LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Liga Premier rivalizon Interin e Juventusin për Graziano Pellen

Klubi nga Liga Premier rivalizon Interin e Juventusin për Graziano Pellen

Graziano Pelle tashmë është një lojtar i lirë, pas largimit nga skuadra kineze, SD Luneng.

Sulmuesi italian po e kërkon rikthimin në Evropë dhe tashmë ka disa skuadra që janë të interesuara për kartonin e tij.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, Juventusi, Interi dhe West Ham United janë duke tentuar të transferojë Graziano Pellen në këtë afat kalimtar.

Bianconnerët dhe Nerazzurët thuhet se kanë filluar tashmë bisedimet me lojtarin për ta bindur atë që të kalojë në radhët e tyre.

Mirëpo, nuk është befasi nëse Çekanët arrijnë t’i marrin shërbime te tij, pasi aty mund të luajë standard.

Klubi nga Liga Premier e shiti Sebastian Hallerin te Ajaxi, e tani tentojnë transferimin e Pelles.

Lojtari 35-vjeçar kërkon një kontratë mbi dyvjeçare, gjë që West Hami mund të ia ofrojë, por jo edhe Interi e Juventusi. /Telegrafi/