Këto janë 10 rinovimet e mëdha të kontratave që po presin në tryezë për yjet e La Ligas

Janë disa lojtarë që ua futin frikën drejtorëve në klubet e tyre përkatëse, kur vjen puna për të nënshkruar një kontratë të re.
Lionel Messi është emri më i madh i përfshirë në këtë top 10-të Marca-s, duke hedhur pasiguri në vazhdimin e kontratës aktuale.
Por ka edhe shumë lojtarë të tjerë, e ardhmja e të cilëve është gjithashtu ende e paditur.
Lionel Messi
Kontrata e argjentinasit me Barcelonën përfundon në vitin 2021 dhe ai e ka mundësinë që t;i ndërpresë lidhjet me Blaugranat sa herë që dëshiron në fund të sezonit. Ideja e Barcelonës është t’i japë atij një marrëveshje të re deri në pension.
Klauzola e lirimit: 700 milionë euro
Thomas Partey
Atletico Madrid është e kënaqur me kontratën e tij deri në vitin 2023 me lojtarin, por ai ka një klauzolë të ulët lirimi prej 50 milionë eurosh. Forma e Thomas këtë sezon është pothuajse e sigurt që të tërheq blerës për atë çmim.
Klauzola: 50 milionë euro
Casemiro
Marrëveshja e mesfushorit të Real Madridit me klubin zgjat deri në qershor 2021 dhe do të kishte kuptim që të fillonin bisedimet për një rinovim shumë përpara kësaj date. Shumë klube të mëdha po qarkullojnë rreth tij, por klauzola e tij e lirimit prej 200 milionë eurosh sigurisht që do të rritet.
Klauzola: 200 milionë euro
Ever Banega
Rinovimi i argjentinasit ka qenë një çështje në zyrat e Sevillës për muaj të tërë. Marrëveshja aktuale e 31-vjeçarit përfundon në 30 qershor 2020 dhe klauzola e lirimit të tij është vetëm 20 milionë euro. Ka pasur një numër përpjekjesh për të nënshkruar një zgjatje kontrate.
Klauzola: 20 milionë euro
Santi Cazorla
Spanjolli po shijon një rilindje me të ardhur në Villarreal, por kontrata e tij me klubin përfundon në fund të këtij sezoni. Bisedimet për një rinovim janë dukur ngecur edhe pse dukej sikur gjithçka ishte nënshkruar në verë.
Klauzola: falas
Joaquin
Mesfushori veteran i Real Betis gjithashtu mbetet pa kontratë në përfundim të këtij edicioni. 38-vjeçari po kërkon ta zgjidh së shpejti të ardhmen e tij dhe dëshiron të vazhdojë me klubin e tij të dashur.
Klauzola: falas
Samuel Chukwueze
Yll i ri i Villarrealit ka një kontratë me klubin deri në vitin 2023, por, për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse muajve të fundit, klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë eurove duket një objektiv i lehtë.
Klauzola: 65 milionë euro
Marc-Andre ter Stegen
Për shkak të paraqitjeve të portierit, Barcelona po planifikon t’i ofrojë atij një marrëveshje të re që do ta zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou edhe pas kontratës aktuale që skadon në 2022.
Klauzola: 180 milionë euro
Ezequiel Garay
Marrëveshja e 33-vjeçarit me Valencian skadon në qershor dhe nuk ka asnjë qëllim nga ana e klubit që të zgjasë qëndrimin e tij në Mestalla.
Klauzola: 100 milionë euro
Unai Nunez
Qendërmbrojtësi i Atletic Bilbaos ka një kontratë në klubin bask deri në vitin 2023, por klauzola e lirimit e tij prej vetëm 30 milionë eurosh është një mundësi e mirë për një lojtar të cilësisë dhe potencialit të tij.
Athletic do të dëshirojë ta lidhë 22-vjeçarin sa më shpejt që të jetë e mundur me një kontratë të re duke ia rritur klauzolën.
Klauzola: 30 milionë euro
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

Vendi i tij kishte nevojë për të, la karrierën e pasur si futbollist për ta kapur armën - vritet lojtari ukrainas

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Tifozët e PSG-së vërshëllyen Messin në paraqitjen e tij të fundit për klubin

Messi konfirmon largimin nga PSG

Si mund ta kthejnë Tottin te Roma ankesat e Mourinhos

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona