Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kida prej javësh na nxitur fansat për një projekt të ri.

Dhe pritjes së tyre po iu vije fundi, kjo pasi artistja së fundmi ka shuar kurreshtjen duke zbuluar detaje nga kënga e re.


Autorja e “Drunk” ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram duke lë të kuptohet se janë shkëputur nga klipi.

49049992 2A7D 4C3E B376 FEE8B5FBA390 Foto: Kida/Instagram

E veshur me shumë stil me një palltor të gjerë rozë dhe dollake të zeza me çizme të gjata lëkure, Kida dukej mahnitëse.

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja zbuloi se kënga e re me titullin “Leje” publikohet ditën e diel, më 19 mars.

7DADA4F8 032B 4CE0 967C 7C232300683C Foto: Kida/Instagram

“Pritjes i erdhi fundi, ‘Leje’ publikohet këtë të diel”, ka shkruar Kida.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitu artistja këtë herë, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj të shumtë.

Ndërkaq, krahas punës për projekte të reja, Kida këtë periudhe e ka shijuar edhe duke pushuar në destinacione të ndryshme. /Telegrafi/