Këtë këngë Beyonce iu dedikon të vrarëve në Turqi (Video)


Trazirat e fundit në Turqi kanë prekur edhe yllin e pop muzikës, Beyonce.
Në koncertin e fundit të mbajtur në Amsterdam një këngë iu dedikoi viktimave të grusht shtetit në Turqi, ndërsa kërkoi edhe nga publiku që të këndojë së bashku me të.
“Kjo këngë është për dashurinë. Dua që këtë këngë t’iu dedikoj viktimave në Turqi. Ju do të më ndihmoni të këndoj sonte”, ka thënë Beyonce, në koncertin e mbajtur në Holandë.
Nga grusht shteti në Turqi për rrëzimin e Erdoganit kanë mbetur të vdekur 265 njerëz, kurse më shumë se 1500 janë lënduar.
https://twitter.com/omfgjessy/status/754428779662086144?ref_src=twsrc%5Etfw
Nga
Telegrafi
19/07/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































