Kanye West dhe Kim Kardashian do të bëhen prindër të fëmijës së tretë që do të vijë përmes një nëne surrogate.
People bën të ditur se gruaja që është angazhuar për ta lindur fëmijën e çiftit të famshëm, është shtatzënë dhe pritet ta lindë foshnjën në muajin janar.
https://www.instagram.com/p/BYWFw0kFvXS
“E gjithë familja është e gëzuar. Kim ka qenë në kërkim të një surrogateje me muaj të tërë, derisa e gjeti kandidaten e përsosur”.
“Duke qenë se ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën, Kim kishte vendosur të angazhojë një agjenci surrogatesh që t’i ndihmonte ta gjejë një grua të shëndoshë që do të ishte një opsion i shkëlqyer surrogat për të dhe Kanyen”.
https://www.instagram.com/p/BX8cMe1Fitm
“Që të dy kanë qenë shumë të përfshirë në këtë proces”, ka deklaruar një burim për revistën People.
36-vjeçarja Kim dhe 40-vjeçari Kanye, të cilët u martuan në maj të vitit 2014, tashmë janë prindër të dy fëmijëve. Vajzës katërvjeçare North dhe djalit 21 muajsh Saint. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BYD-6MJl3Wz
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251