LAJMI I FUNDIT:

Kololli shënon golin e vitit në Zvicër përballë Baselit (Video)

Kololli shënon golin e vitit në Zvicër përballë Baselit (Video)
Benjamin Kololli duke iu gëzuar një goli me fanellën e Lausannes

Benjamin Kololli ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin zviceran me Lausannen.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij në udhëtimin e vështirë te Baseli.


Por Lausanne arriti t’i befasojë të gjithë dhe të triumfojë 1-2 në fushën e kampionëve aktual të Zvicrës.

Meritë të madhe për këtë fitore kishte edhe Benjamin Kololli, i cili ka arritur të shënoj një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

25-vjeçari goditi për mrekulli nga një distancë rreth 25 metra, ndërsa topi shkoi në këndin e djathtë duke barazuar rezultatin përkohësisht.

Goli ndaj Baselit ishte i dyti këtë edicion për Kolollin.

Kujtojmë që në këtë takim për Baselin luajti edhe Taulant Xhaka por pa arritur ta ndihmojë skuadrën e tij të kthehet tek fitorja, pasi në tri ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm dy pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori