LAJMI I FUNDIT:

Kejvina flet sërish pas skandalit në BBVA: Ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut, jam e sigurt që unë dhe Luizi do të jemi miq gjithmonë

Kejvina flet sërish pas skandalit në BBVA: Ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut, jam e sigurt që unë dhe Luizi do të jemi miq gjithmonë

Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ajo u përjashtua nga ky format vetëm pak javë më vonë për shkak të një veprimi që bëri kundrejt Luiz Ejllit.


Ndaj këtij të fundit kishte ushtruar dhunë fizike, gjë që bëri të largohet menjëherë në njërën prej netëve të spektaklit.

View this post on Instagram

A post shared by KEJVINA (@kejvina)

Ajo ka reaguar sërish në rrjete sociale, ndërsa ka krahasuar vetën me atë që është në jetën reale dhe për atë në BB VIP.

Pas skandalit të shuplakës në Big Brother VIP Albania - Kejvina Kthella mbyll llogarinë e saj në Instagram
Lexo po ashtu Pas skandalit të shuplakës në Big Brother VIP Albania - Kejvina Kthella mbyll llogarinë e saj në Instagram

Bukuroshja e njohur i ka kërkuar falje publikut për gjestin që bëri, e po ashtu theksoi se me Luizin do të mbeten miq gjithmonë.

Postimi i plotë i Kejvinës:

“Kejvina e Big Brother VIP dhe Kejvina e jetës reale.

Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me autoironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm.

Nuk është e rëndësishme për mua fama, se sa njerëzorja, nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje, se sa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë.

Jo që nga dalja ime nga BB VIP, por pas furtunës e stuhisë që mu desh të përballoj.

Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të komentuar në Shqipëri isha entuziaste. Entuziaste dhe mirënjohëse për mundësinë që mu dha, që t’i tregoja njerëzve që do më ndiqnin nga shtëpia 24 orë në 24, Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me batutën gati, buzëqeshjen e madhe dhe fjalën e mirë për këdo.
Kejvinën e shakave, atë të maskave të fytyrës po edhe atë të kuzhinës, të enëve e të punëve të përditshme.

Ajo që doja të tregoja dhe e tregova deri diku në fillim, është njeriu solar që unë jam.

Por rrugëtimi në BB VIP nuk janë vetëm batutat, të qeshurat e lojërat. Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot se sa shfaqen e më shumë energji negative se sa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia’ shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’ te unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushen, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do të kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë.

Familja ime është një familje që dashurinë e ka shtyllën bazë të jetës, që fjalën e mirë, përqafimin dhe ndihmën e tjetrit e ka vlerë dhe jo detyrë.

Por, Kejvina, ajo e jetës së përditshme, ka edhe nerva, reagon me zë të lartë kundër padrejtësive, e ngre zërin dhe nuk pranon të bëhet palë me asnjë gjë që ajo nuk e konsideron të drejtë.
Kejvina e BB VIP, ra pre e një manipulimi të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar.

Jam për të treguar se si ndjehem dhe se di përshkallëzoi situata. Big Brother VIP nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dalë. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për t’u futur ishte i gabuar.

Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe të rritem.

Të kuptoj që jo çdo njeri që buzëqesh buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastërta dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet.

Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit.

Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste ‘kryqëzata’ dhe do të vazhdojë edhe më mbrapa.

Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që t’i kuptojnë dhe të reflektojnë.

Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq.

E pres në Manati për drekën e famshme.

Ndërkohë, ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut.

Shumë dashuri, Kejvina”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by KEJVINA (@kejvina)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori