LAJMI I FUNDIT:

Kolo Muani kërkon publikisht të largohet: Dua të transferohem te PSG

Kolo Muani kërkon publikisht të largohet: Dua të transferohem te PSG

Randal Kolo Muani duket se do të largohet nga Eintracht Frankfurt për tu bashkuar me Paris Saint Germain.

Në fakt parisienët kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurove për sulmuesin, ofertë që është refuzuar nga Eintracht Frankfurt.


Skuadra gjermane kërkon të fitojë rreth 100 milionë euro për francezin, por as PSG dhe as skuadrat tjera të interesuara nuk e kanë bërë një ofertë të tillë.

PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua
Lexo po ashtu PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua

24-vjeçari ka folur për Sky Sport ku ka kërkuar publikisht largimin nga Frankfurt dhe dëshirën për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Francës.

“I detyrohem shumë Eintracht Frankfurtit. Gjithmonë i kam respektuar tifozët dhe jam sjellë gjithmonë në mënyrë shumë profesionale. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për klubin deri në fund”.

“Megjithatë, nuk është sekret që Paris Saint-Germain më bëri një ofertë të rëndësishme. Lëvizja në Paris tani është një mundësi unike për mua”.

PSG dërgoi ofertën e parë zyrtare, Eintracht refuzoi 70 milionë euro për Kolo Muanin – situata aktuale e bisedimeve dhe qëndrimi i lojtarit
Lexo po ashtu PSG dërgoi ofertën e parë zyrtare, Eintracht refuzoi 70 milionë euro për Kolo Muanin – situata aktuale e bisedimeve dhe qëndrimi i lojtarit

“Do të doja të firmosja me PSG-në dhe gjithashtu e kam informuar klubin tim. Shpresoj që Eintracht ta pranojë ofertën dhe ky transferim të bëhet i mundur për mua”, deklaroi sulmuesi francez.

48 orët e fundit janë vendimtare, pasi PSG dhe Frankfurt janë në bisedime për Kolo Muanin dhe mund të arrihet një marrëveshje në minutat e fundit të tregut të transferimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori