Dashuria ka qenë në ajër në festën e Kim Kardashian për ditëlindjen e 40-të të saj.

Të ftuar në organizim kanë qenë familjarë e shumë fytyra të njohura, të cilët u panë në imazhet e ndara në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Por, ajo që mori më shumë vëmendjen e fansave ishte afërsia e Khloe Kardashian dhe ish-bashkëshortit, Tristan Thompson.

36-vjeçarja është parë duke pranuar puthje nga basketbolliste, teksa shiheshin duke pozuar para kamerës.

Khloë përndryshe gjatë gjithë festës shihej e buzëqeshur në krahët e Tistan, ndërsa për disa çaste u shfaq edhe Kourtney me Scott Disick.

Një burim për People ka treguar se Khloe është e surprizuar nga dëshira e yllit të NBA, për t’u përmirësuar si partner dhe prind/

Po ashtu, thuhet se dyshja janë duke planifikuar të ardhme së bashku, ani pse Thompson pati afera gjatë lidhjes me bukuroshen brune. /Telegrafi/