Kim Kardashian dhe Kanye West nuk i kanë adresuar ende pretendimet se do të divorcohen, por as nuk i kanë mohuar ato.

Sidoqoftë, një fotografi flet sa një mijë fjalë, veçanërisht kur je ylli më i madh televiziv në botë siç është Kim – njëra nga themelueset e “Keeping Up With the Kardashians”.

Nëna e katër fëmijëve është rikthyer këtë javë pas një ndërprerje që bëri nga rrjetet sociale në fillim të Vitit të Ri, por që siç shihet ajo më nuk po mban unazën e martesës të blerë nga bashkëshorti i saj.

Në fotografitë që ka hedhur në rrjete sociale, Kim ka mbajtur të fshehur njërën dorë, për t’iu lënë më shumë hapësirë fansave të flasin në atë se më nuk po mban unazën e martesës.

Kim Kardashian është gati për një fillim të ri mes divorcit me Kanye West Kim Kardashian është gati për një fillim të ri mes divorcit me Kanye West

Fansat e 40 vjeçares po ashtu po presin për një divorc nga ana e Kardashian, pasi angazhoi avokaten e specializuar në divorc, Laura Wasser.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)


Çifti thuhet se po jetojnë të ndarë prej disa muajsh, por që e vetmja gjë që i bën të bashkuar janë fëmijët e tyre.

Kanye në anën tjetër po jeton në fermën e tij në Wyoming. /Telegrafi/