LAJMI I FUNDIT:

Koeman thyen heshtjen, flet për largimin e tij dhe të Messit nga Barcelona, situatën me Laportan dhe emërimin e Xavit

Koeman thyen heshtjen, flet për largimin e tij dhe të Messit nga Barcelona, situatën me Laportan dhe emërimin e Xavit

Trajneri holandez, Ronald Koeman ka thënë se nuk iu dha e njëjta kohë si Xavi Hernandezit për të pasur sukses te Barcelona.

Pas një serie rezultatesh të dobëta, Koeman u shkarkua nga posti i tij tetorin e kaluar nga presidenti i klubit Joan Laporta, me Xavin që erdhi nga Al-Sadd për ta zëvendësuar atë.

Dhe pas një periudhe heshtjeje që nga largimi i tij, trajneri 58-vjeçar foli për gazetën holandeze Algemeen Dagblad për të dhënë versionin e tij për atë që ndodhi në Barcelonë.

Por, holandezi ka thënë se është ende shumë e dhimbshme të mendosh për t’u rikthyer në stadiumin që dikur e kishte zbukuruar si lojtar.

Nga rezultatet deri tek sistemi dhe raporti me Laportan, këto janë arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koemanit
Lexo po ashtu Nga rezultatet deri tek sistemi dhe raporti me Laportan, këto janë arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koemanit

“Nuk do të më shihni në Camp Nou për një kohë, unë nuk mund ta bëj këtë ende. Me këtë president nuk mund të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Koeman.

Ai ishte veçanërisht i frustruar që nuk iu dha e njëjta kohë sikurse Xavit për të formuar një ekip fitues dhe është qartësisht ende i hutuar për disa nga mesazhet e përziera që pa gjatë dhe pas periudhës së tij në klub.

“Nuk ma kanë dhënë kohën që i kanë dhënë trajnerit të ri, Xavi. Është ende e dhimbshme për mua”.

“Unë kam punuar me shumë lojtarë të lënduar. Tani Pedri është kthyer në gjendje fizike, dhe Ousmane Dembele – ju mund të shihni se gjithçka po shkon në vend”.

“Ishte me insistimin e drejtuesve të klubit që unë rashë dakord për largimin e disa lojtarëve për të rregulluar financat. Por, kur shihni dikë që sillet për 55 milionë euro (Ferran Torres) menjëherë pasi la Lionel Messin të largohej. Atëherë pyesni veten nëse diçka tjetër nuk po ndodhte. Pse duhej të largohej Messi?”.

“Çdo trajner ka nevojë për kohë dhe durim nga bordi. Edhe mua do të më pëlqenin nënshkrimet e reja. Por, unë jam i lumtur për klubin pasi gjërat po shkojnë më mirë tani, dhe për lojtarët. Është mirë të shohësh Frenkie de Jong duke luajtur futboll të mirë të modës së vjetër; ai ka kaq shumë cilësi”.

“Laporta më tha një mijë herë se Xavi nuk do të ishte trajneri i tij, sepse i mungonte përvoja”.

“Por, unë nuk kam qenë trajner i Laportas, këtë ndjesi e kam pasur që në momentin e parë. Pas zgjedhjeve nuk kemi bashkëpunuar, ka munguar mbështetja e nevojshme nga lart”.

“Gjëja e rëndësishme për mua nuk ishin paratë. Unë me të vërtetë doja të kisha sukses si trajner në Barcelonë, të bëja gjithçka që mundesha, por kuptova se Laporta donte të më hiqte qafe sepse nuk isha emëruar nga ai”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori