photo by GIL COHEN-MAGEN / AFP) (Photo by GIL COHEN-MAGEN/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images

Autoritetet izraelite në Jerusalem kanë aktivizuar alarmin para pak çastesh, që paralajmëron për sulme të mundshme ajrore.

Këtë e bëri të ditur përmes një videoje, korrespondenti i Globe, ku dëgjohen sirenat duke alarmuar banorët e atjeshëm.

09/10/2023 16:38-Mbështetësit e Palestinës dhe Izraelit përleshen në SHBA

2023/10/1-113.jpg

Mbështetësit e Izraelit dhe Palestinës u mblodhën në qytete në të gjithë SHBA-në pasi Izraeli i shpalli luftë Hamasit, pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga grupi militant të shtunën herët në mëngjes.

Pasi grupe të mëdha mbështetësish palestinezë dhe izraelitë u mblodhën në Times Square, gjatë të cilit pati një përplasje verbale, shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve kundërshtarë pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkohë, palestinezët amerikanë protestuan para konsullatave izraelite në Atlanta dhe Çikago dhe në Kaliforni, ndërsa u mblodhën edhe mbështetësit e Izraelit.

09/10/2023 16:19-Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza

Pamjet amatore kanë kapur momentin kur banka kombëtare islamike në Gaza goditet nga raketa, gjatë një sulmi ajror të kryer nga ushtria izraelite.

Kamera kapi momentin kur raketa godet bankën në Rimal të qytetit të Gazës, ku si pasojë ngritet një re e madhe tymi dhe pluhuri, e nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe ndërtesat që gjendeshin përreth.

09/10/2023 15:44-Zelensky i Ukrainës e krahason Hamasin me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka bërë një krahasim të sulmit të fundit të Hamasit ndaj Izraelit me pushtimin rus të Ukrainës dhe ka kritikuar Iranin për të dy konfliktet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/10/2023 15:18-Netanyahu thotë se përgjigja izraelite do të 'ndryshojë Lindjen e Mesme'

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka pohuar se përgjigja e vendit të tij ndaj inkursionit të Hamasit do të "ndryshojë Lindjen e Mesme".

Komentet u bënë gjatë bisedës me kryebashkiakët e zonave kufitare jugore të goditura nga sulmi i befasishëm, tha një deklaratë nga zyra e tij.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme se çfarë donte të thoshte apo si do të dukej një “ndryshim i tillë”. /Telegrafi/

09/10/2023 14:55-Nëntë amerikanë të vrarë në Izrael, tre të pagjetur

Nëntë amerikanë kanë vdekur në Izrael, sipas një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në këtë kohë, ne mund të konfirmojmë vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë”, tha Matthew Miller për CNN, përcjell Telegrafi.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjithë të prekurve dhe u urojmë të lënduarve një shërim të shpejtë”.

Tre shtetas amerikanë janë gjithashtu të pagjetur.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbetemi në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçanërisht autoritetet lokale”, shtoi ai. /Telegrafi/

09/10/2023 14:34-Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se realizimi i një shteti palestinez të pavarur dhe të integruar gjeografikisht të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin (Lindor) si kryeqytet, nuk mund të vonohet më.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/10/2023 14:09-BE-ja përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën.

Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.

BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamas-i t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.

Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit.

Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste. /rel/

09/10/2023 13:39-Hamasi zbulon dy qëllimet e sulmeve të fundit

Hamasi dëshiron të “lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë” nga Izraeli dhe “t’i japë fund provokimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa, tha të hënën një zëdhënës i grupit militant”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/10/2023 12:36-“Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”: Izraeli urdhëron një ‘bllokadë të plotë’ në Rripin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “bllokadë të plotë” në Rripin e Gazës: “Jo energji elektrike, ushqim e as karburant”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/10/2023 11:53-Krisma e fuqishme ndërpren raportimin e gazetarit të BBC-s në Gaza

09/10/2023 11:37-Izraeli thotë se ka rimarrë kontrollin e “zonave të pushtuara nga Hamasi”

Ushtria izraelite ka marrë përsëri kontrollin e komuniteteve pranë Rripit të Gazës që ishin “pushtuar” nga Hamasi, sipas një zëdhënësi të Forcave të Mbrojtjes izraelite.

"Ne kemi kontroll të plotë të komuniteteve" në jug të Izraelit, tha gjenerali Daniel Hagari gjatë një konference për shtyp në televizion, pas tre ditësh luftimesh të ashpra.

Megjithatë, “mund të ketë ende terroristë në zonë”, shtoi ai. /Telegrafi/

09/10/2023 10:55-Izraeli thotë se "kurrë nuk ka mobilizuar kaq shumë rezervistë kaq shpejt - 300,000 të tillë në vetëm 48 orë"

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite, adm. Daniel Hagari, ka thënë se trupat izraelite kanë rifituar kontrollin e të gjitha qyteteve në kufirin e Gazës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai thotë se incidentet e përleshjeve mes trupave dhe militantëve palestinezë në orët e fundit janë "izoluar".

Dhe siç ka shtuar ai, aktualisht nuk ka luftime në asnjë qytet.

Ai ka bërë të ditur se ushtria ka evakuuar 15 nga 24 qytetet në kufi dhe do të vazhdojë të evakuojë të tjerat në ditën e ardhshme.

Veç këtyre, Hagari thotë se rreth 4,400 raketa janë lëshuar drejt Izraelit që nga fillimi i luftimeve të shtunën në mëngjes.

Ndërsa lidhur me angazhimin e rezervistëve, Hagari thotë se IDF "kurrë nuk ka mobilizuar kaq shumë rezervistë kaq shpejt - 300,000 rezervistë në 48 orë". /Telegrafi/

09/10/2023 10:44-Linjat ajrore aziatike anulojnë fluturimet për në Tel Aviv

Disa linja ajrore aziatike u janë bashkuar transportuesve të tjerë të mëdhenj në pezullimin e fluturimeve për në dhe nga Izraeli, ndërsa luftimet intensive kanë vazhduar midis forcave izraelite dhe Hamasit.

Korean Air, e vetmja linjë ajrore koreano-jugore që operon fluturime direkte midis Incheon dhe Tel Aviv, anuloi fluturimin e saj të hënën - por tha se do të kryente një fluturim kthimi nga Tel Avivi në Incheon, për të dërguar njerëzit në shtëpitë e tyre.

Ka rreth 570 shtetas të Koresë së Jugut që banojnë në Izrael dhe 360 turistë të tjerë në vend, sipas ministrisë së Jashtme, megjithëse asnjë shtetas korean nuk është raportuar si i vdekur.

Ndërkohë, transportuesi i Hong Kongut, Cathay Pacific gjithashtu anuloi fluturimin e tij të së martës për dhe nga Tel Aviv, duke thënë se do të monitoronte nga afër situatën.

Linjat ajrore në mbarë botën, duke përfshirë United Airlines, American Airlines dhe Delta Air Lines, kanë parë gjithashtu ndërprerje dhe anulime fluturimesh për shkak të konfliktit. /Telegrafi/

09/10/2023 10:15-Një dështim i inteligjencës, thotë ish-shefi i Mossad

Taktikat e sigurisë të Izraelit "kanë dështuar totalisht" të shtunën, thotë një ish-drejtues i një prej shërbimeve të tyre të inteligjencës.

Danny Yatom, ish-shefi i agjencisë së spiunazhit Mossad dhe politikan nga Partia Laburiste e opozitës izraelite, thotë se "çdo gjë shkoi keq" dhe "askush nuk e kishte idenë" të shtunën kur Hamasi sulmoi Izraelin nga Gaza.

Sipas tij, “shtresa e dytë” e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndaluar sulmet.

“Sasia e forcave ishte shumë e vogël - dhe kjo është kryesisht për shkak të dështimit të inteligjencës që tha se edhe pse ne ishim dëshmitarë të shumë stërvitjeve nga Hamasi, ata nuk kanë asnjë qëllim [të sulmojnë Izraelin]".

09/10/2023 09:44-Ish-kryeministri izraelit shpërndan fotografinë e një familjeje të vrarë nga sulmet e Hamasit

Një familje prej pesë anëtarësh është në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e Hamasit në Izrael.

Kjo është bërë e ditur nga ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett – përmes një postimi në X (ish-Twitter).

[related-to url="https://telegrafi.com/konflikti-izraelito-paletinez/"]

Në publikimin e tij, ai ka shpërndarë një foto të familjes para sulmit, përcjell Telegrafi.

09/10/2023 09:14-Më shumë se 123,000 njerëz të zhvendosur në Rripin e Gazës – thotë OKB

Më shumë se 123,000 njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.

“Mbi 123,538 njerëz, janë zhvendosur brenda në Gaza, kryesisht për shkak të frikës, shqetësimeve për shkatërrimin e shtëpive të tyre”, tha agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, me më shumë se 73,000 të strehuar në shkolla. /Telegrafi/

09/10/2023 09:08-Irani e mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani e ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima në fundjavë.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe një grup tjetër militant palestinez, Islamic Jihad.

Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur SHBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.

“Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB, shkruan rel.

Lufta e luftëtarëve të Hamasit nëpër qytetet e Izraelit të shtunën është më vdekjeprurësja që prej sulmeve të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur 50 vjet më parë.

Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte befasi, e cila e zbuloi “dështimin më të madh” të organizatave të sigurisë të Izraelit.

“Ata po tentojnë ta arsyetojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit”, tha misioni iranian.

Si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, Izraeli nisi bombardimet ndaj ndërtesave dhe shtëpive, tuneleve, xhamive dhe shtëpive të zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke i vrarë më shumë se 400 njerëz, përfshirë 20 fëmijë.

09/10/2023 08:56-Foto të tjera nga Gaza dhe Izraeli

AA1 1 Tymi mes ndërtesave në Gaza pas sulmeve me raketa izraelite

AA2 Palestinezët shikojnë makinat e djegura pas sulmeve

AA3 Në Ashkelon, në jug të Izraelit, një burrë shikon nga dritarja e tij dëmtimet nga raketat e Gazës

AA4 Një ushtar izraelit ulet në një kuti municionesh pranë Rripit të Gazës

09/10/2023 08:39-Përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Washington

09/10/2023 08:22-Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 436, me më shumë se 2200 të plagosur

2023/10/da815496-6720-4e8c-96dc-9cd2f4f54474-1.jpg

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, thanë zyrtarët palestinezë të hënën, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar dhe me popullsi të dendur me sulme ajrore në përgjigje të sulmit të Hamasit.

Numri përfshin 81 fëmijë dhe 61 gra, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Rreth 2,271 njerëz janë plagosur në Gaza, duke përfshirë 244 fëmijë dhe 151 gra, shtoi ministria.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael është rritur në më shumë se 700, tha të dielën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. /Telegrafi/

09/10/2023 08:19-Forcat ajrore izraelite kryen më shumë se 500 sulme në Rripin e Gazës gjatë natës

Forcat ajrore të Izraelit kryen mbi 500 sulme ajrore gjatë natës, është thënë në një deklaratë të tyre.

“Gjatë natës, aeroplanët luftarakë dhe helikopterët e IAF, fluturaket dhe artileria goditën mbi 500 objektiva terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç është thënë më tej, “janë goditur shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një bazë të Xhihadit Islamik”.

“IAF goditi gjithashtu ndërtesa të shumta shumëkatëshe, njëra prej tyre, rezidenca e Ruhi Mashtaa, sekretarit të Hamasit dhe pjesë e grupit vendimmarrës të organizatës, që përmbante një qendër komanduese të terrorit të Hamasit”.

Ata gjithashtu pretendojnë se kishin shkatërruar bazën e një komandanti të lartë detar të Hamasit dhe tre “asete operacionale” që i përkisnin Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez. /Telegrafi/

08/10/2023 23:12-Erdogan: Turqia është e gatshme të ndihmojë në ndalimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit “dhe të reduktojë tensionin që është përshkallëzuar me ngjarjet e fundit”.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë”, tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll. “Ne ftojmë të gjithë palët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan.

“Ne kemi theksuar se duhet të shmanget çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet”, tha presidenti turk derisa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit palestinezë”.

08/10/2023 22:52-Hamasi po mban mbi 100 pengje

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka konfirmuar raportet e mëparshme nga ambasada izraelite se më shumë se 100 persona janë kapur gjatë sulmit të militantëve.

Mousa Abu Marzouk e bëri të ditur këtë deklaratë për gazetën e lajmeve në gjuhën arabe al-Ghad.

08/10/2023 22:30-Dyzet shqiptarë evakuohen nga Izraeli, mes tyre ka edhe nga Kosova

Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare.

Një avioni i Air Albania kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet, lexo më shumë.

08/10/2023 22:25-Izraeli shpëtoi familjen por vetë u vra nga militantët e Hamasit

Një burrë izraelit ndihmoi familjen e tij të arratisej nga Hamasi, por në fund u godit për vdekje nga militantët palestinezë.

Kryefamiljari arriti të nxjerrë nga dritarja të gjithë familjen e tij dhe përmes çatisë ndihmoi që ata të iknin nga sulmuesit, lexo më shumë.

08/10/2023 21:56-Të paktën 260 të vrarë në festivalin muzikor që u sulmua nga Hamasi  

Rreth 260 trupa thuhet se janë hequr nga një lokacion i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua nga Hamasi.

Ky numër është sipas organizatës vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit Zaka, e cituar nga mediat izraelite.

08/10/2023 21:15-Kështu duket sonte Rripi i Gazës

Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje të grupi Hamas i cili lansoi mijëra raketa në Tel Aviv mëngjesin e së shtunës.

Tani, pamjet e publikuara në internet tregojnë “ferrin” në të cilin është zhytur Gaza nga sulmet ajrore izraelite, lexo më shumë.

08/10/2023 20:46-Të paktën katër shtetas amerikanë të vrarë - sipas raporteve paraprake

Sipas një zyrtari amerikan, raportet paraprake tregojnë se të paktën katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe shtatë raportohet se janë të zhdukur.

Numrat ishin në lëvizje dhe mund të ndryshojnë, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Shumica, nëse jo të gjithë, nga ata që raportohen të vdekur ose të zhdukur kanë shtetësi të dyfishtë amerikano-izraelite, tha zyrtari.

08/10/2023 20:39-Luftime të ashpra mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit pranë kufirit të Gazës

Disa izraelitë thuhet se janë vrarë gjatë një shkëmbimi me zjarr në autostradën Route 4 pranë kufirit të Gazës.

Pamjet të publikuara nga mediet e huaja tregojnë luftimet e ashpra midis trupave izraelite dhe militantëve të Hamasit, lexo më shumë.

08/10/2023 20:15-Nga Shqipëria për luftë në Izrael, rezervistët izraelitë nisen nga Sinagoga e Tiranës

Në Sinagogën e Tiranës duhet të ishte një atmosferë feste, pasi hebrenjtë kanë festen e tyre të shenjtë që zgjat plot 8 ditë.

Por kjo festë u ndërpre nga sulmi i Hamasit mbrëmjen e së premtes.

Tashmë Sinagoga është kthyer në një bazë, ku të gjithë izraelitët po mblidhen për të gjetur një mundësi që të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen luftës kundër Hamasit, lexo më shumë.

08/10/2023 19:29-Pjesëmarrësit e festivalit pranë kufirit Izrael-Gaza u fshehën në shkurre nga militantët e Hamasit - PAMJE

Disa pamje të publikuara në internet tregonin pjesëmarrësit e festivalit duke u fshehur në shkurre nga militantët e Hamasit.

Festivali muzikor u mbajt në kufirin Izrael-Gaza përpara sulmit të Hamasit, lexo më shumë.

08/10/2023 19:06-Forcat izraelite luftojnë edhe me grupin Hezbollah

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin e armatosur libanez, Hezbollah duke rritur mundësinë e një konflikti më të gjerë rajonal.

Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa dhe artileri në tre poste rajonin Shebaa Farms "në solidaritet" me popullin palestinez.

Zona Shebaa Farms, rajoni i pretenduar nga Libani, u kap nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

Por çfarë është grupi Hezbollah?

Është një grup i fuqishëm i armatosur që mbështetet nga Irani. Konsiderohet një "organizatë terroriste" nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit.

Në vitin 2006, Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë 34-ditore që la më shumë se 1,200 të vdekur në Liban, kryesisht civilë dhe 160 në Izrael, kryesisht ushtarë.

08/10/2023 18:50-SHBA-ja do të zhvendosë anijet dhe aeroplanët ushtarakë “më afër Izraelit”

Ushtria amerikane planifikon të zhvendosë anijet e marinës dhe aeroplanët ushtarakë më afër Izraelit, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me këtë çështje.

Zhvendosjet do të jenë si një formë mbështetje dhe mund të fillojnë menjëherë, ka raportuar NBC, transmeton Telegrafi.

08/10/2023 18:23-Momenti kur "Kupola e Hekurt" e Izraelit "shuan" raketat e Hamasit

Pamjet e publikuara nga mediumi BBC tregojnë momentin kur sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” shuan raketat që vinin nga Gaza për në qytetin izraelit të Ashkelon gjatë natës.

Në këtë video u dëgjuan gjithashtu edhe sirenat e sulmeve ajrore, lexo më shumë.

08/10/2023 18:05-Izraeli godet 800 caqe të Hamasit në Gaza

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se 800 objektiva të Hamasit janë goditur në Gaza.

Qindra luftëtarë të Hamasit janë vrarë dhe dhjetëra janë kapur, shtoi ushtria.

08/10/2023 18:01-Krisma të fuqishme në Gaza - njerëzit vrapojnë për të gjetur strehë

Izraeli po kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës pasi grupi Hamas lansoi mëngjesin e së shtunës mijëra raketa në Tel Aviv, dhe militantët ia mësynë komuniteteve në jug duke rrëmbyer dhjetëra izraelitë.

Pamjet të publikuara në BBC tregojnë momentin kur njerëzit vrapojnë për t’u mbrojtur gjatë një sulmi raketor izraelit në lagje banimi në veriperëndim të Gazës, lexo më shumë.

08/10/2023 17:28-Vritet një burrë britanik që shërbente në ushtrinë izraelite

Një burrë britanik që shërbente me ushtrinë izraelite është vrarë nga sulmi i militantëve të Hamasit, thotë familja e tij.

Nathanel Young, 20 vjeç, kishte shërbyer me Shërbimet e Mbrojtjes izraelite kur u vra në kufirin e Gazës, transmeton Telegrafi.

britishman

Në një deklaratë, vëllai i tij Eliot Young tha:

“Nathanel ishte plot jetë. Ai e donte familjen dhe miqtë e tij dhe ishte i dashur nga të gjithë. Ai e donte muzikën dhe ishte një DJ i talentuar”.

Dy shtetas të tjerë britanikë - Jake Marlowe dhe Dan Darlington - janë zhdukur në Izrael pas sulmeve të së shtunës nga militantët palestinezë.

08/10/2023 17:14-“Kudo që shkoni, e shihni vdekjen” – flet mjeku nga Gaza

Doktori Khamis Elessi, një konsulent neuro-rehabilitimi me bazë në qytetin e Gazës, ka folur për BBC për gjendjen në rajon.

“Kudo që të shkosh në Gaza sheh funeralet, sheh vdekjen”, thotë ai. “Është sikur po shikoni një film për fundin e jetës në tokë”.

Elesi thotë se ai e zhvendosi familjen e tij nga shtëpia e tyre në katin e katërt në shtëpinë e vëllait të tij në katin përdhes sepse, në katin e katërt, "e gjithë ndërtesa lëviz nga e djathta në të majtë dhe nga njëra anë në tjetrën".

Ai thotë se nuk ka fjetur që nga dje. “Nuk mund të mbyllësh sytë, fëmijët qajnë dhe bërtasin, nuk ka energji elektrike, nuk ka internet dhe kështu ndjen se mund të jesh i radhës.

"Kjo bombë mund të jetë në krye të shtëpisë tuaj, [mbi] banesën tuaj".

08/10/2023 16:38-Ambasadorja shqiptare nga aeroporti i Tel Aviv: Jemi në kontakt me çdo shqiptar për t’i ndihmuar në largimin nga vendi

2023/10/146145645.jpg

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje pas sulmit nga Hamasi me qindra të vrarë, që nisi mëngjesin e së shtunës.

Ajo thotë nga aeroporti i Tel Aviv se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli, lexo më shumë.

08/10/2023 16:36-Blinken: Kemi raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë disa amerikanë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për CNN për sulmin e madh ndaj Izraelit nga militantët palestinezë.

Ai thotë se qeveria amerikane ka marrë raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë edhe disa shtetas amerikanë – dhe se zyrtarët po përpiqen t’i verifikojnë ato raporte, lexo më shumë.

08/10/2023 16:26-Zhvillimet e fundit - më shumë se 600 izraelitë u vranë deri më tani derisa në Gaza numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 370

Më shumë se 600 izraelitë janë vrarë që nga e shtuna, sipas një postimi në Facebook nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

Qeveria gjithashtu tha se më shumë se 100 njerëz janë rrëmbyer derisa më shumë se 2,000 persona janë lënduar.

Në anën tjetër, 370 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mëngjesi i së shtunës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Rreth 2,200 persona janë lënduar, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

08/10/2023 15:45-Ambasadorja izraelite: Thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur nga miqtë në Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për Kosovën dhe mbështetjen e treguar pas sulmeve që ndodhën në Izrael nga Hamasai.

Reklama
Ziv në një postim në platformën “X” ka shkruar se mbështetja e Kosovës ka një rëndësi të madhe.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira”, shkroi ambasadorja Ziv.

Ajo më tej shtoi se zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet atje.

08/10/2023 15:34-Militantët e Hamasit u futën në shtëpi dhe morën peng familjen izraelite, njërin fëmijë e vranë – dy tjerët shikuan të tmerruar

Gazetarja izraelite India Naftali ka publikuar në profilin e saj në platformën X një video rrëqethëse, ku shihet siç ajo pretendon, një familja izraelitetë cilën e morën si peng militantët e Hamasit.

“Para familjes izraelite shiheshin duke kaluar terroristët e Hamasit që i kanë marrë peng. Një vajzë është vrarë brutalisht, duke lënë pas motrën dhe vëllain që tmerroheshin se i njëjtë fat i pret. Bota duhet ta dijë dhe të ndalë këtë”, ka shkruar gazetarja.

Në video përveç skenave të tmerrshme, dëgjohen të shtënat dhe tingujt e gëzhojave të binin në pllaka.

Kujtojmë që Izraeli pak qaste më parë ka miratuar aktin e luftës, pasi që Hamasi kreu një prej sulmeve më të përgjakshme mbi Izraelin.

Sipas ministrisë izraelite të Mbrojtjes, mbi 600 izraelitë kanë humbur jetën në këtë sulme vdekjeprurës.

https://twitter.com/indianaftali/status/1710886747943387580?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710886747943387580%7Ctwgr%5Edcac19ab120419d1df3dcc3f2cead8b80b06541a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmilitantet-e-hamasit-u-futen-ne-shtepi-dhe-moren-peng-familjen-izraelite-njerin-femije-e-vrane-dy-tjeret-shikuan-te-tmerruar%2F

08/10/2023 15:32-Hovenier: SHAB-ja dënon sulmet e tmerrshme të Hamasit kundër Izraelit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-të i dënojnë sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.

Ambasadori Hovenier ka shkruar në platformën X, se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe se solidarizohen me Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shkruan Hovenier në Twitter.

08/10/2023 15:10-Kabineti izraelit i sigurisë shpall zyrtarisht gjendjen e luftës pas sulmeve të Hamasit

2023/10/1-107.jpg

Kabineti i Sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi mbrëmë hyrjen zyrtare të vendit në luftë dhe lejen për të kryer "aktivitete të rëndësishme ushtarake".

“Times of Israel” raporton se kjo është bërë e ditur sot nga kabineti i Netanyahut.

E pwrditshmja izraelite kujton se kryeministri Netanyahu tashmë ka thënë se Izraeli është në luftë pas sulmit të djeshëm të terroristëve të Hamasit në jug të vendit, gjatë të cilit u vranë qindra njerëz.

Thuhet se vendimi i kabinetit të sigurisë, i cili mbledh liderët më të lartë të vendit, është marrë për të zbatuar pikën 40 të ligjit bazë për qeverinë e Izraelit.

Sipas kësaj klauzole, Izraeli nuk mund të shkojë në luftë nëse nuk merr miratimin e qeverisë.

Luftime të ashpra po zhvillohen pranë qytetit jugor izraelit Magena, i cili ndodhet pranë kufirit me Rripin e Gazës.

Times of Israel raporton se luftimet po zhvillohen midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Raportohet se mediat në gjuhën hebraike raportuan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), siç quhet zyrtarisht ushtria e vendit, po përdorin gjithashtu tanke kundër Hamasit në zonë.

08/10/2023 14:32-Imazhe që tregojnë si dukej Gaza mëngjesin e sotëm, agimi zbuloi shkallën e shkatërrimit – izraelitët u hakmorën për sulmin e Hamasit

1 105

2 37

3 30

4 28

5 23

6 18

7 9

08/10/2023 14:14-Militantët e Hamasit rrëmbejnë izraeliten që kishte shkuar në aheng, ia kidnapuan edhe partnerin: Mos me vritë

Një video rrëqethëse e rrëmbimit të izraelites së re, është publikuar në rrjetet sociale.

Duke qëndruar ulur në pjesën e pasme të motoçikletës së militantëve të Hamasit ajo bërtet “mos më vrit, mos, mos”, por sulmuesit largohen me të me shpejtësi, e nga ai moment më asgjë nuk dihet për Noan.

I dashur i saj Avi Neitan, gjithashtu mbeti në shkretëtirë dhe prej atij momenti as edhe një gjurmë nga ai.

08/10/2023 13:44-Ushtria izraelite urdhërohet të evakuojë banorët e Rripit të Gazës, ministria e Mbrojtjes publikon pamje të neutralizimit të militantëve të Hamasit

Ushtarët izraelitë janë urdhëruar që në një afat prej 24 orësh, të evakuojnë të gjithë banorët nga zona izraelite rreth Rripit të Gazës, ku po zhvillohen situata të pengmarrjes.

“Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuohen të gjithë banorët në zonën përreth Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari në një konferencë për shtyp.

Ai këtë e bëri të ditur që Hamasi palestinez ka filluar ofensivën kundër Izraelit, transmeton Telegrafi.

“Dhjetëra mijëra ushtarët janë dërguar në atë zonë dhe do të futemi në qdo sektor derisa të vrasim edhe terroristin e fundit në Izrael”, shtoi gjenerali izraelit.

Përleshjet mes ushtarëve izraelit dhe militantëve të Hamasit që hodhën qindra raketa në jug të Izraeli nga Rripi i Gazës dhe në vendbanimet kufitare të Izraelit kanë vazhduar edhe sot pas sulmit të befasishëm të Hamasit.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite (ministria e Mbrojtjes) ka publikuar pamjet nga ajri, ku shihet sesi neutralizohen militantët e Hamasit në zona të ndryshme.

08/10/2023 12:53-Qindra të rinj kishin shkuar në një aheng në Gaza, u sulmuan nga Hamasi – nuk dihet numri i saktë i të vrarëve

Militantët e Hamasit gjatë sulmit të djeshëm në territorin e Izraelit, ka goditur rëndë edhe pjesëmarrësit e një ahengu të mbajtur në ambient të hapur në Urim në periferi të qyteti Ofakim në jug të Izraelit – jo larg Gazës.

Në aheng po merrnin pjesë qindra të rinj, kurse në rrjetet sociale janë shfaqur pamje ku shihen të rinjtë duke ikur.

Nuk dihet sesa të vrarë apo plagosur janë në këtë aheng ku kishin shkuar shumë të rinj për të marrë pjesë.

Gili Yoskovich ishte atje kur filluan të shtënat, dhe me orë të tëra pjesëmarrësit qëndruan të fshehur për t’i shpëtuar më të keqes.

“Isha e para që shkova atje nga terreni”, tha ajo për BBC.

“Disa njerëzve u janë dashur dy apo tri orë që të largohen. Tërë rrugën njerëzit vdisnin. Shumë njerëz kanë mbetur të vrarë në rrugë. Kushdo që tentonte të ikte, qëllohet në të nga të dyja anët”, shtoi Yoskovich.

Partneri i saj Boaz Porat kujtojnë momente e tmerrit që i përjetoi gjatë pjesëmarrjes në këtë aheng.

“Ka pasur trupa në të majtë dhe të djathtë. Kam parë sesi terroristët nxirrnin njerëzit nga veturat dhe i qëllonin”, tha ai për fund.

08/10/2023 12:13-MPJ e Shqipërisë këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi.

08/10/2023 11:59-“Autostrada e vdekjes” trupat e shpërndarë kudo – civilët e vrarë izraelit dhe ata të militantëve të Hamasit

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e “autostradës së vdekjes”, ku pjesëtarët e grupit ekstremist palestinez Hamas mbrëmë kryen një sërë sulmesh në jug të Izraelit.

Në video që pretendohet se është realizuar nga një grup gazetarësh izraelit, shihen vetura të shkatërruara në të dy anët e rrugës, transmeton Telegrafi.

Agjencia AP ka publikuar fotografitë e sulmit në autostradë në qytetin izraelit Sderota. Në të shihen trupat e civilëve të vrarë dhe sulmuesit palestinez që qëndrojnë të shtrirë në rrugë.

Ministria izraelite e Mbrojtjes (IDF), ka njoftuar se numri i izraelitëve të vrarë nga fillimi i sulmeve të Hamasit është rritur në 350.

2 36

3 29

5 21

4 27

6 17

7 8

08/10/2023 11:28-Luftimet mes Hamasit dhe izraelitëve, mbi 650 të vrarë nga të dyja palët

Derisa luftimet janë duke vazhduar mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, nga të dyja palët kanë arritur shifrat që pretendohet se shfaqin numrin e njerëzve të vrarë.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 313 palestinezë janë vrarë dhe 1.990 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Ndërkaq nga Izraeli është bërë e ditur se nga sulmet ajrore të Hamasit, kanë humbur jetën mbi 350 izraelitë, kurse qindra tjerë janë rrëmbyer.

Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka filluar sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit në rajone të ndryshme, e së fundmit kanë goditur edhe objektin që besohej se i përkiste liderit të inteligjencës së Hamasit.

Deri më tani duket se tensionet nuk kanë të ndalur, përkundrazi sulmet me raketa në drejtim të Izraelit janë rritur.

08/10/2023 10:34-Izraelitët hedhin në erë objektin që i përkiste kreut të inteligjencës së Hamasit

Forcat ajrore të Izraelit kanë publikuar pamjet e sulmit të aeroplanëve luftarak të këtij vendi, mbi objektin që i përkiste “kreut të inteligjencës së Hamasit”.

Siç raporton BBC, aeroplanët izraelitë kanë goditur një sërë objektesh në Rripin e Gazës, pasi që ekstremistët palestinez janë futur mbrëmë në territorin e Izraelit, transmeton Telegrafi.

Korrespondenti i BBC nga qyteti i Gazës raporton se tërë kohën po dëgjohen shpërthime të fuqishme.

Militantët e Hamasit janë futur në 22 lokacione, përfshirë atë vetëm 24 kilometra nga kufirit i Gazës, derisa mijëra raketa janë shkrepur në drejtim të qyteteve izraelite.

Deri më tani nga palestinezët thuhet se janë vrarë 313 e nga izraelitët pretendojnë se kanë humbur jetën mbi 350 persona.

08/10/2023 10:13-Izraelitja rrëfen momentin kur përmes telefonit dëgjoi sesi militantët e Hamasit po ia rrëmbejnë fëmijët në shtëpi

2023/10/1-96.jpg

Një nënë nga Izraeli ka treguar për CNN, sesi mbrëmë militantët e Hamasit janë futur në shtëpinë e saj dhe i kanë rrëmbyer fëmijët, pikërisht në momentin derisa ajo po fliste me ta në telefon.

Identiteti i të ëmës dhe fëmijës nuk janë zbuluar për arsye të sigurisë. Kjo nënë tha fëmijët e saj nga mosha 12 dhe 16-vjeç, ishin vetëm në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 8:30 është thyer dera. Thanë se dikush po thyen derën. Kanë qenë tejet të frikësuar. Nuk mund ta paramendoj sesi janë ndjerë. Por nuk mund t’i ndihmoja”, shtoi ajo.

Më pas theksoi se u ka kërkuar të jenë të qetë, të qëndrojnë në një dhomë të sigurt dhe të mbyllin derën.

“Rreth 8:45 dëgjova përmes telefonit dikush duke e thyer derën. Terroristë filluan t’i flasin diçka fëmijët të mi në gjuhën arabe. Aty u ndërpre linja. Kjo ishte hera e fundit kur jam dëgjuar me ta. Ka qenë një ditë shumë e vështirë”, tha për fund ajo.

08/10/2023 09:39-“Kupola e çeliktë” sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, shkatërroi predhat që i lansonte Hamasi

Sulmi masiv me mijëra raketa të shkatërruar nga Hamasit në drejtim të Izraelit, edhe një njëherë e dëshmoi sesa e nevojshme është “kupola e çeliktë”, sistemi i mbrojtjes kundërajrore i prodhuar nga Izraeli dhe i financuar pjesërisht nga SHBA, për ta ruajtur Izraelin.

Sipas informacioneve më të fundit, mbi 5 mijë raketa janë lansuar nga pjesëtarët e Hamasit, kurse në disa raste gjatë këtyre sulmeve ajrore “kupola e çeliktë” nuk ka arritur t’i shkatërrojë të gjitha raketa dhe ka patur kritika se Izraeli mund të jetë mbështetur shumë dhe se është mbivlerësuar ky sistem raketor.

Megjithatë mbetet një prej sisteme më efikase të mbrojtjes kundërajrore. “Kupola e çeliktë” është lëshuar në përdorim në vitin 2011 dhe sa herë që raketat lansohen në drejtim të Izraelit, ky sistem vlerëson dhe cila mund të përfundojnë në këtë territor dhe menjëherë aktivizohet për t’i shkatërruar.

Ky sistem prej vitesh ka funksionuar për mbrojtjen e qyteteve izraelite dhe i njëjti sistem është i dizajnuar edhe për mbrojtjen e objektivave ushtarake në det. “Kupola” mbron nga raketat që vijnë nga distanca nga katër dhe 17 kilometra dhe është i rëndësishëm për rajonet kufitare.

08/10/2023 08:59-Forcat izraelite publikojnë pamjet e sulmit ajror në Rripin e Gazës

Derisa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve të Hamasit palestinez dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, raportohet për shumë të vdekur nga të dyja palët.

Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa, transmeton Telegrafi.

Brenda objekteve të goditura nga izraelitët, dyshohet se ishin fshehur pjesëtarët e Hamasit, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli.

E deri më tani raportohet edhe për shumë të plagosur, ku numri i tyre shkon në mijëra nga ana e izraelitëve, por edhe nga palestinezët.

Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga shtatë rajone të ndryshme.

E deri më tani raportohet edhe për shumë të plagosur, ku numri i tyre shkon në mijëra nga ana e izraelitëve, por edhe nga palestinezët.

Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga shtatë rajone të ndryshme.

08/10/2023 08:37-Ambasada izraelite në SHBA thotë se 100 civilë dhe ushtarë hebrenj janë kidnapuar

1 92

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes izraelitëve dhe palestinezëve, që po konsiderohet si sulmi më i madh palestinez ndaj izraelitëve.

Sipas ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara mbi 100 civilë dhe ushtarë izraelitë janë kidnapuar, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk ka ndonjë shifër zyrtare, por ambasada izraelite në SHBA njoftoi se numri i tyre është mbi 100 civilë dhe ushtarë të kidnapuar.

Në një postim në platformën X, thuhet se mbi 300 hebrenj janë vrarë, derisa i atyre të plagosur shkon në 1.800.

https://twitter.com/IsraelinUSA/status/1710877714872242431

07/10/2023 22:57-Momenti kur Hamasi shkatërroi me bombë tankun izraelit Merkava 4

Grupi militant palestinez Hamas ka shkatërruar një tank izraelit Merkava 4 duke hedhur një bombë tek pajisja luftarake përmes dronit.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, apo kur, por videoja e shpërndarë në internet tregon momentin kur tanku izraelit shpërtheu në flakë masive pas goditjes.

07/10/2023 22:55-Vritet komandanti izraelit pas një "përballje me një terrorist"

Një komandant izraelit është vrarë në një “përballje me një terrorist”, ka konfirmuar ushtria e vendit.

Nënkoloneli Jonathan Steinberg ishte komandanti i Brigadës Nahal, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), lexo më shumë.

07/10/2023 22:32-Çfarë është Hamasi?

2023/10/3d9106df-5631-48b0-8bcd-6c8cc78d3b3e.jpg 135:"Masked members of the Al-Qassam Brigades, the military wing of Hamas march during rally in Gaza city on July 20, 2022.MAHMUD HAMS / AFP 11:"Mahmud HAMS

Hamasi është një grup militant islamik palestinez që sundon Rripin e Gazës. Hamasi është betuar për për të shkatërruar Izraelin dhe ka zhvilluar disa luftëra me Izraelin që kur mori pushtetin në Gaza në vitin 2007.

Në mes të atyre luftërave, ka lansuar ose ka lejuar grupe të tjera të lansojnë mijëra raketa në Izrael dhe ka kryer sulme të tjera vdekjeprurëse, lexo më shumë.

07/10/2023 22:13-SHBA i kërkon Palestinës të rivendosë qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i shtetit i ka kërkuar Autoritetit Palestinez të rivendosë qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor në një telefonatë me presidentin e tij.

Antony Blinken "përsëriti dënimin pa mëdyshje të Shteteve të Bashkuara të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe i bëri thirrje të gjithë lidershipit në rajon t'i dënojë ato", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Sekretari i kërkoi Autoritetit Palestinez të vazhdojë dhe të rrisë hapat për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor”, shtuan ata.

SHBA ka thënë se do të mbështesë Izraelin dhe do të sigurohet që të vazhdojë të mbrohet.

07/10/2023 21:53-Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ri-pushtimi i Gazës i pashmangshëm

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoaev Gallant ka thënë se ri-pushtimi i Gazës është i pashmangshëm derisa reagoi lidhur me zhvillimet e fundit në Izrael.

"Ajo që ka qenë, nuk është ajo që do të bëhet. Ne do të ndryshojmë fytyrën e realitetit në Gaza”.

“Duket si një ofensivë tokësore në Gaza dhe ri-pushtimi i zonës është i pashmangshëm”.

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005.

07/10/2023 21:49-Netanyahu zotohet se do të mposhtë Hamasin, por thotë se “lufta do të marrë kohë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të mposhtë Hamasin por tha se “lufta do të marrë”.

Ai tha se grupi militant ka vrarë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe është përgjegjës për mirëqenien e njerëzve që ka kapur peng, lexo më shumë.

07/10/2023 21:37-Simpatizantët e Hezbollahut bllokojnë rrugët pranë kufirit me Izraelin – pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor lëvizin drejt kufirit me Izraelin, por ndalohen nga simpatizantët lokalë të Hezbollahut që bllokojnë rrugët.

07/10/2023 21:33-Identifikohet njëra prej vajzave izraelite që u rrëmbye nga militantët e Hamasit

Një vajzë izraelite që u rrëmbye sot me motoçikletë nga terroristët Hamasit quhet Noa.

Ajo mori pjesë në një festival muzikor kushtuar paqes që po zhvillohej pranë gardhit kufitar me Gazën.

07/10/2023 21:30-Tubim i njerëzve në Turqi në mbështetje të Hamasit

Banorët e Stambollit u mblodhën para xhamisë Fatih në mbështetje të grupit palestinez Hamas, sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.

07/10/2023 21:11-Si reagoi Irani lidhur me sulmet në Izrael dhe Palestinë?

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit ishin një akt vetëmbrojtjeje nga palestinezët, ka thënë ministria e jashtme e Iranit.

Grupi militant islamik palestinez, që është një aleat i Iranit, e befasoi Izraelin me sulmin më të madh në dekada, mëngjesin e së shtunës.

"Ky operacion... është lëvizja spontane e grupeve të rezistencës dhe popullit të shtypur të Palestinës në mbrojtje të të drejtave të tyre të patjetërsueshme dhe reagimit të tyre të natyrshëm ndaj politikave luftarake dhe provokuese të Zionistëve", citohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanaani.

“Irani konsideron se regjimi okupator Zionist dhe mbështetësit e tij të njohur janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet kundër palestinezëve dhe u bën thirrje vendeve islamike që të mbështesin...të drejtat e popullit palestinez”, tha Kanaani.

07/10/2023 21:06-Biden: Mijëra raketa rënë mbi qytetet izraelite, Hamasi ka vrarë njerëz të pafajshëm

Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti qëndrimin e mëparshëm se SHBA-ja qëndron me Izraelin dhe “nuk do të dështojë kurrë për t’i qëndruar mbrapa”.

“Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe që ata të vazhdojnë të mbrojnë veten", theksoi Biden.

Ai thotë se “mijëra raketa” kanë rënë mbi qytetet izraelite dhe Hamasi ka vrarë njerëz "të pafajshëm".

“Përballë këtyre sulmeve terroriste, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij, pafundësisht”, deklaroi presidenti amerikan.

"Nuk ka asnjë justifikim për sulmet terroriste dhe mbështetja e administratës sime për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur".

Ai gjithashtu foli për grupet e tjera militante që mund të përfitojnë nga situata, me gjasë duke iu referuar Hezbollahut në Liban.

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë që të mundem, ky nuk është një moment që ndonjë palë armiqësore ndaj Izraelit të shfrytëzojë këto sulme për të kërkuar avantazhe”, thotë ai.

07/10/2023 20:21-Rritet në 200 numri i viktimave në Izrael ndërkaq 232 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore në Gaza

Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit ka shkuar në të paktën 200, raportojnë mediat lokale.

Më shumë se 1,100 persona të tjerë janë lënduar – sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Në anën tjetër, raportohet se së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, bazuar në raportin e autoriteteve të shëndetësisë.

Shifrat e fundit sugjerojnë se 1,610 persona janë lënduar nga sulmet.

07/10/2023 19:57-Hamasi lansoi 150 raketa drejt Tel Avivit

Grupi Hamas ka shkrepur 150 raketa drejt Tel Avivit, ka thënë krahu i armatosur i grupit militant.

Brigadat Izz as-Din al-Qassam thanë se sulmi ishte kryer në përgjigje të bombardimit të një objekti banimi, lexo më shumë.

07/10/2023 19:26-LAJMI I FUNDIT: Shkon në 150 numri i izraelitëve të vrarë pas sulmeve nga Hamasi

2023/10/sulm.png

Të paktën 150 izraelitë janë vrarë që kur Hamasi nisi një sulm me raketa mëngjesin e së shtunës, kanë thënë mediat lokale.

Vetëm pak më herë u raportua se 100 persona kishin humbur jetën deri më tani, sipas mjekëve izraelitë, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 1,100 njerëz kanë pësuar lëndime, nga 985 nga sa u raportua më parë, shtoi ministria e shëndetësisë.

Ndërkohë zyrtarët në Rripin e Gazës thanë se 198 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite.

Së paku 1,610 palestinezë janë lënduar, shtuan autoritetet.

07/10/2023 19:20-Aeroplanët izraelitë bombarduan shtëpinë e kreut të Hamasit në Gaza

Aeroplanët izraelitë kanë bombarduar shtëpinë e shefit të Hamazit në Gaza, Yehya Al-Sinwar, kanë thënë mediat e grupit militant.

Shtëpia e Yeya Al-Sinwar në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës ishte në shënjestër të aeroplanëve, thuhej tutje në deklaratën e tyre.

Nuk u raportua për viktima.

07/10/2023 19:16-Shikoni reagimin e gazetares së Al Jazeera-s kur raketa izraelite goditi objektin në Gaza

Gazetarja e Al Jazeera-s, Youmna El Sayed ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Gaza kur një raketë izraelite goditi ndërtesën Palestine Tower.

El Sayed ishte nga vendi i ngjarjes derisa po fliste me kolegun e tij në studio, për një moment kërceu nga paniku, kur raketa goditi objektin, lexo më shumë.

07/10/2023 18:44-100 izraelitë të vrarë deri më tani nga sulmi i Hamasit, 985 të lënduar

Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmi i grupit Hamas tani thuhet se ka shkuar në 100, derisa deri më tani janë lënduar 985 të tjerë.

Transmetuesi publik Kan thotë se dhjetëra nga ata që po trajtohen janë në gjendje kritike.

Numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej.

07/10/2023 18:19-Izraeli "rrafshon" dy objekte në Gaza, këto janë pamjet

Janë publikuar në internet pamje të sulmeve ajrore që kreu Izraeli mbi qytetin e Gazës.

Sipas këtyre pamjeve, dy objekte të larta u shkatërruan nga sulmet ajrore, dhe këto dy ndërtesa thuhet se u përdorën nga anëtarë të lartë të Hamasit për operacione terroriste, lexo më shumë.

07/10/2023 17:56-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po luftojmë në 22 lokacione

Luftimet po vazhdojnë në 22 lokacione në jug të Izraelit – 12 orë pas sulmit fillestar të Hamasit, ka thënë ushtria e vendit.

"Nuk ka asnjë komunitet në Izraelin jugor ku ne nuk kemi forca", tha zëdhënësi kryesor i ushtrisë, kundëradmirali Daniel Hagari, transmeton Telegrafi.

Izraeli ka rifituar kontrollin në disa komunitete, por ushtria ende po kryen skanime për t'u siguruar që ato janë të sigurta, shtoi ai.

Ai konfirmoi se situatat e pengjeve janë duke vazhduar në dy qytete - Ofakim dhe Beeri.

"Ka forca speciale atje me komandantë të lartë dhe atje po zhvillohen luftime të drejtpërdrejta me armë zjarri”, tha kundëradmin Hagari.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Izraeli po godet objektivat në Gaza nga ajri dhe se operacionet tokësore ishin të pashmangshme.

07/10/2023 17:51-Luftëtarët e Hezbollahut u panë pranë kufirit libanezo-izraelit

Disa pamje të publikuara në rrjetin social X duket se tregojnë luftëtarët e Hezbollahut që kanë arritur me motoçikleta tek kufiri libanezo-izraelit.

Siç thuhet, Izraeli ka filluar të qëllojë drejt tyre, lexo më shumë.

07/10/2023 17:31-Biden: Mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Izraelit është 'e fortë dhe e palëkundur'

2023/10/lcimg-edfc4105-0c77-412f-a0fb-7231d70b3926.jpeg

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm që nisi grupi militant palestinez Hamas drejt Izraelit.

Ai tha se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është "e fortë dhe e palëkundur".

Pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Biden tha se e ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë "të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes" për Izraelin.

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon të përfitojë nga sulmi dhe tha se ekipi i tij po ndjek situatën nga afër.

07/10/2023 17:13-Konfirmohen 70 izraelitë të vrarë nga sulmi i Hamasit

Numri zyrtar i izraelitëve të vrarë nga sulmi i sotëm nga grupi militant Hamas është rritur nga 40 në 70, kanë thënë shërbimet e urgjencës të vendit.

Më herët, ishte raportuar se të paktën 100 persona ishin vrarë, por kjo shifër e fundit zyrtare, konfirmon se numri i të vdekurve është më i ulët, transmeton Telegrafi.

“Të plagosurit janë duke u evakuuar në mënyrë aktive në ambulanca, automjete të lëvizshme të kujdesit intensiv dhe helikopterë MDA-Hatzola Air në spitale të ndryshme”, thuhet tutje në një deklaratë.

Ndërkaq, raportohet se deri më tani janë plagosur 545 persona. /Telegrafi/

07/10/2023 17:08-Hamasi po mban peng civilë dhe ushtarë izraelitë – konfirmon ushtria izraelite

Ushtria izraelite ka konfirmuar se militantët e Hamasit po mbajnë peng civilë dhe ushtarë izraelitë në Gaza.

Veprimet në enklavën palestineze shënojnë një përshkallëzim të madh të luftimeve, transmeton Telegrafi.

Ushtria konfirmoi pretendimet e Hamasit që luftëtarët e grupit kishin rrëmbyer një numër izraelitësh pasi ata depërtuan në gardhin e fortifikuar të vendit dhe sulmuan komunitetet në jug.

Ushtria nuk ofroi detaje të mëtejshme, duke refuzuar të komentojë se sa izraelitë ishin kapur.

Gjatë gjithë ditës, ka pasur disa raportime për pengje.

Mediet sociale janë mbushur me video që pretendojnë se tregojnë luftëtarët e Hamasit duke tërhequr zvarrë ushtarët e pajetë izraelitë dhe duke ekspozuar para të gjithëve civilë të kapur nëpër rrugë.

07/10/2023 17:02-Marina izraelite shkatërroi dy varka të palestinezëve që tentuan të hynin në Izrael

Ky është momenti kur marina izraelite shkatërroi dy varka të palestinezëve që po përpiqeshin të hynin në Izrael.

Forcat e marinës izraelite kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që u përpoqën të depërtonin në vend nga deti, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), lexo më shumë.

07/10/2023 16:47-Palestinezët festojnë rrugëve të Berlinit

Palestinezët janë dalë në rrugët e Berlinit, Gjermani, duke festuar duke shpërndarë ëmbëlsira për kalimtarët.

07/10/2023 16:35-Forcat e marinës izraelite kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që u përpoqën të hynin në vend nga deti

Forcat e marinës izraelite kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që u përpoqën të depërtonin në vend nga deti, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Luftëtarët e krahut të detit eliminuan dhjetëra terroristë në hapësirën detare jugore dhe në vijën bregdetare”, thuhej në një deklaratë.

“Në orët e para të mëngjesit, luftëtarët e krahut detar kryen një ndjekje detare dhe eliminuan dhjetëra terroristë që u përpoqën të arrinin në territorin izraelit”.

Autoritetet gjithashtu thanë se kishin shkatërruar "dy gomone, dy anije të tjera dhe një mjet bujqësor".

07/10/2023 16:27-Hamasi thotë se ka kapur 'oficerë të lartë' të Izraelit

Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, ka thënë se "oficerë të lartë" nga ushtria izraelite janë kapur.

Ai i tha kanalit arab të Al Jazeera-s se "ajo që është në duart tona do të lirojë të gjithë të burgosurit" në Izrael - një referencë e dukshme për palestinezët që mbahen në burgjet izraelite.

"Ne kapëm oficerë të lartë nga ushtria okupuese", tha ai.

"Ka shumë palestinezë të vrarë dhe shumë izraelitë të vdekur si dhe të burgosur, dhe beteja është ende në kulmin e saj".

Arouri tha se Hamasi ishte gati të përballonte një inkursion tokësor izraelit në Gaza, të cilin ai e përshkroi si "skenarin më të mirë për ne për të zgjidhur konfliktin kundër armikut".

Asnjë nga këto pretendime nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur nga BBC në këtë moment, dhe autoritetet izraelite nuk kanë komentuar asnjë nga raportet e shumta të marrjes peng.

07/10/2023 16:09-Të paktën 100 izraelitë të vrarë nga sulmet e Hamasit

Të paktën 100 izraelitë janë vrarë deri më tani nga sulmet e Hamasit, sipas gazetës së  lajmeve N12 të vendit.

Kjo shifër është rritur me 60 nga sa u konfirmua më herët.

Sipas të dhënave zyrtare thuhej se numri i të lënduarve është 545, megjithëse një raport sugjeron se 740 janë lënduar deri më tani.

07/10/2023 15:58-Si arritën të hyjnë militantët e Hamasit në Izrael?

2023/10/Screenshot_7-19.jpg

Militantët nga Hamasi kanë hyrë në tokën izraelite nga Gaza.

Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si dhe ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit... më shumë.

07/10/2023 15:34-Gati 200 të vrarë në Gaza, mbi 1600 të plagosur

Screenshot 4 17

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 198 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve hakmarrëse ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Zyrtarët shtuan se të paktën 1610 njerëz ishin plagosur në sulme, raporton skynews.

Izraeli nisi atë që e quajti "Operacioni Shpata e Hekurt" në përgjigje të inkursionit të Hamasit, i cili filloi me sulme masive me raketa herët në mëngjes.

07/10/2023 15:30-Cilat shtete po e përkrah sulmin e Hamasit ndaj Izraelit?

Ministritë e Jashtme të Katarit dhe Arabisë Saudite thanë se vetëm Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e konfliktit.

Më herët, Hamasi u mbështet nga Siria dhe Irani.

07/10/2023 15:15-Forcat ajrore izraelite vazhdojnë kundërsulmin ndaj Hamasit

Forcat ajrore izraelite sulmuan 17 komplekse ushtarake dhe katër seli operative të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës.

07/10/2023 15:11-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Izraeli do të ketë të gjitha gjërat që i duhen për të mbrojtur veten

lloyd austin

Militantët e Hamasit kanë sulmuar gjatë orëve të para të ditës së sotme Izraelin duke shkaktuar edhe viktima ndër civilët. Tashmë kanë reaguar shumë liderë evropianë dhe botëror.

Njëri ndër ta është edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka siguruar izraelitët se SHBA do të qëndron përkrah tyre në këto ditë të vështira... më shumë.

07/10/2023 15:00-Tel Avivi duket si një qytet fantazmë, rrugët janë krejtësisht bosh

Pas sulmit të militantëve të Hamasit, gati asnjë qytetarë nuk shihet në rrugët e qytetit të Izraelit.

07/10/2023 14:46-Presidenti palestinez, Abbas: Kemi të drejt të mbrohemi kundër pushtuesve

2023/10/Screenshot_4-18.jpg

Hamasi ka nisur një sulm masiv ndaj shtetit izraelit duke shkaktuar disa viktima ndërsa izraelitët tashmë kanë nisur sulmet ndaj caqeve të tyre.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka reaguar për herë të parë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit... më shumë.

07/10/2023 14:44-Ambasada e Kosovës në Izrael me instruksione për qytetarët tanë

Pas sulmeve të Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem i udhëzon të gjithë shtetasit e saj që gjenden në shtetin izraelit që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje ose të kontaktojnë ambasadën.

07/10/2023 14:30-Momenti kur militantët e Hamasit e sjellin ushtaren izraelite në Gaza

Militantët e Hamasit kanë kapur një ushtare izraelite dhe e kanë sjellë në Rripin e Gazës.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1710605626684952638

07/10/2023 14:22-Katërdhjetë izraelitë të vrarë dhe nëntë palestinezë

2023/10/Screenshot_7-17.jpg

Është rritur numri i izraelitëve të vrarë pas sulmit të militantëve të Hamasit.

Mediat izraelite raportojnë se të paktën 40 izraelitë janë vrarë deri më tani. Gjithashtu është bërë e ditur se 740 të tjerë janë plagosur, shkruan cnn.

Ndërkohë, AFP raporton se të paktën nëntë palestinezë janë vrarë deri më tani pas sulmit të papritur të Hamasit.

07/10/2023 14:00-Udhëheqësit evropianë dënojnë sulmin ndaj Izraelit

2023/10/Screenshot_9-12.jpg

Udhëheqësit e disa vendeve evropiane kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Izraelit.

Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca janë ndër shtetet e para që kanë dënuar fuqishëm sulmin e militantëve të Hamasit në Izrael...më shumë.

07/10/2023 13:43-Imazhe të reja nga Izraeli

Fotografitë nga i gjithë Izraeli tregojnë se si sulmi i mëngjesit të së shtunës nga Gaza ka ndryshuar jetën në Izrael deri në veri deri në Tel Aviv.

Screenshot 3 18

Screenshot 1 21

60c099ce 8aa8 4367 b39f 3c26999e6991 scaled

bb6cbff9 7d78 48fc 9c96 1a5fb41dc3a9 scaled

07/10/2023 13:23-Pamjet prej spitalit të Gazës

Al-Jazeera ka publikuar imazhet e para nga spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës, ku janë sjellur dhjetëra viktima pas bombardimeve izraelite.

Një numër i madh familjesh të pikëlluara kanë shkuar me urgjencë në spital pasi kanë marrë lajmin.

Screenshot 1 20

Screenshot 2 18

Screenshot 3 17

Screenshot 4 17

Screenshot 5 16

07/10/2023 12:51-Kosova dënon fuqishëm sulmet kundër Izraelit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin izraelitë pas sulmit të Hamasit në orët e hershme të mëngjesit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, shkruan presidentja Osmani... më shumë.

07/10/2023 12:45-Digjet tanku izraelit pas sulmit të Hamasit

Një video e një tanku izraelit të shkatërruar pas inkursionit të Hamasit në Izrael po përhapet në rrjetet sociale.

07/10/2023 12:30-Militantët e Hamasit hyjnë në dy qytetet izraelite

Militantët e Hamasit kanë hyrë në qytetet izraelite Ashkelon dhe Sderot.

Ashkelon ndodhet në brigjet e Detit Mesdhe, 7 kilometra nga kufiri i Rripit të Gazës. Banorët po publikojë video të militantëve që patrullojnë një shesh në qendër të qytetit të shtunën në mëngjes.

07/10/2023 12:22-Izraelitët fshihen në kontejnerë

Situata në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës - civilët janë fshehur në kontejnerë plehrash duke u përpjekur të shpëtojnë nga militantët e Hamasit.

Banorët kërkojnë ndihmë dhe raportojnë për sulme terroriste brenda qyteteve.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1710595539186713032

07/10/2023 11:55-Të paktën 22 të vrarë në radhët e izraelitëve dhe dy tek palestinezët

lcimg 9e1863ba 476a 4bab a09a 3025af810938

Hamasi ka organizuar një sulm masiv brenda shtetit izraelit duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes... më shumë.

07/10/2023 11:54-Izraeli publikon pamjet e sulmeve ndaj objektivave të Hamasit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) publikuan pamjet e disa prej sulmeve të saj ndaj objektivave të Hamasit.

https://twitter.com/idfonline/status/1710586299592081657

07/10/2023 11:29-Zëdhënësi i Hamasit pas sulmit në Izrael: Kjo është një luftë kundër pushtuesve

Khaled Qadomi

Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi, ka thënë për Al Jazeera se operacioni ushtarak i grupit është në përgjigje kundër të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave.

“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsye për fillimin e kësaj beteje”, tha ai... më shumë.

07/10/2023 11:10-Palestinezët me buldozerë po prishin gardhin në kufirin e Gazës

07/10/2023 11:05-Kryeministri izraelit, Netanyahu: Jemi në luftë, Hamasi do ta paguajë shtrenjtë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se "ne jemi në luftë dhe do të fitojmë".

Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të "paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë"... më shumë.

07/10/2023 10:42-Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit vjen në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973

c95531d5 ea42 483b b879 816d72fea0c2 scaled

Sulmet befasuese me raketa dhe infiltrimi i Hamasit në Izrael vjen në 50-vjetorin e Luftës së vitit 1973, një sulm i befasishëm i arabëve në shtetin izraelit që filloi më 6 tetor në vitin 1973.

Izraeli e quan “Lufta e Yom Kippurit”, pasi shpërthimi filloi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre... më shumë.

07/10/2023 10:27-BE solidarizohet me popullin izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel thotë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin izraelit.

“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi ai në platformën X.

07/10/2023 10:17-Pamjet e fundit nga sulmi i Hamasit në Izrael

Ushtria izraelite ka thënë se rreth 2,500 raketa u hodhën nga Gaza këtë mëngjes, duke kundërshtuar pretendimet e Hamasit se mbi 5000 ishin lëshuar.

Screenshot 6 14

Screenshot 7 16

Screenshot 8 11

Screenshot 9 11

07/10/2023 10:05-Ushtria izraelite nis Operacionin “Shpata të Hekurta”

Ushtria izraelite nis “Operacionin Shpata të Hekurta” kundër grupit të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve nga territori.

Bastisjet izraelite kanë nisur, pasi dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthime dëgjohen në qytetin e Gazës.

07/10/2023 10:04-Presidenti izraelit, Herzog: Po përballemi me një moment shumë të vështirë

WhatsApp Image 2023 03 09 at 20.55.29

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog thotë se izraelitët po përballen me një moment shumë të vështirë mes sulmeve nga Gaza.

“Ne mund t’i mposhtim të gjithë ata që na dëshirojnë dëm”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

07/10/2023 10:01-Vriten dy të rinj palestinezë në Gaza dhe një izraelite në Tel Aviv

Screenshot 7 15

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv.

Në anën tjetër, dy të rinj palestinezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në lindje të kampit Bureij, në Rripin qendror të Gazës...më shumë.

07/10/2023 10:00-Hamasi shkrep 5000 raketa drejt Izraelit – Tel Avivi shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë

F231007EI01 1  1

Udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit thotë se grupi ka nisur një operacion të ri kundër Izraelit.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se ka nisur një operacion që synon objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës. Gjithashtu ushtria thotë se ka shpallur “gjendjen e gatishmërisë për luftë”...më shumë.