LAJMI I FUNDIT:

KON: Rio është i gatshëm të mirëpres botën

KON: Rio është i gatshëm të mirëpres botën

Koordinatorja kryesore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Nawal El Mourawakel deklaroi se qyteti brazilian, Rio de Janeiro është gati për mbajtjen e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.

Moutawakel e cila po qëndron në vizitën e saj të fundit në Rio para fillimit të lojërave, ka konfirmuar komplekset sportive janë gati për fillimin e lojërave meqë përgatitjet janë në fund.


“Rio është i gatshëm të mirëpres botën”, tha Moutawakel pas takimit me zyrtarët shtetëror dhe të qytetit të Rios. Përfaqësuesja e lartë e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik deklaroi se të gjitha komplekset janë të gatshme për lojërat përfshirë stadiumin Marakana dhe plazhin “Copacabana” për të cilat tha se janë vendet më spektakolare për mbajtjen të garave sportive, transmeton AA.

Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes deklaroi se pret një spektakël të vërtetë duke mos fshehur optimizmin se gjithçka do të jetë gati për të mirëpritur sportistët në fshatin olimpik.