eksperti-banner

Kida është prej këngëtareve më të dashura dhe sukseset e saj po shtohen çdo herë e më shumë.

Prej vitesh, këngëtarja e njohur ka sjellë hite të shumta, ndërsa tani është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.


Këtë e ka bërë të ditur vet Kida në një video të shkurtër që postoi në llogarinë e saj në Instagram pak ditë më parë.

kida 248444512 295268282209835 9132451219302071972 n Foto: Kida/InstaStory

Ndërsa, në disa postime që ka bërë së fundi, këngëtarja u shfaq me një pamje të re, flokë të gjata me balluke dhe grim të theksuar.

“Tung. Së shpejti. Diçka më ndryshe”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e dy fotografive që postoi në InstaStory.

sellmakasumoviq 247927254 445532220325010 8690194083740810009 n 1 Foto: Kida/InstaStory

Kënga e re e Kidës mban titullin “Pse ike ike?”, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i saj i fundit mban titullin “Dinero” që ka mbi 2.2 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/