LAJMI I FUNDIT:

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Ish-sulmuesi i Interit, Jurgen Klinsmann, thotë se qyteti i Milanos duhet të kthehet sërish në kryeqytet të futbollit.

Sipas Klinsmann, periudha e tij te Interi do të mbetet një nga periudhat më të ndritshme në karrierë.


“Unë gjithmonë i shikoj ndeshjet e Interit në televizor. Lidhja që tifozët e Interit kanë me ekipin është e thellë dhe kërkuese”.

“Interi im ishte ekip i veçantë sepse secili prej nesh kishim respekt të madh për njëri-tjetrin”.

Lajmet e fundit rreth Interit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

“Kurrë nuk do t’i harroj darkat në shtëpinë e presidentit Ernesto Pellegrini”.

“Ai ishte president i mrekullueshëm për mua, më ka mësuar shumë. Qyteti i Milanos duhet të kthehet sërish në kryeqytetin e futbollit”.

“Mbi të gjitha, Milano duhet sërish t’i ketë dy ekipet e veta ndër më të mirat në botë”, u shpreh Klinsmann.

Për tri vjet te Interi Klinsmann ka shënuar 40 gola dhe Nerazzurët fituan UEFA Cup, që sot është Liga e Evropës. /Telegrafi/