LAJMI I FUNDIT:

Komedia e re e Anistonit dhe Sandlerit po thyen të gjitha rekordet në Netflix

Komedia e re e Anistonit dhe Sandlerit po thyen të gjitha rekordet në Netflix

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler u bashkuan në një komedi të re të quajtur “Misteri i Vrasjes”, i cili filloi të shfaqej në Netflix dhe tashmë po thyen shumë rekorde.

Reklama

“Misteri i Vrasjes” është një film klasik detektiv në të cilin Nick Spitz, polic i New Yorkut, të luajtur nga Sandler dhe bashkëshortja e tij, Audrey, ku mëshirohet nga Anistoni, më në fund mund të shkojnë në një udhëtim të planifikuar evropian.

Audrey takon një person të pasur që ftohet prej tij së bashku me bashkëshortin në një mbledhje familjare në jahtin e tij. Megjithatë, gjërat do të përkeqësohen kur të ndodh vdekja, ku Audrey dhe Nick do të bëhen dyshja e dyshuar për vrasjen.

Filmi u shfaq më 14 qershor dhe Netflix tha se rreth 31 milionë përdorues e shikuan filmin në tre ditët e para, e cila gjë e bën që “Murder Mystery” të bëhet filmi më i shikuar gjatë shfaqjes premierë në këtë shërbim. Deri më tani ky rekord është mbajtur nga filmi, “Bird Box”, i cili u prezantua dhjetorin e kaluar.

“Misteri i Vrasjes” është shikuar nga më shumë se 13 milionë përdorues të Netflixit në SHBA dhe Kanada në tre ditët e para të shfaqjes dhe 17 milionë përdorues të tjerë në mbarë botën. Nëse ata vazhdojnë me këtë ritëm, Aniston dhe Sandler mund të renditen tek aktorët me filmin më të shikuar të Netflixit.

“Misteri i Vrasjes” u drejtua nga Kyle Newacheck dhe me skenar të James Vanderbilt. Përveç aktorit të madh, në rolet tjera u shfaqen edhe Luke Evans, Stamp Terence, Gemma Arterton, Dany Boon, John Kane dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Arnold Schwarzenegger kujton momentin kur i rrëfeu gruas së tij se kishte një fëmijë me shërbyesen e shtëpisë

Arnold Schwarzenegger kujton momentin kur i rrëfeu gruas së tij se kishte një fëmijë me shërbyesen e shtëpisë

Magazina
Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Ike” - protagoniste në klip është ish e dashura e tij ruse

Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Ike” - protagoniste në klip është ish e dashura e tij ruse

Magazina
Oriola Marashi mahnit me linjat trupore në bikini

Oriola Marashi mahnit me linjat trupore në bikini

Magazina
Kënga e re e Luizit pjesë e trendeve muzikore nga e gjithë bota

Kënga e re e Luizit pjesë e trendeve muzikore nga e gjithë bota

Magazina
Kalo në kategori