Finalja e zhvilluar mbrëmë përmbylli edicionin me shpalljen e Selin Bollatit si fituese të këtij sezoni.

Rogerti, i cili doli i pari nga gara mes katër finalistëve, u duk qartësisht i pakënaqur me rezultatin e finales.


Menjëherë pas eliminimit, ai u pa i tensionuar dhe u largua pothuajse menjëherë nga studioja e spektaklit, pa qëndruar gjatë në përfundim të transmetimit.

Situata u bë edhe më e dukshme më vonë, pasi Rogerti nuk ishte i pranishëm në festën e organizuar pas finales, ku zakonisht marrin pjesë stafi dhe ish-banorët për të mbyllur sezonin.

Rogert Sterkaj/InstaStory

Në vend të pjesëmarrjes në festë, ai u shfaq në rrjetet sociale së bashku me reperin Don Phenom, i cili gjatë videos nuk nguroi ta cilësonte atë si “fituesin e vërtetë”.

Në të njëjtën video, Rogerti u drejtua me një mesazh për mbështetësit e tij, duke kërkuar që të mos shqetësoheshin për rezultatin e finales dhe duke shtuar: “Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.

Ndërkohë, Rogerti ka qenë një nga figurat më të debatueshme, duke u kritikuar mjaft shumë për lojën e tij. /Telegrafi/