Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C.


Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore. /Telegrafi/