Ajo prej disa ditësh ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe tani duket se e ka kompletuar edhe me videoklip.

Bëhet fjalë për këngëtare Orhidea Latifi-Kida, e cila ka njoftuar fansat së fundmi se në mesnatë sjell projektin e ri.


Artistja madje ka ndarë edhe një pjesë të videoklipit për të zbuluar pak më shumë për atë që po sjellë.

“Sonte 23:59. Ike a jeni gati?”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram - aty ku numëron afro dy milionë fansa.

E njëjta ka bashkëpunuar me producentin Çelik Lipa dhe duket se projekti u realizua në studion SBS Entertainment.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe postimi për vetëm një orë mblodhi mbi 65 mijë pëlqime.

Beohet që do e ketë suksesin e dëshiruar edhe nga publiku, marrë parasysh që Kida ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve prej kohësh. /Telegrafi/