eksperti-banner

Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të ëmbla dhe simpatike në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke sjellë në mënyrë të njëpasnjëshme imazhe nga përditshmëria e saj.


Në një postim në rrjetin social Instagram, Kida ka ndarë një fotografi atraktive me fansat e saj, e që rezultoi të jetë mjaft e pëlqyer.

E veshur me një palë xhinse dhe një bluze të thjeshtë, Kida ka vënë në pah edhe flokët e saj të ngjyrosura në të vjollcë.

Sa i përket projekteve të reja, këngëtarja së shpejti do të ketë një bashkëpunim me reperin Mozzik.

Ndërsa po përgatitet për projektet e reja, “Moti” mbetet projekti i fundit, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/