LAJMI I FUNDIT:

Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto)

Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto)

Kampioni i Italisë, Juventusi është skuadra me statistikat më të mira nga gjithë sezonet e luajtura në Serie A.

Interi është skuadra që ka luajtur më shumë sezone në kampionatin elitar italian, Serie A, pasi ka qenë o pranishëm në plot 85 sezone të luajtura.


Pas Interit, radhiten Juventusi dhe Roma me nga 84 sezone të luajtura, ndërsa Milani është paraqitur në plot 83 sezone të Serie A, përcjell Telegrafi.

Juventusi shpall shifrat rekorde të përfitimeve
Lexo po ashtu Juventusi shpall shifrat rekorde të përfitimeve

Megjithatë, Juventusi është skuadra me statistikat më brilante, pasi nga 84 sezonet e luajtura ka mbledhur 4237 pikë, apo zbërthyer në 1500 fitore, 771 barazime dhe 506 humbje, duke shënuar 4815 gola dhe pranuar 2644 sosh.

Pas ‘Zonjës së Vjetër’ vjen rivali i tyre i urryer, Interi, që kanë mbledhur plot 3986 pikë apo 1388 fitore, 792 barazime dhe 635 humbje, duke shënuar 4704 gola dhe pranuar 2922 sosh, shkruan Telegrafi.

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Treshja mbyllet me Milanin që nga 83 sezonet e luajtura në Serie A kanë mbledhur 3881 pikë apo zbërthyer në 1325 fitore, 820 barazime dhe 610 humbje, duke shënuar 4516 gola dhe pranuar 2812 gola.

Në vendin e katër renditet skuadra nga kryeqyteti, Roma me gjithsej 3539 pikë, teksa pas tyre vjen Fiorentina me 3182 pikë të mbledhura. /Telegrafi/

serie a

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori