LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët shqiptarë që po i festojnë në viset e ngrohta festat e fundvitit (Foto)

Këngëtarët shqiptarë që po i festojnë në viset e ngrohta festat e fundvitit (Foto)

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur thuajse në çdo shtëpi, e bashkë me të edhe i ftohti.

Krishtlindjet dhe viti i ri marrin më shumë atmosferë festive kur bie pak dëborë, por një gjë të tillë nuk kanë mundësinë ta shijojnë personat që jetojnë në viset e ngrohta.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E duket se këtë fundvit, pushimet dimërore në vendet ekzotike po i kalojnë edhe disa prej këngëtarëve tanë të njohur.

Çifti Vesa Luma dhe Big Basta ka disa javë që janë shpërngulur në Zelandën e Re, ku po shijojnë pushimet në këtë vend ku klima është mjaft e butë.

Vesa ka qenë ajo e cila ka ndarë me fansat disa imazhe ku shfaqet së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj, teksa shijojnë plazhin në ditët e fundit të dhjetorit.

https://www.instagram.com/p/BdCehSnjUft

Ndërkohë, edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj këto ditë ka qenë në Australi, kontinentin në të cilin dimri është ‘verë’.

Nga imazhet që Hadërgjonaj ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, vërehet se ajo ka kaluar një periudhë të këndshme, duke shijuar klimën e ngrohtë.

E njëjta më pas, është rikthyer në New York për të vazhduar me mbrëmjet festive për vitin e ri. /Telegrafi/