Jason Bourne, i fundit i serisë së filmave “Bourne”, pati të hënën në Londër premierën evropiane. Aktori Matt Damon kthehet pas nëntë vitesh në rolin e ish-agjentit të trazuar të CIA-s.

Dhe, meqenëse ra fjala tek agjentët sekretë, Damon pak dyshime ka se kë do të preferonte në kostumin e të famshmit James Bond – aktorin britanik, Idris Elba.

“Idris më pëlqen, është i shkëlqyer. E kam parë në çdo gjë që ka bërë dhe është shumë i mirë. Them se ai do ta përmirësonte filmin”, ka deklaruar Damon, transmeton TCH.

Në fakt, ai nuk është i vetmi që ndan këtë mendim. Zoe Saldana, përpara tij, e ka përqafuar idenë me mjaft entuziazëm, e madje thotë se Elba duhej ta kishte bërë këtë gjë me kohë.

Reklama
Reklama

Të shumtë janë ata që do të preferonin një ndryshim dhe deri tani është lakuar sa mundësia e një Bondi me ngjyrë, aq edhe ajo e një superagjenteje femër, të cilës ia kanë gjetur dhe emrin, Jane Bond. Favoritja numër një për interpretimin e të parës grua Bond në histori është Gillian Anderson.

Elba duket një mundësi interesante, por gara është e fortë dhe për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm të “MI6”, atij do t’i duhej të konkurronte me James Norton, Aidan Turner dhe Tom Hiddleston.