Jurgen Klopp ka përjashtuar Diogo Jotën nga Kupa e Botës që mbahet në Katar, pasi 25-vjeçari u largua nga fusha gjatë fitores 1-0 të Liverpoolit ndaj Cityt.
Anësori i The Reds pësoi një lëndim të muskulit të kofshës gjatë ndeshjes së tyre në Ligën Premier në Anfield të dielën – duke e lënë trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos të djersitur për gjendjen e tij fizike.
Tifozët shpresonin se Jota do të kthehej në kohë për Kupën e Botës, por Klopp ka konfirmuar se do të humbasë turneun – i cili fillon muajin e ardhshëm.
Duke folur gjatë konferencës për shtyp të Liverpoolit, Klopp tha: “Jota do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, ne flasim për muaj. Do të shohim – nuk dua të vendos një numër, sepse shpresoj që të ketë një moment pozitiv në rehabilitim, por do të zgjasë”.
“Ai është çuditërisht mirë, deri tani. Djalë i zgjuar dhe reflektues. Ai e dinte kur e nxirrnim jashtë fushës kur dilnim në fushë. Ai shpjegoi se çfarë ndodhi dhe e dinte se ishte një situatë serioze dhe me ndikim për ëndrrat e tij për Kupën e Botës”.
Klopp vazhdoi të shpjegojë se si lëndimi do ta përjashtonte Jotan nga Kupa e Botës: “Jota do të humbasë Kupën e Botës, lëndim vërtet i rëndë në kofshë. Procesi fillon dhe kaq. Lajm shumë i trishtuar për të, për ne dhe Portugalinë”, ka shtuar më tej trajneri gjerman.
Jota dukej në siklet të jashtëzakonshëm pasi u përpoq të hidhte topin përpara, ndërsa Liverpool kërkonte të shtonte një gol tjetër kundër rivalëve të tyre në Ligën Premier. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Drejtuesit e Real Madridit i ofrojnë fanellën legjendare me numër 7, Vinicius Jr befason me përgjigjen

Joshua mposht me lehtësi Franklinin dhe i dërgon mesazhe të forta Furyt e Wilderit: Jam i gatshëm për përballjen me ju

Shuma e parave, ora dhe vendi i duelit: Joshua - Franklin, gjithçka gati për meçin spektakolar

Pique flet për transferimin e Messit te Barcelona

Çmenduria e PSG-së për kontratën e Messit - një çek mbi tavolinë

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë