Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në botë, përkundër se e fituan Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Trajneri gjerman ka deklaruar se rivali i tyre nga Liga Premier, Manchester City është skuadra më e mirë në planetë.


Skuadra e Kloppit e fitoi për herë të gjashtë trofeun e garës më të madhe në Evropë për klube, mirëpo ka bërë të ditur se ata janë ende larg formës së Citizens.

Champions League final Jurgen Klopp reveals Pep Guardiola called him to congratulate Liverpool on beating Spurs

“Ne nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Evropë, derisa Manchester City është skuadra më e mirë në botë. Mendoj se ky është planeti i njëjtë, mendoj unë”, ka thënë gjermania.

“E fituam Ligën e Kampionëve, mirëpo kjo nuk do të thotë që vazhdoni të jeni skuadra më e mirë në Evropë. Duhet të punoni shumë dhe të krijoni një skuadër që mund të përballet me çdo kundërshtar”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpooli do ta fillojë mbrojtjen e titullin të Ligës së Kampionëve sonte ndaj Napolit nga ora 21:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app