Klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, Man United në vendin e tretë

Klubet më të famshme në botën e futbollit janë radhitur duke u bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale, me Manchester United që renditet në pozitën e tretë.
Dominimi i United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson nga 1986 deri në 2013, tani duket sikur një memorie e zbehur, pasi më herët ishin cilësuar si njëri nga klubet më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri.
Sidoqoftë, me emra si David Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho, Ralf Rangnick, Ole Solskjaer dhe tani Erik Ten Hag, United kanë zbritur gradualisht në tabelën e klasifikimit.
Një studim nga Football Benchmark e ka llogaritur shumën totale të ndjekësve të klubeve të mëdha në Facebook, X (ish-Twitter), Instagram, YouTube, TikTok.
Shuma totale e ndjekësve të United qëndron rreth 224.5 milionë, ndërsa gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Barcelona mbajnë dy vendet e para.
Los Blancos kryesojnë tabelën me 415 milionë ndjekës, ndërsa Barcelona e Xavit pozicionohet pas tyre me 391 milionë ndjekës.









































